Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i partisë z.Menduh Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale uroi besimtarët e fesë Islame.
“Sot është ditë e solidaritetit, respektit, mirësisë, paqes dhe mirëkuptimit, andaj Uroj që kjo festë të na motivojë për përforcimin e besimit tonë dhe të përcillet jo vetëm me vizita por edhe me vepra të mira. Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të Ju shpreh urimet më të sinqerta për festën e Kurban Bajramit”, ka shkruar kryetari Thaçi në urimin e tij.
Sektori për informim – PDSH
28.06.2023