XXX porn Mobil Porn Teen Porn porn film Porn tube XnXX mature porn  Info qendra
Web Faqja zyrtare e PDSH-se
Has shqiptar

Nga vendi

Komunikatë lidhur me zhvillimet aktuale politike‏

Partia Demokratike Shqiptare vazhdon ta mbështes marrëveshjen e 2 qershorit / 15 korrikut, si dhe dialogun e grupeve të punës.

Apelojmë që sa më shpejtë të tejkalohen mosmarrëveshjet lidhur me Prokuroren Speciale dhe Këshillin e prokurorëve publik.

Njëkohësisht presim që me shumë seriozitet të vazhdojë dialogu për marrëdhëniet ndëretnike dhe për përshpejtimin e integrimit të vendit në NATO dhe BE.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 15.10.2015

PDSH: BDI është kamxhik në duart e partive maqedonase për ti ndëshkuar shqiptarët!‏

Buxhetin që propozon një qeveri paraqet karakterin e një qeverie ndaj qytetarëve të saj. Buxheti i propozuar nga qeveria VMRO-DPMNE-BDI për vitin 2016 ashtu si edhe bvuxhetet paraprake, ruan në thelbin e saj diskriminimin dhe shfrytëzimin e skajshëm ekonomik që ju bëhet shqiptarëve. Në analizën e departamentit për ekonomi dhe financa të PDSH-së shihet qartë se ky diskriminim, ky shfrytëzim i egër ekonomik që ju bëhet shqiptarëve, përfshin të gjitha segmentet shoqërore dhe atë:

- Investimet në sferën e kulturës për atë maqedonase 97.3%, kurse për atë shqiptare 2.97 %,

- Investime në arsimin e lartë , 6 herë për universitetet maqedonase, 1 herë për shqiptarët,

- Në sferën e shëndetësisë, në vendbanimet maqedonase 97.27 %, në ato shqiptare 2.73 %,

- Investimet në infrastrukturë.në vendbanimet maqedonase 99.31 %, në ato shqiptare 0.68 %,

- Nga subvencionet, maqedonasit shfrytëzojnë 94.69 %, kurse shqiptarët 5.31 %,

- Zhvillimi rural, regjional dhe i ndërmarjeve të mesme dhe të vogla për maqedonasit parashihen 100%, kurse për shqiptarët 0%.

Këto janë shifra dhe të dhëna që ilustron me fakte se si kjo qeveri VMRO-DPMNE-BDI harton buxhetin, duke u përkujdesur për mirëqenien e maqedonasve në kurriz të skamjes dhe shfryzimit të egër ekonomik që ju bëhet shqiptarëve.

Ky buxhet diskriminues ku vidhen paratë e shqiptarëve dhe investohen vetëm në atë maqedonase, legjitimohet me miratimin e partnerit shqiptar në qeveri BDI.

Të mbyllish sytë pra këtij buxheti ku shqiptarët diskriminohen egërsishtë, e që për shqiptarët nuk është as 3 % dhe aq më tepër në realizimin e saj nuk do të arijë as 1%, kjo tregon më së miri se udhëheqësia e BDI-së, kryetari i saj Ali Ahmeti dhe njerëzit për rreth tij, janë të zhytur në korrupcion dhe të kapur nga krimi. Edhe me këtë buxhet dëshmohet se BDI është shndëruar në një kamxhik në duart e partive maqedonase për ti ndëshkuar dhe shfrytëzuar ekonomikishtë shqiptarët.

PDSH e rithekson edhe njëherë se këerkesa e saj për ndarjen proporcionale të buxhetit është një kërkesë jo vetëm reale, por e domosdoshme që të parandalojë përfundimishtë diskriminimin ekonomik të shqiptarëve, përndryshe vazhdimi i kësaj praktike të sjelljes së buxhetit me miratimin e BDI-së e cila është tërësishtë e nështruar, sjell tensione dhe destabilizim jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjërë.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 13.10.2015

Komunikatë‏

Solemnitetet dhe festimet e përvjetorëve të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, vit pas viti, nga ana e BDI-së, janë shndërruar në një marrëzi të madhe politike.

Mospërmbushja e obligimeve bazë që burojnë nga kjo Marrëveshje i bën të pa vend dhe absurde manifestimet, festimet e përkujtimet që organizon BDI dhe me të drejtë shtrohet një pyetje elementare: Çka feston e çka përkujton sot BDI përveç dështimit dhe paaftësisë së vet!

Të mos harrojmë se përveç se është 14 vjetori i nënshkrimit, sivjet mbushen 11 vite nga tejkalimi i afatit të implementimit të po kësaj Marreveshje! 

Sot, pas 14 vitesh nga nënshkrimi, më shumë se kurdoherë, qëndron konstatimi i PDSH-së se Marrëveshja e Ohrit jo që nuk i avansoi të drejtat e shqiptareve por përkundrazi, është shndërruar në pengesë kryesore për realizimin e tyre!

Të gjithë ata që edhe pas 14 vitesh përmendin nevojën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, në fakt konstatojnë një të vërtetë të madhe, faktin që deri tani kjo Marrëveshje nuk është implementuar dhe se nxjerrin në pah nevojën imediate për një Marrëveshje të Re me të cilën do të realizohen kërkesat e drejta të shqiptareve për barazi në këtë shtet. Kjo Marrëveshje e Re është pjesë e platformës politike të Partisë Demokratike Shqiptare.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 13.08.2015

 

 

 

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadoren e OSBE-së‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në zyrat e OSBE-së në Shkup realizoi takim me shefen e Misionit të OSBE-së në vend, Ambasadoren, Nina Suomalainen.

Në takim është biseduar për situatën politike në vend, për rrjedhën e zbatimit të Marrëveshjes së 2 qershorit/15 korrikut, si dhe për rrjedhën bisedave në kuadër të grupeve të punës, që lehtësohen nga SHBA dhe BE.

Në takim duke folur për marrëveshjen e 2 Qershorit/15 korrikut dhe zbatimin e saj, Kryetari Thaçi vlerësoi se kjo marrëveshje nuk do të ketë asnjë vlerë pa eliminimin e mundësisë së manipulimeve, vjedhje edhe falsifikimit të zgjedhjeve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë për reforma në kodin zgjedhor, si dhe krijimin e mekanizmave me të cilat do të garantohen zgjedhje të lira dhe demokratike. Kryetari Thaçi theksoi se prioriteti i PDSH-së në tërë këtë proces është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.

Ambasadorja Suomalainen falënderoi Kryetarin Thaçi për rolin konstruktiv të PDSH-së dhe kontributin e saj në këtë proces, duke shpresuar se zbatimi i të gjitha pikave të Marrëveshjes do të përfundojë shumë shpejt, pasi që përgatitjet lidhur me zgjedhjet kërkojnë kohë të konsiderueshme.

Në pritje të përfundimit të negociatave rreth legjislaturës zgjedhore, Kryetari Thaçi e siguroi Ambasadoren e OSBE-së se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 08.10.2015

PDSH: Më shumë se fatkeqësi natyrore, vërshimet fatkeqësi politike me emrin BDI!‏

“Situata e krijuar pas vërshimeve të ditës së hënë në Tetovë dhe fshatrat përreth është emergjente dhe alarmante, në veçanti kur kihet parasysh se BDI si strukturë që sot i përfaqëson shqiptarët është e korruptuar, e paaftë dhe e papërgatitur për t'u ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

Përveç defilimit dhe fotografimit në fatkeqësinë e shqiptarëve nga këta funksionar të korruptuar të BDI-së, deri sot nuk dëgjuam asnjë plan për tu përballur me këtë situatë të krijuar. Komuna dhe institucionet tjera qeveritare luajnë rolin e organizatave joqeveritare dhe kërkojnë kontribute prej qytetarëve dhe afaristëve, në vend që në bazë të mandatit që kanë dhe me mjetet e buxheti të përkujdesen për banorët e prekur.

Ne i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ushtrojë presion ndaj qeverisë që të fillojë menjëherë të merret seriozisht me këtë situatë të rrënd, si dhe urgjentisht të bëj vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në shtëpitë dhe objektet tjera të dëmtuara, të bëjë vlerësimin e dëmeve në tokat bujqësore, në të mbjellat, si dhe në të mirat e tjera të qytetarëve të dëmtuara apo shkatërruara nga vërshimet. Kërkojmë që urgjentisht t'u ndihmohet qytetarëve, pasi që po behet një javë dhe ata akoma nuk mund të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.  

Korrupsioni masiv i BDI-së që si pasojë ka mos investim në vendbanimet shqiptare, ka sjell deri te ajo situate që shtrati i lumit  “Shkumbin” nuk është pastruar me vite, hedhja e mbeturinave përgjatë shtratit të lumit edhe nga vetë ndërmarrjet e komunës, mos pasja e investimeve në infrastrukturën ndihmëse dhe kulluese, ndikuan që kjo fatkeqësi të merr këto përmasa dhe më shumë se fatkeqësi natyrore kjo është një fatkeqësi politike, që e ka emrin BDI!”

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 07.08.2015

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, z.Wouter Plomp.

Në takim është biseduar për situatën politike në vend, procesin e integrimit, zhvillimet në dialogun midis partive politike, si dhe për tema të tjera në interes të përbashkët.

Kryetari Thaçi fillimisht e uroi Ambasadorin Plomp për emërimin e tij si Ambasador në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se bashkëpunimi i mirë me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në takim duke folur për marrëveshjen e 2 Qershorit dhe zbatimin e saj, Kryetari Thaçi vlerësoi se kjo marrëveshje nuk do të ketë asnjë vlerë pa eliminimin e mundësisë së manipulimeve, vjedhje edhe falsifikimit të zgjedhjeve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë për reforma në kodin zgjedhor, si dhe krijimin e mekanizmave me të cilat do të garantohen zgjedhje të lira dhe demokratike. Kryetari Thaçi theksoi se prioriteti i PDSH-së në tërë këtë proces është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Wouter Plomp theksoi se vendi i tij përkrah zbatimin e plotë të reformave në vend si dhe mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Kryetari Thaçi e siguroi Ambasadorin Plomp se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 01.10.2015

Për përmbytjet në Tetovë përgjegjëse janë institucionet e BDI-së‏

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dje pas takimit me ambasadorët Bejli dhe Orav në prononcim për media komentoi aksionin policor në Gazi Babë. Ai bëri thirrje që ligji të respektohet dhe të jetë i barabartë për të gjithë. Ndërkaq, duke komentuar përmbytjet në Tetovë, Thaçi deklaroi se përgjegjëse janë institucionet e BDI-së:

“Nuk kam shumë informacione, është një çështje që e biseduam, duhet të respektohet ligji, qytetarët të jenë të barabartë para ligjit, të mos bëhen keqpërdorime. Ditët në vijim do të informohemi më shumë...Unë nuk shkova fare. Kjo është pallavër, liderët politik shqiptar. I jep 150 mijë vota Ali Ahmetit, çon në pushtet Ali Ahmetin, jep 25 mijë vota Ali Ahmetit në Tetovë, pastaj barazoi liderët politik. Unë nuk jam prej liderëve që shkoj të fotografohem në fatkeqësitë e dikujt, as në varrimet e dikujt. Fajtor është ai që është në qeverisje dhe ai që ka pushtetin lokal. Nuk mund liderët politik të shkojnë me duar ti heqin gurët, janë institucionet që drejtohen nga kuadro të BDI-së. BDI duhet të jap llogari përse Tetova nuk ka minimumin e financimit të qeverisë këto dy vite, 500 mijë euro donacion prej qeverisë së Maqedonisë kur ishte PDSH-ja në qeveri në 2005-tën për ta pastruar shtratin e lumit Shkumbin. Këtë situatë qeveria duhet ta zgjidh urgjentisht, dhe jo të vijnë të bëjnë marketing politik nga kryeministri deri te Ali Ahmeti”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Drejtorin IRI-t për Evropë‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, sot në Shkup, realizoi takim me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për Evropë, z.Jan Erik Surotchak.

Në një takim të hapur dhe shumë miqësor është biseduar për situatën politike në vend, si dhe për mënyrat me të cilat IRI mund të kontribuojë në promovimin e proceseve demokratike në vend.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim me Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) do të intensifikohet edhe më shumë.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 23.09.2015

Kryetari i PDSH-së realizoi takim të përbashkët me Ambasadorin Bejli dhe Orav‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në Ambasadën e SHBA në Shkup zhvilloi takim të përbashkët me Ambasadorin e SHBA-së dhe të BE-së në vend, Xhes Bejli dhe Aivo Orav. 

Në takim është biseduar për situatën politike në vend, si dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE. 

Në takim Kryetari Thaçi shprehu shqetësimin për shkeljen e mundshme të afateve për zbatimin e marrëveshjes së 2 Qershorit, duke theksuar se të tre partitë që do të jenë në qeverinë kalimtare po tregohen jo serioze. Kryetari Thaçi gjithashtu theksoi domosdoshmërinë për ti marrë parasysh 7 pikat të paraqitura nga PDSH-ja në bisedime, e që janë: Pozita juridiko-kushtetuese e shqiptareve në Maqedoni; vendimmarrja konsensuale; ndarja e drejte dhe proporcionale e buxhetit të shtetit; zyrtarizimi i gjuhës shqipe; ndarja e re territoriale; de-etnizimi i simboleve shtetërore ( flamuri, himni, stema), si dhe njeri prej tre posteve kryesore në shtet (Kryeministri, Presidenti, Kryetari i Kuvendit) t’u takojë shqiptarëve.

Pas takimit me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së Orav dhe Bejli, Kryetari Thaçi në prononcimin për media deklaroi:

“Unë mendoj se do të ishte shumë keq në qoftë se afatet shkelen edhe kam frikën se atëherë do të ktheheshim para 2 Qershorit, nëse afatet shkelen kthehemi shumë keq dhe e gjithë marrëveshja bie. Skepticizmi është se nuk shoh një qasje serioze te partitë tash më qeveritare, të tre partitë dhe normalisht do të shohim ditëve në vijim, kur të fillojnë mbas 17 Gushtit punimet e grupeve, atëherë do të shohim  saktësisht se çka do të ndodhë. 

“Ne jemi pro regjistrimit, BDI nuk ka vullnet politik për regjistrimin, mendoj se është e gabuar edhe një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare mendoj që ti bindim. Mendoj nëse ne për katër muaj planifikojmë që të bëjmë evidentimin e listës së re zgjedhore, do të na duhet edhe shumë pak, një muaj më tepër që ta bëjmë regjistrimin. Është e gabuar ideja që ti bëjmë gjërat gjysmë-gjysmë, regjistrimi është baza e krijimit të statistikave kredibile të qytetarëve se këtu nuk ka manipulime”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 06.08.2015

 

TELEGRAM URIMI‏

Të nderuar besimtarë të fesë islame,

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi.

Uroj që të vazhdojmë të kultivojmë vlerat tona fetare dhe kombëtare, duke punuar për të ardhmen e familjeve tona dhe kombit tonë.

 

Me respekt,

Menduh Thaçi

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadorin e Kinës në vend, z.Wen Zhenshun‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në vend, z.Wen Zhenshun.

Në takim është biseduar për zhvillimet në vend dhe rajon, si dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryetari Thaçi theksoi se raportet e mira me Republikën Popullore të Kinës janë me rëndësi të madhe për shqiptarët dhe Maqedoninë dhe se në këtë drejtim PDSH do të vazhdojë ti kultivojë këto raporte. Kryetari Thaçi gjithashtu shprehu besimin se Republika Popullore e Kinës do të vazhdojnë të jep kontributin e saj të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira midis dy vendeve, si dhe në zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët.

Bashkëbiseduesi ranë dakord se Maqedonia duhet ta shfrytëzoj shansin për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 06.08.2015

 

 

 

 

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Komisionarin e BE-së, Johanes Han‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, në zyrat e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, realizoi takim me Komisionarin për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn.

Në takim është biseduar për situatën politike në vend, si dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE.

Pas takimit në prononcim për media Kryetari i PDSH-së deklaroi:

“Ishte një takim shumë i frytshëm me Komisionarin Han, ai personalisht falënderoi mua dhe partine që e drejtoj për rolin tonë jashtëzakonisht konstruktiv gjatë bisedimeve dhe dialogut. Pjesa kryesore ku u koncentruam bashkërisht është aspekti i zgjedhjeve të parakohshme, sjellja e kodit zgjedhor, përmbushja e kërkesave tona që është edhe arsyeja kryesore që e kemi nënshkruar këtë marrëveshje se duhet lista e zgjedhësve të ri-evidentohet edhe një herë, votuesit duhet të votojnë me pika identifikuese të gishtit gjatë procesit të votimit dhe ramë dakord që kjo të përfundojë deri më 6 Tetor. Unë jam shumë i kënaqur nga ky takim, vazhdoj të kem shpresa se edhe forcat tjera politike do të punojnë bashkërisht që me 6 Tetor ta përmbyllim këtë kaptinë të jashtëzakonshme. Unë mendoj se ka gatishmëri deri diku, dikush shikon edhe interesat vetjake, por unë këtë e llogaris pjesë të marrëveshjes së kryer dhe të gjithë ata që do të reagojnë do të flasim për atë se nuk janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje korrekte”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 18.09.2015

PDSH: Shpreh ngushëllime për Tetovën

Partia Demokratike Shqiptare shpreh ngushëllime më të thella e të sinqerta familjeve të atyre që humbën më të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi që kaploi Tetovën dhe rrethinën.

Partia Demokratike Shqiptare fton për një solidaritet më të madh nga gjithë ne që bashkërisht duke ndihmuar, ti kalojmë këto moment tragjike si për familjarët që patën viktima, ashtu edhe për mbarë qytetarët në këto momente të vështira.

 

 

 

Zgjedhje të kriminalizuara prodhojnë institucione të kriminalizuara‏

Konferencë për shtyp e koordinatorit të grupit parlamentar të PDSH-së, z.Imer Aliu:

Partia Demokratike Shqiptare e përshëndet arritjen e marrëveshjes lidhur me Ligjin dhe emërimin e Prokurorit special.

Është një fillim i mirë i asaj që duhet të ndodhë, dhe për të cilën kemi marrë edhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë, rregullativë ligjore dhe mekanizma me të cilat do të garantohen zgjedhje të lira dhe demokratike. Prioriteti i PDSH-së në tërë këtë proces është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Ju përkujtoj deklaratën e Kryetarit të partisë z.Menduh Thaçi pas nënshkrimit të Marveshjes së 2 Qershorit, se nënshkrimi jonë ka ardhur si rezultat i garancave të forta ndërkombëtare se zgjedhjeve do ti qasemi me nje seriozitet shume me te madh me te vetmin qellim eleminimin e paregullsive te deritanishme sic jane vjedhja e votave si dhe falsifikimi i rezultateve.

Vlersojmë se edhe kjo marëveshje për prokurorin, nuk do të ketë as një vlerë pa eleminimin e mundësisë së malipulimeve, vjedhje edhe falsifikimit të zgjedhjeve si dhe rezultatet e llojit 20.000-200, 700-2, 300-0 etj.

Zgjedhje të kriminalizuara prodhojnë institucione të kriminalizuara!

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 15.09.2015

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së, z.Gazmend Aliu‏

Lidhur me politikën antishqiptare të BDI-së sot deputetit i PDSH-së, z.Gazmend Aliu mbajti konferencë për shtyp:

Në 6 ditët e kaluara, nëpërmjet 219 amendamenteve të PDSH-së për rebalancin e buxhetit, shqiptarët kishin mundësi të shohin qartë e me fakte diskriminimin që ju bëhet në aspektin ekonomike, infrastrukturor, shëndetësor, kulturor, arsimor, mos hapja e vendeve te reja të punës etj. Diskriminim në baza etnike që pa përjashtim prek çdo sferë të jetës së tyre, diskriminim që u bën kjo qeveri e BDI-së me partnerin e saj VMRO-DPMNE.

Edhe rebalanci, si çdo buxhet dhe rebalanc tjetër që miratohen nga ana e BDI-së, vazhdojnë të jenë fatkëqija e shqiptarëve, sepse BDI përmes edhe këtij rebalanci shton varfërinë dhe mjerimin te shqiptarët. Edhe me këtë rebalanc shkelet e drejta e shqiptarëve për një jetë më dinjitoze. 

Ta  shohësh çdo ditë para vetes popullin tënd se si i merret djersa, gjaku dhe kafshata e gojës, e të mos e çash kokën fare, të heshtësh e të përkrahësh këtë përdhosje ndaj popullit tënd siç bënë deputetët e BDI-së për aq ditë sa zgjati debati për rebalancin e buxhetit, kjo është nënshtrim dhe tradhti.

BDI edhe sivjet për shqiptarët, nuk e hapi gojën fare. BDI kësaj radhe përzgjodhi Stavreskin i cili foli me gojën e z.Ali Ahmetit, Musa Xhaferit, Abdylaqimit dhe ministrave të tjerë të Qeverisë dhe me aminin në heshtje të deputetëve të BDI-së që mërziteshin edhe të vinin në sallë, u tha jo çdo projekti që PDSH kërkoi për shqiptarët. Kjo është edhe një dëshmi që z.Ali Ahmeti  bashkë me ministrat e tij janë të kapur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

BDI vendosi që ti lërë pa ujë Likovën, Tetovën, Zajasin,Gostivarin e Strugën. Vendosi që Çairin ta lërë si geto me gropa e lloç, Dibrën e Cërnilishten ti lërë me rrugë të shkatërruar, Sarajin, Studenicanin, Haraçinën, Vrapcishtin, Colopekun, Tearcën, Bogovinjen e Zhelinën, ti lërë pa perspektivë ekonomike me rritje të varfërisë. Buxheti reflekton politikat ekonomike dhe zhvillimore të një shteti dhe si i tillë ai nuk guxon të jetë diskriminues.

Në fund, PDSH do të vazhdojë të kërkojë ndarjen e drejtë dhe të barabartë të buxhetit dhe mekanizmave ligjore që garanton këtë ndarje të drejtë.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 29.07.2015

 

Dega e PDSH-së në Bogovinë mbajti kuvend zgjedhor‏

Në vazhdën e aktiviteteve partiake të dielën më 13.09.2015 dega e PDSH-së në Bogovinë mbajti kuvend zgjedhor. Në këtë kuvend u zgjodh kryetari i degës, kryesia e degës si dhe anëtarët të kuvendit qendror të partisë nga kjo degë. Punimet e kuvendit i ndoqi struktura partiake e degës si dhe mysafir të tjerë.

Kuvendi i degës propozoi dhe për kryetar të ri e zgjodh avokatin Elvir Iseni.

Kryetari i ri i zgjedhur për degën e Bogovinws, z. Elvir Iseni në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se ka pranuar me dëshirë postin e kryetarit të degës që për të paraqet një përgjegjësi dhe obligim, si dhe njëkohësisht kërkoi nga bashkëpunëtorët që të vazhdojnë të punojnë së bashku me intensitet edhe më të madh deri në ngadhënjimin e projektit kombëtar të PDSH-së. Ai më tej falënderoi kryetarin e deritanishëm të degës z. Zemri Asani për gjithë kontributin e dhënë.

Kuvendi i degës gjithashtu zgjodhi kryesinë e re të degës, kurse për anëtar të kuvendit qendror të partisë zgjodhi kryetarin e deritanishëm të degës z. Zemri Asani.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me eurodeputetin slloven, z.Alojz Peterle‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në zyrat e BE-së në Shkup realizoi takim me bashkëkryetarin e Komitetit të përbashkët mes Parlamentit të Maqedonisë dhe PE-së, z.Alojz Peterle, si dhe me dy zëvendësit e tij, z.Sergei Stanishev dhe z.Angel Dzambaski.

Në takim është biseduar për situatën politike në vend, si dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE.

Kryetari Thaçi vlerësoi se situata aktuale kërkon përkushtim maksimal nga të gjitha palët për të zgjidhur krizën politike, juridike dhe ekonomike në vend, por shprehu dyshimin te tre liderët tjerë qeveritar për sinqeritetin në zbatimit e marrëveshjes.

Duke folur për rrjedhën e dialogut Kryetari Thaçi theksoi se PDSH në kuadër të këtij procesi ka dëshmuar vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për zbatimit e reformave sistemore që rrjedhin nga marrëveshja e 2 qershorit dhe të rekomandimeve urgjente nga KE, e që përfshijnë realizimin e rekomandimeve të raportit të Pribes, duke kërkuar që kjo pako e reformave të përfshijë edhe kërkesat e PDSH-së, gjegjësisht përdorimin e plotë të gjuhës shqipe në Parlament, votimin e dyfishtë për miratimin e buxhetit, si dhe të pikave tjera nga platforma politike.

Në kuadër të këtij angazhimi, Kryetari Thaçi e siguroi eurodeputetin slloven se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 21.07.2015

 

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadorin e Shqipërisë, z.Fatos Reka‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, z.Fatos Reka. Kryetari uroi Ambasadorin Reka për emërimin e tij duke i dëshiruar sukses në kryerjen e detyrës së re, si dhe vazhdimësi të bashkëpunimi të ngushtë të PDSH me Ambasadën Shqiptare.

Në takim është biseduar për situatën politike në vend, integrimin euro-atlantik, si dhe për zhvillimet në dialogun në mes të katër partive më të mëdha në vend që lehtësohet nga SHBA dhe BE.

Duke folur për rrjedhën e negociatave Kryetari Thaçi shprehu dyshimin te tre partitë që do të jenë në qeverinë kalimtare për sinqeritetin në zbatimit e reformave sistemore që rrjedhin nga marrëveshja e 2 qershorit, duke theksuar domosdoshmërinë që kjo pako e reformave të përfshijë edhe 7 pikat e Platformës Politike të PDSH-së të parashtruara në bisedime: Pozita juridiko-kushtetuese e shqiptareve në Maqedoni; vendimmarrja konsensuale; ndarja e drejte dhe proporcionale e buxhetit të shtetit; zyrtarizimi i gjuhës shqipe; ndarja e re territoriale; de-etnizimi i simboleve shtetërore (flamuri, himni, stema), si dhe njeri prej tre posteve kryesore në shtet (Kryeministri, Presidenti, Kryetari i Kuvendit) t’u takojë shqiptarëve.

Kryetari Thaçi gjithashtu konstatoi se Shqipëria si anëtare e NATO-s ka një rol shumë të rëndësishëm dhe se është faktor determinues jo vetëm për ardhmërinë e Shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe për mbarë rajonin.

Ambasadori Reka theksoi se Shqipëria mbështet fuqimisht integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së 2 qershorit.

Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohët e miqësore me ç’rast bashkëbiseduesit potencuan nevojën e zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Pas takimit Ambasadori Reka bëri homazhe te varri i Arbën Xhaferit.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 18.08.2015

 

Konferencë për shtyp e Kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaçi‏

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadoren e OSBE-së në vend, znj.Marianne Berecz

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë realizoi takim me Ambasadoren e OSBE-së në vend, znj.Marianne Berecz dhe me këshilltarin për çështje politike,  z.Seamus Taggart. Në takim është biseduar për situatën politike në vend, si dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE.

Pas takimit Kryetari i PDSH-se mbajti konferencë për shtyp lidhur me situatën aktuale politike me ç’rast deklaroi:

“Kam qenë i habitur kur i dëgjova 3 liderët e tre partive tjera që flitnin për marrëveshjen që u arit me 15 korrik, vet me vete u pyeta a e kam nënshkruar unë këtë marrëveshje, apo ndonjë marrëveshje tjetër. Të tre bashkërisht gënjenin secili në mënyrën e vet. Por normalisht unë jam i zgjedhur dhe i nominuar që më tepër të merrem me këtë që është shqiptarët dhe i paraqiti opinionit si të arritura të mëdha të tija dhe të partisë që ai drejton BDI-së, çështjen e marrëveshjes së 15 korrikut. Fillimisht dua t’ju them se z.Ahmeti në të gjitha takimet e liderëve gojën nuk e ka çelur, figurativisht në takimin e katërt unë i kam thënë para se e u nënshkrua dokumenti, “o pilivan një fjalë, një fjalë”? Asnjë fjalë, sidomos pas publikimit të bombave të liderit të opozitës maqedonase. Çështja e dytë, ekziston dokument faktik prej email-it të partisë tonë se kur kërkesat tona janë dërguar komisionit evropian dhe grupit të punës që është udhëhequr nga një zyrtar i lartë i komisionit evropian, e që janë 7 kërkesat e njohura. Çështja e tretë pasi zoti Ahmeti thotë se të gjitha kërkesat fondamentale edhe vet BDI-ja, të shqiptarëve i ka parashtruar në tavolinë dhe ka arritur ti bëjë pjesë e marrëveshjes, pyetja është shumë logjike - 12 vjet z.Ahmeti dhe BDI-ja çfarë kanë bërë në qeverisje të vendit? Ai vet bashkë me fjalorin e tij politik sqaron se nuk ka asnjë rezultat, rezultati i qeverisjes së BDI-së është zero. Çështja e katërt, “po ja jap të gjitha kërkesat, ai i ka bërë, un skam bërë asnjë kërkesë, ai i ka bërë të gjitha kërkesat pjesë të marrëveshjes”, megjithatë dua të konstatoj këtu para gjithë opinionit shqiptar se këta kërkesa nuk do të realizohen asnjëra, mos i dëgjoni gënjeshtrat e radhës së z.Ali Ahmetit. Prej sot deri më 24 prill të vitit të ardhshëm ka më tepër se 200 ditë, në çdo ditë z.Ali Ahmeti do t’ia përkujtojmë në qendër të Tetovës me 230 ditë, 229 ditë, 228 ditë.. se asnjërën prej këtyre kërkesave nuk do të mundë ta realizojë. Unë do ta mbështes tërësisht dhe plotësisht, tanimë si opozitë e vetme jashtë qeverisë, pasi që ai është pjesë e një qeverie e cila ka mbi 2/3 e deputetëve, prej 123 deputetëve ata bashkërisht kanë 116 deputetë. Dhe çështja e fundit që dua t’ju them është një situatë shumë e çuditshme për të komentuar deklaratat e opinionit publik të oponentit tim. Mu duk shokuese deklarata se ai është përkujdesur që të mos degjenerohet Gruevski, apo të poshtërohet Gruevski dhe mos të denigrohet Zaevi. Z.Ahmeti sillet sikur është komisionari Han, sikur është vetë bashkësia ndërkombëtare, z.Ahmeti harron se ai është katërfish është përgjegjës objektivisht dhe subjektivisht njëjtë si Gruevski, qoftë për përgjimet, qoftë për korrupsionin, qoftë për kriminalitetin, këto janë çështje shumë të qarta. Tash do dalim tek ne, tek PDSH-ja, pse unë e nënshkrova këtë marrëveshje? Me të vetmin qëllim që të përshpejtoj mundësinë që shqiptarët nëpërmjet të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike, definitivisht ta largojnë prej skenës politike z.Ahmeti dhe BDI-në, ta fuqizojnë Partinë Demokratike Shqiptare dhe atëherë mund tu premtoj se këto kërkesa do të bëhen pjesë reale e një tavoline të dialogut të fuqishëm dhe këto kërkesa do të kenë mundësi që të realizohen. Në anën tjetër jo serioziteti me të cilin qasen partitë qeveritare VMRO-ja dhe BDI-ja flet se ne kemi shumë punë. Vet marrëveshja është një kornizë, në atë kornizë duhet të vendosen shumë çështje, përvoja e ditëve të ardhshme do të na tregojë se sa do të jemi të suksesshëm”. 

Në pyetjen gazetareske se sa është e vërtetë se me insistimin e Kryetarit të PDSH-së Ambasadori i SHBA-së z.Bejli vet me dorën e vet i ka shkruar kërkesat e PDSH-së në dokumentin e marrëveshjes, Kryetari Thaçi u përgjigj: 

“Nuk e komentoj çështjen e diplomatëve, por është me plot dëshmitarë se me insistimin tim çështja e Marrëdhënieve Ndëretnike dhe çështja e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe ndarjes së drejtë dhe proporcionale të buxhetit, është futur në dokument me insistimin e Partisë Demokratike Shqiptare dhe mendoj se problem im është jo vetëm padituria politike e kundërshtarëve politik, por edhe sjellja se ata kanë dituri politike. Ka edhe argument për këtë - Komisioni evropian prioritetet mbi reformat urgjente, pika e 4 (në fund)… “dialogut të lartë së bashku me reformat tjera prioritare, përfshirë aty psh: Marrëdhëniet Ndëretnike dhe Qeverisjet Ekonomike (përfshirë edhe menaxhim me financat publike)”, që do të thotë ndarjen e drejtë të buxhetit të shtetit”. 

Në pyetjen gazetareske se a ka qenë kohë e fundit që partitë shqiptare PDSH dhe BDI në tryezë të parashtronin kërkesa të përbashkëta, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Ka qenë dëshirë edhe e Bashkësisë Ndërkombëtare jo vetëm e shqiptarëve, por megjithatë unë insistoj që diçka të kuptohet drejtë se BDI-ja është parti qeveritare, ajo është parti e cila gjatë gjithë dialogut në tavolinë ka folur me gojën e Gruevskit dhe me gojën e interesit të qeverisë. Insistimi jonë për të folur me një gjuhë të përbashkët mund të bëhet vetëm atëherë kur realisht shqiptarët do të votojnë me shumicë më të madhe për PDSH-në, pse e them këtë jo nga aspekti egoist, por për shkak se kur insiston të pajtohesh me të është ajo fjalia e injorimit se “ne e kemi shumicën. Megjithatë mendoj se në të ardhmen disa gjëra do të ndryshojnë për mirë për shkak se prej kësaj marrëveshjes kemi fenomenin e kthjellimit, mund të ketë rrena, gënjeshtra, mashtrime se ne i kemi bërë këto kërkesa, por vetëm fjalia se pasi ato i paskan bërë kërkesa fundamentale për të drejtat e shqiptarëve, çka kanë bërë 12 vite në pushtet? - Asgjë për kërkesat fundamentale të shqiptarëve” 

Në pyetjen gazetareske se pse PDSH nuk u be pjesë e qeverisë kalimtare, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Kjo çështje është pastruar që në Bruksel, ne nuk kemi shprehur interesim që të jemi pjesë e kësaj qeverie, si nga aspekti nacional, por ashtu edhe nga aspekti i taktikës politike, nëse ju një qeveri e vlerësoni si të kriminalizuar, si të korruptuar, qeveri që e shkelë ligjin dhe të drejtat e njeriut, qeveri që i dërmon mediumet, atëherë s’keni pse të merrni pjesë, vetëm duhet që të punoni fuqishëm ta bindi bashkësinë ndërkombëtare, të keni zgjedhje demokratike dhe fer dhe këtë qeveri ta mundni”. 

Në pyetjen gazetareske për koment lidhur me IRI-n që shpalosi se PDSH-ja së bashku me 2 partitë tjera opozitare e ka për 2% më të lartë rejtingun se BDI-ja, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Nuk e di sa është e vërtetë kjo informatë, unë i kam sondazhet, nuk më rezulton kështu, rezulton që vetëm PDSH-ja është forcë politike opozitare. Ku ta di, nëse është kjo një porosi që ti rikthehemi bashkëpunimit pa dallim prej sjelljeve të partive tjera, unë derën e bashkëpunimit e mbaj te hapur dhe do të jem i gatshëm të bisedoj për këtë, për shkak se është urgjent dhe i detyrueshëm për shqiptarët, e sidomos këtë herë që ta de-legjitimojmë fuqishëm BDI-në”. 

Në pyetjen gazetareske se pasi që PDSH-ja mbetet e vetme për ti luftuar  këto kërkesa, se në çfarë forme do të lufton për këto kërkesa që të realizohen, pasi që Maqedonia flet në gjuhën e qeverisë, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Nuk e preferoj që PDSH-në ta bëj engjëll, por për diçka ne jemi të njohur, nuk gënjejmë, bëjmë edhe ne gabimet dhe lëshimet tona, por nuk gënjejmë. Unë u them hapur shqiptarëve që të mos presin prej nesh se ne do ti realizojmë ato kërkesa, maksimumi që ne kemi arritur si PDSH është që ne i kemi bërë pjesë të tavolinës, për shkak se numri 7 i limituar i deputetëve të PDSH-së tregon mundësitë reale dhe institucionale. Ne do të bëjmë betejë politike, demokratike dhe parlamentare sigurisht për ti detyruar ata, por nuk do të bëjmë luftë. Ne e kemi të qartë se ata kërkesa nuk do të realizohen edhe atë me fajin e BDI-së dhe z.Ahmeti dhe jo me fajin e partive maqedonase. Kjo është edhe arsyeja që prej sot do të kërkojmë mbështetje të fuqishme nga shqiptarët që pas datës 24 prill këto kërkesa të bëhen pjesë reale e tavolinës së negociatave, te koalicionit të mundshëm të nesërm të PDSH-së me një nga partitë maqedonase”.

Kontradikta e Ali Ahmetit në TV Vizion Plus

VIZION PLUS: Tu pyes konkretisht, në media thuhet se ka një propozim nga pala shqiptare është një çështje tjetër se kush e ka propozuar prej dy partive politike shqiptare, që një nga tre postet më të larta të shtetit të Maqedonisë të jenë të mbuluara nga shqiptarët, supozojmë kryeministri, ose presidenti, ose kryetari i parlamentit. Në çfarë faze është ky propozim, është hedhur, ka gjasa të pranohet, si i ka pritur pala maqedonase, çka ndodh? 

Ali Ahmeti: “Sot për sot unë mendoj se situatës nuk i ndihmon dhe gjëra të tilla, iniciativa të tilla nuk janë ngritur në këto tre takime që ne kemi pasur për të ndarë dikasteret dhe funksionet e shtetit, nuk është hapur kjo çështje në këto takime”.         

 

 

 

 

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi bëri homazhe te varri i Arbën Xhaferit‏

Sot në orët e paradites, Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi bëri homazhe te varri i Arbën Xhaferit me rastin e tre vjetorit të vdekjes së tij.

Me këtë rast kryetari i PDSH-së në prononcim për media deklaroi: 

“Sot isha të përkujtoj Kryetarin tonë Arben Xhaferin me mend, me shpirt dhe me zemër. Po mundohem pa ndërprerë, kam shumë vështirësi që ta kultivoj rrugën e tij, por në asnjë sekondë nuk kam pasur dilema se rruga e tij është e vetmja rrugë e cila do të nxjerr prej kësaj situate shqiptarët e Maqedonisë. Unë do të vazhdoj rrugës së tij pavarësisht vështirësive”.

Në pyetjen gazetareske lidhur me çështje e piknikëve dhe pushimeve, Kryetari deklaroi:

“Mua asnjëherë nuk më shkakton shqetësim, apo nervozë kur gazetarët flasin gjëra të ndryshme me të cilat nuk pajtohem dhe gjithmonë kam qen që të eliminohet fjala e klasifikuar si shpifje, si dhe të ndiqen gazetarët, mirëpo politikanët duhet të jenë të kujdesshëm. Ju e shihni se oponenti jonë politik i shfrytëzon disa mediume që më pas të thotë se thonë mediumet, ne nuk themi, por e vërteta është kjo: ato nuk janë piknikë, por takime me strukturën e partisë, me kryesitë e degëve dhe kryetarët e nëndegëve, që unë i bëj me kërkesë të tyre. Kushtet klimatike janë të jashtëzakonshme dhe është e pamundur që në hapësira të mbyllura të mbahen takime të tilla dhe s’ka të bëjë me asgjë tjetër. Tani pse hamë diku ndonjë byrek, apo një domate me djathë është simbolikë se nuk ka nevojë për spektakle të restoranteve të ndryshme. Çështja e dytë kryesore çështja e pushimeve të mija personale, që është çështje private dhe sigurisht që edhe kjo nuk i takon opinionit, por tërësisht është i pavërtetë lajmi që është përhapur. Para tre ditëve kam qenë në Shqipëri, konkretisht në Jalë me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë për një drekë pune, takimi ka zgjatur afërsisht tre orë, po për dikë është e habitshme si mund të udhëtojë shtat orë vetëm për një drekë tre orësh. Jo vetëm për Ilirin që është miku im i ngushtë, por edhe për cilindo zyrtar të lartë të Shqipërisë qoftë Kryeministri, Presidenti, apo zyrtarë të tjerë unë bëj shtatëdhjetë orë e jo shtatë orë. Vazhdoj të konstatojë pandërprerë se Shqipëria zyrtare dhe Shqipëria opozitare janë faktori determinues i ardhmërisë së Shqiptarëve të Maqedonisë”.

Në pyetjen gazetareske për zërat të ndërmjetësimit në ngrirjen e raporteve mes Ramës dhe Metës, Kryetari deklaroi:

“Jo i kam që të dy miq, boll kam hallet e mije dhe hallet e njerëzve që i përfaqësoj dhe nuk hy në ngatërresa, po për të fol fjalë të mira flas, edhe te Iliri për Ramën edhe te Rama për Ilirin, edhe te Ramushi për Hashimin, edhe te Hashimi... jemi një gjeneratë të politikanëve të cilët njihemi, stabiliteti i Shqipërisë na ndihmon të gjithëve shumë”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 15.08.2015

 

TELEGRAM URIMI

Të nderuar besimtarë të fesë islame,

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi.

Uroj që ky Bajram të jetë nismë për një mirëqenien të përgjithshme dhe të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe vullnet të mirë. Le të jetë kjo festë një rast për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë, respektit të ndërsjellët dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.

 

Me respekt,

Menduh Thaçi

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare

HomeInfo qendra
Zo2 Framework Settings

Select one of sample color schemes

Google Font

Menu Font
Body Font
Heading Font

Body

Background Color
Text Color
Link Color
Background Image

Top Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Header Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainmenu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Slider Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainframe Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Menu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image
Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image