Lajme

Nënkryetarja Fatmire Isaku uroi 8-Marsin

Pinterest LinkedIn Tumblr

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetarja e FGSH dhe njëherit nënkryetare pranë Partisë Demokratike Shqiptare znj.Fatmire Isaku përmes një postimi në rrjetet sociale uroi 8-Marsin.

“Lëvizjet për të drejtat e gruas datojnë qysh nga fundi i shekullit XIX fillimi i shekullit XX, ku të njejtat janë bërë me qëllim për të fituar të drejtën e barazisë në familje, të drejtën për të punuar, të drejtën për të votuar, të drejtën e mbajtjes së posteve publike, të drejtën për arsim, të drejta në paga të barabarta dhe kundër dhunës ndaj grave.
Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, përcjell urimet më të përzemërta duke riafirmuar përkushtimin ndaj drejtësisë dhe barazisë gjinore.
Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas!”, ka shkruar znj.Isaku.

Shërbimi për informim PDSH

Tetovë, 08.03.2023

Write A Comment

USAAlbania