Lajme

Kryetari Thaçi nënshkroi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik

Pinterest LinkedIn Tumblr

Sot, në Tetovë Fronti Europian me vota unanime nga të gjitha organet partiake që janë pjesë e Frontit e miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet parlamentare, e më pas liderët e partive politike e firmosën këtë Deklaratë Politike.

Kryetari Menduh Thaçi para të pranishmëve mes tjerash potencoi:

“Ketu janë struktrat drejtuese, organet e kryesore të Frontit që e drejtojnë dhe marrin vendime në kuadër të Frontit Europian. Qasja jonë do të jetë serioze, unë jam i sigurtë se ata nuk do të arrijnë të na mashtrojnë, të na bëjnë mashtrim historik me truqe të vogla procedurale. Asgjë e re, Maqedonasit nuk hekin dorë nga tendenca e tyre që në shekullin XXI ta ngritin shtetin etnik sllavo maqedonas. Edhe pse shumë herë gjatë këtyre 30 viteve ka pasur grupacione politike, që janë pajtuar, kanë nënshkruar, kanë vendosur akte normative, ligje, kushtetutë e kështu me radhë se Maqedonia do të jetë shtet multietnik. Kjo tendencë e re, këto fjalime, të këtij që dëshiron ta mer qeverisjen asgje e re për mua nuk është. Këto i kishte pak më mirë të pshtjellura Gligorovi që në vitin ’90 e kurse ky mendon se i pshtjell më mirë e Shqiptarët nuk e kuptojnë mesazhin. Ne që jemi para jush dhe e drejtojmë Frontin, të Ju siguroj për diçka kurrë nuk mund të na mashtrojnë, për këtë të jeni të sigurtë. Fjalimi i këtij që pretendon të jetë mandatar, për Ne që kemi përvojë fjalët brenda fjalimit i kuptojmë. Ai tha që në ditën e parë tha se qendra e rëndesës në vendimarrje në Maqedoni tani do të kalojë të populli maqedon, që popujt tjerë të eliminohen dhe largohen. Është vonë që në Ballkan të ketë tendenca për krijime të shteteve të reja etnike, këto janë ëndrra që nuk do të realizohen kurrë. Kjo që ndodh muajt e fundit hiç nuk ka lidhje me BDI, as me PDSH, as me Aleancën as me Ali Ahmetin as me as një lider, kjo ka të bëjë drejtpërdrejtë me shqiptarët e Maqedonisë.

Historia flet ndryshe e ardhmja flet ndryshe, Maqedonia është i vetmi shtet në Ballkan pas viteve 90’ që ngeli i pacenueshëm në teritor, në tokë dhe në kufi.

Kjo nuk ka ndodhur rastësisht, kjo ka ndodhur në rend të parë me kompromisin madhor të shqiptarëve, por kompromisi madhor i shqiptarëve është bërë me një kusht Maqedonia të bëjë çka të bëjë fundin-finalen ta ketë në NATO dhe Bashkimin Europian. Përndryshe ato që i thanë parafolësit e mi, janë dokumente nuk janë shaka. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë referendumin për autonomi politike teritoriale. Shqiptarët e Maqedonisë kanë patur kërkesa në tavolinë për parlament dy-dhomësh, për ndryshime kushtetuese konstitucionale, por Ne këto kompromise që nga viti ’90, më pastaj në vitin 2001 e më pastaj në vitin 2016, unë kam patur jo fatin por rastësisnë që të jem pjesëmarrës në këto tavolina, ku shqiptarët ne këto kompromise i këmi bërë se na është garantuar se Maqedonia do të jetë në NATO dhe Bashkimin Europian. Realiteti flet ndryshe, mashtrimi është i përkohshëm.

E keni dëgjuar momentin kryesor që e përmendin të tjerët se nuk kemi shkuar Ne në vitin 2017 me ata, se thuajnë vetëm për BDI por nuk kam shkuar edhe unë sado pak 2 deputet nuk ishin pak.

Ja spjegimi Ne nuk kemi ardhur atëherë me Ju dhe kurrë nuk do të vijmë përshkak se Ju atëherë me të dy këmbët e shkelët rrugën drejt NATO-s për Maqedoninë dhe Ne nuk pranojmë asnjë kompromis në këtë drejtim, kjo është arsyeja nuk ka aryse tjera. Ata po mundohen të vendosin një paralele të atëhershme dhe të tanishme, a mund të na tregojë përse nuk dëshiron me ne tani, përshkak se ne jemi forca politike më e madhe e Shqiptarëve, e në kuadër të forcës tonë politike bëjnë pjesë edhe pakicat etnike tjera bosnjak, turq, rom dhe të tjerë, të cilët i kanë vuajtur shkeljet e të drejtave etnike por ne kemi mirëkuptim kapaciteti i tyre kuantitativ për luftë rezistencë në mbrojtje të këtyre të drejtave ka qenë më i kufizuar dhe kjo është arsyeja që i kemi marr me Frontin Europian që të jemi më të fuqishëm, nuk ka aryse tjetër”, theksoi kryetari Thaçi.

 

Write A Comment

USAAlbania