XXX porn Mobil Porn Teen Porn porn film Porn tube XnXX mature porn  Info qendra
Web Faqja zyrtare e PDSH-se
Has shqiptar

Nga vendi

Raporti i grupit parlamentar të PDSH-së në kongresin e 6-të partiak

I nderuari Kryetarë i Partisë z.Menduh Thaçi,

Të nderuar Delegatë,

Të nderuar Mysafirë,

Puna dhe aktiviteti i Grupit Parlamentar të PDSH-së pas kongresit të 5-të, zhvillohet në dy mandate dhe atë Qershor 2011- Prill 2014 dhe mandati aktual pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 Prillit të këtij viti. Edhe pse në dy mandate, gjatë kësaj periudhe në mes të dy Kongreseve Grupin Parlamentar e ka karakterizuar një kontinuitet në punën dhe angazhimet në Kuvend. 

Grupi parlamentar i PDSH-së pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare  të vitit 2011 ka bërë një punë të kënaqshme për sa i përket përcaktimeve programore si dhe sensibilizimin e opinionit me politikat antishqiptare të koalicionit qeverisës VMRO-BDI.

Deputetët e  PDSH-së në vazhdimësi kanë qenë aktiv dhe më të zëshmit në parlamentin e Republikës së Maqedonisë duke ngritur zërin dhe duke kundërshtuar politikat diskriminuese që gatuhen nga ana e shumicës parlamentare.

Deputetët e grupit parlamentar të PDSH-së me pjesëmarrje aktive arritëm të sensibilizojmë opinionin se BDI-ja ka dështuar që në fillim, kur u bë pjesë e  qeverisë pa asnjë kërkesë dhe pa marrëveshje paraprake. Kështu në vazhdën e debatit për formimin e qeverisë, patëm qartësuar përpara opinionit se premtimet e BDI-së që do të merr kryetarin e parlamentit, ministrinë e punëve të brendshme, ministrinë e financave, apo se do të drejtojnë ndonjërën nga drejtoritë me rendësi si DHP apo Doganat, njërën nga drejtoritë e sigurisë dhe zbulimit, apo kundërzbulimin etj, ishin fjalë boshe dhe mashtrime elektorale tipike për atë garniturë politike dhe jemi dëshmitarë që asnjë nga këto premtime nuk u realizuan, as në 2011, as në 2014, asnjëherë. 

Përdorimi segregues dhe ofendues i gjuhës shqipe si në parlament ashtu edhe në të gjitha institucionet tjera shtetërore, ka qenë në vazhdimësi në fokusin e Grupit parlamentarë. Demaskimi i tërësishëm i tendencave që në kontinuitet, BDI tentonte të paraqet gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, grupi parlamentar i PDSH-së me shembuj konkret, me argumente të fuqishme si dhe me forma të ndryshme të reagimit në seanca plenare, komisione të ndryshme, takime zyrtare, si dhe me forma tjera të komunikimit me opinionit, vlerësojmë që ja arritëm me shumë sukses të sqarojmë se gjuha shqipe jo vetëm që nuk është zyrtare, por përkundrazi me ligjet që propozohen në parlament nga ana e shumicës parlamentare dhe veprimet e Qeverisë akoma më shumë përkufizohet përdorimi i saj. 

Instituti “Pyetje Deputetësh” që aplikohet çdo fund muaj në parlament është mundësi shumë e mirë në duart e opozitës dhe si të tillë Grupi Parlamentar i PDSH-së në vazhdimësi e ka shfrytëzuar  maksimalisht për ti artikuluar përcaktimet bazë të PDSH-së, si dhe për të ngritur probleme të shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët. Dhuna policore, raste të montuara politike, rrahje të fëmijëve rrugëve apo nëpër autobusë, shkatërrim i pronës së shqiptarëve, mospërfillje, ofendime dhe diskriminim të shqiptarëve nëpër institucione të ndryshme shtetërore, mungesë uji, të shkollave, rrugëve, ambulantëve, si dhe probleme tjera të panumërta që i tangojnë shqiptarët, kanë qenë në vazhdimësi në fokusin e aktiviteteve të Grupit parlamentar të PDSH-së. 

Që nga viti 2011, si Grup Parlamentar Deputetët e PDSH marrin pjesë aktive në punimet e kuvendit të RM-së duke qenë edhe anëtarë dhe zëvendës antarë të komisioneve dhe trupave të ndryshëm punues të kuvendit. Ne si grup parlamentar udhëheqim me komisionin e përhershëm anketues për të drejtat e njeriut.

Kemi marrë pjesë aktive në debatet që bëhen për ligje të ndryshme të cilët sillen për miratim në kuvend si propozime të Qeverisë, ku edhe kemi propozuar amendamente për ndryshime dhe plotësime të tyre, gjithmonë konform përcaktimeve programore të PDSH-së. Gjithashtu kemi propozuar ligje  dhe ndryshime ligjesh ku veçojmë propozimin tonë për ndryshimet e ligjit për festat me të cilin kërkuam që 28 Nëntori të shpallet festë zyrtare për shqiptaret në Maqedoni. Përgatitëm dhe parashtruam Informacion në lidhje me nivelin e përdorimit të gjuhës shqipe nëpër institucione të shtetit, me çka me fakte u dëshmua se gjuha shqipe jo që nuk është gjuhë e dytë zyrtare, por se është gjuhë e dorës së dytë dhe se BDI në vitin 2008 me sjelljen e ligjit për gjuhën të cilën e flasin mbi 20% e qytetarëve dhe me ndryshimet e vitit 2011, e pamundësoi aplikimin e amendamentit 5 të kushtetutës! 

Si Grup Parlamentar kemi pasur aktivitet të shtuar  gjithmonë kur në rend dite  nëpër komisione, apo në seanca plenare janë shqyrtuar rebalancët e buxhetit, apo buxhetet e propozuara nga ana e qeverisë.  

Konform përcaktimit tonë programor për ndarje të drejtë dhe proporcionale të buxhetit, ne si Grup parlamentarë kemi hartuar me qindra amendamente me të cilët kemi tentuar që të zbardhim diskriminimin dhe vjedhjen që ju bëhet shqiptarëve me ndarjen e buxhetit. Kemi kërkuar fonde për financim të projekteve në vendbanimet shqiptare, si në: infrastrukturë, shkolla, rrugë, ujë për pije, ambulanta, apo financim të projekteve për kulturën shqiptare. Debatet për buxhetet janë mundësi unike që nëpërmjet shifrave të zbardhet politika e diskriminimit që aplikohet nga ana e qeverisë aktuale. Pikërisht ky demaskim që ju bë BDI-së gjatë miratimit të rebalancit të buxhetit të vitit 2013, solli deri te eskalimi i konfliktit i cili ishte i planifikuar paraprakisht me qëllim heshtjen e opozitës shqiptarë. 

Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive është një trupë kuvendarë i cili në vazhdimësi udhëhiqet nga deputet të BDI-së, ky komitet konform rregullores ligjore ka mundësi që të shqyrtojë raste që kanë të bëjnë me diskriminimin që për çdo ditë ju bëhet shqiptarëve. Dhe pikërisht për këtë, ky Komitet asnjëherë nuk e ka kryer detyrimin ligjor, ku do të shqyrtoheshin problematikat dhe aktualitetet që kanë të bëjnë me shqiptarët. Ne si Grup Parlamentar në ato pak seanca të këtij komiteti kemi arritur që me shumë sukses të debatojmë, dhe të ngrinim çështje dhe probleme të ndryshme në prezencë edhe të përfaqësuesve të ndryshëm ndërkombëtarë. Njëjtë edhe në trupat kuvendorë që mbulojnë politikën e jashtme kemi qenë gjithmonë të vetëm që kemi adresuar shkaqet e ngecjes së proceseve integruese si për anëtarësim në NATO, ashtu edhe në BE. 

Të nderuar delegatë, duke marre parasysh faktin që në kuvend janë të stacionuar një numër i madh i gazetarëve, shpesh press konferencat nga ku i kemi përcjell qëndrimet partiake i kemi realizuar pikërisht nga Kuvendi. Kjo sigurisht, nuk ka nënkuptuar një përcjellje të drejtë nga ana e mediumeve që duke pasur parasysh gjendjen në të cilën janë katandisur, sidomos mediumet në gjuhën shqipe, shpesh jemi bojkotuar, apo është tentuar që porositë tona të transmetohen gabimisht. Mirëpo kjo nuk është lajm, ditëve të fundit jeni dëshmitarë që po vërtetohen konstatimet tona për gjendjen në të cilën gjinden mediumet në gjuhën shqipe.

Ajo që vlen të theksohet është se deputetët e Grupit parlamentarë të PDSH-së gjatë punës dhe aktiviteteve në Kuvend gjithmonë janë udhëhequr nga përcaktimet programore të Partisë.

Ne e falënderojmë Kryetarin tonë që na ka mbështetur pa rezervë dhe na ka udhëzuar për çdo gjë që kemi pasur nevojë gjatë punës tonë në Parlament. 

Falënderojmë edhe sekretariatet dhe shërbimet e partisë që na kanë ndihmuar me informacione dhe analiza. 

Falënderojmë në veçanti strukturën partiake në teren për informatat, sugjerimet, përkrahjen dhe kurajën që na jepni. 

Ju Faleminderit!

Imer Aliu – Koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së

 

 

 

 

Raporti i Kryetarit të këshillit për organizimin e kongresit të 6-të të PDSH-së

Zonja dhe Zotërinj,

Të nderuar delegat,

Më lejoni që në emër tuajin të përshëndesim Kryetarin e PDSH-së z.Menduh Thaçi. Gjithashtu përshëndesim korrin diplomatik dhe gjitha mediumet që i kemi prezent këtu në mesin tonë.

Të nderuar delegat, PDSH pas një rrugëtimi prej 21 vjetësh plot sfida, suksese e goditje, vjen, sot këtu, në këtë kongres të gjashtin të sajë, si asnjëherë më parë e organizuar dhe e konsoliduar,e fortë dhe monolite. Këshilli Organizativ i Kongresit, që në themelim, përpiloj dhe hartoj rregullore pune, si dhe planin aksionar të veprimtarive që do të ndërmerrte. Vendosëm që të bëhet ri-evidentimi dhe anëtarësimi në radhët e PDSH-së, duke respektuar me përpikëri dispozitat statutare. Nga ky proces, në radhët tona sot kemi shumë anëtarësime të reja. Profilin e anëtarit të PDSH-së, sot e dallon me personalitetin dhe vetëdijen e konsoliduar që ata e disponojnë, si dhe stoicizmin dhe këmbëngulësinë ndaj aspiratave të shqiptarëve. PDSH sot numëron 18.164 anëtarë.                                                

Pas këtij aktiviteti Këshilli Organizativ i Kongresit, shpalli zgjedhjet e brendshme partiake. Me prani të anëtarëve të Këshillit Organizativ të Kongresit, kryesitë e degëve kanë organizuar kuvende zgjedhore, në 296 nëndegë, ku shtrihet PDSH.Gjithashtu janë mbajtur 27 kuvende pune në degët e PDSH, edhe atë: Kumanovë, Likovë, Haraçin, Gazibab, Butel, Shuto-orizare , Çair, Saraj, Studenican, Lisi i Madh, Veles, Cashkë, Zhelin, Tercë, Tetovë, Bogovinë, Cellopek, Negotinë , Gostivar, Kërçovë, Dibër, Dollnen, Krushevë, Prespë, Ohër, Manastir dhe Strugë.        

Në organizimin dhe mbykqyrjen e kuvendeve në këto degë kanë marrë pjesë më së paku nga tre anëtarë nga Këshilli Organizativ i Kongresit.                       

Këto zgjedhje të brendshme partiake i ka përcjell një frymë dhe tolerancë vëllazërore, duke ruajtur harmoninë dhe koherencën e strukturave dhe gjeneratave. Synimet për propozime dhe përzgjedhje për organet e partisë, gjithherë kanë qenë të konkurrencës pozitive, për ti zgjedhur kuadrot më të mira, më të përgatitura dhe më të devotshmet që disponon PDSH.        

Në veçanti dua të vlerësoj punën e aktivistëve në degën e Strugës. Pas dezertimit dhe tradhtisë që bënë disa anëtarë në krye me kryetarin e Strugës në zgjedhjet parlamentare, PDSH në këtë qytet u ngjall si Feniksi. Tani më, kjo degë është shumë e organizuar, me kuvende pune që bënë, për ti zgjedhur strukturat e  Rinisë Demokratike Shqiptare, Forumit të Gruas Shqiptare dhe së fundmi kuvendin i degës së Strugës, që u organizua nga Këshilli Organizativ i Kongresit.

Nga këto kuvende të degëve të PDSH-së u zgjodhën delegatë për kongresin e 6-të të PDSH. Prej këtij numri janë delegatë nga FGSH, RDSH, si dhe kongresit i propozohen 105 anëtarë për Kuvendin Qendror të PDSH-së. 

Motra dhe vëllezër,të nderuar delegat, Këshilli Organizativ i Kongresit e kishte menduar që kongresi të mbahej në pranverë të vitit 2015. Por duke e marrë parasysh se situata politiko-ekonomike në mënyrë dramatike po përkeqësohet, kemi bllokim hermetik të proceseve integruese në strukturat euroatlantike, kurse këndej grupi parlamentare i PDSH-së është jashtë Parlamenti. Këto momente e shtynë Këshillin Organizativ të Kongresit, të bëjë analiza të thella dhe detale dhe ai të vendosë që Kongresit  6-të të mbahet më12 Tetor, 2014. Zonja dhe zotërinj , motra dhe vëllezër, të nderuar delegat, zoti kryetar, Më lejoni që me këtë raport pune të Këshillit Organizativ të Kongresit, ti shpalli të hapura punimet e kongresit të 6-të të PDSH-së.

Orhan Ibraimi – Kryetar i këshillit për organizimin e Kongresit

 

 

 

 

Konferencë për shtyp e anëtarit të këshillit për organizimin e kongresit partiak, z.Azem Sadiku

Sot në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare anëtari i këshillit për organizimin e kongresit partiak, z.Azem Sadiku mbajti konferencë për shtyp:

Në emër të këshillit për organizimin e kongresit të 6-të të Partisë Demokratike Shqiptare dëshiroj të informoj opinionin, se jemi duke punuar intensivisht në terren me strukturat e partisë dhe në përputhje me Statutin. 

Javën që lëmë pas janë rrumbullaksuar aktivitetet në këto degë të PDSH-së: Hasan Beg (Shkup), Studenican, Kumanovë, Tetovë, Zhelinë, Saraj, Bogovinë, Bërvenicë-Cellopek, Negotinë-Vrapcisht dhe Forumin e Gruas Shqiptare pranë PDSH-dega Strugë.

Në të gjitha këto degë të partisë, në një frymë të relaksuar, me një angazhim maksimal e procedura demokratike, konform Statutit të partisë, u zgjodhën organet drejtuese nëpër nëndegët dhe degët përkatëse, si dhe u zgjodhën delegatët për kongresin e 6-të të Partisë Demokratike Shqiptare.

Shfrytëzoj rastin që në emër të këshillit për organizimin e kongresit të 6-të t'i falënderoj të gjithë aktivistët e PDSH-së për kontributin dhe angazhimin e tyre, njëherazi strukturave të zgjedhura në këto degë të sipërpërmendura ju dëshirojë shëndet dhe suksese në punë.

Aktiviteti zhvillohet në bazë të asaj dinamike që ne si këshill e kemi paraparë, gjithashtu theksojmë që në ditët në vazhdim do të ju informojmë për aktivitetet e mëtutjeshme.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 22.09.2014

 

 

 

 

Rezoluta e Kongresit të gjashtë të Partisë Demokratike Shqiptare

KONGRESI 6-të i PDSH-së

12 Tetor 2014

REZOLUTA

Proceset transformuese shoqërore-ekonomike të Republikës së Maqedonisë, zhvillohen në kahje të kundërt duke e zhytur vendin në një krizë të thellë me pasoja të rënda duke gjeneruar krizë si në planin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm.

Bllokimi i procesit për integrim në NATO dhe BE, marrëdhënie tejet të tendosura ndëretnike, korrupsioni dhe krimi i organizuar, gjyqësia skajshmërisht e politizuar, kontrolli qeveritar mbi mjetet e informimit, varfëria dhe mos investimet ekonomike, shpërngulja e të rinjve, sidomos atyre shqiptar, si dhe problemet tjera, janë rezultat i qeverisë aktuale VMRO-DPMNE dhe BDI.

Mospasja e vizonit, fryma nacionaliste shtetërore e VMRO-DPMNE-së në njërën anë, e në anën tjetër politikë klienteliste e zhytur thellë në korrupsion e krim të organizuar, të shantazhuar e të nënshtruar tërësisht gjendet udhëheqësia e BDI-së e cila pa program polikë, por me një retorik boshe, duke manipuluar zgjedhjet me tjetërsimin e vullnetit politikë të shqiptarëve, si blerja e votave, kërcënime të natyrave të ndryshme ndaj elektoratit shqiptar, mbajnë peng jo vetëm shtetin, por tash më alarmi vjen si nga qendrat e jashtme të vendosjes, ashtu edhe nga brenda, për trazira të mundshme socialo-politike se tash më Maqedonia është në krizë të thellë.

Të vetëdijshëm për efektet rrënuese të kësaj politike irracionale që i nëpërkëmbë, sidomos interesat e shqiptarëve, Kongresi i 6-të i PDSH-së përmes kësaj Rezolute i autorizon organet e partisë që të angazhohen vendosmërisht në:

•realizmin e programit të PDSH-së e njohur si Marrëveshja e Re, për t’i evituar manipulimet e radhës si dhe për ta garantuar, njëherë e përgjithmonë barazinë e plotë të shqiptarëve në të gjitha segmentet e shtetit dhe të shoqërisë në përgjithësi;

•zbatimin e parimit të ndarjes dhe të autonomisë së pushteteve;

•depolitizimi dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë;

•lufta pa kompromise kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

•respektimin e karakterit laik të shtetit;

•zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, veçmas me Greqinë, duke kërkuar pëlqimin edhe të faktorëve shqiptarë;

•përshpejtimin e aktiviteteve për integrim sa më të lehtë të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE;

•garantimin e pavarësisë së mediumeve elektronike dhe të shkruara;

•nxjerrjen e ligjit të ri elektoral që parandalon manipulimet në zgjedhje;

Duke marrë parasysh faktin se të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë në mënyrë arrogante dhe sistematike janë nëpërkëmbur, PDSH-ja fton qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe atë të Kosovës që në raportet ndërshtetërore të kenë parasysh realitetin e hidhur që është krijuar në Maqedoni, veçmas në periudhën e koalicionit ndërmjet VMRO DPMNE-së dhe BDI-së. Tashmë është bërë e qartë se çështja shqiptare në R. e Maqedonisë, nuk mund të zgjidhet me këshilla dashamirëse, por me pozicionim të qartë lidhur me kërkesat kombëtare dhe me përcaktim të afateve kohore për zbatim e tyre. Vetëm në këtë mënyrë ky shtet mund të funksionojë dhe të krijojë stabilitet në rajon.

 

 

 

 

Dega e PDSH-së Tetovë mbajti kuvend zgjedhor‏

Te shtunën me 20.09.2014 në sallën e Kuvendit Komunal të Tetovës, dega e PDSHsë - Tetovë mbajti kuvend zgjedhor ku për kryetar u zgjodh z.Arben Demiri. Në këtë kuvend u zgjodh edhe kryesia e re e degës si dhe delegatët e kongresit. Kuvendi i degës – Tetovë një zëri për kryetarë të Partisë Demokratike Shqiptare në kongresin e radhës propozoi kryetarin aktual z.Menduh Thaçi.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në fjalimin e tij potencoi:

Faleminderit jam këtu normalisht për të dhënë disa sqarime dhe udhëzime, të mundohem ti shpjegoj këto kinse tensione që janë brenda Partisë Demokratike Shqiptare. Të nderuar,  kështu tensione ka pasur prej vitit 93 dhe ku është qëllimi politik? Sllavët, maqedonasit janë shumë pretenciozë, kur ta marrin rrugën duan të ta marrin edhe oborrin, kur ta marrin oborrin duan të ta marrin edhe shpinë. Ka 13 vite që kanë vendosur në hipotekë partinë e shqiptarëve që është në pushtet BDI-në dhe zotin Ahmeti.  Po ashtu ka 13 vite luftë që ta vendosin nën kontroll edhe opozitën shqiptare, Partinë Demokratike Shqiptare dhe kjo luftë pa ndërpre fitohet me sukses fantastik nga ana e Partisë Demokratike Shqiptare. 

Të gjithë ata që dilnin prej radhëve tona, kinse për reforma, në fakt bënin tradhti, ose kishin frikë prej ballafaqimit me pushtetin. Kjo situatë tani është ende më qesharake se të tjerat situata si Vebi Bexheti që ka bërë 70 vjet dhe me pa fryrësi  del prapë e thotë që jam PDSH, ai ka qenë BDI dhe DR. Unë ju apeloj për qetësi për shkak se nuk e kemi betejën me këta mijë, beteja jonë është me maqedonasit. Cili është qëllimi jonë? Ti bindim shqiptarët e Maqedonisë se nuk ka rrugë tjetër, kjo është rruga që çon drejt fitores, çlirimit dhe lirive të vërteta, rrugët tjera janë manipulim, rrugët tjera janë dështim dhe rrugët tjera janë tradhti. 

Si do ta shpjegonim këtë huxhum kaq të madh ndaj PDSH-së, për arsye se duhet un ta humbi besimin tek ju, ju ta humbni besimin tek un dhe ne gjithë së bashku të themi s’ja vlen të merremi me shqiptarët! S’është e vërtet, ja vlen, ju jeni dëshmitarë se kur para 5 muajve ju gjuajtën PDSH-së që ta likuidojnë unë bashkë me ju, me një mikrofon me 50 euro, 70 mijë shqiptarë madhor i nxorëm ta mbështetin këtë program dhe këtë platformë. Mua tash më thuan gazetar e analist se s’fitoni ju, e ne duhet tu themi jeni tu bërë gabim të madh! çka doni të na bindni se shqiptarët votojnë për bustin e Car Dushanit, e nuk votojnë për PDSH-në, se shqiptarët votojnë për ti rrahur fëmijët e shqiptarëve, për ti gjakos, e nuk votojnë për PDSH-në, se pedagogët e intelektualët, të gjithë, janë pro BDI-së? Jo, janë të trembur në palcë dhe këtu nuk funksionon demokracia, se zgjedhjet që na vijnë prej Kërçove dhe prej zonave tjera me rezultat 18.000 me 250 janë zgjedhje demokratike? Jo!

Puna e palodhshme e kundërshtarëve të çështjes kombëtare ka për qëllim që të bëhemi pre e dirigjimit të politikave të sllavëve, qofshin të VMRO-së apo të LSDM-së, dhe ata më pastaj të manipulojnë në emër të shqiptarëve, se shqiptarët janë ekstremist, radikal islamik, terrorist, e kështu me radhë. Pse i përmendi këto çështje? Shumë shpejtë të gjithë do ta kuptojnë se shyqyr Zotit që është PDSH-ja dhe nuk i len gjërat të shkojnë ende më keq, të degjenerohen, ne jemi në një situatë shumë delikate dhe pra them shyqyr që është kjo strukturë politike që orienton kombin atje ku duhet. 

Cila është situata delikate? Problemi me Ukrainën dhe problemi në lindjen e mesme me ISIS-in. Të gjithë ne bashkërisht si shqiptarë duhet të demonstrojmë palëkundshmëri drejt Unionit Evropian, NATO-s dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E di se dikush do të thotë ky i ka problemet këtu e fol për Amerikën, sinqerisht dëgjoni fjalën, situata është shumë e rrezikshme dhe shumë delikate, neve na plasi një bombë në dorë dhe këta njerëz që atestohen qoftë në Kosovë, Shqipëri, apo këtu, të jeni të sigurt se janë armiqtë numër 1 të myslimanizmit dhe të shqiptarisë, nuk ka shaka, ne nuk duhet të bëhemi pre e romantizmave qesharak edhe te Ali Ahmetit dhe shokëve të tij, se ne e kemi çliruar Kosovën e kemi sjellë demokracinë te shqiptarët dhe në Shqipëri. Po të mos ishin aleatët tonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës, normalisht NATO-ja, Unioni Evropian as në ëndërr nuk do ta shifshim edhe këtë hap pozitiv historik. Mos i dëgjoni ata që flasin se Taip Erdogani paska hamendje në këto përcaktime, jo, është krah për krah me Amerikën në lidhje me këto çështje. 

Nuk ka kuptim orientimi drejt lirisë i shqiptarëve pa partneritetin strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu ju premtoj se do ti rimë pas qafe qeverisë që mos ti keqpërdorë këto çështje. Absolutisht nuk ka dilema, ne jemi 99% mysliman dhe të gjithë ne kemi një qëndrim, secili individ dhe person mund të ketë çfarëdo lloj feje që do dhe mund të lutet dhe të demonstron fenë e vet në çfarëdo mënyre që ai dëshiron, por pa i penguar askujt, pa i bërë dëm askujt. Krejt kjo na mban në atë rrugën e vërtetë, çdo gjë tjetër është fatalitet. 

Këta që para dy ditëve në Shkup shpallën diçka nuk janë njerëz të këqij, ata janë njerëz të mirë,  por manipulohen. Megjithatë ju lutem bashkërisht të vërejmë një mungesë që kishte atë ditë te sheshi i Skëndërbeut, këta që ishin ballë protestave me disa frizura nuk ishin aty, sepse problem, frikë, rrezik. E pra nëse dikush do që Menduh Thaçin dhe PDSH-në ta shtynë në aventura dhe ai ta shtinë kombin e vet në konflikt të armatosur, kur ai komb nuk është gati, unë ju them se këtë tradhti nuk e bëj. 

Kam edhe shumë çështje t’u flas, por shpesh herë e ndjej veten keq kur flas para jush, se ju i keni të qarta vetëm dëshiroj doktorit, Arbenit ti dëshiroj shumë sukses, të ketë shumë shëndet, por jo si Orhani shëndet me atë dorë, nuk bën ashtu. Rasti i deputetit tonë i Orhanit është rasti më i prekshëm, më i dukshëm i miut që e provokon elefantin dhe në këtë aspekt duhet të jemi të kujdesshëm, ska vend për asnjë lloj shqetësimi. Sa herë na kanë bërë huxhum me mjete jopolitike, me mjete të dhunshme, për të na likuiduar. Ka në 1997, 2001, 2008 me mjete jopolitike, po megjithatë me këtë qetësi që kam them se Orhani duheshe ta mbajë veten, por s’mundemi, dunë ta banalizojnë betejën politike, fyejnë dhe shajnë, që ata fyerje nuk i banë kodi shqiptar dhe tradita shqiptare. Orhani reagoi ashtu siç duheshe, megjithatë duhet të kemi bashkërisht qartësinë që tu shpjegojmë njerëzve se nuk kemi ne probleme personale me ata, por probleme politike! Po e përfundoj dhe ju lus sidomos të jeni të qetë dhe të kujdesshëm pa kurrfarë nervoze në këtë betejë disa ditore mes elefantit edhe miut. E pranoj kandidaturën.   

 

 

 

 

 

Kongresi i 6-të i Partisë Demokratike Shqiptare me moton “ecim drejt”

Partia Demokratike Shqiptare të më 12 Tetor, 2014 në Tetovë mbajti kongresin e radhës për zgjedhjen e organeve të reja partiake, ku për Kryetar të partisë u rizgjodh lideri i deritanishëm z.Menduh Thaçi, i cili ka marrë mbështetjen e të gjitha degëve partiake. Në këtë kongres të gjashtë, 677 delegatët pjesëmarrës kanë votuar njëzëri kandidaturën e z.Thaçit për lider partisë.

Në këtë kongres po ashtu janë zgjedhur edhe katër nënkryetarë dhe sekretari gjeneral, kryesia qendrore dhe kuvendi qendror.

Nënkryetarë do të jenë: Valbona Toska, Bardhyl Dauti, Agron Zeqiri dhe Orhan Ibrahimi, kurse sekretar gjeneral Azem Sadiku.

Fjalimi i Kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaci në kongres:

“Në fillim më lejoni të ndaj me ju ndjenjën e parë që përjetova në këtë sallë dhe që besoj e përjetuat edhe ju të gjithë. Është boshllëku i madh në zemrat tona për mungesën e kryetarit të ndjerë zotit Arbën Xhaferi. Na mungon fjala e tij e matur, na mungon mendimi i tij i thellë, na mungon edhe heshtja e tij e urtë. Si trashëgimtarë i një figure poliedrike që nderoi kombin shqiptarë, ndjej krenari për faktin që eci gjurmëve të tij, por njëkohësisht ndjej edhe përgjegjësi të jashtëzakonshme, sepse kur trashëgoni një baba me emër të madh, nuk mund ti lejoni vetes as shmangien më të vogël nga ajo që ju la ai!

U shpreh falënderim dhe mirënjohje degëve që në mënyrë unanime më propozuan për kryetar dhe kështu, krahas mbështetjes shprehën edhe besimin e tyre në përcaktimin tim jetësor për të vënë kauzën tonë mbi të gjitha. E pranova kandidaturën sepse beteja, të cilën e kemi filluar bashkë, është nga ajo beteja që nuk meritojnë të braktisen nga ai që prin!

Kongresi i Gjashtë i Partisë Demokratike Shqiptare, shqiptarët e Maqedonisë i gjen shumë të lodhur nga nënçmimi e mospërfillja, nga mungesa e lirisë dhe e demokracisë, nga varfëria dhe borxhet, nga injorimi i vazhdueshëm i vlerave të tyre kulturore. I gjen të rraskapitur nga pritja për integrim në strukturat euroatlantike. I gjen të zhgënjyer nga premtimet që partia në pushtet nuk i realizoi asnjëherë. Kjo situatë na bën të mendojmë a thua vallë oponenti ynë politik vërtet shpërblehet me vota për gjithë këto të këqija që na i servon në vazhdimësi? Logjika e shëndoshë nuk e pranon këtë, kurse faktet tregojnë se jo të gjithë votuesve të tyre u pëlqejnë politikat që prodhuan këtë gjendje. Faktet tregojnë se mbi votuesin shqiptar para dhe gjatë votimeve janë bërë trysni të mëdha: nga ato më subtilet deri tek ato shumë të vrazhda e përplot shantazhe, kërcënime e mashtrime. Gjatë zgjedhjeve u vërtetua se vota u bë edhe objekt i shitblerjes që gjithashtu paraqet ngulfatje të lirisë gjatë procesit të votimit. 500 denarë ndoshta janë shumë për një të varfër, por ai duhet të vetëdijesohet se me 500 denarë nuk zgjidhet problemi i tij, se ndonjë ditë e kaluar me ato para i sjell katër vite të tjera skamje. Pensionisti duhet ta dijë se për të është më mirë të ketë standard të hipë në autobus kur të ketë nevojë e jo nevojat ti orientojë ditëve kur vozitjen e ka falas. Këto manipulime më së miri e shprehin mungesën e parimit themelor të një shoqërie demokratike.

Si parti më e madhe opozitare, çdoherë në mënyrë institucionale kemi reaguar ashpër ndaj  çdo veprimi që ka qenë dhe që është në dëm të shqiptarëve. Kemi reaguar për abuzimet gjatë zgjedhjeve, kemi reaguar për gënjeshtrat e pafundme rreth integrimit euro-atlantik, kemi reaguar për diskriminim ekonomik që u bëhet shqiptarëve, kemi reaguar për proceset e montuara dhe dënimet deri me burgim të përjetshëm, kemi reaguar për rrahjet brutale, kemi reaguar për shkatërrimin e pronave të shqiptarëve, kemi reaguar për çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, kemi reaguar për nëpërkëmbjen e arsimit dhe të kulturës shqiptare, kemi reaguar për diskriminimin në shëndetësi dhe në aspektin social, kemi reaguar për liritë e mediave, kemi reaguar për lidhjet e reja, shumë domethënëse, me Serbinë, kemi reaguar për miratimin e buxheteve që realizuan projektin Shkupi 2014. Qëndrimet tona janë të njohura botërisht dhe janë konform asaj që i takon pushtetit moral siç është opozita, kurse barra për veprim dhe për përmbushje të pritjeve të shqiptarëve i bie vetëm atij që ka zënë vendin në pushtetin ekzekutiv. Prandaj heqja e paraleles mes PDSH-së dhe atyre, të cilëve shtylla elektronike u duket si kulla e Ajfelit është tepër jokorrekte!

Partia Demokratike Shqiptare, parti që në emërtimin e vet shpreh përcaktimet themelore të saj, atë kombëtar dhe atë demokratik, që nga themelimi e deri në këto ditë në vazhdimësi përjeton goditje nga llojet më të ulëta dhe nga qarqe të llojeve më të ndryshme. Duke e ditur se këto dy përcaktime paraqesin edhe idealin dhe synimin e anëtarësisë së kësaj partie, të gjithë ata që sulmojnë i godasin pikërisht këto dy vlera. Është shumë e vështirë të kontestohet aspekti kombëtar i PDSH-së, prandaj kohëve të fundit sulmet disi më lehtë drejtohen kah shtylla tjetër, po aq e rëndësishme.

Të gjithë ju të nderuar delegatë dhe i gjithë trupi i shëndoshë dhe i paluhatshëm i PDSH-së keni dëshmuar se nuk dyshoni as në përcaktimet kombëtare e as në ato demokratike të kësaj partie dhe ne të gjithë bashkë e dimë fort mirë se rritja dhe zhvillimi i një formacioni politik gjithnjë duhet tu nënshtrohet rregullave të demokracisë. Prandaj anëtarësia e PDSH-së, në mënyrën më demokratike, gjithnjë i ka ndjekur rrugët, procedurat dhe rregullat e vendosura statutare të partisë. Dëshmi për këtë është edhe prezenca juaj në këtë kongres. Keni ardhur të përfaqësoni nëndegët dhe degët nga të gjitha viset ku shtrihet partia. Ju jam mirënjohës për përkushtimin dhe entuziazmin dhe ju siguroj se betejën do ta çojmë deri në fund! Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që kanë në zemër dhe në mendje kauzën tonë të shenjtë. U jam mirënjohës dhe i falënderoj të gjithë ata që me vetëmohim, me përkushtim dhe me dinjitet përfaqësojnë moralin e kësaj partie. E ata jeni ju, janë shumë djem e vajza, burra e gra që veprojnë pa kurrfarë përfitimi material. E di që vetëm njerëzit e sinqertë dhe të ndershëm veprojnë kështu dhe e di që për të gjithë ju shpërblimi më i mirë është mirëqenia e shqiptarëve. Na inkurajon fakti që edhe shumë të rinj dhe të reja u bashkohen radhëve tona për të ndarë me ne aspiratat dhe përpjekjet tona. Ata paraqesin frymën tonë energjike dhe ne i mirëpresim idetë dhe sugjerimet e tyre.

Instalimi i frikës si instrument sundimi na detyron që objektivi ynë i parë të bëhet rikthimi i demokracisë në shoqëri. Oferta jonë politike duhet të arrijë në çdo shtëpi, te çdo shqiptarë dhe me fuqinë e argumenteve të shëndosha të depërtojë në vetëdijen e qytetarit, me qëllim që ai të njohë nga afër synimet dhe zgjidhjet që ofron PDSH-ja. Kështu edhe do të lirohet frika, se kur frika sundon arsyen nuk veprohet në mënyrën racionale.

PDSH-ja ka kapacitet, ne kemi aktivistë dhe përkrahës të brezave të ndryshëm, të cilët me integritetin e tyre njerëzor dhe profesional dinë të punojnë që Platforma jonë të pranohet dhe kuptohet drejt. Nuk duhet të lejojmë që çelësi i zgjidhjes së çështjes shqiptare të mbetet vetëm një ofertë në letër. Ne mundemi dhe ne do ta jetësojmë atë! Na duhet vetëm një mobilizim më i madh!

Me këtë rast dua të përsëris edhe njëherë se PDSH-ja, edhe pse ashtu si edhe të gjitha subjektet e tjera politike hyn në zgjedhje për të fituar dhe për ta marrë pushtetin, nuk ka për qëllim të qenët në pushtet me çdo kusht. Fakti që kur PDSH-ja ka qenë në pushtet shqiptarët kanë pasur më shumë të drejta, kanë qenë më të mbrojtur, më të sigurt, më me ndikim dhe më të kamur është argumenti më i mirë që dëshmon se të qenët në pushtet për PDSH-në do të thotë avancim i të drejtave të shqiptarëve dhe avancim i cilësisë së jetës. PDSH-ja nuk fsheh se në plan të parë ka interesat e shqiptarëve, as faktin se votat i siguron ekskluzivisht(me përjashtime shumë të vogla) nga shqiptarët, as dhe atë që kushti i vetëm për të hyrë në qeveri është realizimi i Platformës së saj. Por, që PDSH-ja të arrijë ta materializojë atë që ofron, i duhet mbështetja konkrete dhe sa më masive. Konsekuenca e PDSH-së në përcaktimet e veta, vendosmëria e saj për të përmbushur aspiratat e shqiptarëve, si dhe vetë veprimtaria ka shtyrë shumë struktura të punojnë për shkatërrimin e PDSH-së. Sulme në vazhdimësi kanë ardhur nga qarqe qoftë jo shqiptare, qoftë shqiptare. Përpjekje për shkatërrim të PDSH-së ka pasur edhe duke instrumentalizuar eksponentë të kësaj partie, të cilët të joshur nga armiqtë e PDSH-së, nuk kanë hezituar ti ngulin thikë në shpinë partisë, së cilës ia kanë pasur borxh të gjitha arritjet personale. Por dështimet e shumta të këtyre orvatjeve dëshmojnë më së miri se, për sa kohë PDSH-ja ecën drejtë, pa dredha e pa lakime, shkatërrimi i PDSH-së është i pamundur!

Zoti qoftë me ne dhe na udhëheqtë përgjithmonë në rrugën e drejtë!

 

 

 

Kuvend zgjedhor i Forumi të Gruas Shqiptare pranë degës së PDSH-së në Strugë

Sot në Strugë mbajti kuvend zgjedhor Forumi i Gruas Shqiptare pranë degës së PDSH-së në Strugë, ku ishte i pranishëm Kryetari i partisë z.Menduh Thaçi si dhe kryetarja e forumit të gruas të PDSh-së, znj.Merale Ferati. Në një atmosferë impozante për kryetare të forumit të gruas në degën e Strugës u zgjodh Astrite Kaba, që me profesion është juriste e diplomuar. Gjithashtu në këtë kuvend u zgjodh edhe kryesia e re e degës të këtij forumi si dhe delegatet për kongresin e partisë.

 

 

 

Kryetari i PDSH-së në takim me Ambasadorin e BE-së, z.Aivo Orav‏

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi sot në zyrat e PDSH-së në Parlament priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z.Aivo Orav.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, z. Aivo Orav i cili ia dorëzoi progres raportin e KE për këtë vit.

Pas takimit shefi i kabinetit të Kryetarit të PDSH-së, njëherë dhe zëdhënësi i PDSH-së, z. Luan Tresi për mediat deklaroi:

"Sot kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, kishte një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian Aivo Orav, i cili kryetarit sot ia dorëzoi progres raportin. Sigurisht se gjatë ditës së sotme pasi që do të bëhet analiza thelbësore e këtij raport progresi, ne do ta japim qëndrimin tonë më të saktë lidhur me raportin.

Kryetari i PDSH-së e përshëndeti progres raportin dhe falënderoi Ambasadorin për rekomandimin e radhës që ia dhanë Maqedonisë, se në qoftë se nuk do të kishte rekomandim të ri, atëherë Maqedonia do të shkonte drejt rënies së lirë. Kryetari gjithashtu e informoi ambasadorin se pas kongresit partiak që e kemi në fund të kësaj jave, organet e partisë do të marrin vendim për kthim në parlamentin e Maqedonisë.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 09.10.2014

 

 

 

 

Dega e PDSH-së në Kumanovë mbajti kuvend zgjedhor

Lidhur me aktivitetet zgjedhore brenda partiake dhe përgatitjet për kongresin partiak të Premten më 19.09.2014 dega e PDSH-së në Kumanovë mbajti kuvend zgjedhor. Në këtë kuvend u zgjodh kryetari i degës, kryesia e degës si dhe lista e delegatëve të kongresit. 

Pasi që kuvendi e votoi Halil Kurtishin për kryetar të degës në Kumanovë, kryetari i posa zgjedhur në emër të kuvendit të degës së PDSH-se në Kumanovë njëzëri e përkrahën kandidaturën e kryetarit z.Menduh Thaçi për kryetar të partisë në kongresin e radhës. 

Punimet e kuvendit i përshëndeti edhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi i cili mes të tjerave në fjalimin e tij potencoi:

Halilit i uroj shumë sukses dhe shëndet, i përshëndes të gjithë delegatët që u zgjodhën, kuvendarët dhe mysafirët, e përshëndes kolegun tim Orhanin. Do të thonë sigurisht se këta në Kumanovë e kandidojnë pse, do tu jepni një shpjegim racional dhe politik, do tu thoni se PDSH-ja vazhdon të luftojë dhe të mbrojë interesin e përgjithshëm kombëtar. Ne nuk i llogarisim interesin e Kumanovës veç, Tetovës veç, Kosovës veç, Shqipërisë veç, e llogarisim si një interes dhe ai interes është interesi kombëtar i shqiptarëve. 

Unë jam shumë i nderuar që ju nga Kumanova po më kandidoni për kryetar partie, nuk kam marr medalje më të fuqishme të nderit se sa kjo kandidaturë që del prej zemrave tuaja. Të dashur miq, të nderuara zonja ju e dini se un nuk kam dëshirë për tu ekspono për pushtet, apo si kryetar partie, un jam i detyruar të flas shumë hapur dhe drejtë. Unë jam prej atyre që nuk e lëshojnë frontin, pa marr parasysh se ka lloj-lloj muhabete ditët e fundit, po e them një ngjarje që e kam dëgjuar në Dukagjin para disa viteve, aktivistët e Ramushit u thoshin njerëzve pse po votoni partinë e Rugovës, se mund të vinë prapë shkijët,  kur është Ramushi aty. Edhe këtu njerëzit tonë shqiptar kur janë në halle dhe derte prapë e kërkojnë mbrojtjen prej PDSH-së dhe ne do ta bëjmë atë mbrojtje, do vendosim një si pendë që të mos mbirje presioni të bëhet shumë i madh te shqiptarët. Megjithatë do tu themi se gjërat janë shumë me logjikë, tash të gjithë për një thonë se shqiptarët në Maqedoni janë shumë në gjendje të dobët, shqiptarët në Maqedoni janë shumë keq, por është deshtë të pritet kjo, se atë ditë kur voton për PDSH-në e dobët dhe PDSH-në në gjendje të keqe duhet ta dish se shqiptarët do të jenë të dobët dhe në gjendje të keqe. Ata thonë: çka me bo shitet vota, ta hapim edhe këtë temë, ta bisedojmë edhe këtë, lufton PDSH-ja me dekada, ka shumë armiq, por nuk janë ata armiqtë e PDSH-së, ata janë armiqtë e çështjes kombëtare, ata janë armiqtë e shqiptarëve të Maqedonisë. Nuk do të ishte normale aspak që me gjithë potencialin që kanë në dorë opozita dhe pozita maqedonase ta luftojnë PDSH-në.  Ata shumë mirë e dinë se kur do të vije aty ku duhet PDSH-ja brenda sekondit do të zgjidhet problemi i shqiptarëve. 

Megjithatë jemi në momente shumë delikate si komb, duhet të bëj apel për një qasje serioze te të gjithë shqiptarët dhe momentet delikatë që po i kalojmë neve na detyrojnë që ne të kemi një qasje racionale në politikën tonë. Duhet të bëjmë apel publik që njerëzit mos të bëhen pre e eksperimenteve të ndryshme, mos bëhen pre e politikave të paqarta ekstremiste, mos të bëhen pre e aventuristëve të ndryshëm se mund të kemi pasoja fatale si komb. Problemi i Ukrainës dhe problemi që del ne lindjen e mesme me ISIS-në janë momente vendimtare që ne të gjithë së bashku ta dëshmojmë përkushtimi tonë drejt NATO-s, Unionit Evropian dhe shtetet e bashkuara të Amerikës. Ka shumë aventurist që dje që dolën në Shkup dhe shpallën diçka, nuk janë  njerëz të këqij, por manipulohen. A e vërejtët se dje kishte një mungesë në atë shpallje, mungonin të gjithë frizurat që dolën ballë protestës dhe e shkatërruan protestën. Protesta ishte e arsyeshme, ishte shumë mirë e organizuar dhe protestoheshe për një çështje shumë të drejtë. U shkatërrua protesta për shkak se njerëzit të njohin, më pastaj aventurist të tillë pa ndërprerë na bëjnë pyetje pse ju nuk fitoni dhe në intervistat e fundit kisha shumë telashe me gazetarët po ju si thoni si do bëhet? Mirë thash, ti a vërtetë donë me më bind se shqiptarët votojnë për bustin e car dushanit kundër PDSH-së, a vërtetë donë me më bind se shqiptarët në Kumanovë dhe në Shkup janë nënshtruar, jo vetëm prej represionit shtetëror, por edhe represionit privat nga ana e maqedonasve, rrahjet e fëmijëve, gjaku që derdhet nëpër rrugët e Shkupit e Kumanovës, dënimet   pa asnjë fakt, pa asnjë argument, votojnë pro këtij pushteti? Është presion i madh, është terror i madh, po dhe ju më shumë se un ballafaqoheni me fjalinë kur vinë e ju thotë dikush: jam me ju, por s’mund të dal në publik se polica e kështu me radhë.   Këtë element nuk e pranoj për shkak se atëherë duhet të pranoj se vetëm PDSH-ja i reziston këtij presioni kaq të madh. Luftë të madhe bëjnë që ti fusin gishtat ta kontrollojnë edhe PDSH-në, sidomos LSDM-ja me disa shqiptarë që ju i njihni shumë mirë.  Kjo është një tentim që duhet urgjentisht të ndërpritet, për shkak se ata duan të kontrollojnë edhe partinë që është në pozitë, por edhe partinë që është në opozitë. por kjo është beteja mes nesh dhe atyre një popull që ju hyn kontroll edhe opozita ai qindra vjet nuk sheh dritë, por për të qenë opozitë dhe për ti duruar të gjitha këto goditje sigurisht se meritor jeni ju dhe unë ju premtoj se ne nuk do të heqim dorë prej këtij përcaktimi. 

Apeli i përgjithshëm le të ngel gjatë këtij kuvendi së bashku ta ruajmë rrugën e vërtet, rruga e vërtet është drejt NATO-s,Unionit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Disa diplomat të rëndësishëm që kam kontaktuar javën e fundit të gjithë janë në pajtueshmëri të plotë me vlerësimet politike të PDSH-së, asgjë nuk funksionon pozitivisht dhe njëri më tha a mund të më thuash një send që funksionon pozitivisht në Maqedoni? Në Maqedoni se di, por për shqiptarët falë Shqiptarisë, falë Zotit, shqiptarët vazhdojnë 99% të jenë të palëkundur drejt Unionit Evropian drejt NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës 

Edhe njëherë faleminderit që më keni nderu dhe unë do të përkujdesem që në asnjë moment këtë nder mos ta keqpërdori, faleminderit shumë. 

 

                        

 

 

 

 

Telegram Urimi‏

Uroj që në këtë ditë feste të Kurban Baramit te të gjithë besimtarët myslimanë të mbizotërojë solidariteti, paqja, toleranca dhe respekti.

Të udhëhequr nga fryma e kësaj feste të bekuar  të vazhdojmë të kultivojmë vlerat tona fetare dhe kombëtare, duke punuar për të ardhmen e familjeve tona dhe kombit tonë.

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të gjithë besimtarët myslimanë iu uroj festën e Kurban Bajramit duke ju dëshiruar shëndet, mirëqenie dhe mbarësi.

 

 

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare

Menduh Thaçi

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për rajonin, z.Peter N. Dju

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve intensive me përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend realizoi takim me përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për rajonin, z.Peter N. Dju.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike,  zhbllokimin e procesit integrues të vendit, marrëdhëniet ndëretnike dhe tema të tjera rajonale. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për të gjetur mënyra për të mbështetur dhe rritur më tej bashkëpunimin rajonal.

Në lidhje me marrëdhëniet dhe tensionet ndëretnike Kryetari Thaçi potencoi se politika e PDSH-së mundohet të paraqet një preventivë në këtë drejtim dhe kjo preventivë është Platforma e re e Partisë Demokratike Shqiptare.  

Në takim Kryetari Thaçi nënvizoi rëndësinë e rrugës drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian pasi që shqiptarët e Maqedonisë dita-ditës po e humbasin durimin, prandaj është e rëndësime të gjendet sa më shpejtë zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë. Integrimi në strukturat euro-atlantike siguron stabilitet dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryetari i PDSH-së, z.Thaçi në ditët në vijim do të vazhdojë takimet dhe konsultat me faktorët relevant në vend dhe rajon.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 18.09.2014

 

 

 

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Italisë, z.Ernesto Bellelli‏

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e Italisë, z. Ernesto Massimino Bellelli

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend, realizoi takim me ambasadorin e Italisë në vend, z.Ernesto Bellelli.

Kryetari Thaçi dhe Ambasadori Bellelli shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale politike në vend, incidentit në Parlament, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe integrimit në NATO dhe BE.

Në lidhje me marrëdhëniet dhe tensionet ndëretnike Kryetari Thaçi potencoi se politika e PDSH-së mundohet të paraqet një preventivë në këtë drejtim dhe kjo preventivë është Platforma e re e Partisë Demokratike Shqiptare.  

Kryetari Thaçi vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin, dhe se faji për bllokimin e procesit integrues është te Qeveria e Maqedonisë. Kryetari Thaçi potencoi se shqiptarët e Maqedonisë nuk heqin dorë prej rrugës drejt integrimit në Unionin Evropian dhe në NATO dhe në këtë drejtim PDSH do të vazhdojë të komunikojmë me të gjithë faktorët relevant në vend dhe jashtë. 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 02.10.2014

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z.Aivo Orav

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z.Aivo Orav.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve intensive me përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, z. Aivo Orav.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, incidentin në Parlament, zhbllokimin e procesit integrues të vendit, marrëdhëniet ndëretnike dhe tema të tjera me karakter politik. Fillimisht Kryetari informoi Ambasadorin për presionet mbi opozitën shqiptare për ta heshtur atë dhe për të miratuar vendime në dëm të popullatës shqiptare.

Sa i përket çështjes së integrimeve Kryetari Thaçi potencoi se shqiptarët e Maqedonisë nuk heqin dorë prej rrugës drejt integrimit në Unionin Evropian dhe në NATO dhe në këtë drejtim PDSH do të vazhdojë të komunikojmë me të gjithë faktorët relevant në vend dhe jashtë. Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin, dhe se faji për bllokimin e procesit integrues është te Qeveria e Maqedonisë.

Në këtë takim Ambasadori Orav në emër të Brukselit zyrtar apeloj te Kryetarit i PDSH-së, z.Menduh Thaçi  që grupi parlamentar i PDSH-së të kthehet në parlament dhe atje ta vazhdojë betejën politike si parti opozitare. 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 18.09.2014

 

100 ditët e BDI-së në qeveri, mjerim dhe përbuzje për shqiptarët

Konferencë për shtyp e zëdhënësit të PDSH-së z. Luan Tresi:

Dje shqiptarët ishin dëshmitarë edhe të një manifestimi të turpit nga ana e BDI-së, për 100 ditë të qeverisë.

Dënime kapitale, burgim deri në vdekje për shqiptarët e akuzuar për rastin "monstra", dënime maksimale për protestuesit, djegie e pronave të shqiptarëve, rrahje e shqiptarëve, diskriminim i përditshëm institucional ndaj shqiptarëve, që paraqet përditshmëri dhe rutinë për qeverinë ku bën pjesë BDI.

Në Samitin e NATO-s, Maqedonia as që u përmend, e lere më të flitet për anëtarësim. Të mos harrojmë që Ali Ahmeti e dha peshqesh gjuhën shqipe për në NATO, sikur shqipja të ishte pengesë për anëtarësim! As NATO, as gjuhë shqipe!

Në këto 100 ditë kishte thellim edhe më shumë të bashkëpunimit me Serbinë me nënshkrimin për finalizim të marrëveshjes, për përfaqësi të përbashkëta diplomatiko-konzulare.

Duke pasur resorin e arsimit nuk mundën ti ndryshojnë as emrat e shkollave, e lere më plotësimin e kërkesave dhe nevojave të arsimit shqip, i cili ndodhet në situatë katastrofale.

Për 100 ditë miratuan një rebalanc antishqiptarë të buxhetit dhe janë në përfundim me miratimin e buxhetit për vitin 2015, i cili është skajshmërisht diskriminues për shqiptarët.

BDI me legjitimitet të vjedhur dhe të blerë, të pa aftë dhe të paditur, të korruptuar dhe të zhytur në hajni, i kanë zhytur në mjerim dhe pa-perspektivë të thellë shqiptarët.

Poshtërimi publik i një eksponenti kryesor të BDI-së me një “selfie” para një komiti maqedonas, përtej budallallëkut të tij flet për pozitën e mjerueshme të BDI-së në këtë Qeveri, ku gjithçka varet nga vullneti i padronit të Ali Ahmetit, Nikolla Gruevski.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 30.09.2014

 

 

 

 

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Kroacisë z.Kramariq

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me ambasadorin e Kroacisë në vend,  z. Zlatko Kramariq

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë realizoi takim me ambasadorin e Kroacisë në vend, z.Zlatko Kramariq. 

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, incidentin në Kuvend, si dhe për zhvillimet rajonale. Gjithashtu temë e diskutimit ishte de-bllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi në ditët në vijim do të vazhdojë takimet me përfaqësuesit diplomatik të akredituar në vend.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 16.09.2014

 

Kongresi i 6-të i Partisë Demokratike Shqiptare mbahet më 12 Tetor, 2014‏

Në mbledhjen e sotme të këshillit për organizimin e kongresit të rregullt të PDSH-së, u soll vendim që kongresi partiak të mbahet më 12 Tetor, 2014 në Tetovë. Pas përfundimit të mbledhjes kryetari i këshillit për organizimin e kongresit, z.Orhan Ibrahimi në prononcimin e tij për media deklaroi:

“Dëshiroj që t’ju informoj se në mbledhjen e sotme konstatuam se punët e këshillit organizativ për përgatitjen e kongresit të gjashtë të rregullt të Partisë Demokratike Shqiptare janë kryer me shumë sukses. Janë mbajtur 280 kuvende nëpër nëndegë ku shtrihet Partia Demokratike Shqiptare, gjithashtu janë mbajt 28 kuvende dege ku janë përzgjedhur kryesitë e degëve dhe kryetarët e degëve. Në këto kuvende është bërë edhe përzgjedhja e delegatëve për kongresin e gjashtë. Në këtë kongres do të marrin pjesë 683 delegatë, prej atyre 150 janë prej forumit të gruas dhe 102 prej forumit rinor të PDSH-së. Njëkohësisht në këtë mbledhje vendosëm që kongresi të mbahet më 12 Tetor  në Tetovë. Vendimin për ta mbajtur më 12 Tetor e sollëm për arsye shumë të mëdha, për shkak aktualitetit politik. Çështja e parë që dua ta theksoj janë ngecjet euroatlantike, e patëm samitin e NATO-s ku Maqedonia su ftua, njëkohësisht dua të theksoj se Partisë Demokratike Shqiptare i duhen organet legjitime që duhet të dalin prej këtij kongresi. Për faktin se në Maqedoni ka një destabilitet të madh politik, ku dita ditës mund të priten edhe zgjedhje të parakohshme, prandaj Partia Demokratike Shqiptare duhet ti ketë organet legjitime për tu përgatitë edhe për sfida të tjera politike. Moment tjetër është edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike Shqiptare, ju e dini se për momentin është jashtë parlamentit dhe i duhet Partisë Demokratike Shqiptare legjitimiteti i organeve funksionale. Këto janë tre arsye që na detyrojnë që ti përshpejtojmë punët për të shkuar drejt kongresit të rregullt të Partisë Demokratike Shqiptare”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 29.09.2014

 

 

 

 

BDI pjesë e integrimit pansllavist!

Sot në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare, z-nja.Sadije Iljazi mbajti konferencë për shtyp:

Dje u nënshkrua marrëveshja për përfaqësim të përbashkët diplomatiko-konzular në mes qeverisë VMRO-BDI dhe asaj Serbe. Në ditën kur Shteti Shqiptar hapi përfaqësinë e parë diplomatike të përbashkët me Kosovën, edhe Qeveria Maqedonisë nënshkroi një marrëveshje të njëjtë, por me Serbinë! 

Atë që e nisën para një viti, dje BDI-ja e vulosi, me çka qytetarët shqiptarë me punë në vendet evropiane dhe tej oqeanike do të detyrohen të presin radhë në sportelet, pas të cilave do të ketë shumë mundësi të qëndrojnë të punësuar diplomatikë të shtetit serb!

Si pasojë e politikës nënshtruese të BDI-së në qeveri, shqiptarët e Maqedonisë përveç që përballen me serbet rrugëve, ku policët serb patrullojnë si pasojë e një marrëveshje tjetër të nënshkruar nga po kjo qeveri, tani do të duhet të përballen me ta edhe në përfaqësitë diplomatike!

Kur vjen puna për bashkëpunimin me Serbinë, BDI-ja thotë që kjo na qenka politikë Skandinave, kurse kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Shqipërinë udhëheq politikë mesjetare të injorimit, nënçmimit dhe bllokimit!

Në situatën kur vetëm para disa ditëve në samitin e NATO-s në Wells, Maqedonia jo që nuk morri ftesë për anëtarësim, por, as që u përmend, apo në pritje të raportit negativ pas disa ditësh nga ana Komisionit Evropian, qeveria e Maqedonisë, si duket, veç më e ka gjetur alternativën - Integrimin Pansllavist!

Dhe...sikur krejt kjo të mos mjaftonte. Dje dy qeveritë u morën vesh edhe për mbledhjen e dytë të përbashkët që këtë radhë do të realizohet në Shkup, pas asaj që para do kohe u realizua në Beograd!

PDSH e dënon ashpër këtë orientim të qeverisë VMRO-BDI që pa asnjë dyshim është selektiv, për sa i përket raporteve me fqinjët dhe vlerëson se kjo politikë është nënçmuese dhe e dëmshme për shqiptarët!

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 16.09.2014

 

Dega e PDSH-së në Strugë mbajti kuvend zgjedhor

Në vazhdën e aktiviteteve partiake lidhur me kongresin e radhës, në një atmosferë punuese dhe impozante, dega e PDSH-së në Strugë mbajti kuvend zgjedhor në të cilin ishte i pranishëm edhe kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi. Kuvendi i degës për kryetar të saj zgjodhi z.Mendi Asani i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se z.Thaçi është  i vetmi nga drejtuesit e partive politike shqiptare që mund ta ndryshojë gjendjen e popullit shqiptar në Maqedoni. Ai shtoi se nuk ka gjyq që mund ta ndalojë në aktivitetin e tij. Gjithashtu në këtë kuvend u zgjodh edhe Kryesia e Degës, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, delegatët për Kongres, si dhe anëtarët të Kuvendit Qendror të partisë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit, z.Orhan Ibrahimi, i cili në fjalimin tij  theksoi:

Më lejoni që edhe unë ta përshëndes kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare 

z.Menduh Thaçi, gëzohem që kryesuesja më prezantoi si kryetar të këshillit për organizim, sepse nëpër shumë kuvende ku kemi lëvizë më kanë përshëndetur si deputet dhe kur kam marrë fjalën më kanë ngatërruar pak, por natyrisht se unë jam edhe deputet i juaji, deputet i Strugës, deputet i Partisë Demokratike Shqiptare. 

Dëshiroj deri tek ju të përcjelli atmosferën e punës të këshillit për organizimin e kongresit.  Ne jemi gati kah përfundimi i kuvendeve të degëve, gjithandej ku thirret Partia Demokratike Shqiptare ka ekzistuar një atmosferë festive nëpër gjitha punët e kuvendeve të degëve, njëjtë sikur këtu që po e shoh sonte këtë punë që e keni bë, e sonte e formalizoni me kuvend të degës. Dua që të nxjerr disa thekse rreth aktualitetit politik, rreth atmosferës politike, rreth rrugës kah ka kaluar Partia Demokratike Shqiptare dhe tani me çfarë sfidohemi dhe me çfarë përballemi ne. Jemi dëshmitarë se para 7-8 muajsh kishim zgjedhje dhe ashtu siç kaluam ato zgjedhje, shumë analisti dhe pseudo-analisti i cilësuan si të suksesshme. Në zgjedhjet e fundit PDSH-ja kishte sloganin “Shqiptarëve u mungon liria”. Në rast se e zbërthejmë pak, e përkthejmë pak këtë slogan, vijmë te përfundimi se me çka është ballafaquar Paria Demokratike Shqiptare, kryesia qendrore, të gjithë strukturat e Partisë Demokratike Shqiptarë, përfshirë edhe juve këtu. Ne pas zgjedhjeve pamë edhe disa protesta që tentuan shqiptarët ti bëjnë. Protestat nga natyra ishin të drejta, por falë involvimit të disa titullarëve që u munduan të manipulojnë me ato protesta, ato protesta u degjeneruan. E nisi prej këtu për arsyen e vetme se i pamë shumë titullar duke u nis prej Ismet Ramadanit, Zijadin Selës, Hysni Shaqirit, Mersel Bilallit, Ramadan Ramadanit, Kim Mehmetit dhe shumë të tjerë të cilët kishin bërë përpjekje marramendëse, e kishin harxhuar energjinë e fundit për t'ia pamundësuar Partisë Demokratike Shqiptare fitoren, gjithë edhe fëmijët e djepit e kanë ditë se si do të përfundojë procesi i montuar, i ashtu quajtur "monstra" më 1 maj të vitit 2012.  Është ditur kur qeveria, BDI-ja ka angazhuar afër 980 forca policore dhe ata ndërhynë në mbi 180 shtëpi, është pritë, sepse kishte edhe pres-konferenca, ata i dënuan në atë pres-konferencë, duke i cilësuar ata si kriminel dhe radikalist islamik. Është jashtë logjikës të shëndoshë mos ta dijë këtë Hisni Shaqiri, që për fatkeqësi unë e kam dhëndër, në vitin 2014 në zgjedhjet e fundit lokale djali i Hisniut ka qenë i dhjeti në listë për deputet në njësinë 2, është alogjikë të mendohet se Zijadin Sela nuk e ka ditë se çka ndodhet me të dhe sot ta shihni në protesta ta ndihmoje paftyrësisht fitoren e BDi-së në njësinë 5 dhe ta shihni në protesta duke rezistuar kundër kësaj qeverie, është e pamoralshme, është hipokrizia e llojit të vet. Të nderuara motra dhe vëllezër unë Zijadinin e kam njohur prej afër, po dua t’ju flas pak se ju e njihni më mirë se unë, por më ka ra rasti në grup parlamentar si kolegë të bashkëveprojmë, të krijojmë raporte shumë të mira njerëzore për afër 2 vite e gjysmë dhe t’ju them të drejtën e kam respektuar, e kam dashur dhe jam mundu ta kuptoj edhe në ato "turbulencat", ndoshta ndonjëherë nuk i kam dhënë të drejtë edhe kryetarit.  Diasa herë e kam takuar edhe në takime të veçanta për të biseduar. Unë kam pasur rastin të përcjelli edhe kuvendin e degës kur u propozuan deputetë, që në kuvendin qendror pastaj bënë përzgjedhjen e listave zgjedhore. Zijau u propozua këtu dhe 14 të tjerë të cilët i morën votat aty, në atë kuvend e pashë un anëtarin e kuvendit qendror, Xhemal Asllani i cili votoi kundër Zija Jonuzit, ndërsa në kuvend qendror mor pjesë komplet delegacioni, delegatët e Strugës, përveç Zijadinit edhe të gjithë delegatët në mënyrë unike, kuvendi qendror votoi për listat zgjedhore, përfshirë edhe Xhemalin. Pas pak ore ne ishim në promovimin e kandidatit bartësit të listës në Ladorisht dhe e shoh un Xhemalin aty dhe i them çka u bo me ty, unë të pash duke votuar kundër? Ai tha: Orhan unë jam PDSH, unë mund të kem diçka me Zijaun, por kuvendi qendror e ka propozuar dhe e kanë votuar. Ndërsa Zijadini na dha një shfaqe krejt tjetër, që na zhgënjeu të gjithëve, edhe mua si shok dhe ia them me shpirt këtë, se nuk e kisha pritur një shfaqe të tillë, pas disa ditëve të marrë ai pres-konferencë dhe të thotë se nuk mbështet vendimet e kryesisë qendrore dhe kuvendit qendror. I harron faktet se po në vitin 2011 i njëjti ishte propozuar në kuvend qendror dhe e dimë formën se si kishte kaluar aty, po edhe si kryetar komune. Unë e mbaj mend takimet e kryetarit me Zijadinin kur kundër-kandidati prej Struge Arben Llabonishta dha dorëheqje prej deputetit dhe Zijadini shfaqte një dilemë të madhe se ishte skeptik shumë që do ti fitojë zgjedhjet në Strugë, tha: çka të bëje pasi kundër-kandidati dha dorëheqje, por unë çka të bëj? Kryetari i tanishëm z.Menduh Thaci i tha: pa dert Zijadin, do të ri mbrapa kryesia qendrore, do të ri unë, ti do të jesh deputet, ne nuk bimë pre e lojërave të ndyta të BDI-së, ti je eksponent, reprezent i PDSH-së dhe mos e baj këtë dert. Do të thotë që ne i kemi qëndruar mbrapa në të gjitha momentet kur ka qenë më rrezik. Po ju them të vërtetën se në atë kohë, në disa çaste të vogla duke e njohtë Zijain kam menduar se ka një solucion më të mirë, tani pas 7 muajve e njoh edhe Zijain, po ju njoh edhe juve këtu që qëndroni shumë stoikisht, karshi idesë dhe karshi Partisë Demokratike Shqiptare, jam i bindur se Zijai ka pasur plotësisht të drejtë dhe është vetë cilësia, pastërtia e Partisë Demokrarike Shqiptare, sepse Zijadini sot na shfaqet edhe në forma tjera ku i zhgënjen edhe qytetarët tjerë. Zijadinin nuk e kemi njohur si njeri i cili zhytet në korrupsion, sepse ai me gojë në parlament thoshte se duhet të luftoni dhe sot e shohim Zijadinin që bashkërisht unë dhe ai kishim nisur me një veturë nga 4-5 mijë euro, të shëtitet me jaguar, ta prishe shtëpinë dhe të ndërtojë shtëpi me 150 mijë euro. Kjo është shfaqja e vërtetë e shpirtit dhe menaxherit Zijadin Sela. Këta 2-3 mijë aktivistë të PDSH-së, vullnetarë të PDSH-së në vitin 2013 përfshirë edhe grupin parlamentarë që ishim në mbrojtje të votave, nuk kishim ardhur  që Zijadinin ta bëjmë kryetar komune, absolutisht të gjithë ne, por edhe ju që jeni këtu përmes Zijadinit donim që të vijnë pak aspiratat e tona, aspiratat e PDSH-së. 

Unë ju përgëzoj juve për punën, për të gjitha përpjekjet që i keni bë, që Partia Demokratike Shqiptare këtu të konsolidohet. Jeni në rrugë të drejtë, unë personalisht edhe 100 jeta tjera ti kem z’do të ndahem, do të jem këtu. Edhe një fjali tua them, në rast se unë marr rrugën njëjtë si Zijadinit, mos më shikoni pas, se atëherë ose më ka hip çallëmi, ose më ka hip dikush në skija dhe dëshiron të më vozisë nëpër lojëra tjera, të poshtra, kundër interesit kombëtar, kundër kauzës të kombit shqiptar. Janë 20 vite përpjekje të PDSH-së dhe të juaja, duke zëvendësuar të gjitha shoqatat profesioniste që ekzistojnë si: shoqata e shkrimtarëve, e artistëve, e historianëve, i dini të gjitha, i zëvendëson me punë Partia Demokratike Shqiptare. Nuk ekziston asnjë shoqatë joqeveritare, punën e këtyre e bën Partia Demokratike Shqiptare dhe ju e bëni, andaj ju lus motra dhe vëllezër kështu siç jemi sonte këtu të gjithë të shpërndahemi nëpër familjet tona, të bisedojmë dhe të bashkëbisedojmë me të gjithë qytetarët, sepse nuk ka tjetër rrugë përveç platformës së Partisë Demokratike Shqiptare. Ka dhënë me qindra shembuj gjatë rrugëtimit të saj PDSH-ja, nuk ka lëshuar pe, asnjë milimetër prej idesë fondamentale, të lirisë së popullit, të lirisë së shqiptarëve! Suksese, ju priftë e mbara.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në fjalimin e tij potencoi:

Kam ardhur shumë shpesh në degën e Strugës, prej para 21 vjetëve deri më sot, gjithmonë me misione politike, por sot misionin e kam moral. I uroj Mendit të ketë shëndetin dhe pastaj bashkërisht ti kemi sukseset, nuk do t’u mundoj me politikë, por do të flas për një çështje morale një përgjegjësi që e kam dhe një sqarim që dua ta jap. Ju kërkoj ndjesë sinqerisht të gjithë juve që u binda para 7 muajve, apo para 1 viti e gjysmë, apo para 3 viteve, që u apelova të votoni për një figurë e cila tash më katërçipërisht është vërtetuar se s’ka asgjë të përbashkët me njerzillëkun me shqiptarinë dhe me Partinë Demokratike Shqiptare. Sinqerisht ju kërkoj ndjesë se kjo është përgjegjësia ime. Pse nuk them se është faji im? Nuk e marr si faj për shkak se un nuk jam as Zot, as profet, që ta di se do të ndodhë tradhtia. Nuk mund ta parashoh këtë, por kur ndodh jam i pamëshirshëm në tradhti, pa marrë parasysh kush është në pyetje, për shkak se unë nuk jam në funksion të askujt individualisht, as të familjes time, as të fëmijëve të mi, e le më të jo njerzillëkut dhe lloj-lloj poshtërsive dhe dhunës që bën kjo figurë mbi qytetarët e Strugës. Sinqerisht nuk e marr si faj, por si përgjegjësi dhe jam i gatshëm ta barti përgjithmonë. 

Unë komunikoj me ju pandërprerë, pa marrë parasysh se s’jam pranë jush. Më kanë ardhur mesazhet tuaja dhe sot po ju jap fjalën se mesazhin që ma dërgoni pa ndërprerë do ta respektoj. Pa ndërprerë më keni dërguar mesazhe mos e përmend më asnjëherë, se ai s’ka kurrfarë vlere dhe unë u premtoj se nuk e përmendi më asnjëherë. Të gjitha tjerat do ti bëjmë bashkë, vlera e vërtetë e kësaj ideje, e Partisë Demokratike Shqiptare siç tha Orhani ngelni ju, ne të tjerët do vijmë dhe do të shkojmë, por në momente të rënda, të nderuara motra dhe të dashur vëllezër, nuk po guxoj as një hap të zmbrapsem, se do ta quajnë dezertim. Ju premtoj se asnjë milimetër nuk do të zmbrapsem, faleminderit.           

 

 

 

Sot në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare kryetari i këshillit për organizimin e kongresit, z.Orhan Ibraimi mbajti konferencë për shtyp:

Në emër të këshillit për organizimin e kongresit të 6-të të Partisë Demokratike Shqiptare, më lejoni të ju njoftoj për punën e deritashme të këtij këshilli.

Gjithandej ku shtrinë veprimtarinë e vet Partia Demokratike Shqiptare vërehet një mobilizim dhe seriozitet nga të gjitha strukturat partiake. Gjatë këtij vikendi me një sukses të plotë u rrumbullaksuan aktivitetet  partiake në disa vendbanime. Evidentimi i anëtarësisë, zgjedhja e kryetarëve të nëndegëve, zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së degëve, si dhe propozime për delegatët e kongresit përfunduan me sukses në degët e Shuto Orizares (Shkup), Krushevës, Manastirit, Resnjës dhe Ohrit.

Vlen të përmendet se atmosfere ka qenë mjaft e relaksuar me prurje të reja dhe në një frymë demokratike në kuadër të strukturave tona.

Në emër të këshillit për organizimin e kongresit të cilin unë e drejtoj, organeve dhe personave të zgjedhur u dëshiroj shëndet dhe suksese në punë. Urroj që kjo atmosferë të bartet edhe në degët tjera ku vepron PDSH. 

Gjatë ditëve në vijim do të kemi një agjendë të ngjeshur të aktiviteteve tona për të cilat opinioni do të jetë i njoftuar.

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 15.09.2014

 

Dega e PDSH-së në Strugë mbajti konferencë për shtyp

Dhjetë mega pyetje për “Reformatorin” Zijadin Sela

Dega e PDSH-së Strugë në konferencën e fundit të mbajtur për shtyp, juve ju parashtroi disa pyetje rreth nepotizmit, pasurimit tuaj të shpejtë, blerjen e një veture luksoze të tipit Jaguar për bashkëshorten tuaj dhe në vend të përgjigjes nga ana juaj morëm përgjigje nga disa mjeranë të cilët kur i kontaktuam vetë na thanë se përgjigjen ua kishit shkruar juve dhe i kishit detyruar ti lexojnë, se në të kundërtën, kuptohet i largonin nga puna. Degës së PDSH-së Strugë kjo nuk i len asnjë përshtypje se më dihen botërisht metodat tuaja, prandaj ne zgjodhëm rrugën tonë dhe pyetjet tona vazhdojnë:

1. Cilat janë raportet tuaja politike dhe financiare me investitorin në hotelin “Izgrev” dhe a lejuat ju të ndërtojë jashtë planit urbanistik për qëllime të tjera?

2. Cili është qëllimi i heqjes apo largimit të kiosqeve dhe a fshihet ndonjë qëllim financiar i juaj dhe i klikës suaj pas këtij aksioni?

3. Kush definitivisht udhëheq me parkingjet në qytetin e Strugës dhe pse ua prishët kontratat shfrytëzuesve të mëparshëm pa asnjë arsye? 

4. Pse lejoni që ndërmarrja publike komunale të marrë hua nga ndërmarrjet private dhe cili është qëllimi i këtyre huave?

5. Pse lejoni mbi 10 vetura zyrtare të komunës dhe ndërmarrjeve publike të përdoren pa asnjë kriter  si vetura private dhe çdo ditë, si edhe vikendeve të merren nëpër shtëpia nga të punësuarit (kurse deri dje e kritikoje paraardhësin tënd për këtë dukuri)?

6. Kur definitivisht do të zgjidhni problemin me deponinë e Strugës, të cilën problematikë e kishit premtim parazgjedhor?

7. Cila ishte arsyeja që ish kryetarin e degës së PDSH-së, z.Lavdërim Elmazi e degradove deri në atë masë sa që e shkarkuat nga kryetari i degës suaj, dhe e larguat nga puna si i punësuar në komunë. Vallë as ky nuk dha  kontribut për fitoren tuaj, apo më meritorët janë familjarët tuaj me të cilët ju dilni në foto.

8. Kur do tua plotësoni premtimet aktivistëve të PDSH-së që i manipulove gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve parlamentare, me çka arrite qëllimin tënd që tradhtia të jetë më e madhe.

9. Kur do ti ndërroni emrat e rrugëve në qytetin e Strugës që të realizoni së paku vetëm një premtim politik para qytetarëve të Strugës. Mos harroni se edhe ky ishte premtim i juaji parazgjedhorë.

10. Cila është arsyeja e kualicionimit politik me VMRO-DPMNE në këshillin komunal, kurse në anën tjetër shani çdo takim të të tjerëve me njerëz të VMRO-së, a nuk është kjo dyfytyrësi politike.

Sipas informacioneve të degës së PDSH-së në Strugë prapa këtyre dhjetë pyetjeve fshihet krim i organizuar, reket dhe varësi politike, të cilat arrihen nëpërmjet politikës klienteliste e cila është e veshur me nepotizëm të skajshëm në administratën e Strugës. Këto përgjigje ja keni borxh opinionit Strugan dhe aktivistëve të PDSH-së, të cilët të sollën në këtë pozitë dhe ti si shpërblim i tradhtove në betejë.

 

Këshilli për informim pranë degës së PDSH-së në Strugë

Strugë, 25.09.20144

 

Ja nepotizmi dhe korrupsioni i Zijadin Selës

Familjarët e Zijadin Selës të punësuar në Komunën e Strugës:

Krenar Lloga – djalë daje,

Astrit Sela – djalë axhe,

Mendi Sela – djalë axhe,

Shpend Lloga – djalë daje,

Flakrim lloga – djalë daje,

Lindim Dervishi – djalë halle,

Lirim Kaba – djalë teze,

Rudina Shaqiri – nuse nipi,

Asllan Istrefi – krushk,

Ilirjana Dauti – nuse e kushëririt,

Naser Iljazi – nip,

Albrim Hoxha – kushërirë,

Blerim Zylalli – nipi i nuses dajës,

Shpresa Kaliqi – vajzë e baxhanakes,

Doruntina Kolonja – mbesë,

Opinioni Strugan dhe më gjerë do të befasohet edhe për punësimet tjera mbi baza të nepotizmit nga ana e kryetarit aktual Zijadin Sela. E ftojmë publikisht këtë personalitet me veshjet e reformatorit ta njoftojë anëtarin e PDSH-së dhe jo vetëm ata se cila ishte arsyeja që ai punësoi edhe 15 anëtarë të BDI-së. Mos vallë ishte arsyeja e tij personale me një bashkëpunim intern me strukturat e BDI-së për qëllimet e tija personale dhe të grupimit që ai kujdeset. pyesim Kryetarin e komunës se cili është burrimi i të ardhurave që ai si kryetar komune për një afat të shkurtë të ndërtojë shtëpi me një vlerë 140.000 mijë euro dhe bashkëshortja e tij të vozitet me një veturë luksoze të tipit “Jaguar” me një vlerë prej 20.000 mijë euro.

Për këto dhe shumë të tjera kërkojmë nga Zijadin Sela si institucion të na informojë më konkretisht.

Shumë qytetar Srugan Ankohen se kryetari i komunës Zijadin Sela me bashkëpunëtorët e tij bëjnë reket prandaj i ftojmë organet kompetente ti hetojnë këto raste dhe ti denoncojnë në organet e drejtësisë.

 

Kryesia e degës PDSH-Strugë

Kryetar, Mendi Asani

Strugë, 13.09.2014

 

 

 

HomeInfo qendra
Zo2 Framework Settings

Select one of sample color schemes

Google Font

Menu Font
Body Font
Heading Font

Body

Background Color
Text Color
Link Color
Background Image

Top Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Header Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainmenu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Slider Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainframe Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Menu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image
Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image