Lajme

Kryetari Thaçi: Përshpejtimi i anëtarsimit të Kosovës në NATO na rahaton neve si Shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr
Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, sot në Shkup nën organizimin e Frontit Europian u mbajt Akademi Solemne “25 vjet – Kosova e Lirë”.
Kryetari Menduh Thaçi para të pranishmëve mes tjerash potencoi:
“Mesazhi për bashkësinë ndërkombëtare duhet të jetë se përshpejtimi i anëtarsimit të Kosovës në NATO na rahaton neve si Shqiptar në përgjithësi. Rikthimi në vend i legjitimitetit të vullnetit politik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut na rahaton dhe na kthen në rrugën e vërtetë të integrimit”.

Sekretariati për informim – PDSH

Write A Comment

USAAlbania