Konferencë

Konferenca e plotë për shtyp e kryetarit të PDSH-së z.Menduh Thaçi lidhur me situatën aktuale (1.06.2020)

Pinterest LinkedIn Tumblr

 

Konferenca për shtyp është thirrë kryesisht për përkeqësimin e situatës që na ndodhi ditët e fundit me pandeminë, jo një konferencë për shtyp që të tregojmë karshillëk apo t’i përsërisim disa gjëra, por është konferencë për shtyp konstruktive për t’u bërë apel prej qytetarëve deri te institucionet, se pandemia le që ska kaluar por me lëshimet që bëjnë institucionet përgjegjëse, na ndodhin ngritje të kurbave të pandemisë që le që nuk ndodhin në Europë por as në Ballkan, në Maqedoni situata është e përkeqësuar në aspektin statistikorë duke filluar prej numrit të njerëzve të infektuar, por fatkeqësisht edhe prej numrit të vdekjeve, përqindja është shumë më e lartë prej shteteve tjera në Ballkan. Ne jemi munduar sa kemi pasur mundësi të ndikojmë te institucionet poashtu edhe qytetarët t’i paralajmërojmë, te institucionet kemi hasur në vesh të shurdhër, shpesh herë janë munduar që partitë politike që kanë pushtetin sidomos BDI-në që t’i mbulojnë paaftësitë e veta institucionale me aktrime, por fatkeqësisht në javën e fundit në lidhje me festën e Bajramit, jo vetëm BDI-ja, por edhe partitë tjera u munduan të bëjnë një marketing të bajatshëm në lidhje me hapjen apo mos hapjen e xhamive, krejt kjo fatkeqësisht është si rezultat se jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, dhe forcat politike si duket përveç PDSH-së, më shumë përkujdesen për interesa partiake se sa për shëndetin e qytetarëve, kjo situatë nuk do të kalojë shpejtë, sipas analizave dhe konsultimeve me ekspertë të shëndetësisë, andaj e para është që qytetarët duhet të vazhdojnë të jenë të kujdes’shëm, të vetmbrohen, të respektojnë distancën sociale, dhe respektimin e masave tjera, por as’sesi mos të kalojë në panikë. Ne do të vazhdojmë si duket të jetojmë edhe një kohë të gjatë, dhe bashkërisht të luftojmë t’a mundim të keqen e madhe.

Institucionet e shtetit dhe qeveritarë të ndryshëm, është e bajatshme dhe e pafalshme që të fajsojnë qytetarët kinse nuk janë sjellë si duhet, dhe për këtë arsye kemi përkeqësim të situatës, por duhet të rikthehen dhe të analizojnë veten, dhe normalisht kush do të jetë i interesuar nga ju gazetarët, portparolli jonë mund të ja jep me data konferencat tona për shtyp të cilat nuk janë plotësuar nga mendjemadhësia apo diçka tjetër, vazhdojmë të insistojmë se vatrat e krizës sidomos në vendbaimet shqiptare si Tetova, Shkupi dhe të tjera, ndoshta do të vazhdojnë të përkeqësohen dhe u kërkojmë institucioneve:

T’a risin numrin e testeve, dhe testet të jenë ku ka pacientë, të gjithë rrethi i tijë dhe njerëzit që kanë komunikuar të testohen.
Të ngrihen spitale të improvizuara me kapacitete të mëdha, ku do të vendosen pacientët që janë të dyshimtë dhe jo të lihen në shtëpi.
Vazhdojmë me propozimin që spitali i Leshkës të transformohet në spital Covid-19, dhe vetizolimi shtëpiak të zëvendësohet me dërgim në spitale të improvizuara, por edhe njerëzit me komplikacione klinike të dërgohen në spitalin e Leshkës.

Pa diskutim që kampion për çmimin Nobel në mjekësi e ka komuna e Tetovës, dhe kryetarja që bën spërkatjen e rrugëve dhe dyerve të shtëpive kinse dezinfekton diçka. Mendoj se Bujar Osmani definitivisht duhet të tërhiqet nga opinioni publik sepse është personi më qesharak dhe tragjiko-komik që paraqitet, poashtu shtabi i krizës Tetovës duhet të largohet dhe qeveria duhet seriozisht të caktojë shtab të rri të krizës me ekspertë, epidemiolog dhe infektolog, që nuk është me rëndësi nga vijnë.

Ne të gjitha këto i kemi kërkuar në mënyrë taksative me data të caktuara, tashmë gati 3 muaj, megjithatë nuk janë respektuar, për fund, u apeloj prap qytetarëve t’i largohen panikës, ne mund të sëmuremi por sdo të thotë që ato që janë të sëmurë izolojmë, duhet të vazhdojmë t’u ndihmojmë, por ndihma më e madhe me luftën kundër Koronavirusit, është respektimi i masave.

Gazetari: “Z.Thaçi, kemi ritje të numrit të të infektuarve me Covid-19, a pajtoheni të kemi zgjedhje në datën e propozuar?”

Kjo ritje e numrit është si pasojë e marketingjeve të partive politike, dhe unë mendoj se duhet të kemi zgjedhje, sidomos neve shqiptarëve shumë na nevojiten zgjedhjet që t’a largojmë nga institucionet BDI-në, dhe thash figura tragjiko-komike e Bujar Osmanit, dhe grupi tragjiko-komik i komunës Tetovës “meriton çmimin Nobel” për shëndetësi që i spërkat rrugët me uji prej lumit dhe thot i dezinfektuam. Të vijë një forcë politike e shqiptarëve që është e përgaditur, ka kredibilitet, profesionalisht di të luftojë me fatkeqësi të mëdha, sepse nuk presim që kjo situatë të përfundojë për një muaj as për dy muaj, dhe prandaj mendojmë se ditën që largohet gjendja e jashtëzakonshme, duhet të vazhdojë të funksionojë 22 ditëshi deri në zgjedhje. Nuk duhet t’a lëmë situatën kështu sepse shihni të gjitha forcat tjera politike përveç PDSH-së, të gjithë flasin dhe argumentimi i tyre është për të siguruar një votë të shkretë, asnjëri nuk merr qëndrim, sidomos BDI-ja përgjegjësi institucionale?

Gazetari: “Si i komentoni zhvillimet e fundit në BFI?”

Në BFI mendoj se asgjë nuk ka ndryshuar, vetëm maskat janë çjerrë, Sula ishte maska e Ali Ahmetit, Musa Xhaferit dhe BDI-së, kur u hoq ajo maskë doli BDI-ja, dhe unë mendoj se krejt kjo që ndodhi ditëve të fundit në BFI është një skenar kriminla pas të cilit qëndron BDI-ja, këto njerëz që paraqesin veten kurse janë të zgjedhur mund të them publikisht se asnjë zgjedhje ska pasur, është një grup kriminal që menaxhon interesa kriminale të këtij grupacioni, nuk kanë asnjë legjitimitet dhe legalitet, dhe unë, dhe unë te ata njerëz që kam ndikim si parti dhe individ, mendoj se duhet t’a kemi qasjen se udhëheqësia e BFI-së është nuk ekziston, dhe nuk obligon asnjë musliman që ata t’i ndëgjojë. Besoj se shumë shpejtë do ketë njerëz që do t’i bashkangjiten kësaj ideje dhe nuk mundet me “puçe të këtilla ushtarake” që i bën Ali Ahmeti dhe BDI-ja brenda BFI-së, për të cilat do t’i kishte lakmi edhe Pinocheti.

BFI duhet t’i nënshtrohet procesit të demokratizimit dhe zgjedhjeve demokratike të lira brenda institucionit. Këto zgjedhje duhet të jenë të vëzhguara nga shoqëria civile, duhet të organizohen në të gjitha xhamitë në Maqedoni, për çdo post duhet të ketë së paku dy kandidatë, dhe kriteret që duhet t’i përmbushin duhet të jenë:

Kandidati duhet të jetë shqiptar, nuk duhet të shohë ëndër që në BFI-në e shqiptarëve të udhëheq dikush që është i brumosur me kulturën e Iranit, Libanit, Arabisë Saudite, por duhet kuadër i vërtetë shqiptar.
Udhëheqësi i BFI-së duhet të jetë një kuadër jashtëzakonisht i përgaditur mirë nga rajoni i Tetovës se mjaft më Tetova, qyteti më i madh i shqiptarëve është hedhur në margjinat e shoqërisë me Zajazin dhe kjo na ka kushtuar shumë si shqiptarë.
Aspekti financiar i BFI-së duhet të transformohet në aspekt financiar legal dhe legjitim, dhe këtë barë duhet t’a marrë pushteti lokal shqiptar dhe musliman.

Përndryshe kjo që ka ndodhur është skandaloze, nuk e di a kanë turp ata, a kanë fytyrë kur dolën rreth tijë atë ditë, ata janë shejtanët e vegjël ndërsa Sula ishte shejtani i madh. Le t’i largojnë ato veshjet që i kanë, të zhveshen nga autoriteti i islamit të cilin nuk e kanë dhe atëherë si të gjithë ne politikanët që i nënshtrohemi procesit demokratik, edhe ata duhet t’i nënshtrohen votës dhe procesit demokratik.

Për fund u apeloj këtyre grupacioneve nga i pari që e lexoi atë tekstin, me mua mos kruheni se do t’u kundërpërgjigjem në mënyrë faktike të fuqishme me vulë në ballë se kush janë, për mua dhe PDSH-në kam shumë shpresa për shumicën absolute të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni ata nuk kanë asnjë legjitimitet dhe nuk na obligojnë për respekt dhe udhëzimi që ato do t’a japin që ne t’a respektojmë.

Write A Comment