Në një ambient shumë miqësor, struktura e PDSH-së dhe banorët e lagjes “Teqe” në Tetovë pritën përzemërsisht kryetarin e PDSH-së.
Në këtë takim kryetari i PDSH-së siguroi qytetarët se ai do të jetë kujdestar i arkës së shtetit në mënyrë që buxheti të ndahet proporcionalisht dhe drejtë duke qenë zv. kryeministër.
Më tej, Menduh Thaçi tha që PDSH-ja do të sigurojë stabilitet dhe garancë në mënyrë që kapitali i huaj të investohet edhe në zonat shqiptare me ç’rast do të krijohen vende të reja të punës dhe kushte më të mira për jetë, kështu edhe migrimi do të jetë më i ulët.