Konferencë

Dështimi total i Ministrisë së Arsimit gjatë pandemisë, mësimdhënësit dhe nxënësit në vështirësi të mëdha | VIDEO

Pinterest LinkedIn Tumblr

Partia Demokratike Shqiptare e përshëndet vendimin e Qeverisë për anulimin e Maturës Shtetërore. Propozimi për anulim, të cilin PDSH-ja e dha qysh më 28.03.2020, kishte për qëllim të ofrojë një zgjidhje pragmatike dhe të mbrojë interesin e nxënësve. Me këtë vendim u mbyll një çështje e rëndësishme nga fusha e arsimit, informojn nga Shërbimi për Informim pran PDSH-së, transmeton Tetova Express.

Por çfarë ndodh me procesin edukativo-arsimor në përgjithësi? Çfarë ndërmori Ministria e Arsimit që ky proces, në këto kushte të jashtëzakonshme, të përshtatet, në mënyrë që të jetë i efektshëm?

Mësimdhënësit, të pa trajnuar ndonjëherë për format e zbatimit të mësimit në distancë, me përkushtimin më të madh po përpiqen t’i gjejnë mënyrat më të përshtatshme për të realizuar me sukses procesin arsimor. Ndërkaq, institucionet e shtetit nuk ndihmuan me asgjë:

· Nuk përpiluan programe të shkurtuara dhe mësimdhënësve nuk u dhanë udhëzime precize rreth përmbajtjes, formës dhe vëllimit të unifikuar, me të cilat do të duhej të realizohen njësitë mësimore. Si pasojë u shkaktua një laramani e madhe në mësimdhënie, ku një lëndë e caktuar ligjërohet me formë, metodë e vëllim të ndryshëm jo vetëm në nivel të shtetit, por edhe përbrenda një shkolle të vetme. Në përpjekje për t’u përfshirë e gjithë përmbajtja mësimore, nxënësit po ngarkohen me detyra të tepruara, gjë që prodhon reagime të shumta të nxënësve dhe të prindërve të tyre;

· Nuk i evidentuan me kohë nxënësit që kanë mungesë të pajisjeve me të cilat mund të ndiqet mësimi i realizuar në formën elektronike dhe familjet që kanë vështirësi për të mbuluar shpenzimet e lidhjes në rrjetin e internetit. Rrjedhimisht shumë nxënës mbetën të pa përfshirë në fazën e fillimit të procesit mësimor në distancë.

· Nuk dhanë udhëzime me orientime konkrete për mënyrën e vlerësimit të njohurive që nxënësit i fitojnë në kushtet e reja.

Ministria e Arsimit gjatë gjithë kohës së krizës nuk tregoi seriozitet dhe aftësi për ta organizuar dhe menaxhuar procesin mësimor në distancë, informojn nga Shërbimi për Informim pran PDSH-së, transmeton Tetova Express.

Fatmire Isaku, nënkryetare e PDSH-së.

Write A Comment

USAAlbania