Sot në selinë e partisë, kryetari z.Menduh Thaçi priti në takim pune shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Shkëlqesinë e Tij ambasadorin Kilian Wahl.
Në takim u diskutua për çështjet aktuale politike në vend, poashtu kryetari Thaçi siguroi ambasadorin se PDSH do të vazhdojë angazhimin për procesin integrues të vendit në Bashkimin Evropian dhe ndryshimet kushtetuese.
Shërbimi për informim – PDSH
07.06.2023