XXX porn Mobil Porn Teen Porn porn film Porn tube XnXX mature porn  Info qendra
Web Faqja zyrtare e PDSH-se
Has shqiptar

Nga vendi

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë, Milan Jazbec

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë, Milan Jazbec, si dhe këshilltaren politike të ambasadorit, Urska Potocnik.

Në takim u bisedua për tema lidhur me çështjet aktuale politike në vend dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryetari Thaçi në takim potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se është përgjegjësi e qeverisë që të organizon zgjedhje të drejta, të lira dhe të besueshme, si parakusht për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

 

Me respekt,

Shërbimi për Informim – PDSH

Tetovë, 17.10.2016

 

Menduh Thaçi takoi Komisionarin Johanes Han

“Një takim i suksesshëm me Komisionarin Han, u bisedua për fazën e fundit përgatitore për  mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Sigurisht Komisionarit Han i interesonin vërejtjet e Partisë Demokratike Shqiptare. Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin, se nuk do të thotë se do të fillojmë të bëjmë aktivitete parazgjedhore se sigurt do të marrim pjesë në zgjedhje dhe kjo që kemi një qasje konstruktive nuk do të thotë se janë përmbushur të gjitha kushtet që të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike. Për Ne, Partinë Demokratike Shqiptare, deri në momentin kur shpallet rezultati përfundimtar, jo rezultati zyrtar i zgjedhjeve, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, partitë qeveritare VMRO dhe BDI nëse bëjnë një shkelje të vogël, përsëritje të shkeljeve të zgjedhjeve të kaluara atëherë, këto zgjedhje do të jenë të pavlefshme dhe Ne këto zgjedhje do ti bojkotojmë”. 

Në pyetjen gazetareske lidhur me votimin e ligjeve që kërkon PS-ja, Kryetari Thaçi u përgjigj:

Po sigurisht do ti votojmë. Ne jemi parti opozitare etnike dhe jemi tërësisht, gjatë gjithë kohës të kujdesshëm që nënshkrimi dhe vota jonë në asnjë moment të mos interpretohet si lidhje me një parti maqedonase. Keqkuptimi i herës kaluar ka qenë vetëm kjo. Tash do ti votojmë, nuk ka asnjë problem. 

Në pyetjen gazetareske lidhur me atë se a është e patjetërsueshme balancimi i njësive zgjedhore dhe sa qeveria është e interesuar, Kryetari Thaçi u përgjigj:

Po është po ato nuk e bëjnë. Ato e kanë shumicën e deputetëve dhe do të bëjnë një balans manipulativ të njësive zgjedhore, do të ngel njësia zgjedhore Nr. 3 (- 4.9 ose - 4.8) ndërsa njësia zgjedhore 6 do të jetë ( +4.9 ) që faktikisht është 9.5 %  dhe jo 5 % dallimi.

Në pyetjen gazetareske se a mund të kontestohen zgjedhjet në qoftë se nuk e bëjnë këtë, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Do ta bëjnë, një pjesë të Dibrës ta nxjerrin andej”!

Në pyetjen gazetareske lidhur me plotësimin e kushteve për zgjedhje të besueshme, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Mendoj se të gjithë jemi në një proces të fuqishëm të vëzhgimit nga ana e Bashkësisë  Ndërkombëtare. Nuk mendoj që partitë qeveritare VMRO dhe BDI janë serioze në këtë qëndrim. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm dhe mos të jenë të kënaqur që u tha se Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të ketë vlerësim para zgjedhjeve. Kështu është, por Bashkësia Ndërkombëtare do të ketë vlerësim pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe ky vlerësim mund të jetë fatal”.

 

 

 

Menduh Thaçi takoi Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Viktoria Nuland‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në Ambasadën e SHBA në Shkup zhvilloi takim me Ndihmës-Sekretaren në Departamentin e Shtetit për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, Viktoria Nuland. Në takim është biseduar për krizën politike në vend, si dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE.

Pas takimit në prononcim për media Kryetari Thaçi deklaroi:

“Përsëris edhe një herë se jemi fatlum që SHBA si aleati kryesorë i shqiptarëve dhe i Maqedonisë, ka një interesim të jashtëzakonshëm që të na ndihmojë të largohemi prej kësaj pike së krizës. Është një moment i volitshëm ku të gjithë së bashku duhet të punojmë të debllokojmë këtë situatë e cila tepër po zgjat dhe do të shohim që brenda ditëve sigurisht që kjo situatë duhet të debllokohet”.

Në pyetjen gazetareske se a mendoni që mund të ketë lëvizje konkrete pas kësaj vizite të Nulandit, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Po përsëris është momenti shumë i rëndësishëm që ta shfrytëzojmë gjithë këtë çështje dhe të bëhet debllokomi i krizës politike, përndryshe shpresat do të humbin në tërësi nëse tash nuk ndodh kjo”

Në pyetjen gazetareske se a kishte ndonjë porosi konkrete në takim, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Porosia kryesore dhe konkrete është që të gjithë të punojmë që ta ndërpresim krizën politike dhe të merremi vesh të shkojmë në zgjedhje”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 11.07.2016

 

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Greqisë, Dimitris Janakakis

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Greqisë në vend, Dimitris Janakakis.

Në takim u bisedua për tema lidhur me situatën aktuale politike, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si dhe për marrëdhëniet ndër-fqinjësore mes dy vendeve.

Kryetari Thaçi potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, që do të hapnin rrugën për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore, e në këtë kontekst zgjidhja e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për rajonin, fqinjësinë e mire, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.  Tejkalimi i këtij dallimi hap rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit dhe siguron një perspektiv më të mirë për vendin dhe rajonin. 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 12.10.2016

 

PDSH festoi përvjetorin e partisë‏

Me rastin e përvjetorit të Partisë Demokratike Shqiptare mbrëmë në restorantin “Baron” në Tetovë, Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi organizoi koktej solemn, ku të pranishëm ishin anëtarët e kuvendit qendror të partisë, strukturat partiake, mysafir të ftuar, si dhe përfaqësues të medieve.

Me këtë rast në fjalimin që e mbajti Kryetari Thaçi mes tjerash deklaroi:

Ne vazhdojmë të kemi shpresën dhe besimin e plotë se kjo është rruga e vërtetë që i çon shqiptarët drejt lirisë të vërtet dhe drejt të drejtave të vërteta. Isha mbrëmë në Kumanovë në ngushëllime të atij djalit të vogël që e mbyti ai maqedonasi, në një moment shumë interesant pas iftarit para jacisë, natën e Bajramit dhe në moment gjersa shprehsha ngushëllime familjes të atij djaloshit disa djem të rinj fotografonin pandërprerë me telefona për shkak se unë isha aty prezent. Unë u ndjeva shumë keq, fillova të djersitem, por isha në pozitë të rëndë që nuk mund t’ju thosha mos fotografoni, sepse ata mund të më thonin po ti a nuk ke ardhur këtu që të solidarizohesh me ne. Pse më pengonte ky fotografim, për shkak se të nderuar jemi dëshmitarë se kohët e fundit kjo çështja e fotografimit dhe e daljes në ballë të kinse organizimit të disa protestave duke përfituar nga situatat e rënda që u ndodhin  shqiptarëve,  nga tragjeditë, nga vdekjet, nga rrahjet, është bërë një modë e cila besoj se nga PDSH-ja  dhe nga shqiptarët e Maqedonisë me plot fuqi duhet të luftohet.

Kjo lehtësi e fotografimit nuk ka asnjë qëllim përveç këtyre që unë i mendoj: e para kjo mënyrë e lehtë e hapa rritjes me “selfie” mbi vare të shqiptarëve për të fituar poenë politike vetëm se e copëton substancën e rezistencës të vërtet të shqiptarëve të Maqedonisë, e dyta vetëm se e ulë ndjeshmërinë dhe sensibilitetin e institucioneve të shtetit dhe maqedonasve të cilët  veprojnë herë privatisht, e herë të bashkuara në institucionet e na bëjnë represion dhe e treta vetëm se e bindin bashkësinë ndërkombëtare se demonstrimet e figurave të ndryshme të cilat nuk lanë varr, apo të keqe të shqiptarëve pa u fotografuar për poenë politike, janë vetëm çështje e marketingut politik. 

Ne vërtet kemi një situatë shumë të rëndë dhe të vështirë, edhe shqiptarët e Maqedonisë, po sidomos forca kryesore, apo e vetmja forcë politike të cilën e drejton Partia Demokratike Shqiptare po ballafaqohet me vështirësi të mëdha në rrugën e vet, edhe unë edhe ju. Porosit që na vinë pa ndërpre janë që duhet të dorëzohemi dhe ti pranojmë rrugët e “selifieve”, fotografive, marketingut të bajat për poenë politike, për shkak se rezistenca kombëtare si substancë e vërtetë këtu nuk do të ketë rezultat asnjëherë. Kjo nuk është e vërtet, do të ketë vështirësi edhe më tutje, por rezultat gjithsesi se do të ketë. 

Mendoj se është një moment i reflektimit të plotë, edhe atyre të cilët nuk janë anëtarë dhe simpatizant të PDSH-së pranoj një të vërtet të pamohueshme - të gjitha parashikimet e PDSH-së dita-ditës vërtetohen! Unë dëshiroj bashkë me ju të kemi edhe shumë përvjetorë tjerë të Partisë Demokratike Shqiptare. Po të jeni të bindur se përvjetorin e ardhshëm sigurisht se do ta festojmë me 5 Korrik, pas Bajramit të madh, por do ta festojmë në momentin kur ne do të fitojmë legjitimitetin e plotë të shqiptarëve për ti përfaqësuar ata dhe ky moment detyrimisht se do të vij dhe unë ju premtoj që prej atij momenti bashkërisht do ti përveshim mangët që të realizojmë përcaktimin programor dhe platformën e Partisë Demokratike Shqiptare.

 

 

 

 

Imer Aliu takoi përfaqësuesin e NATOs, Laurie Volker

Koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu sot në Shkup zhvilloi takim me Laurie Walker përgjegjës për Evropën juglindore për çështjet politike dhe të sigurisë në NATO.
Në takim u bisedua për tema lidhur me çështjet aktuale politike në vend dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.


Në lidhje me situatën aktuale në vend dhe marrëdhëniet ndëretnike, koordinatori i PDSH-së, Imer Aliu më tej theksoi edhe rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.



Bashkëbiseduesit u pajtuan se është përgjegjësi e qeverisë që të organizon zgjedhje të drejta, të lira dhe të besueshme, si parakusht për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

 

Me respekt,

Shërbimi për Informim - PDSH

PDSH: BDI mjetet e pakta të buxhetit për shqiptarët i shndërrohen në HIÇ !

Politika antishqiptare e qeverisë BDI-VMRO, më qartë shihet gjatë miratimit të buxheteve dhe rebalancëve të buxheteve.

I vetmi rast kur shqiptarët diskriminohen më shumë se sa gjatë miratimit të buxheteve shtetërore ndodh kur miratohen rebalancët e buxheteve, ku edhe ato pak projekte të parapara në buxhet në fillim të vitit eliminohen nëpërmjet rebalancit në mes të vitit. Kjo është bërë praktike e "qeverisjes" 13 vjeçare të BDI-së. Në fillim të vitit ndahen shumë pak mjete që me rebalanc këto pak mjete të shndërrohen në hiç.

Rebalanci i cili është dorëzuar në parlament nga ana e qeverisë BDI-VMRO për miratim vazhdon ti len vendbanimet shqiptare pa ujë për pije, pa rrugë adekuate, me sistem arsimor të dërrmuar dhe me institucione shëndetësore të shkatërruara.

Dallimi në mes vendbanimeve shqiptare dhe atyre maqedonase tashmë është evident dhe i dukshëm nga të gjithë dhe në të gjitha sferat e jetës, shihet dallimi në spitalet, rrugët, shkollat, investimet në bujqësi, në hapje të vendeve të punës, etj.

Partia Demokratike Shqiptare ka përgatitur me qindra amendamente me të cilat do të përpiqet nëpërmjet numrave, shifrave, projekteve, ta faktojë diskriminimin e madh dhe vjedhjen që ju bëhet shqiptarëve nga ana e qeverisë BDI-VMRO nëpërmjet buxhetit të shtetit.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 29.06.2016

Përfaqësuesit e PDSH-së në takim me Roberto Batelli

Përfaqësuesit e PDSH-së, Azem Sadiku sekretar i përgjithshëm dhe kryetar i shtabit zgjedhor dhe  anëtari i shtabit zgjedhor Bekim Fazliu sot në Shkup zhvilluan takim me përfaqësuesin special në Asamblenë parlamentare të OSBE-së për Evropën juglindore, Roberto Batelli.

Në takim u bisedua për tema lidhur me situatën aktuale politike në vend si dhe për  zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në takim përfaqësuesit e PDSH-së potencuan se prioritet i Partisë Demokratike Shqiptare është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimi i parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkuan përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira dhe të besueshme.



Bashkëbiseduesit u pajtuan se është përgjegjësi e qeverisë që të organizon zgjedhje fer, të lira dhe kredibile.

 

Me respekt,

Shërbimi për Informim - PDSH


Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadoren Suomalainen

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadoren e OSBE-së

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me shefen e Misionit të OSBE-së në vend, Ambasadoren Nina Suomalainen. Në takim u diskutua për krizën politike në vend, si dhe për mënyrat e zgjidhjes së saj.

Kryetari Thaçi prezantoi qëndrimet e PDSH-së për dalje nga kriza politike, si dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit euro-atlantik, duke theksuar se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfilltë politik me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, që kërkon një qasje të re dhe vullnet të fortë politik nga të gjitha palët.

Kryetari Thaçi potencoi se mosmarrëveshjet mes partive maqedonase janë virtuale dhe se problemi real i Maqedonisë janë çështja e emrit dhe marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht të drejtat e shqiptarëve, andaj pa zgjidhjen e çështjesh së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike i tërë ky proces nuk ka kuptim.

Për sa i përket listës zgjedhure Kryetari Thaçi vlerësoi se qëllimi i grupit të punës duhet të jetë arritja e një liste zgjedhore tërësisht të pastruar dhe e pranuar nga të gjithë, por hodhi dyshime te institucionet e shtetit se gjatë pastrimit do të pësojnë votuesit shqiptarë, duke theksuar se lista aktuale zgjedhore ka akoma votues fiktiv dhe se fajin kryesor për këtë e kanë institucionet e shtetit që kontrollohen nga pushteti dhe që nuk dërgojnë të dhëna të sakta në KSHZ, andaj në pamundësi të fshirjes së votuesve fiktiv PDSH nuk pajtohet me fshirjen e personave të tjerë që ekzistojnë, por që për momentin nuk gjenden në vend, shumica e të cilëve mbi 80% janë shqiptarë.

Kryetari Thaçi gjithashtu theksoi se zgjidhja e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike, si dhe përmbushja e kushteve demokratike për të pasur zgjedhje të besueshme pa marr parasysh se kur do të mbahen ato, ngelin si çështje thelbësore dhe të domosdoshme për Partinë Demokratike Shqiptare.

Ambasadorja Suomalainen falënderoi Kryetarin Thaçi për rolin konstruktiv të PDSH-së, si dhe për kontributin që e jep në këtë proces, duke shpresuar në vazhdim të dialogut dhe në gjetjen e zgjidhjes sa më shpejt.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 28.06.2016

BDI vazhdon të legjitimon diskriminimin ekonomik të shqiptarëve

Deputetit i PDSH-së, Gazmend Aliu sot mbajti konferencë për shtyp:

“Sot flasim për buxhetin e nëntë me radhe nga qeveria BDI-VMRO. Asgjë e re. Nuk është më lajm diskriminimi i shqiptarëve. Lajm është se sa rritet ky diskriminim në çdo buxhet të radhës.

Buxheti është projeksion politik që paraqet idetë e një qeverie, që ekspertët pastaj i shënojnë në numra dhe shifra. Për nëntë vite me radhë, 9 buxhete përfshirë edhe këtë të tanishmin, BDI legjitimon dhe legalizon plaçkitjen e organizuar të djersës, mundit dhe parave të shqiptareve.

Shqiptarët për çdo vjet mbushin arkën e shtetit me mbi 1 miliardë euro dhe vazhdojnë akoma të mbesin pa ujë, pa rruge, me shkolla e tekste shkollore  të shkatërruara e me plot ofendime, spitale pa kushte dhe të helmuar, përderisa maqedonasit falë BDI-së qe ju fal paratë e shqiptareve gjithçka kanë me bollëk, fontana parajsash, teleferikë, rrota panaromike, ujë, rrugë, autostrada, investime, fabrika e gjithçka tjetër që i bën të jetojnë në mirëqenie të plotë.

Dhe e  keqja që mos të përfundojë me kaq, si pasojë e nënshtrimit dhe mos investimeve  të BDI-së, tashme kemi edhe humbje jetë njerëzish nga vërshimet që i kishim vjet në Tetove e sivjet në Shkup.

Partia Demokratike Shqiptare nëpërmjet amendamenteve, kërkojnë për të gjithë shqiptarët, përfshirë këtu edhe BDI-në nëse ndihen si të tillë, projekte që do t’u sigurojnë kushte elementare për jetesë dhe në të njëjtën kohë do të faktojmë diskriminimin e egër që u bëhet shqiptarëve”. 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 28.09.2016

 

Jemi të paluhatshëm në rrugën tonë!‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi mbrëmjen e së dielës në shenjë respekti për muajin e madhërishëm të Ramazanit shtroi iftar në Restoran “Fontana” në Tetovë. Në iftar ishin të pranishëm anëtarët e kuvendit qendror të partisë, strukturat partiake si dhe përfaqësues të medieve.

Kryetari Thaçi me këtë rast i përgëzoi të pranishmit dhe i uroi për agjërimin gjatë muajit të Ramazanit, si dhe mbajti një fjalim të shkurtë:

“Ne vazhdojmë të kemi vështirësi me politikën tonë që e bëjmë, ata të cilët mendojnë se do të dështojmë besoj se përfundimisht janë bindë se nuk do të dështojmë asnjëherë, po do të vazhdojmë të kemi vështirësia. 

Në anën tjetër vazhdojmë ta themi të vërtetën se problemi kryesor në Maqedoni, nuk është kriza politike virtuale mes disa grupimeve maqedonase, por kriza e vërtetë politike dhe etnike që maqedonasit vazhdojnë me kokëfortësi, shpesh herë edhe me shumë hile duke bindur segmente të caktuara të bashkësisë ndërkombëtare, që ti shkelin të drejtat e një populli që pretendon se është afërsisht 40 % i qytetarëve të Maqedonisë.

Vështirësitë janë të një pas njëshme, koha moderne e këtyre vështirësive është se kemi pasur shumë individë dhe grupime fatkeqësisht edhe shqiptarë që kanë deshtë të na bindin se gjërat qenkan të renditura mbrapsht, se para duhet demokracia e më pastaj vjen liria! JO, fillimisht duhet liria e një populli dhe atij populli ti mundësohet ta ngritë demokracinë.

Nuk është puna jonë punë e kotë, ju e shihni që 23 vite në skenën politike mbijetojmë si opsioni i vetëm kombëtarë dhe opsion që i shtynë shqiptarët drejt zgjidhjes së problemit të vërtetë që e kanë, ata janë të shkelur në këtë shtet, nuk kanë të drejta kushtetuare dhe juridike, në aspektin ekonomik janë të diskriminuar, por ju premtoj se ne nuk do të heqim dorë në asnjë moment prej këtij përcaktimi. Çështjet tjera që bëhen pjesë e politikës kinse moderne se si dikush i paska përcaktimet, se si dikush mendon për demokraci dhe liri, ju themi se vetëm shikoni hartën e Evropës, Zvicrën Belgjikën, Brukselin, hartën e Ballkanit, Bosnjën, Kosovën dhe kështu me radhë, krejt kjo flet edhe në historinë e tanishme se i vetmi është programi dhe platforma e Partisë Demokratike Shqiptare që na nxjerr prej kësaj situate. 

Ju thonë se shumë vonohemi me programin dhe me platformën tuaj, të PDSH-së! Vonesa është e saktë, por kjo vonesë bëhet për shkak se PDSH-ja e preferon demokracinë e preferon politikën, nuk e preferon konfliktin, nuk i preferon ekstremizmit dhe radikalizmit për shkak se ne jemi të bindur se nëpërmjet kësaj rruge do të arrijmë që ta zgjidhim problemin tonë. 

Edhe një herë sinqerisht ju falënderoj, besoj se në të ardhmen do të takohemi edhe në raste tjera, të gjithë ata të cilët janë sonte këtu duhet ta përcjellin një mesazh se: Jemi të paluhatshëm në rrugën tonë! Kjo është më e rëndësishmja, se për të krijuar parti politike e për tija bë qejfin dikujt ne mund të krijojmë brenda ditës 50 apo 100 parti. Kjo është partia e vërtet e shqiptarëve dhe të jeni të sigurt se kjo është partia e cila do ti çoj shqiptarët drejt realizimit të qëllimit të tyre historik. Faleminderit”!

 

 

 

Menduh Thaçi zhvilloi takim me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar, Kris Henshou

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Chris Henshaw.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe për kodin zgjedhor si dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Thaçi njëkohësisht u shpreh se Partia Demokratike Shqiptare do të jep kontribut maksimal në përshpejtimin e proceseve integruese, si dhe kërkoi dialog serioz për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dhe me interes për shqiptarët në Maqedoni, mohimi i të cilave e pamundëson ushtrimin e demokracisë së vërtetë në vend dhe minimizon gjasat e anëtarësimit të vendit në strukturat euroatlantike. 

Gjithashtu në takim u diskutuan edhe format e bashkëpunimi konkret mes PDSH-së dhe NDI-së në sferat e trajnimeve të ndryshme dhe këshillave që i ofron ky institut. 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 23.09.2016

Menduh Thaçi realizoi takim me Johanes Hajndëll‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup realizoi takim me të dërguarin special të Gjermanisë për Maqedoninë, Johanes Hajndëll. Në këtë takim u diskutua për krizën politike në vend, si dhe për mënyrat e zgjidhjes së saj.

Pas takimit në prononcim për media Kryetari Thaçi deklaroi:

“Mendoj se situata nuk ka ndryshuar, nuk dua të dukem si politikan i pa shpresë, por tentimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe tash i emisarit të Ministrisë të punëve të Jashtme për ta rikthyer në jetë Marrëveshjen e Përzhinos është një tentim që unë dyshoj që do të rezultojë me ndonjë sukses dhe rezultat. Nuk kam diçka të re tu them në dallim prej para dy-tre javëve, mendoj se çështja është në vend. Rikthimi i Qeverisë së vjetër VMRO-BDI, e ka komplikuar tej mase situatën”.

Në pyetjen gazetareske lidhur me gatishmërinë për tu ulur përsëri në tryezën e bisedimeve, Kryetari Thaçi deklaroi:

“Kjo do të jetë shumë e vështirë, për shkak se insistimi që ne të bisedojmë dhe të merremi vesh në mënyrë selektive për çështjet e Marrëveshjes së Përzhinos për PDSH-në është i papranueshëm ky insistim. Ne kërkojmë një dialog gjithëpërfshirës ku të gjitha palët do të paraqesin kërkesat dhe qëndrimet e veta dhe në kuadër të kësaj të gjejmë një zgjidhje. Nuk mund të bisedohet në mënyrë selektive për një pikë të marrëveshjes së Përzhinos, duhet të bisedohen të gjitha gjërat. Po mundohem të flas me kujdes po ja që patjetër duhet ti themi gjërat hapur në publik që të kuptohet se çka kërkojmë ne: Ku e kemi pikën e raporteve ndëretnike, apo kërkesat e shqiptarëve në kuadër të marrëveshjes së Përzhinos që 12 muaj, ku e kemi çështjen e keqpërdorimit të buxhetit, ku i kemi çështjet tjera e kështu me radhë, domethënë nuk ka një qasje serioze”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 08.06.2016

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Suedisë, Mats Staffansson

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mats Staffansson. 

Në takim u bisedua për situatën aktuale politike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Temë e diskutimit ishte edhe de-bllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe demokratizimi i mëtutjeshëm i rajonit.

Në takim Kryetari Thaçi nënvizoi rëndësinë e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, që nënkupton organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë. Integrimi në strukturat euro-atlantike do të siguron stabilitet dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit - theksoi Thaçi.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për proceset demokratike dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, dhe se në këtë drejtim organizimi i zgjedhjeve demokratike dhe rikthimi i dialogut për vazhdimin e reformave të caktuara nga Bashkimi Evropian janë me rëndësi të veçantë.

Ambasadori Staffansson falënderoi Kryetarin Thaçi për takimin e zhvilluar duke uruar që ky bashkëpunim i mirëfilltë me Partinë Demokratike Shqiptare të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 13.09.2016

 

Menduh Thaçi realizoi takim me Kristian Danielson‏

Sot në zyrën e Bashkimit Evropian në Shkup, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi realizoi takim me Drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian, Kristian Danielson.

Në takim u bisedua për krizën politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për tejkalimin e kësaj situate.

Kryetari Thaçi theksoi se shkaktarët e krizës VMRO-BDI vazhdojnë me veprimet e tyre të njëanshme dhe të papërgjegjshme për çështjet të cilat ishin pjesë e bisedimeve dhe për të cilat duheshe të arrihet konsensus në mes të katër partive më të mëdha politike në vend, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të SHBA dhe BE.

Thaçi më tej vlerësoi se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfilltë politik me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, që kërkon një qasje të re dhe vullnet të fortë politik nga të gjitha palët.

Gjithashtu, Kryetari Thaçi potencoi se zgjidhja e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike, si dhe përmbushja e kushteve demokratike për të pasur zgjedhje të besueshme pa marr parasysh se kur do të mbahen ato, ngelin si çështje thelbësore dhe të domosdoshme për Partinë Demokratike Shqiptare.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 27.05.2016

Menduh Thaçi zhvilloi takim me Ambasadorin e ri të BE-së, Samuel Zhbogar

Menduh Thaçi priti në takim ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në vend, Samuel Zhbogar.

Në takim u bisedua për tema lidhur me situatën aktuale politike në vend, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si dhe për kushtet që vendi duhet ti plotësojë në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.

Kryetari Thaçi fillimisht i uroi ambasadorit Zhbogar mirëseardhje dhe i dëshiroi punë të mbarë në ushtrimin e detyrës së tij.

Kryetari Thaçi potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira dhe të besueshme.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjedhjet të parakohshme parlamentare duhet të jenë korrekte, të besueshme dhe demokratike, për ta rikthyer vendin në agjendën e integrimeve euro-atlantike.

Ambasadori Zhbogar në emër të BE-së falënderoi dhe vlerësoi lartë kontributin e z.Thaçi dhe të PDSH-së lidhur me marrëveshjen dhe zhvillimin e proceseve demokratike, si dhe theksoi se Bashkimi Evropian me vëmendje të veçantë do të vazhdojë të ndjek situatën politike në vend, si dhe rrjedhën e përgatitjeve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Kryetari Thaçi e siguroi Ambasadorin Zhbogar se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 02.09.2016

Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadorin Jan Petersen

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Shefin e Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, Ambasadorin Jan Petersen. Temë e bisedës ishte kriza politike në vend si dhe organizimi i proceseve zgjedhore.

Kryetari Thaçi theksoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është edhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme, kurdo qoftë që të mbahen ato.

Kryetari Thaçi gjithashtu potencoi se frikësimet, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve vazhdojnë të ngelin shqetësim kryesor për PDSH-në, sikurse edhe partizimi dhe politizimi i skajshëm i institucioneve. Partia Demokratike Shqiptare në asnjë mënyrë nuk mund të toleroje frikësimin e qytetarëve, aq më pak kur kjo bëhet për qëllime politike – theksoi Thaçi.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 20.05.2016

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e BE-së, Aivo Orav‏

Menduh Thaçi priti në takim lamtumirës euroambasadorin Orav

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Aivo Orav.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si dhe për zhbllokimin e procesit integrues të vendit.

Kryetari Thaçi fillimisht e falënderoi ambasadorin Orav për angazhimin e tij në zgjidhjen e krizës së thellë politike në Maqedoni, si dhe për angazhimet e BE-së lidhur me zhvillimet e proceseve demokratike në vend.

Kryetari Thaçi vlerësoi se krahas sfidave momentale me të cilat ballafaqohet vendi, përkushtimi në agjendën euro-atlantike përmes zbatimit të reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë për vendin.

Kryetari Thaçi potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është edhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme, kurdo qoftë që të mbahen ato.

Kryetari Thaçi gjithashtu theksoi se zgjidhja e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike, si dhe përmbushja e kushteve demokratike për të pasur zgjedhje të besueshme pa marr parasysh se kur do të mbahen ato, ngelin si çështje thelbësore dhe të domosdoshme për Partinë Demokratike Shqiptare.

Teme e bisedës ishte edhe procesi integrues, me ç’rast bashkëbiseduesit u pajtuan se zhbllokimi i procesit integrues hap perspektiven e vendit si dhe forcon sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Ambasadori Orav falënderoi Kryetarin Thaçi për rolin konstruktiv të PDSH-së si dhe për kontributin që e jep në këtë proces, duke shpresuar në vazhdim të dialogut të mirëfilltë dhe në përmbysjen e detyrimeve dhe standardeve të vendosura nga Komisioni Evropian.

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 27.07.2016

Menduh Thaçi realizoi takim me Johanes Hajndëll

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me përfaqësuesin special të Gjermanisë për Maqedoni, Johanes Hajndëll.

Në takim është biseduar për krizën politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për tejkalimin e kësaj situate, si dhe për tema të tjera në interes të përbashkët.

Në takim, Kryetari Thaçi theksoi se shkaktarët e krizës VMRO-BDI vazhdojnë me veprimet e tyre të njëanshme dhe të papërgjegjshme për çështjet të cilat ishin pjesë e bisedimeve dhe për të cilat duheshe të arrihet konsensus në mes të katër partive më të mëdha politike në vend, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të SHBA dhe BE.

Kryetari Thaçi gjithashtu theksoi se për PDSH-në dhe shqiptarët kjo sjellje është e papranueshme, thellon krizën politike dhe ngulfat perspektivën euroatlantike të vendit. Thaçi më tej vlerësoi se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfillte dhe implementimi i zgjidhjeve që dalin nga ky proces me ndërmjetësim dhe garanca të faktorit ndërkombëtarë, me theks të veçantë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike.

Kryetari Thaçi e siguroi Ambasadorin Hajndëll se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit dhe se do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë në Maqedoni.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 20.05.2016

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Italisë, Ernesto Bellelli‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë në Tetovë priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në vend, Ernesto Bellelli.

Kryetari Thaçi dhe Ambasadori Bellelli shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe për integrimet euro-atlantike të vendit.

Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin Belleli me qëndrimet e PDSH-së rreth krizës aktuale dhe situatës së përgjithshme në vend, si dhe me mundësit e daljes nga kjo krizë.

Kryetari Thaçi vlerësoi se përgjegjësia për situatën e rënd në vend dhe bllokimet e proceseve integruese është te Qeveria e Maqedonisë, duke potencuar se shqiptarët e Maqedonisë nuk do të heqin dorë prej rrugës drejt integrimit në Unionin Evropian dhe në NATO dhe se në këtë drejtim Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të komunikojmë me të gjithë faktorët relevant në vend dhe jashtë.

Ambasadori Bellelli theksoi se vendi i tyre përkrah zbatimin e plotë të reformave në vend si dhe vlerësoi lartë përpjekjet e PDSH-së në këtë drejtim, duke shpresuar në vazhdim të dialogut dhe në gjetjen e zgjidhjes sa më shpejt.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 14.07.2016

Menduh Thaçi realizoi takim me delegacionin e MPJ të Holandës

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës. Delegacionin Holandez e kryesonte Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpunimit me Evropën, z.Robert de Groot, të cilin e shoqëronin znj.Suzanne de-Groot dhe z.Martijn Lucassen - Zyrtarë të Lartë të Politikës nga MPJ të Holandës në Drejtorinë e Bashkimit Evropian, si dhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në vend, Wouter Plomp.

Në takim është biseduar për krizën politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për tejkalimin e kësaj situate, si dhe për tema të tjera në interes të përbashkët.

Kryetari Thaçi në takim shpalosi ofertën e PDSH-së për daljen nga kriza politike, si dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik. Në këtë kontekst, Kryetari Thaçi theksoi se krahas sfidave me të cilat ballafaqohet vendi, fokusimi në agjendën euro-atlantike përmes zbatimit dhe realizimit të reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes se Re politike që e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë për vendin.

Në këtë drejtim, Kryetari Thaçi konstatoi se mosmarrëveshjet mes partive maqedonase janë virtuale dhe se problemi real i Maqedonisë janë çështja e emrit si dhe marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht të drejtat e shqiptarëve, andaj pa zgjidhjen e çështjesh së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike i tërë ky proces nuk ka kuptim. Vetëm me një vullnet të fortë politik dhe me një qasje të re mund të tejkalohet kriza aktuale politike, si dhe të zbatohen reformat e nevojshme – theksoi Thaçi.

Kryetari Thaçi i siguroi bashkëbiseduesit se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit dhe se do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë në Maqedoni.

Përfaqësuesit e delegacionit të MPJ të Holandës, theksuan se vendi i tyre përkrah zbatimin e plotë të reformave në vend dhe vlerësuan lartë përpjekjet e PDSH-së në këtë drejtim, si dhe falënderuan Kryetarin Thaçi dhe Partinë Demokratike Shqiptare për konstruktivitetin dhe kontributin për tejkalimin e krizës politike.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 20.05.2016

HomeInfo qendra
Zo2 Framework Settings

Select one of sample color schemes

Google Font

Menu Font
Body Font
Heading Font

Body

Background Color
Text Color
Link Color
Background Image

Top Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Header Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainmenu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Slider Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainframe Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Menu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image
Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image