XXX porn Mobil Porn Teen Porn porn film Porn tube XnXX mature porn  Info qendra
Web Faqja zyrtare e PDSH-se
Has shqiptar

Nga vendi

Kryetari i PDSH-së në takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi takoi sot në Shkup Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta.

Pas takimit, Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi në prononcimin e tij për shtyp deklaroi:

“Jo vetëm kënaqësi por është edhe nder për mua sot si udhëheqës i opozitës që takova Kryetarin e parlamentit të Shqipërisë, z.Ilir Meta. Ashtu siç tha Kryetari biseduam për shumë çështje dhe unë e sigurova që PDSH-ja asnjëherë nuk do të jetë problemi, por do të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit. Do të vazhdojmë me një politikë të fortë opozitare, por pa dyshim konstruktive. I thash shqetësimet e mija  për Maqedoninë që është në një proces të bllokimit total të dy çështjeve fondamentale që garantojnë mbijetesën e Maqedonisë, integrimi drejt unionit evropian dhe NATO-s dhe çështje e raporteve ndëretnike, apo realizimit të drejtave kolektive të shqiptarëve. Nuk kam ndonjë shpresë se situata do të mundë të përmirësohet shpejt, por e sigurova kryetarin e parlamentit se PDSH-ja asnjëherë nuk do të bëhet pjesë e aventurave të pakujdesshme, qofshin politike, qofshin të tjera, për shkak se jemi shumë të vetëdijshëm për barrën dhe peshën që e kemi si parti opozitare, për të garantuar një qetësi dhe një stabilitet. Megjithatë bashkërisht ramë dakord që të vazhdojmë komunikimin mes nesh. Shqipëria jep një kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin e Maqedonisë dhe mbështetjen që jep Maqedonisë drejtë procesit integrues. Ramë dakord që të shihemi shumë shpejtë, por në Tiranë sigurisht”. 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 21.01.2015

 

 

 

 

Kryetari i PDSH-së në takim me Ambasadorin e Suedisë, z. Matt Staffansson

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj në vend sot Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, qëndroi në Ambasadën e Suedisë në Shkup me ç’rast realizoi takim me Ambasadorin e Suedisë për rajonin, z.Mat Staffansson.

Në qendër të bisedës ishte situata aktuale politike, procesi integrues, si dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Në këtë takim Kryetari Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike në vend dhe ngecjen e procesion integrues, duke kritikuar politikën virtuale të qeverisë, me të cilën Partia Demokratike Shqiptare nuk pajtohet.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, dhe se në këtë drejtim rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik është me rëndësi të veçantë.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 21.01.2015

Kryetari i PDSH-së në takim me qytetarët e Ladorishtit dhe Koroshishtit‏

Kryetari i PDSH-së të shtunën në mbrëmje qëndroi në Ladorisht dhe Koroshisht të Strugës, në një bashkëbisedim me banorët e kësaj ane.

Kryetari Thaçi fillimisht qëndroi në fshatin Ladorisht dhe më pas në Koroshisht të Strugës, ku mbajti një takim qytetarët që kishin dalë për një bashkëbisedim me Kryetarin.

Gjatë këtij takimi në Ladorisht, Kryetari Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash deklaroi:

“Stema, që doli një ministër shqiptar dhe tha se është stemë shqiptare, është duke i vënë kapak ideologjisë së çmendur të maqedonasve për ta ngritur Maqedoninë si shtet të tyre etnik në shekullin 21. Po ku qëndron problem jonë? Arma me të cilin maqedonasit e përdorin kundër nesh fatkeqësisht edhe para faktorit ndërkombëtar është BDI dhe disa bishta të tjerë, që japin fakte dhe argumente se situate e shqiptarëve është e mirë. Disa bishta të tyre në mes nesh paraqesin një fenomen shumë të rrezikshëm që herë pas here e quajnë veten parti të vogla opozitare. Disa të cilët tentojnë të formojnë parti të reja kur janë me ne shqiptarët thonë jemi shqiptar, ndërsa kur dalin në publik, në program nuk përmendin asnjë fjalë shqiptare. Ka dy elemente të cilat do të duhet ti sqaroj. Elementi i parë është që njeriu prej të cilit kam mësuar politikën zoti Arbër Xhaferri nuk ka të bëj asgjë me dhunë dhe e dyta moshën e kam më të tillë dhe nuk jam më i ri siç u dukem atyre, nuk bëj asi gjërash. Unë po u them edhe një herë hapur, për hir të interesit të përgjithshëm i kaloj të gjitha, sepse po të kisha qen person privat secilit do t’ia kishe treguar vendin. Po sulmojnë atje ku mund ta zhdukin më lehtë këtë parti. Ky i fundit ja nisi diku më poshtë, por këto gjëra përdoren për ta mbuluar fenomenin e keq të tradhtisë”.

Kryetari Thaçi në Ladorisht në fund të takimit një numri të simpatizantëve të PDSH-së u shpërndau libreza anëtarësie, me ç’rast ata u bënë anëtarë të plotë të PDSH-së.

Pas këtij takimi lideri i PDSH-së qëndrojë edhe në fshatin Koroshishtë ku do të realizojë një takim të zgjeruar me banorët e këtij fshati të Strugës.

 

PDSH: Shqiptarët e Tetovës dhe Gostivarit në “Dhoma Gazi”‏

Politika e gabuar e kësaj qeverie VMRO-BDI reflektohet edhe në segmentin më të ndejshëm siç është shëndetësia. Varfëria, mospërkujdesja, neglizhenca gjithë këto janë faktor që në mënyrë direkte apo indirekte ndikojnë në shëndetin e qytetarëve e veçmas te shqiptarët.

Janë shqetësuese rastet dhe shifrat alarmante të sëmurëve nga sëmundjet e ndryshme përfshirë këtu edhe rritjen e numrit të aborteve, jo vetëm ne Tetovë por edhe në vendbanimet tjera ku jetojnë shqiptarët, për të cilën mungon një analize e hollësishme dhe transparencë për faktorët që ndikojnë në paraqitjen e këtyre rasteve.

Si pasojë e kësaj politike të mbrapshtë, gjendja e spitaleve në vendbanimet shqiptare, në veçanti gjendja e spitalit "Klinik të Tetovës" i cili përveç emrit s’ka asgjë të përbashkët me klinikat e mirëfillta.

Gjendja bëhet ende më dramatike në Tetovë, duke pasur parasysh ndotjen e ajrit nga ana e “Jugohromit”. Nga statistikat zyrtare ndotja e ajrit është alarmante ku tejkalohet kufiri i lejuar disa dhjetëra herë.

Për interesa të ndryshme politike, mbase edhe korruptive tolerohet helmimi i banorëve të Tetovës  dhe të pollogut në tërësi. Ndotja e ajrit  me përmasa të tilla shqetësuese shkakton rritjen e dukshme të numrit të sëmurëve nga sëmundjet e traktit respirator, kancerogjene, kardio-vaskulare e kështu me radhë.

Edhe një herë bëjmë thirrje që urgjentisht të merren masa për ndërprerjen e këtij helmimi masiv të shqiptareve në Tetovë dhe rrethinë, që asocojnë në  dhomat e gazit.

Është i dhimbshëm fakti që përgjegjësi direkt për helmimet, është ministri i BDI-së i cili  jo që s’ndërmerr asgjë, por përkundrazi me heshtjen e tij  miraton të njëjtën, gjë që tregon paaftësinë dhe nënshtrimin e tij të plotë, ku si pasojë e këtij vasaliteti helmohen jo vetëm gjeneratat e tashme, por edhe gjeneratat e ardhshme me pasoja të paparashikueshme.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 21.01.2015

 

Kryetari i PDSH-së në takim me banorët e lagjes Serovë të Çairit‏

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi të enjten në mbrëmje qëndroi në lagjen Serovë të Çairit ku realizoi takime me qytetarët dhe aktivistët e PDSH-së, që kishin dalë për një bashkëbisedim me Kryetarin.

Gjatë këtij takimi Kryetari Thaçi në fjalimin e tij theksoi:

“E dini atë ditë me 27 prill jam plotësisht i vetëdijshëm se ju kanë thënë se u dogjëm, tash ju tu thoni se e keni djeg veten, se duket ashiqare se e kanë djeg vete. Çështja e stemës që u propozua nga një ministër shqiptar vetëm është aj kulmi i injorancës, i bashkëpunimit të BDI-së me partitë maqedonase, përfundimisht për ta bërë Maqedoninë shtet etnik të maqedonasve dhe për ti suprimuar shqiptarët. Kemi shumë vështirësi si PDSH, kemi shumë telashe edhe unë edhe ju, por telashet kryesore që e kemi duhet me i thanë popullit tonë drejtë për drejtë, gabim keni votuar me 27 prill, keni votuar gabimisht dhe e ardhmja përpara na shtyn që ta orientojmë votën jo kundër BDI-së, por kundër armës së maqedonasve, sepse arma me të cilën na luftojnë maqedonasit është BDI-ja, për shkak se edhe në opinionin e brendshëm edhe me bashkësinë ndërkombëtare ata thonë, këta e kanë legjitimitetin, i kanë marrë votat dhe kanë krijuar një distancë të madhe të forcës politike dhe ne e llogarisim si përfaqësues real të tuajin. Çështja e tretë, shpesh, sigurisht më shpesh se unë, ballafaqoheni në teren me pyetje se sa punon PDSH-ja, sa vepron, sa është aktive, duhet me u thënë se PDSH-ja zor të madh kishte duke qenë aktive, por ju e zvogëluat, e dobësuat me 27 prill dhe krijuat një raport katastrofal në parlament, 20 me 7. Çështja e katërt besoni se problem kryesor i PDSH-së dhe i shqiptarëve nuk është BDI-ja, por këto që kanë hy në mes BDI-së dhe PDSH-së, që thonë se formojnë parti politike, nuk dua ti përmendi emrat, por kur ti analizosh në fund të gjithë dalin avokatët e BDI-së dhe avokatët e politikës maqedonase. Ne kemi edhe dijetar edhe analist të cilët unë i respektoj, por nuk mund të pajtohemi me vlerësimin e tyre, ky është momentalisht armiku kryesor i çështjes kombëtare, vlerësimi se realizimi i qëllimeve tona varet prej mirësisë së partive maqedonase, është vlerësim tërësisht i gabuar! Vlerësimi se zgjidhjet e problemeve të shqiptarëve ndodhin me procesin e integrimit është tërësisht i gabuar. Normalisht se në kuadër të kësaj politike do të ketë edhe pasoja ende më të rënda, negative dhe ne jemi këtu për tu thënë disa njerëzve që çuditen me stemat, me Car Dushanin dhe nesër do të çuditen kur ministri shqiptar, shumë shpejt, do ta propozojë ligjin, maqedonishten prej klasës së parë dhe duhet tu themi se kur votohet aty jepet forca e vullnetit politik, që ata të marrin vendime në emër tonë. 

Po ju rikthej temës së vjetër, që është edhe sot e re, se nuk guxon Maqedonia të ngrihet si shtet etnik i maqedonasve, ne nuk kemi zgjidhë asnjë problem, 90% e shqiptarëve që jemi më në moshë e njohim perfekt maqedonishten dhe serbishten, por asgjë nuk ka zgjidhë kjo dhe vazhdojnë të na i shkelin të drejtat tona. Krejt ky konfuzion brenda që krijohet ka një qëllim, parandalimi me çdo kusht që PDSH-ja ta ketë mandatin që të flet në emër të interesave shqiptare. Krejt kjo luftë special e ka këtë qëllim, nuk e ka qëllimin te PDSH-ja, por e ka qëllimin që të mos vijë çështja kombëtare në rend dite, ashtu siç duhet. A kemi ne mundësi që këtë situatë ta përmirësojmë? Me vështirësi dhe me shumë mund kemi mundësi, ne duhet tash padyshim të flasim me ata njerëz të cilët me lehtësi e japin votën tu themi se ja dëmet e asaj vote, le të flasim hapur edhe me bashkësinë ndërkombëtare që tha Bekimi pardje se këto gjëra ndodhin me amin-in tuaj, ju kur pajtoheni. Ne kemi shpresa se kjo situatë në të ardhmen do të shkojë përpara dhe kjo është kryesorja, se është tua nxi kohën Gruevski, secilit, edhe atyre që kanë votuar. Tash faktet dhe argumentet bëhen ashiqare, raporti i progresit të komisionit evropian i rekomandoni Maqedonisë negociatë, por çështjet nuk lëvizin përpara. 

Sa dëshirë e madhe për tu paraqitë këtu se opozita shqiptare duhet të jetë me një vinë me opozitën maqedonase me LSDM-në, sa analistë, disa e quajnë veten edhe intelektual i vlerësojnë këto gjëra se varen nga miqësia e partive maqedonase. A mund të më tregojë dikush prej atyre ku dallohen partitë maqedonase: 1. Për çështjen e integrimit të vendit dhe 2. Për raportin me shqiptarët, njëjtë. 

Sigurisht që ne kemi vështirësi një “pseudo-intelektual” si ministri i drejtësisë që merret me histori, që flet për simbolet dhe të gjithëve na nënçmon dhe thotë ky është flamur shqiptar, ky është luani shqiptar dhe ai sillet kështu për shkak se ai edhe shefi i tij Ali Ahmeti kanë harru se si kanë ardhur në atë karke, le të kthehen pak le ti pyesin ata prindër që e kanë zemrën e djegur prej 2001-shit, që i kanë bijtë në vare dhe një pjesë tjetër që i kanë në burgje. 

Kanë harru për shkak se lehtësisht e manipulojnë vullnetin e shqiptarëve dhe tha njëri se a është kjo një program i BDI-së dhe i qeverisë që sa më shumë me i varfërua shqiptarët dhe pastaj me ble votën, po por kjo ka fund dhe eksplodon siç thonë pleqtë maces kur ia mbyll të gjitha dritaret dhe derën dhe s’ka ku shkon më por ne nuk jemi për këtë variant ne vazhdojmë ta kultivojmë variantin politik. 

Fjalët e mija i rrotullojnë mbrapsht, rregullisht merren me këtë që sa më shumë ta dëmtojnë PDSH-në, paskam thënë unë se me 1 deputet do të hymë në qeveri. Po, por jo kështu, kam thënë me 1 deputet hy në qeveri, por nuk është problem i hyrjes në qeveri, problem është kur të hysh në qeveri ti realizosh premtimet, ta realizosh platformën, se hyni Ilir Meta në Shqipëri me 4 deputetë, por e ka Shqipërinë, i ka të zgjidhura problemet etnike, po ja këta me 20 tash a zgjidhën ndonjë problem? 

Cili është dallimi mes kësaj politike që ushtrojnë ata dhe dallimi i politikës se PDSH-së - integrim, vëllazërim bashkim? Ka ra kjo ide, idea e PDSH-së është opozitë etnike. Më lejoni pak ta banalizoj në aspektin financiar që të jetë më e lehtë, dallim është këtu se PDSH-ja pjesëmarrjen në qeveri e kushtëzon me 1 miliard e 200 milion euro në vjet për shqiptarët, për interesin shqiptar, për kulturë, për infrastrukturën, ndërsa këta e kushtëzojnë me një vend pune, me 130-140 euro dhe ai vendi i punës më pastaj 2000 administrator i mban nëpër shpija dhe ne shqiptarët themi super, ai nuk shkon në punë e merr rrogën. Nesër kur do të duam të hymë në unionin evropian, që të gjithë kemi dëshirë të hymë në unionin evropian, atje ka kushte, standard. Për të ardhur në postet drejtuese shkruan se sa vite duhet të kesh përvojë, p.sh në polici për tu bërë komandant policie duhet 5 vite të kesh komandua sektorë, e dinë ata që punojnë në polici, për të qenë krye shef 12 vite, por këto që rinë nëpër shtëpia nuk shkojnë në zyrë që të përsosen profesionalisht, kur do të bëhen udhëheqës”.

 

 

 

 

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Gazmend Aliu

Sot në rend dite janë ndryshimet Kushtetuese të cilat ndryshime nuk aprovohen me një konsensus të gjerë etnik dhe politik, paraqesin në vete edhe një tendencë majorizimi dhe anashkalim të problemeve reale me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Maqedoni.

Të ndryshosh pjesët që kanë të bëjnë me martesat e homoseksualeve, bankën, zonat ndërkombëtare financiare, e të mos preken pjesët që kanë të bëjnë me avancimin kualitativ të drejtave të shqiptareve, është një hipokrizi e llojit të vet.

Z.Ahmeti - Kryetari i BDI-së në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2013  kërkonte president konsensual, kërkonte çka nuk kërkonte, vetëm për ta bërë mashtrimin e radhës dhe tani kur e ka mundësinë për ta bërë  ai hekë dorë ashtu si ka hequr dorë prej shume të drejtave që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Ju kujtohet Alia ç’farë thoshte, citojmë: "Vetëm maqedonasi duhet të jetë Kryeministër, President, Kryetar Parlamenti, funksione me përgjegjësi morale, politike në vend? Pse shqiptarët nuk janë bartës të këtij sovraniteti? Pse shqiptaret nuk janë përgjegjës për këtë shtet? Ne duam të demonstrojmë fuqinë tonë, që ky vend është edhe i yni.", për të vazhduar pastaj me deklaratat nga BDI-së citojmë: "Zgjedhjet e 13 prillit do të jenë zgjedhjet e fundit të drejtpërdrejta presidenciale në Maqedoni. Menjëherë pas zgjedhjeve, BDI-ja edhe formalisht do të nxiste ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit në Kuvend". Pyetje publike: Ku mbeti presidenti konsensual?!

Përveç kësaj për shqiptarët me prioritet janë edhe këto që BDI nuk i përmendë: Ndarjen proporcionale të buxhetit ku shqiptaret duhet te marrin hisen që ju takon, Zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe, Presidenti konsensual, Ligji për Qeverisje ku vendimmarrja duhet të rregullohet me konsensus të plotë etj. Këto ndryshime janë kërkesa reale të shqiptarëve, për këto ndryshime ka nevojë Kushtetuta. Çdo gjë tjetër është joserioze dhe tallje me shqiptaret.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 20.01.2015

 

Kryetari i PDSH-së në takim me banorët e Kumanovës‏

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi të enjten në mbrëmje qëndroi në Kumanovë ku realizoi takime me qytetarët dhe aktivistët e PDSH-së, që kishin dalë për një bashkëbisedim me Kryetarin.

Gjatë këtij takimi Kryetari Thaçi në fjalimin e tij theksoi:

“Ne nuk jemi engjëj dhe të pagabueshëm, por për një send njihemi se ne flasim drejtë, duhet tu thoni juve e zvogëluat PDSH-në, e shtypët. Gjithë ajo votë e padrejtë, unë nuk mund të bëhem hipokrit e të them se populli ka të drejtë kur voton, unë e them atë që e mendoj që është gabuar rëndë me votën që i është dhënë kësaj strukture e cila jo që nuk i përfaqëson shqiptarët, por është bërë armë në duart e maqedonasve, nëpërmjet cilës armë luftohen shqiptarët. Duhet me ua shpjeguar njerëzve se 153 mijë edhe ata që kanë votuar dhe atë mbrëmje kur me gëzim kanë thënë se u dogjën, e keni djeg veten, nuk e keni djeg askënd, keni djegë fëmijët tuaj, perspektivën tuaj dhe gjithë ky mashtrim një pas një kapaku po i vihet me stemën. Çka është problem i stemës? Ajo që lufton PDSH-ja 22 vjet që të mos krijohet shteti etnik i maqedonasve, ajo që lufton 22 PDSH-ja që të thuhet shqiptar, kërkesa etnike, kërkesa kolektive, jo formulime qesharake integrim, bashkim ose diçka. Përveç stemës do të ketë edhe gjëra të tjera më të rënda edhe nuk duhet askush të habitet, e gjithë ajo luftë sistemore e madhe kundër PDSH-së nuk e ka emrin luftë kundër PDSH-së, por e ka emrin luftë kundër idealit dhe idesë shqiptare. Më tha njëri në Gostivar duhet ti bashkosh këto opozitar. Kush janë ata opozitar? Çka e dallon PDSH-në prej gjithë këtij mesi, prej të gjithë këtyre analistëve të cilët sot paraqiten me lloj-lloj struktura të reja? Fjala “besa” në asnjë pikë programore nuk përmendet shqiptari, në asnjë referat nuk përmendet shqiptari, e tash krejt kjo luftë duhet të përfundojë në një relativizëm të palejueshëm mes BDI-së dhe PDSH-së. Të jeni të sigurte ata që thonë se Menduh Thaçi është më i keq se Ali Ahmeti janë 1 mijë herë më të mirë, se sa ata që thonë se janë njëlloj të dy, ata që thonë se PDSH-ja është më e keqe se BDI-ja 1 mije herë janë më të mirë se sa ata që thonë se janë njëlloj, se ai që thotë je më i keq, janë më të këqij, e krejt kjo ka një qëllim që atë idenë kombëtare, kërkesat kolektive të shqiptarëve të fshihen një herë e përgjithmonë. Ministrin e arsimit që është shqiptarë prapë do ta detyrojnë ta ri-propozojë ligjin që e rrëzoi PDSH-ja në gjyq kushtetues që maqedonishtja të mësohet prej në klasë së parë. Krejt këto gjëra ndërpriten vetëm me atë aktivitet të fuqishëm natë e ditë, jo vetëm kohën e zgjedhjeve siç tha Orhani të gjithë me i bindë se ata që kanë menduar se problemin personal e zgjidhin dhe u sos dynjaja- asgjë nuk u sos, pa e zgjidhur problemin kolektiv, të drejtave kolektive, këtu nuk kemi zgjidhur asnjë problem. A kemi ne mundësi të rezistomë? Po kemi, por i pari që e drejton strukturën e reziston pavarësisht prej forcës që e ka, se kur reziston në mënyrë të zhdrejtë me forcën tënde rrezikon që të shkathohesh dhe dëmtohesh krejt. Këto duken se janë fjalë të rënda, por vet jemi dëshmitar të kësaj kohe, jemi dëshmitar të sulmeve të pandërprera drejt PDSH-së për ta eliminuar atë idealin kombëtar që e kanë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, si të gjithë shqiptarët tjerë. Të gjithë ata që japin kritikë për punë e PDSH-së duhet me u thënë të renditem brenda në radhët e PDSH-së që të bëhemi më shumë dhe më të fortë. Pse gjithë ky sulm i madh, gjithçka u bë që të bëhen 20 deputetë, për shkak se duheshe të ndodhte stema, për shkak se BDI-ja duheshe ta ketë mekanizmin e badinterit që të gjitha projektet që i kanë në dorë maqedonasit ti realizojnë me amin-in e këtyre shqiptarëve që janë brenda”.

 

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e BE-së, z.Aivo Orav

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z.Aivo Orav.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë, realizoi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z.Aivo Orav.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, procesin integrues,  marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe tema të tjera me karakter politik.

Kryetari Thaçi në takim potencoi se çështja e cila të gjithëve na shqetëson është mungesa e perspektivës euroatlantike, që është një fenomen brengosës, duke theksuar se faji për bllokimin e procesit integrues është te Qeveria e Maqedonisë. Kryetari më tej theksoi se dështimet në proceset integruese të vendit janë frustuese për qytetarët dhe në këtë drejtim të gjithë jemi të zhgënjyer. 

Në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike Kryetari Thaçi theksoi se PDSH ka ngritur vazhdimisht shqetësimet në këtë drejtim dhe se politika e PDSH-së mundohet të paraqet një preventivë dhe kjo preventivë është Platforma e Partisë Demokratike Shqiptare.  

Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin. PDSH gjatë këtij procesi tejet delikat do të vazhdoj të jetë konstruktive dhe nuk do të bëhet pengesë në asnjë moment, nëse qeveria i qaset me seriozitet premtimeve të veta.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se duhet të rikthehet dialogu i mirëfilltë politik mes forcave kryesore politike, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë për të ardhmen e vendit, por se nga Qeveria e Maqedonisë varet nëse do t’i zbatojë reformat drejt rrugës së integrimeve euroatlantike. 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 16.01.2015

 

Kryetari i PDSH-së në takim me banorët e Tearcës dhe të lagjes sahat në Gostivar

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi të mërkurën në mbrëmje qëndroi në Tearcë dhe në Gostivar, ku realizoi takime me qytetarët dhe aktivistët e PDSH-së. Kryetari Thaçi fillimisht qëndroi në fshatin Tearcë dhe më pas në lagjen sahat të Gostivarit, ku mbajti një takim me aktivistët dhe qytetarët që kishin dalë për një bashkëbisedim me Kryetarin.

Gjatë këtij takimi në Tearcë, Kryetari Thaçi në fjalimin e tij theksoi:

“Ju e dini se ditën e zgjedhjeve ata që thonë se na mundën bënë shumë festë, bile edhe thonë i dogjëm e kështu me radhë, por shihni se menjëherë pas zgjedhjeve ata e kuptojnë se e djegin veten, nuk e djegin as Menduh Thaçin, as udhëheqësin e PDSH-së as vet PDSH-në, por e dëmtuan shumë keq veten. Dje e kisha një takim me komisaren e lartë të OSBE-së për pakicat, i shprehëm qëndrimet dhe pakënaqësitë tona për raport progresi për rekomandimet që e mori Maqedonia, por megjithatë tha, si të duket se aty në raport shkruan se duhet të formohet një komision që ta sheh implementimin e marrëveshjes së Ohrit deri ku ka arrit. Thashë më vjen mirë që i thoni fjalët që i thotë partia jonë që para 10 viteve  se duhet të krijohet një komision dhe të evidentohet, të shihet sa është realizuar Marrëveshja e Ohrit. Prej këtu po dal te kjo e fundit se me i rëndit të djegurat që i pësojnë shqiptarët prej strukturës drejtuese të BDI-së nuk na del as nata, as dita nesër, e as java. Kjo çështje me stemën që ndodhi lloj-lloj njerëz po shoh se dalin dhe japin analiza, edhe një herë duhet ti përkujtojmë se që nga 1993 e deri më sot kjo është e vetmja parti që gjatë gjithë kohës e kupton se çka është projekti i maqedonasve, ngritja e shtetit etnik maqedonas dhe eliminimi i shqiptarëve prej krejt të drejtave kolektive që atyre u takojnë. A do të ndalet ky represion dhe kjo e keqe vetvetiu? Jo, hala ma keq do të bëhet, do ta shihni shumë shpejt, do ta detyrojnë ministrin e arsimit që është i BDI-së ta propozojë ligjin prej klasën e parë prapë edhe njëherë maqedonisht, ky ishte presioni apo sugjerimi që dje ma bënte komisarja e lartë, se duhet edhe ne ta pranojmë. Thashë mund ta pranoj intelektualisht edhe unë, edhe partia ime, s’kemi asgjë kundër maqedonishtes, shumica absolute e dimë, sa më shumë gjuhë të dimë aq më mirë, por nuk e pranojmë në aspektin e drejtësisë, për shkak se bëhet përshkallëzim, qytetarët nuk janë të barabartë para ligjit, njëri detyrohet ta mësojë gjuhën, e tjetri e ka me dëshirë, por tha se megjithatë ju duhet ta mësoni gjuhën, se kështu ndaheni, a duhet të integroheni. I thashë më vjen keq, por do të ti tregoj do fakte shumë frapante që do të bindesh se nuk është kështu. Kroatët, Serbët dhe Boshnjakët e kishin gjuhën e njëjtë, bile përqindje të përzier të martesave 40% dhe konflikti mes tyre ishte fatal për ata popuj, sidomos për boshnjakët. Më pyeti se çka donë të thuash? Thash se konflikti erdhi si dëshirë e çmendur e serbëve për ti mbisunduar popujt tjerë. Edhe mundësia e konfliktit në Maqedoni është si dëshirë e çmendur e maqedonasve për ti mbisunduar shqiptarët. E tash këto fjalë tjera mendoj se nuk ka hapësirë për ti analizuar, se luani është edhe i shqiptarëve. Duhet të konstatojmë bashkërisht se këtë nuk e ka bërë as PPD-ja në 1992 kur ka qenë shumë e dobët. Po pse këta njerëz bëjnë kështu? Për shkak se lehtë vinë deri te vullneti i këtij populli. Ju e dini disa herë e kemi përmend prej atij 500 denari, e deri te kërcënimi me telefon se do të të nxjerr prej pune, përfundimisht, jo që nuk lëshojmë pe, por do të mundohemi ti bindim edhe njerëzit tjerë se nuk i rezistohet kësaj pa organizim të fortë politik, pa opozitë të fortë. Të gjithë e kanë dëshirën e rezistencës, por nuk mund ta bëjnë. E vetmja mënyrë për ta bë rezistencën të qëndrueshme, për të mbri deri të rezultati i vërtetë është organizimi politik dhe përforcimi i opozitës. Opozita e vërtetë është Partia Demokratike Shqiptare, janë këta njerëz të cilët sakrifikojnë prej çështjeve individuale që për të mbrihet deri të çështjet kolektive. A ka shpresa? Po sigurisht, po çka janë këto diskutime që dalin në opinion tash, nuk dua emrat ti përmendi se keqkuptohemi, thonë është kundër atij, kundër këtij, njerëz, media, analist të cilët kanë bërë gjithçka që të vijë deri të humbja e PDSH-së, tash na dalin si shpëtimtarë me formula se kjo situatë ndryshon kështu . Situata e shqiptarëve të Maqedonisë do të ndryshojë në momentin kur vullneti politik i shqiptarëve do të shkojë drejt këtij përcaktimi dhe drejt kësaj platforme. Të gjithë ata që kanë menduar se na kanë djegur neve, se nuk i kemi fituar zgjedhjet, duhet tua zgjatim dorën dhe tu themi  se u dogjët ju, nuk u dogj dikush konkret, por u dogj interesi i shqiptarëve”.

Gjatë takimi në Gostivar, Kryetari Thaçi në fjalimin e tij deklaroi: 

“Ne bashkërisht po i bëjmë disa analiza jo për ne që jemi këtu, por për të fol me njerëzit tjerë të cilët kanë menduar se me rrugë tjera do të arin ti realizojnë qëllimet e tyre individuale, familjare, si shtet dhe si komb. Këto rrugë totalisht kanë dështuar, nëse sot shohim në opinion, në televizion ku thonë, ja ai është kundër meje, kjo është politikë? Nuk jemi kundër njëri tjetrit, janë çështje të ballafaqimit politik dhe kjo çështja e stemës me at luanin e ‘’Shqipërisë’’ nxori në shesh shumë njerëz. Për një pjesë kam shumë respekt të madh se janë dijetar, ata dinë dhe u kujtohet tash se maqedonasit nuk kanë hek dorë prej qëllimit që ta ngritin shtetin etnik të maqedonasve, por pjesa më e madhe e këtyre dijetarëve këto 20 vite na kanë folur për integrim, se edhe partia tjetër e ka emrin integrim, na kanë folur për bashkëpunim, na kanë folur se të drejtat qytetare janë para të drejtave kombëtare. Mirë që pranojnë se kjo është tërësisht e gabuar, stema vetëm reflekton një politikë agresive e maqedonasve, e cila do që të ketë politikë agresive, rezistuese nga ana e shqiptarëve. Jo për të drejtat e qytetarëve, por për të drejtat kolektive kombëtare, shumë prej miqve tonë, kolegëve, vëllezërve që kanë menduar se do e zgjidhin problemin individual, e panë spektaklin mbrëmë në Gostivar edhe në mëngjes, nuk e quaj negative, mirëpo këto fenomene negative dikush i ka stimuluar, dikush i ka ngrit, dikush nuk i ka penguar, dhe më pastaj kur është në dorë ligji i ati tjetrit, ai e bën ligjin ligj e pa ligj, në emër të krimit e godet dikë tjetër, por në aspektin kombëtar, krejt këto lojëra prej te luani i stemës e deri te çështjet më të vogla  vëllezërit tonë shohin se nuk shkon ashtu. Unë jam i vetëdijshëm se nuk është e lehtë, shqiptarët që e mbështesin këtë drejtim çdo ditë ballafaqohen me represion, i nxjerrin prej pune, u bëjnë shtypje të shumta, ndjekje të ndryshme, e kështu me radhë, por ky numër i shqiptarëve dita-ditës po ritet dhe është mirë që ritet dhe besoni se duhet të gjithë së bashku të luftojmë krejt kombin ta bindim se kjo është rruga që na i zgjidh problemet. Ka edhe parti tjera, kjo është demokraci, çdo kush ka të drejtë të formojë parti, të konkurrojë. Besa, po pse ky konfuzion duhet të krijohet te shqiptarët?  Fjala besa, e referati askund nuk përmendet shqiptar, diskutimi askund nuk përmendet shqiptar, krejt insistimi është me i eliminuar idetë, programin, platformën e PDSH-së, dmth ne kërkojmë të drejta qytetare! Atëherë pa hidhnim, pa menduar se dikush dikë e godet, rruga më e mirë është që shqiptarët të bëhen anëtarë të LSDM-së dhe VMRO-së për të drejta qytetare, kur je afër aty shumë lehtë e realizon një të drejtë  individuale. Dje kisha takim me komisaren e lartë të OSBE-së që ka të bëjë me pakicat dhe mora vesh se shumë shpejtë ministri i arsimit që është shqiptar prapë do ta propozoj ligjin që maqedonishtja të mësohet prej klasës së parë dhe detyra e komisares dhe ekipit ishte në një mënyrë shumë intelektuale, të butë dhe moderuar ta binde kryetarin e PDSH-së se edhe PDSH-ja duhet ta përkrahë. Unë i ndajta dy tema, i thashë zonjë intelektualisht dhe unë e përkrahi që shqiptarët ta mësojnë maqedonishten, por edhe maqedonasit ta mësojnë shqipen, për shkaqe të drejtësisë. Nëse ligji i drejtohen vetëm një qytetari me gisht se ti duhet ta mësosh këtë gjuhë i bën qytetarët të pabarabartë. Tha unë mendoj se kjo është e vetmja mënyrë për t’ju integruar juve shqiptarëve dhe maqedonasve për shkak se dita-ditës shkoni drejt ndarjes. I thashë më vjen keq por duhet të jem i sinqertë t’ju them se në ish Jugosllavi kroatët, serbët dhe boshnjakët kishin të njëjtën gjuhë, bile martesat të përziera, por rezultojnë me konflikt fatal, u vranë 300 mijë njerëz. Por pse ndodhi kjo ? Për shkak të dëshirës së çmendur të serbëve për ti mbisunduar popujt tjerë, edhe kjo që ju kërkoni të hyjë në ligj është dëshira e çmendur e maqedonasve për ti mbisunduar shqiptarët, dhe kështu vetëm e shtyjnë pak më tutje aspektin e konfliktit në mes këtyre dy popujve. Ndryshe po të duam që këto dy popuj të jenë të integruar, duhet ti bëjmë qytetarët të barabartë para ligjit. Tha a keni ndonjë propozim? I thash po, ligji të thotë qytetarët obligohen prej klasës parë fillore ti mësojnë gjuhët zyrtare, thotë se gjuha juaj nuk është zyrtare, por në kushtetutë shkruan ashtu, ata që i keni ‘’zgjedhë’’ për t’ju përfaqësuar juve, kështu e komentoj, thashë se gjithmonë kur shkelen marrëveshjet duhet ta keni parasysh se konflikti është në prag, unë nuk e di se çka bëjnë dhe si e komentojnë qeverisjen këta shqiptarët, por e di një histori shumë të shkurtë. Para disa viteve në 2001 kur kemi krijuar kornizën e bisedimeve për Marrëveshjen e Ohrit kemi qenë: ndërmjetësuesi amerikan Perdju, Arbën Xhaferi dhe unë, na ka thënë se prej 5 kërkesave që ju i keni një do ta pranoj dhe kryetari i ndjerë tha: Gjuhë, vetëm kërkesën e gjuhës, normalisht unë atëherë i thashë: Kryetar pse? Kryetari tha: gjuha i federalizon të gjitha gjërat, gjuha e federalizon edhe buxhetin, territorin, të drejtat, edhe përfaqësimin e drejtë, e kështu me radhë dhe më pastaj kjo bisedë u bart në Ohër, prej 13 ditëve, 7 ditë është biseduar për gjuhë, prej 7 ditëve, 5 ditë ka qenë Solana ndërmjetësues në bisedime dhe u vendos që formulimi të jetë gjuhë zyrtare. 

Shqiptarët kanë nevojë për të drejta etnike, e jo për të drejta qytetare. Kur do ta zgjidhim këtë problem atëherë do të shpërbëhet PDSH-ja, le të bëhen plot parti tjera liberale, social-demokrate, e kështu me radhë, por krejt kjo duket shumë e komplikuar për shkak se ka njerëz që më thuan hapur: Kryetar deri kur kështu, dil prej këtu, bëhu funksionar, largohu dhe unë dua të jem i sinqertë, deri sa ti zgjidhi problemet etnike do të jetë kjo situatë dhe duhet të jemi të vetëdijshëm plotësisht. A kemi rrugë tjetër? Nuk kemi sepse përveç asaj që BDI-ja nuk realizon dhe manipulon me premtime, besoj se të gjithë jemi dakord se bisedohet për një paaftësi totale profesionale. Si flet ministri i drejtësisë për heraldik, si i interpreton këto gjëra, për shkak se gjithçka është tollovit, spitali pa ngrohje pa infuzione, arsimi i shkatërruar, infrastruktura e shkatërruar dhe më pastaj kemi një energji manipulative në aspektin e marketingut politik, përqafohemi me një maqedonas ortodoks i cili prej sot është shpall shqiptar ortodoks, kjo nuk është keq, ndoshta është shuar një shqiptar, por këto shqiptarët tjerë që me mija ikin në mungesë të perspektivës, këto si do ti kompensojmë? Jep fakte dhe argument pa ndërpre se në klasat e para fillore para 20 viteve në fshatrat e të shqiptarëve kemi pas nga 3-4 paralele, sot nuk arrijmë të bëjmë një paralele. Nuk funksionojmë, ne nuk i gjykojmë njerëzit të cilët nuk votojnë për ne, mirëpo unë nuk mund të bëhem hipokrit modest e tu them ju keni të drejtë, por u them ju keni gabuar kur keni votuar, patjetër ta them se çdo ditë argumentohet kjo, çdo sekondë, me çdo vendim argumentohet kjo se ka qenë një votim i gabuar. Çdo moment të gjithë e shohim dhe të gjithë të themi shumë keq u bë, a nuk është kjo boll? A mund ne të mobilizohemi? Patjetër, gjithkush që e mendon se duke shkuar në linjë individuale do të zgjidhet problemi jonë besoj se më është moment i fundit ku të gjithë bimë dakord se pa e forcuar organizimin tonë politik, opozitar, etnik nuk duhet të kemi shpresa se situate do të përmirësohet, të gjithë atraksionet që mundohen të plasohen muajt e fundit janë imitacione e të kaluarës”. 

 

 

 

Skandal: BDI stimulon shpërnguljen e Shqiptarëve

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Gazmend Aliu:

“Qeveria VMRO-BDI në vazhdën e politikës anti-shqiptare sot paraqet një rezolutë për migracion.

Ky dokument përveç se është sipërfaqësor ai në thelb stimulon largimin e mëtutjeshëm të shqiptarëve nga trojet e veta etnike. Për shqiptarët shifrat janë alarmante, ku mbas disa të dhënave numri arrin mbi 300 mijë shqiptarë që kanë emigruar.

Faktorët që ndikojnë në shpërnguljen e shqiptarëve janë:

• Mos integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, si pasoj e politikës së mbrapshtë të kësaj Qeverie,

• Diskriminimi i egër në baza etnike,

• Papunësia enorme në vendbanimet shqiptare,

• Mungesa e infrastrukturës elementare në vendbanimet shqiptare, 

• Vetëm 1% investime kapitale në hapësirat shqiptare, 

• Shkatërrimi i arsimit shqip dhe tendenca për maqedonizimin e saj.

Gjithë këto dhe faktorë tjerë ndikojnë që migrimi i shqiptarëve jo që nuk do të ndalet, por do të stimulohet edhe më shumë, dhe se ky dokument nuk paraqet gjë tjetër përveç se një vazhdimësi dhe modifikim i dokumenteve dhe strategjive famëkeqe, që historikisht janë hartuar për shpërnguljen e Shqiptarëve nga trojet e veta etnike siç  janë: projektet të akademisë serbe, çubriloviqit, rankoviqit etj, dhe tash e kemi strategjinë e dyshes: Gruevski-Ahmeti”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 15.01.2015

 

Bekim Fazliu: Nënshtrim i tërësishëm i BDI-së kundrejt VMRO-së

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Bekim Fazliu:

Nënshtrimi i tërësishëm i BDI-së kundrejt VMRO-së këto ditë kulmoi me propozimin për Stemë të re shtetërore nga ana e Ministrisë së drejtësisë, që udhëhiqet nga kuadri i BDI-së, Adnan Jashari.

Me këtë stemë Jo që nuk bëhet de-etnizimi i simboleve shtetërore por ndodh e kundërta, propozohet një simbol partiak dhe tërësisht një etnik për simbol shtetërorë, siç është Stema.

Imponimi i një simboli të tillë sigurisht që nuk kontribuon pozitivisht në një shtet ku përbërja etnike dhe realiteti janë ndryshe nga ajo që paraqet Stema e propozuar nga ana e koalicionit VMRO-BDI. 

Duke pasur parasysh rëndësinë e simboleve shtetërore, Partia Demokratike Shqiptare e ka si përcaktim programorë de-etnizimin e simboleve shtetërore siç janë Stema, Himni dhe Flamuri.(Pika 11. e Marrëveshjes së Re)

Me keqardhje konstatojmë se BDI, si pasojë e 153.000 votave, e ka edhe shumicën e Badenterit e cila gjithashtu nevojitet për miratimin e Stemës së re, dhe ne si PDSH jemi të pafuqishëm që ta pengojmë miratimin e kësaj steme. Zgjedhjet e manipuluara në vazhdimësi nga BDI, me ndihmën e maqedonasve dhe amin e ndërkombëtarëve, solli situatën që të gjitha mekanizmat e vendimmarrjes të jenë në duar të BDI-së dhe nëpërmjet saj, për fat të keq, në duart e maqedonasve, dhe si pasojë e krejt këtij nënshtrimi të BDI-së po finalizohet edhe ky projekt antishqiptarë, i cili do të mbaj vulën e turpit të një strukture të kriminalizuar dhe të korruptuar që e ka emrin BDI. 

Kërkojmë që qeveria VMRO-BDI urgjentisht ta tërheqë nga procedura këtë propozim dhe të hapet dialog të mirëfilltë, me qëllim gjetjen e një zgjidhje për stemën e cila do të përfshi specifikat e kërkesat e dy popujve me të mëdhenj në vend.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 09.12.2014

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin amerikan z.Pol Volers

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin amerikan në vend, z. Pol Volers

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi ka nisur takimet me komunitetin ndërkombëtar për këtë vit të ri me ç’rast sot në selinë e partisë priti në takim pune Ambasadorin amerikan në vend, z. Pol Volers. 

Në qendër të bisedës ishte situata aktuale politike, procesit integrues,  marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe tema të tjera me karakter politik. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për prioritetin kryesor që e kemi siç është integrimi në strukturat euro-atlantike, me çka do të sigurohet një perspektivë më e mirë për vendin dhe rajonin. Në këtë drejtim vlerësuan se rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik në mes të forcave kryesore është me rëndësi të veçantë, veçanërisht për vendet aspirantë në BE dhe NATO, që do të ndikonte në adresimin e drejtë të temave të hapura në vend. 

Në lidhje me marrëdhëniet dhe tensionet ndëretnike Kryetari Thaçi theksoi se PDSH ka ngritur vazhdimisht shqetësimet në këtë drejtim dhe se politika e PDSH-së mundohet të paraqet një preventivë dhe kjo preventivë është Platforma e Partisë Demokratike Shqiptare.  Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se nevojitet një përkujdesje e veçantë për menaxhimin e marrëdhënieve ndëretnike, që paraqesin shtyllën e stabilitetit në vend.

Ambasadori Volers vlerësoi lartë rolin konstruktiv dhe qasjen demokratike të PDSH-së dhe apeloi për unifikim të të gjitha faktorëve drejt rrugës së integrimeve euroatlantike.

Kryetari Thaçi gjatë bisedës theksoi se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë për një dialog të mirëfilltë politik dhe se do të jetë pjesë e një procesi demokratik në vend. 

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim me Ambasadën Amerikane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 09.01.2015

Kryetari i PDSH-së priti në takim përfaqësuesit e DSHM-së

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e diasporës shqiptare Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti përfaqësuesit e Diasporës Shqiptare të Maqedonisë dhe shoqatës MAKOVAL që vepron në Belgjikë.

Veprimtari shqiptar i DSHM-së nga Belgjika, z. Memed Ahmeti, që është edhe kryetar i shoqatës MAKOVAL në Belgjikë, falënderoi Kryetarin e PDSH-së për gatishmërinë për një bashkëpunimi të ngushtë me interes kombëtar.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve aktuale politike në vend dhe bashkëpunimit të mëtutjeshëm me të gjitha forcave të cilat nuk pajtohen me politikën aktuale në vend.

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi në takim ka shprehur qëndrimin se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë betejën e saj politike për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 02.12.2014

 

Press konference e deputetit te PDSH-se, z.Bekim Fazliu:

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike Shqiptare ka hartuar dhe dorzuar në procedurë 32 amandamente për pakon e ligjeve të arsimit, ligje që propozohen nga shumica parlamentare VMRO-BDI.

Me këto amandamente kërkojmë të vëmë në pah dëmin që po i bëhet arsimit prej atij fillor e deri te ai superior.

Arsimi nuk është mundim, është vlerë, është dije,është kulturë. Problemet në arsim zgjidhen vetëm me autonomi të plotë të universiteteve dhe me një shtet ligjor, e jo me suprimim të autonomisë dhe me politizim e aq më tepër jo me kontroll qeveritar. Duhet krijuar sistem kredibil akademik, e jo sistem të seleksionimit politik.

Me zgjidhjen që ofrohet nga ana e qeverisë që në rastin konkret fatkeqsisht përfaqsohet nga një ministër shqiptar, dëmin më të madh do ta pësoj pikërisht arsimi në gjuhën shqipe.

Vlersojmë se me anë të këtyre ligjeve i jepet goditja përfundimtare e arsimit në gjuhën shqipe që është strategji e kahmotshme antishqiptare.

FGSh: Objektiv parësor ka angazhimin në një vijë të realizimit të platformës së PDSH-së

Me një pjesëmarrje madhështore, në një atmosferë mjaft të këndshme dhe komode, Forumi i Gruas Shqiptare pranë PDSH-së –dega në Strugë, dje në ambientin e Hotel “Drim” në Strugë realizoi me sukses aktivitetin kushtuar shëndetit të gruas. Me këtë rast e ftuar ishte edhe Prim.Dr.Flora Doko Lumani, e cila zhvilloi ligjëratën në lidhje me problemet e ndryshme në obstetrikë dhe gjinekologji, si dhe parandalimin e tyre. 

FGSH vendosi që aktivitetin e saj ta orientojë në këtë drejtim, me qëllim për të ngritur vetëdijen te femrat për rëndësinë e vlerës së pakontestueshme jetësore – shëndetit dhe të sjellë më afër njohuri dhe këshilla për ruajtjen dhe përmirësimin e tij.

Këtë aktivitet e nderoi me prezencën e saj edhe Kryetarja e FGSH znj.Merale Ferati, e cila në fjalën e saj përshëndetëse mes tjerash theksoi:

“Ky takim u organizua në suaza të kornizës programore të FGSH-së, që ka për synim vetëdijen dhe emancipimin e gruas, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive që duhet ti gëzojmë, mundësit e barabarta në arsimim, punësim, si dhe avancim në çdo aspekt. Këto takime janë shumë të dobishme dhe të rëndësishme për ti trajtuar çështjet dhe temat që na tangoje dhe na brengosin, e që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, luftën kundër devijimeve shoqërore dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Ne si forum duhet të bëjmë përpjekje maksimale për kujdesin e gruas shqiptare, për shkak se na mungon mbështetja dhe trajtesa institucionale. Në mjekësi funksionon parimi më mirë të parandalojmë se sa të mjekojmë. Fatkeqësisht situata aktuale politike është në një fazë kur duhet “mjekimi”. Jetojmë në një kohë kur gjithçka është e “sëmurë”. Kemi degradim të arsimit shqip, mungesë  të objekteve shkollore për fëmijët shqiptarë si dhe tekste fyese pwr shqiptarët në librat shkollore. Diskriminim në të gjitha aspektet qoftë nga buxheti, qofte nga institucionet. Në këto kushte të vështira nuk duhet ti  lëmë jashtë vëmendjes këto dukuri, por duhet ti përcjellim me kujdes, sepse kemi obligim dhe përgjegjësi për gjeneratat e ardhshme.

Në situatë kur kujdesi institucional mungon, e që është shumë evident, dhe ato që janë me të thirrur dhe nuk e kryejnë punën e vetë angazhimi ynë është i domosdoshëm”.

Të pranishmeve iu drejtua edhe Kryetarja e FGSH – dega Strugë, znj.Astrite Kaba:

“Një femër e shëndetshme është e gatshme si për familjen, ashtu edhe për punën dhe shoqërinë. Është e vërtetë që FGSH ka pasur shumë aktivitete me femrën në fokus. Këto aktivitete jo vetëm që do t’i shumëfishojmë, por do të organizojmë edhe të tilla me të cilat do të prekim tema të reja, mjaft të rëndësishme jo vetëm për femrën, por edhe për gjithçka që e rrethon atë, gjithmonë duke pasur parasysh avancimin e saj në çdo segment”  - tha mes të tjerash Kryetarja e FGSH – dega Strugë, Astrite Kaba, e cila gjithashtu falënderoi edhe Partinë Demokratike Shqiptare për mbështetjen që gjithmonë ia ka dhënë femrës shqiptare në përgjithësi dhe FGSH në veçanti gjatë gjithë rrugëtimit të saj”. 

FGSH - Dega në Strugë, në shenjë falënderimi i ndau doktoreshës Flora Doko Lumani mirënjohje për gatishmërinë e shprehur për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

 

 

 

Konferenca vjetore e Kryetarit te PDSH-se, z.Menduh Thaçi‏

Në vitin e ardhshëm pres përkeqësim të madh të situatës në Maqedoni sidomos për shqiptarët, thellim të mëtejshëm të krizës ekonomike për shqiptarët për shkak se qeveritarët shqiptarë nuk arrijnë që të mbrojnë veten e le më të bëjnë investime për shqiptarët. Çështjen e dytë që e pres është përkeqësimi i mëtejshëm i raporteve ndëretnike sepse kështu kanë dëshirë ta dëgjojnë edhe bashkësia ndërkombëtare, po përkeqësimi i mëtejshëm i aspektit të drejtave politike dhe njerëzore të shqiptarëve.Çështja e tretë poashtu përkeqësim apo përforcim të bllokadës drejt integrimit në NATO dhe në Unionin Evropian, normalisjt në të gjithë këtë situatë të pashpresë egziston një shpresë e vogël se situata mund të përmisohet, e kjo shpresë e vogël e ka emrin bashkësia ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Unioni Evropian. Edhe pse nuk vërej asnjë shenjë se ata do të ndërhyjnë në Maqedoni për të përmirsuar situatën për shkak se po bëj një krahasim po ta marim Shqipërinë do të pajtohemi të gjithë se bashkesia ndërkombëtare ndërhyri dhe krizën politike e zgjodhi, e ktheu opozitën në parlament.

Për partinë demokratike shqiptare ky vit ishte një ndër vitet më të rënda dhe më të vështira, falë juve dhe aktivistëve të fuqishëm që i kemi çdokund ku i kemi shqiptarët ne jo që mbijetuam por u përforcuam, pres në vitin e ardhshëm kjo parti të forcohet shumë të bëhet partia më e madhe e shqiptarëve, jo pres por jam i sigurtë dhe ju premtoj se do të di ta drejtoj këtë parti të fortë drejt realizimit të qëllimeve të shqiptarëve të Maqedonisë. Edhe një herë shëndet se fjalën tjetër nuk mund ta them se do të isha dyftyrsh, hipokrit.

 

 

 

Banorët e Llabunishtës në bashkëbisedim me Kryetarin e PDSH-së z.Menduh Thaçi

Me ftesë të banorëve të Llabunishtës të Shtunën në mbrëmje Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaci vizitoi këtë fshat të Strugës ku bashkëbisedoi me banorët e kësaj ane.

Banorët e Llabunishtës të shqetësuar me rrjedhën e jetës shoqërore dhe politike në vend, si dhe të zhgënjyer nga partia në pushtet dhe nga pushteti lokal, ftuan Kryetarin e PDSH-së z.Menduh Thaçi për bashkëbisedim, me ç’rast fuqimisht i dhënë mbështetje të plotë PDSH-së dhe programit të saj partiak.  

Kryetari në një atmosfera shumë miqësore bashkëbisedoi me banorët e Llabunishtës, duke i mbështetur në kërkesat e tyre për një mirëqenie më të mirë. Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi para të pranishmëve mes tjerash deklaroi se ka ardhur koha që të gjithë të bashkohemi kundër kësaj politike antishqiptare dhe anti-myslimane që po zbatohet në Maqedoni. Thaçi, theksoi se PDSH nuk ka asgjë kundër etnitetet tjera, por se PDSH kërkon që të njëjtit të respektojnë etnitetin, fenë dhe kulturën e shqiptarëve. Më tej Kryetari Thaçi potencoi për PDSH-në janë shumë të rëndësishme të drejtat kolektive të shqiptarëve dhe jo interesat personale të disa individëve të cilët janë ulur në karrige dhe se shqiptarët do të jenë të barabartë në këtë shtet në momentin kur do të kenë qasje të njëjtë në buxhetin e shtetit.

 

 

Rinia Demokratike Shqiptare mbajti konferencë vjetore të 11-të me radhë‏

Në konferencën madhështore e cila u organizua në Pallatin e Kulturës në qytetin e Strugës, Rinia Demokratike Shqiptare mbajti Konferencën vjetore, të 11-të me radhë. Në prani të 495 delegatëve të rinisë, Kryesisë Qendrore të PDSH-së dhe më shumë se dy mijë të rinjve të pranishëm në Pallat, vijuan punimet e Konferencës Vjetore, me ç’rast u rifreskuan strukturat drejtuese dhe u zgjodh kryetari i Rinisë Demokratike Shqiptare.

Konferencën e hapi Kryetari i RDSH-së së Strugës, z.Meriton Vinca, i cili theksoi domosdoshmërinë e ndryshimit të madh që duhet të ndodh në funksion të ndarjes njëherë e përgjithmonë nga politika që rrezikon të ardhmen e Rinisë dhe kombit. 

Pas punimeve të zhvilluara, 495 delegatët e pranishëm në Konferencë për kryetar të RDSH-së e ri-zgjodhën z.Muhamet Rustemi. Në vazhdim të Konferencës, u zgjodhën edhe kryesia e ngushtë, kryesia qendrore dhe kuvendi qendror i RDSH-së.   

Në fjalimin e tij përpara të pranishmëve, Kryetari i rizgjedhur, z.Muhamet Rustemi u falënderuar për besimin e dhënë, duke përcjellë vizionin e tij për drejtimin e RDSH-së dhe duke theksuar shqetësimet e bashkëmoshatarëve të tij dhe problemet me të cilat ballafaqohet sot i riu shqiptar në Maqedoni. Ai më tej theksoi se ka ardhur koha për ndryshimin e madh dhe këtë mision më së miri do ta kryej rina shqiptare duke e kritikuar fortë politikën e përkuljes që po e bënë partia tjetër shqiptare.”Ne jemi shumë afër shpartallosjes së kësaj qeverisje pa moral dhe pa vision. Tani në plotë kuptimin e fjalës i them atyre se shqiptarët e kanë kuptuar politikën e tyre të përkuljes dhe tashmë rina shqiptare e ka kuptuar se është një kohë tjetër”.

Rininë Demokratike Shqiptare e nderoi me prezencën e tij edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, i cili në fjalimin e tij deklaroi:

“Edhe një herë u vërtetua sot në Strugë se të gjitha mashtrimet siç janë integrimet, vëllazërim-bashkimet, komunitetet, që tha dikush se ne jemi komunitet, nuk pinë ujë. Ne jemi pjesë e kombit shqiptar dhe këtu jetojnë afërsisht 1 milion shqiptarë, të cilët vazhdojnë të kenë kërkesa kolektive. Ne duam hisen tonë, ky shtet nuk do të jetë funksional dhe nuk ka ardhmëri as me politikën e Ali Ahmetit, e as me politikën e Gruevskit. Ky shtet ardhmërinë do të ketë atëherë kur definitivisht duhet të pranohet kërkesa, platforma dhe programi i Partisë Demokratike Shqiptare. Nuk mundet një popull me 1 milion të trajtohet si një pakicë ekstreme, nuk mundet një populli me 1 milion mos ti ofrohet as 1% i buxhetit të shtetit, nuk mundet një popull 1 milionësh ta trajtojnë maqedonasit me shtypje, përkulje dhe nënçmim. I patë figurat para 2-3 ditëve që kishin dalë të manifestojnë në “Aleksandar Palace” me kokat poshtë të gjithë, e kanë të qartë se kanë dështuar, por pamë bashkërisht edhe mashtrimin e rri, tha ai këtu do të ndodhë Ukraina! Po, por kush është Janukovici? Kush është ai që erdhi dhe grabiti me dhunë pushtetin? Kush është ai i cili në politikën e vetë ka me qindra vare dhe sot del dhe na thotë se stema është marrëveshje mes tij dhe partnerit të koalicionit. Mund të bëni më mijëra marrëveshje, por ato nuk do të funksionojnë, ato marrëveshje nuk i pranon Partia Demokratike Shqiptare. Marrëveshjen që ne e ofrojmë është marrëveshja e paqes, stabilitetit, harmonisë në Maqedoni dhe integrimit sa më të shpejtë në strukturat euroatlantike. Ne jemi sot gati që të futemi në një betejë të vërtetë për ta rifituar legjitimitetin e popullit shqiptar, megjithatë mos të mendojnë se jemi të marrë, të gjithë ato vota që u morën me dhunë, më kërcënim, të gjitha ato rezultate që u nxorën me trembje dhe fiksim, 0 për PDSH-në dhe 900 për BDI-në e kanë këtë efekt dhe e kanë këtë politikë. Unë sot në emër tuaj do tu drejtohem hapur popullit tonë, do tu themi se vota është çështje hyjnore, nuk është çështje letre, të gjithë ata që kanë votuar për BDI-në dhe për z.Ali Ahmeti janë bërë pishman, por kjo vëllezër dhe motra nuk është boll, duhet të gjithë të bashkohemi, të angazhoheni ti bashkoheni kësaj platforme dhe definitivisht ta realizojmë qëllimin tonë. U bënë gati 23-24 vite që na mashtruan me emra dhe thirrma të ndryshme partie PPD, PRD, MRD, IRD, BDI, fatkeqësisht nuk e kuptojnë se të gjithë punojnë për ta eliminuar PDSH-në. Gabim! Të gjithë punojnë për ta eliminuar çështjen kombëtare, të gjithë punojnë për ta eliminuar çështjen shqiptare prej këtu. Apeli i vërtetë i joni nga kjo konferencë është se vetëm kjo është rruga e drejtë”. 

Faleminderit rinisë, faleminderit Strugës, suksese!

 

 

 

PDSH organizoi koktej për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit‏

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Partia Demokratike Shqiptare të Enjten në mbrëmje organizoi koktej në lokalin Albis në Gostivar. 

Me këtë rast të pranishmëve iu drejtuar edhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi:

Falemderit, është një rast shumë i mirë, festa e flamurit që bashkërisht të përkujtojmë seriozitetin e organizimit të Partisë Demokratike Shqiptare. Vazhdojmë me shumë këmbëngulje por në të njëjtën kohë me shumë vështirësi që të  jemi të vetmit që e kultivojmë idenë shqiptare, flamurin shqiptar dhe i kërkojmë të drejtat kolektive për shqiptarët.

Eshtë edhë një fatkeqësi, përshkak se gjatë historisë na kanë përcjellë shumë momente romantike dhe folklorike dhe kur ka shumë romantizëm dhe folklore e vërteta nuk del në shesh. Poashtu edhe në raportet mes njerëzve kur ia bëjmë qejfin shumë njëri tjetrit ta dini se nuk e flasim të vërtetën. 

Festat e shqiptarëve shpesh herë nuk bëhen ashtu siç duhet. Ju e dini qëndrimin tonë të partisë tonë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë , ku ne dolëm me një qëndrim ndryshe prej të tjerëve ,thamë shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë arsye që ta festojnë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ,se ai 100 vjetor falë Zotit dhe patriotëve është i pazëvendësueshëm  për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri por për shqiptarët e Maqedonisë dhe ata që ngelën në ish Jugosllavi u bë 100 vjetori i golgotave, vujtjeve, mjerimit, poshtërsimit, vrasjeve e kështu me radhë. 

Ne do të vazhdojmë ta festojmë ditën e flamurit dhe do të vazhdojmë   ti përkujtojmë të gjithë që mendojnë se duhet ta festojmë dhe pavarësinë e Shqipërisë fatmirësisht tash më Kosova jo, dhe shqiptarët e Kosovës por shqiptarët e Maqedonisë vazhdojnë të gjenden në një situatë të rrobërisë. Mendoj se edhe vështirësitë që i ka Partia Demokratike Shqiptare para vetes kanë të bëjnë me këtë mentalitet, me këtë mospasje të vetëdies se të drejtat realizohen atëherë kur realizohen për krejt kombin. 

Të nderuar pjesëmarës, funksionarë, anëtarë dhe simpatizantë të partisë ju çdo ditë ballafaqoheni me një zhgënjim të madh që e kanë shqiptarët me partinë e tyre që e kanë në pushtet, jo shqiptarët që aterojnë në Pdsh por shqiptarët që kanë aterruar në atë parti dhe kanë votuar për atë parti. E shihni me cfarë problemesh ballafaqohen dhe e shihni se edhe ata tashmë janë bindur se partia e tyre nuk mund të rezistojë, nuk mund ti mbrojë, se partia e tyre është zhgënjimi më i madh i historisë së re politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Po në të njëjtën kohë e shihni poashtu se ka tendenca të formimit të partive të reja dhe përsëri me një folklor sulmohen se ata nuk qenkan shqiptarë. Ta themi publikisht neve si PDSH  nuk na pengojnë partitë që janë multietnike që nuk e përmendin të drejtën e shqiptarëve, neve na pengojnë këta që bëhen kinse janë parti shqiptare a në fakt nuk kanë të bëjnë asgjë me interesat e shqiptarëve. 

Kemi pasur moment të rënda dhë të vështira edhe unë në karierën time por edhe ju që e mbështësni këtë politikë që unë e drejtoj, megjithate ia kemi dalë bashkërisht, janë përdorë kundër nesh elemente të palejueshme jodemokratike të dhunës,të forcës,të tradhëtisë, trusnisë   por ne aritëm që të mbijetojmë falë këtij angazhimi dhe falë këtij përcaktimi të shumë njerëzve që besojnë dhe kanë besim të plotë dhe shpresë të madhe se kjo është ë vetmja rugë që con drejt zgjidhjes së telasheve tona dhe problemeve tona nacionale. Të gjithë ata që janë mashtruar figurativisht për 500 den apo të tjerët që kanë menduar se biznesin do ta zhvillojnë si duhet vetëm nëse kanë një lidhje me një pati që është në pushtet, tash ballafaqohen me një arrogancë të jashtëzakonshme. Gjithë këto hordhi policore penalizuese financiare që janë hudhur në tëritoret e shqiptarëve nuk duan  ata të vendosë ligji, nuk duan ata ti  tatimojnë me ligj siç duhet shqiptarët, por ata duan të japin një porosi territoreve  shqiptarë që i clirojë Partia Demokratike Shqiptare në 1998 tash ata i riokupojnë. A ka cinizëm më të madh se sa të futesh në Tetovë me njësi speciale që ti detyrosh shqiptarët që ta respektojnë ligjin për ndalimin e duhanit e në të njejtën kohë Tetovës dhe Gostivarit tia japish Jugohromin i cili e ndytë ajrin e këtyre dy qyteteve më të mëdhaja të shqiptarëve me miliarda herë më shumë se sa me pi duhan pa ndërprerë të gjithë shqiptarët e këtyre dy qyteteve. A ka cinizëm më të madh se sa të dalin tekstet shkollore për nxënësve, për fëmijtë tanë, studentët me ofendime të mëdhaja, shtrembërime të historisë së shqiptarëve dhe del ministri  i arsimit dhe thotë se unë dua në mënyrë sistëmore ta zgjidh këtë problem përshkak se e kam vështirë që disa maqedon që punojnë në hartimin e disa teksteve ti bindi që të mos i shkruajnë. Hartimin e teksteve e bën paraardhësi i tij, ish zëvendës ministri i arsimit.

Mendoj se ne, në këtë moment që jemi të gjithë në një lloj forme ndoshta jemi të lodhur dhe të zhgënjyer nga populli jonë që nuk arin tu rrezistojë këtyre provokimeve të vogla, e kam fjalën për ditën ë zgjedhjeve nga ai 500 denarshi, nga ajo trusni, nga ai kërcënim. Unë e di se një pjesë e madhe mendojnë se duhet të del Pdsh-ja dhe të thotë mirë e kanë, nuk bën kështu . Kurt hemi me vete ,mirë e kanë , është vetëm një kënaqësi momentale , nuk është satifaksion i vërtetë moral . Për mua , për PDSH-në , satifaksioni i vërtetë moral është atëherë kur do të arrijmë ta bindim popullin tonë se nuk bën me i dhënë dikujt as një deputet , e jo 20 . Po rata 20 deputet duhet ti jepen PDSH –së njëherë dhe të shihet se gjithcka do të ndalojë . Represioni do të ndalojë dhe do të fillojë të avansohen në mënyrë maramendëse të shpejtë të gjitha të drejtat e shqiptarëve . Unë e di se ka patur edhe situata të tilla kur të gjithë ne kemi qenë të irituar ,si mundet një lagje e tërë apo një familje e tërë  për një shumë simbolike të mjeteve financiare ta shet votën e vetë . 

Ne nuk kemi të drejtë të hidhrohemi dhe të krijojmë urejtje ndaj njerëzve , këtë të drejtë se kemi . Sonte po e shfrytëzoj momentin që prap , edhe njëherë të ju lus të gjithëve që ti qasemi edhe njëherë këtyre njerëzve , popullit tonë që ndjehet  i tradhtuar dhe i mashtruar , dhe ne duhet bashkërisht ta menaxhojmë këtë situatë dhe ashtu si kemi bërë përherë . Kur kanë menduar se jemi në fund të pusit , ne tu dalim atje te prita dhe të krijojmë pendën e mbrojtjes të interesave të shqiptarëve.

Nuk është politika vendi i ngatresave personale , edhe ats që mundohen të krijojnë opinion se unë,kryesia , struktura drejtuese e partisë krijojnë mosmarrveshje personale dhe grupore, bëjnë punën e të huajit dhe punën e armikut. Ne merremi me politikë përshkak se duam ti maksimalizojmë forcat e popullit tonë . Ne do të vazhdojmë  të meremi me politikë , për shkak se kemi shpresa të plota, besim të palëkundshëm  se kjo është rruga jonë dhe se kjo është rruga e vërtetë.  

 

 

Pritje madhështore e Kryetarit të PDSH-së në Dollogozhdë

Të shtunën në mbrëmë në shenjë respekt të liderit të PDSH-së, z.Menduh Thaci, në Dollogozhdë u shtrua një darkë solemne. Në një pritje mjaftë madhështore e të ngrohtë Kryetari i PDSH-së u prit me daulle dhe iu shtrua tapeti i kuq.

Ky akt ishte ideuar nga rinia e fshatit si një simbol i mikpritjes dollogozhdare. Kryetari Thaçi, me këtë rast pasi i falënderoi për mikpritjen, potencoi: “atyre që na e kanë zili dhe inat u them se ky është organizimi juaj dhe dëshira juaj, nuk e kam bë unë këtë, dhe ju falënderoj të gjithëve që angazhoheni në këtë aktivitet dhe ju garantoj se shumë shpejt vjen koha jonë, koha e PDSH-së”.

Në këtë darkë ishin të ftuar edhe aktivistë tjerë të rrethit të Strugës. 

Telegram Urimi

28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar, duke përkujtuar me respekt të gjithë ata që me sakrificën dhe flijimin e tyre bartën te ne idenë për të qenë të lirë.

Kjo ditë edhe një herë na mëson se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për të drejtat tona. Është edhe një amanet ndër breza nga ku ne marrim forcë dhe kurajë për të vazhduar këtë rrugë sa të vështirë, aq edhe të shenjtë. Uroj që të gjithë së bashku të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta.

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit. 

 

Tetovë, 28.11.2014                    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare

                                                                               Menduh Thaçi

   

 

HomeInfo qendra
Zo2 Framework Settings

Select one of sample color schemes

Google Font

Menu Font
Body Font
Heading Font

Body

Background Color
Text Color
Link Color
Background Image

Top Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Header Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainmenu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Slider Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainframe Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Menu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image
Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image