Komunikata

PDSH-dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe fyerjeve ndaj gazetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr
Komunikatë për media
Partia Demokratike Shqiptare e dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe fyerjeve të Adnan Azizit ndaj gazetarëve tek ne dhe në rajon. Me këto veprime Adnan Azizi dhe koalicioni i të ashtuquajturës opozitë Shqiptare vetëm e dëshmojnë frikën e tyre me kyçjen e PDSH-së në Frontin Europian. Andaj kërkojmë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AG, Shoqata e Gazetarëve Europianë në Shqipëri, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele që të shqyrtojnë këtë rast dhe të marrin masa konkrete ndaj këtyre shpifjeve dhe fyerjeve kundër gazetarëve.
Me këtë rast Ju përcjellim edhe shkrimin e sekretarit gjeneral të PDSH-së z.Sali Ajdini.
“Albin Kurti dhe betejat e tij të vështira karshi Serbisë janë shumë të rendësishme për të ardhmen e shqiptarëve jo vetëm në Kosovë por në përgjithësi në rajon. Sikur kjo të mos mjaftojë, këtu në Maqedoni po dalin ish funksionarë të BDI-së dhe LSDM-së të veshur e stërveshur me petkun e lagur politik të qarqeve antishqiptare dhe korruptive që thirren si mbrojtës të Albin Kurtit dhe thirren në përkrahjen nga ana e tij në kampusin politik shqiptarë. Një i tillë është Adnan Azizi, përndryshe ish drejtor i hekurudhave gjatë koalicionit me BDI-në një ish hoxhë që njihet si kasa ilegale e komunës së Tetovës dhe Zhelinës si dhe “Menaxhues” nën hije i këtyre komunave. Për rezultatet e këtij menaxhimi dëshmitarë më të mirë janë qytetarët e Tetovës dhe Zhelinës që për çdo ditë ballafaqohen me dështimet e sigurimit të një funksionimi elementarë të këtyre institucioneve. Ky “menaxhim” është tregues më i mirë i mungesës së kapacitetit të tyre, dhe për t’a mbuluar këtë dështim kolosal të stërmbushur me korrupsion, Adnan Azizi dhe të ngjashmit me te, merren me politikë mbarëkombëtare duke menduar se qytetarët shqiptarë i harrojnë koalicionet e tyre të mëparshme si dhe aktuale me qarqe të politikave antishqiptare sikurse janë oligarkët maqedonas si dhe VMRO DPMNE që janë tërësisht në shërbim dhe nën ndikim të Serbisë dhe të Rusisë si dhe të finansuar nga fonde të dyshimta të qarqeve antishqiptare. Nuk ka asnje dyshim që qytetari shqiptarë i njeh mirë sojin e Adnanit dhe Adnanëve tjerë dhe nuk do të lejojë që ata të vendosin për fatin e tyre” ka shkruar z.Ajdini në rrjetet sociale.
Sekretariati për informim PDSH

Write A Comment

USAAlbania