Kolumna

Shkrim nga z.Sali Ajdini – sekretar i përgjithshëm i PDSH-së

Pinterest LinkedIn Tumblr

Një ndër prioritetet kryesore të Partisë Demokratike Shqiptare në këto kohë të vështira, si pasojë e pandemisë së koronavirusit është përkujdesja maksimale për shëndetin publik dhe mirëqenien ekonomike të qytetarëve tanë.
Për këtë arsye, jemi i vetmi subjekt politik shqiptar që çdo ditë në këtë periudhë të rëndë e ngrejmë zërin dhe insistojmë në plotësimin e të gjitha kushteve elementare për një përballje sa më të suksesshme kundër armikut të padukshëm.
Duke pasur parasysh se gjendja e sistemit shëndetsorë veçanërisht në Tetovë e Gostivar është e mjerueshme, ku nuk ka epidemiolog, nuk ka mjete financiare të ndara nga qeveria për ballafaqimin me virusin, respiratorë për frymëmarrje, shtretër e kështu me radhë dhe si pasojë e kësaj apeli i kryetarit të PDSH-së z.Menduh Thaci është që njerzit të mbajnë një diciplinë të çeliktë gjegjësisht të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ,të kufizojnë lëvizjët, si arma kryesore që do të shpëtojë jetën e qytëtarëvë tanë .
Në frymën e mirë që qytetarët e vendit tonë të ruajnë nivelin e mirëqënies ekonomike dhe sociale përballë krizës aktuale, kemi propozuar dhe kërkuar që të meren disa masa ekonomike:
-Një skemë subvencionimi nga qeveria për tu kompensuar pagën 100% punëtorëve të cilët nuk punojnë aktualisht si pasojë e situatës së krijuar,
-Mos të ulet paga në nivël minimal e administratorëve dhe arsimtarëve,
-Të falen të gjitha borxhet që qytetarët i kanë shtetit,
-Shtyerjen e tatimeve në afat 3 mujor,
-Normat aktuale të tatimeve të përgjysmohen deri në një 1 vit apo deri sa të zgjat kriza,
-Ndalimin e shpenzimeve të panevojshme dhe fokusimin e tyre drejt sektorëve ku kontribuohet për tejkalimin e situatës,
-Shtyerjen e pagesave të të gjitha llojeve të faturave dhe akteve për përmbarim të përmbaruesve dhe të Drejtorisë së të hyrave Publike.
Të nderuar miq , PDSH-ja në këto momente të vështira, si çdoherë do të jetë zëri juaj dhe bashkërisht do t‘i a dalim.
Ndiqni këshillat e ekspertëve mjekësor dhe Zoti ju ruajt.
Me respekt,
Sali Ajdini – Sekretar i Përgjithshëm

Write A Comment

USAAlbania