Konferencë

Edhe propozimi për anulimin e maturës shtetërore nga ana e PDSH-së miratohet në mbledhjen e Qeverisë | VIDEO

Pinterest LinkedIn Tumblr

Edhe një propozim i PDSH-së miratohet në mbledhje të qeverisë!

Anulohet matura shtetërore për maturantët!

Në konferencën e mbajtur me datë 28.03.2020 nënkryetarja e Partisë Demokratike Shqiptare profesoresha Valbona Toska propozoi që të anulohet matura shtetërore dhe të gjithë maturantët të pajisen me diploma për mbarimin e shkollës së mesme kurse për kriteret për notat të merret një qëndrim duke u konsultuar të gjitha palët e përfshira në këtë proces (nxënësit, profesorët, Qendra Shtetërore e Provimeve) si dhe nxënësit të mos kthehen në bankat shkollore në mënyrë që mos t’u rrezikohet shëndeti tani pak para përfundimit të vitit shkollor.

Të nderuar qytetarë, të dashur maturantë, ju njoftojmë se me kërkesë të Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e djeshme të qeverisë u vendos që të anulohet matura shtetërore dhe provimi perfundimtar për këtë vit shkollor, kështu që të gjithë maturantët do të pajisen me diplomë për mbarimin e shkollës së mesme si dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kthehen në bankat shkollore deri në përfundim të këtij viti shkollor.

Write A Comment

USAAlbania