Nënkryetarët

Halil Krasniqi

Pinterest LinkedIn Tumblr

Halil Krasniqi u lind më 26.08.1976 në Kumanovë

Shkollimin fillor e kreu në Kumanovë, kurse atë të mesëm në gjimnazin në Dibër dhe Kumanovë, drejtimi i përgjithshëm.

Studimet deridiplomike i kreu në vitin 2000 në Fakultetin e Kulturës Fizike pranë Univerzitetit Shtetëror në Tetovë.

Momentalisht i ndjek studimet master në Universitetin e Tetovës.

Aktivitetin politik e filloi në Partinë Demokratike Shqiptare nga themelimi/ndarja në kongresin e fundit dhe themelimi i PPDSH-së në vitin 1994.

1995-1997 Anëtar i krysise së degës së RDSH – Kumanovë.
1997-2000 Anëtar i krysisë qendrore RDSH-së, Tetovë
2000-2002 Nënkryetar i RDSH-së, Tetovë
2002-2008 Anëtar i krysisë së degës PDSH -së, Kumanovë
2008-2019 Kryetar i degës PDSH-së,  Kumanovë

Në zgjedhjet komunale të vitit 2009 kandidon në listën zgjedhore të PDSH-së për anëtarë në këshillin e komunës së Kumanovës, dhe zgjidhet tek i njejti. Këtë funksion e ushtron deri në përfundim të mandatit si këshilltarë në vitin 2013.

Në vitin 2019 zgjidhet anëtarë i kryesisë qendrore të PDSH-së, këtë funksion e ushtron deri në vitin 2022.

Në vitin 2022 zgjidhet nënkryetar i PDSH-së ku dhe vazhdon ta ushtrojë këtë detyrë.

Write A Comment

USAAlbania