Kandidati i PDSH-së për deputet, Arben Idrizi, e ka komentuar vendimin e gjykatës për dënimin me burg të Ejup Halimit dhe Ismet Gurit.
Ky vendim i Gjykatës tregon që PDSH ka fituar çdo herë në zgjedhje, por se votat janë vjedhur, kurse fitoret e BDI-së i ka quajtur “të pastra si uji i Vardarit”, duke aluduar në ujin e ndotur të këtij lumi më të madh në Maqedoni.
“Le ta dijë populli se gjithmonë PDSH-ja ka qenë fituese në zgjedhje por janë vjedhur votat e PDSH-së me manipulime dhe kërcënime.
Gjykata i shpalli Ejup Alimin dhe Ismet Gurin fajtor për shkatërrimin e materialit zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair.
Sipas Gjykatës ata kanë manipuluar me rezultatet e sakta të votave, ku si pasojë kanë rritur numrin e votave për BDI-në duke i zvogëluar votat për PDSH-në! Ja “fitoret” e BDIsë të pastërta si uji i Vardarit”, ka shkruar Idrizi.