Me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale uroi festën madhështore.
“Urime Pavarësia e Kosovës! Sot të përkujtojmë sakrificën e shumë shqiptarëve që fal kontributit të tyre gëzojmë lirinë e shtetit më të ri në Evropë, e ta kremtojmë me besim të plotë ku Kosova shumë shpejt të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATOs”, ka shkruar kryetari Thaçi.