Informata me karakter publik

Kërkesa për qasje të lirë në informacione me karakter publik për një parti politike mund të bëhet nga çdo person fizik ose juridik vendas ose i huaj, dhe atë për informacionin që lidhet me të ardhurat dhe shpenzimet e partisë. Qasja në informacion mund të kërkohet me shkrim ose me gojë.

Për të paraqitur një kërkesë me shkrim, është e nevojshme të plotësoni një kërkesë për qasje në informacione me karakter publik në një formular të caktuar.

Kërkesa me shkrim mund të dorëzohet me postë, të dorëzohet në arkiv tek PDSH (rr.”Ilindenska” nr.18/A, 1200 Tetovë) ose të dorëzohet në mënyrë elektronike me e-mail: info@gurra-pdsh.org
Partia politike duhet t’i kthejë përgjigje kërkuesit më së voni brenda 20 ditëve pas kërkesës së paraqitur për qasje të lirë në informata.

Kërkuesi ka të drejtë të parashtrojë ankesë deri tek Agjencia e Mbrojtjes të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me karakter Publik brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të përgjigjes së kërkesës nga ana e poseduesit së informatës.

USAAlbania