Departamentet partiake

Ministri i PDSH-së zyrtarisht i propozon qeverisë 3 lehtësime ekonomike

Pinterest LinkedIn Tumblr

Në konferencën e rradhës për shtyp të Partisë Demokratike Shqiptare që u mbajt sot më datë 5 maj, kryetari z. Menduh Thaçi paralajmëroi propozimin e disa lehtësimeve ekonomike të cilat edhe zyrtarisht u parashtruan në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Bardhyl Dauti ministër nga rradhët e PDSH, në mbledhjen e sotme të qeverisë propozoi:

– Faljen e të gjitha gjobave të dhëna në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme.

– Pagesë shtesë në vlerë prej 100 euro për të gjithë qytetarët madhor me moshë mbi 18 vjeçare.

– Mbështetja financiare për ndërmarrjet, e cila u miratua me masat ekonomike të qeverisë, të njëjtat të realizohen para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Shërbimi për Informim, PDSH

Write A Comment