Valbona Toska lindi më 27.08.1967 në Shkup
Arsimimi:
- 2009 – Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski”, doktor i shkencave filologjike
- 2000 – Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski”, magjistër i shkencave filologjike
- 1990 – Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski”, Katedra e Gjuhësdhe e Letërsisë Shqipe, professor i gjuhës dhe letërsisë shqipe
Profesioni: Profesoreshë e gjuhës shqipe
Përvoja e punës:
Nga viti 1994 është e punësuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski”, Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe
Aktiviteti politik:
2013 – në vazhdim: Nënkryetare e Partisë Demokratike Shqiptare;
Aktivitete të tjera:
- 2010 –2011: Pjesë e ekipit të angazhuar nga Këshilli Britanik në Maqedoninë e Veriut në projektin. “Avancimi i metodologjisë së mësimdhënies së gjuhës joamtare”. Një nga trajnuesit e mësimdhënësve në Mësimin e gramatikës;
- 2006, Mars – 2006, Dhjetor –Këshilli Britanik, Shkup: Ekspert lokal për vlerësimin e Programit për trajnimin e përkthyesve;
- 2003, Janar – 2003, Shkurt – USAID Konsultant në Projektin: “Rekomandime për intervenime në sistemin arsimor në R. e Maqedonisë”
Anëtarësi dhe aktivitete në fushën profesionale:
- 1998 – në vazhdim: Anëtare e Këshillit Arsimor – shkencor të Fakultetit të Filologjisë “Bllazhe Koneski”, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup;
- 2009 – 2010: Anëtare e Këshillit Botues të Buletinit Vjetor të Fakultetit të Filologjisë “Bllazhe Koneski”, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup;
- 2016 – 2020: Shefe e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare, Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski”, Shkup;
- 2017 – në vazhdim: Anëtare e Këshillit të Qendrës së Linguistikës Areale, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së Veriut;
- 2020 – në vazhdim: Prodekane e financave, Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski”, Shkup;
- Anëtare e Bordit të Revistës “Moshimi Aktiv”, Tiranë