Reagim

Reagim: Rastet e reja në Tetovë paraqesin një vatër të rezikshme

Pinterest LinkedIn Tumblr

Rastet e reja në Tetovë në 24 orët e fundit paraqesin një vatër të rezikshme të virusit e që flet për një qasje joprofesionale të institucioneve shëndetësore në testimin dhe izolimin e pacientëve bartës me Covid-19.

PDSH vazhdimisht ka kërkuar rritjen e numrit të testimeve, izolimin apo vendosjen e pacientëve si bartës me koronavirus në institucionet shëndetësore për të parandaluar zgjërimin e numrit të personave tëprekur, gjë që fatkeqësisht institucionet shëndetësore nuk e bënë.

Pas Kumanovës, Shkupit, Dibrës, Strugës edhe në Tetovë kemi personel shëndetësor të infektuar në Qendrën Klinike të Tetovës. Kjo flet për mungesën e paisjeve adekuate mbrojtëse për personelin shëndetësor, si dhe mosvënien në funksion të Spitalit Covid gjegjësisht të Spitalit në fshatin Leshkë.

Mos aktivizimi i këtij spitali paraqet rrezik të jashtëzakonshëm për infektimin e personelit shëndetësor, si dhe pamundëson dhënien e shërbimeve shëndetësore në Spitalin Klinik të Tetovës, ashtu siç ndodhi në Spitalin e Kumanovës.

Shtabi virtual i Komunës së Tetovës gjithmonë takohet pas rritjes së numrit të personave të infektuar, duke mos marrë masa parandaluese dhe vëtëm bën konstatim të gjendjes, apo merr rolin e zëdhënësit të virusit.

Artisti Bujar Osmani sot në Tetovë deklaroi se është duke u përgatitur një plan i ri, që do të thotë se deri më tani ose nuk ka pasur plan të vjetër, ose ky plan i vjetër aspak nuk ka funksionuar. Në deklaratën e tij të mëtutjeshme ai konstatoi se Spitali i Tetovës i plotëson të gjitha kushtet për trajtim me Covid-19, gjë e cila është absolutisht e pavërtetë dhe e papërgjegjshme.

Kërkojmë nga institucionet shëndetësore që të marrin hapa të shpejta dhe konkrete duke rritur numrin e testeve në vatrën e re të virusit Covid – 19  Tetovë, duke identifikuar personat e infektuar dhe vendosjen e tyre në institucione shëndetësore, e jo në izolim shtëpiak. Me këtë do të parandalojmë zgjerimin e të infektuarve të ri ku ata jetojnë dhe veprojnë.

I thërrasim qytetarët që t’i respektojnë masat e distancimit social, mbrojtjes dhe higjienës personale.

Komisioni për Shëndetësi – PDSH

9 maj 2020

Write A Comment