Lajme

KOMUNIKATË – Konferenca e Forumit të Gruas

Pinterest LinkedIn Tumblr

Në vazhdën e aktiviteteve të Partisë Demokratike Shqiptare, sot më datë 7 Janar 2020 (E Martë) u mbajt Konferenca e Forumit të Gruas ku kryetare u zgjodh znj. Fatmire Isaku.

Kryetarja e sapozgjedhur e Forumit të Gruas në mes tjerash u shpreh: “Ky është një privilegj por njëkohësisht edhe një obligim për mua. Si gjithçka në jetë edhe politika ka sfidat dhe vështirësitë por ka edhe mundësi për të kontribuar pozitivisht. Ne do të jemi gjithmonë këtu për t’ju ofruar talentin, përkushtimin, sinqeritetin, butësinë por edhe këmbënguljen për të bërë përpjekjet që fëmijët tanë të kenë jetë më të mirë se e jona. Ne do të jemi zëri shtytës për realizimin e platformës së PDSH-së.”

Gjithashtu në këtë takim morri pjesë edhe Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi i cili tha se PDSH do të vazhdojë edhe më tutje me avancimin e grave shqiptare. Përzgjedhjet kadrovike do t’i bëjmë bashkë dhe gratë që kanë ambicie në politikë të shoqëruara edhe me aftësitë intelektuale të kenë mundësitë e barabarta. Ky është një forum i fuqishëm që i kupton aspektet dhe ndodhitë politike.”

Organizimi i sotëm përveç se është i rëndësishëm për ristrukturimin e Forumit të Gruas, gjithashtu promovon edhe zërin e gruas brenda partisë dhe jashtë saj me qëllim që participimi i grave në politikë te kontribuojë në rritjen dhe përfaqësimin e objektivave të përbashkëta të shoqërisë.

Shërbimi për Informim, PDSH

Write A Comment

USAAlbania