XXX porn Mobil Porn Teen Porn porn film Porn tube XnXX mature porn  Info qendra
Web Faqja zyrtare e PDSH-se
Has shqiptar

Nga vendi

Intervista e Kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaçi për RTV 21

RTV 21: Zoti Kryetar fillimisht një vlerësim të përgjithshëm për situatës politike në vend, si e karakterizoni atë?

Menduh Thaçi: mungesa e perspektivës, bllokimi i procesit integrues është çështja kryesore që ndodh këtu, por fatkeqësisht udhëheqësit e maqedonasve refuzojnë ta kuptojnë këtë. Realisht në Maqedoni edhe të funksionojë gjithçka si duhet perfekt nuk ka vlerë pa u debllokuar procesi integrues dhe pastaj komplikimet tjera janë si pasojë e atij shkaku kryesor. Mungon demokracia, mungon funksionimin i shtetit ligjor, mungon besueshmëria te institucionet dhe e gjithë kjo e komplikon situatën.

RTV 21: Si reagon elita politike, është barë e saj që të zgjidhë problemet e vendit?

Menduh Thaçi: Shqiptarët janë të de-faktorizuar totalisht në këtë situatë, sepse partia e shqiptarëve që e mori mandatin për të qenë pjesë e qeverisjes nuk po arnë që të imponojë asnjë temë që ka të bëjë me shqiptarët, por më duket se maqedonasit janë marr vesh që të inskenojnë kinse Maqedonia paska mosmarrëveshje mes maqedonasve dhe aty u shkelën të drejtat, e kam fjalën për dy partitë kryesore dhe me këtë mundohen që të de-fokusojnë edhe vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare për gjendjen e mjerueshme në të cilën janë shqiptarët. Ne si opozitë mundohemi më shumë korrektësi, vendosmëri, por edhe me konstruktivitet, duke pasur parasysh se bota perëndimore ka telashe të mëdha rajonale dhe ndërkombëtare.  Numrat e deputetëve që ne i kemi nuk na mundësojnë që të jemi edhe më të ashpër në qëndrimet tona. Një rezultat fatal për shqiptarët e Maqedonisë, 20 deputetë partia e cila është në qeverisje dhe 7 deputetë opozita sigurisht e ka koston e vet dhe kjo kosto duhet të paguhet dhe jam tërësisht i vetëdijshëm për këtë. Bashkësia Ndërkombëtare me sa duket jo që nuk ka zgjidhje, por unë nuk shoh zgjidhje për këtë situatë, po shikoj vendet tjera si zhvillohet situata, një ndër shembujt perfekt të interesimit dhe dëshirës të madhe të Bashkësisë Ndërkombëtare për ti lëvizë proceset është Kosova, bisedimet që zhvillohen mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë, gjërat po lëvizin. Fatkeqësisht kjo është një situatë e pashpresë, megjithatë unë preferoj që të jemi shumë të kujdesshëm, shqiptarët e Maqedonisë mos të bëhen pre e aventurave të ndryshme, grupeve të ndryshme, të cilët nuk dinë dhe nuk kanë njohuri se si zhvillohet situata. Do të vazhdoj të investoj në këtë konstuktivitet opozitar dhe gjithmonë duke e ruajtur linjën që këtu shkelen të drejtat kolektive të shqiptarëve, që është tema kryesore bashkë me procesin integrues, të tjerët janë imitim të politikës.

RTV 21: Po partitë politike shqiptare si reagojnë në këtë situatë, sepse duhet të marrin përgjegjësinë e vet mbi fatin e popullatës, si reagon ajo, sa është në krye të detyrës që i takon?

Menduh Thaçi: Pyetja juaj ngërthen në vete një dëshirë të madhe që kanë të gjithë shqiptarët, që të jemi këtu më bashkëpunues, sidomos dy forcat kryesore politike, ajo e z.Ahmeti dhe partia që e drejtoj unë dhe unë kam plot mirëkuptim për këto qëndrime, të njëjtat mi ka thënë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, Zëvendës Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe shumë liderë të tjerë shqiptar. Më lejoni të konstatoj edhe diçka se kur flitet për mundësinë e bashkëpunimit, apo kur kërkohet nga PDSH-ja që të bashkëpunojë, theksit është se partia që është në qeveri nuk ka sukses, se po të kishte sukses nuk do të duheshe ky bashkëpunim. Besoni se e kam shumë të vështirë të merrem vesh me z. Ahmeti, për shkak se ai është dakord që ti ndajë përgjegjësitë, por pushtetin ta mbajë vet dhe kjo nuk funksionon në aspektin pragmatik, si dhe me partitë tjera që paraqiten, që kushtimisht quhen partitë më të vogla, kjo është krejtësisht normale dhe kanë të drejtë demokratike, por nuk janë funksionalë. Shqiptarët e Maqedonisë do të ishte mirë të vazhdojnë që të kenë një ndarje të mirë të politikës, se u duhet edhe atyre opozita dhe besoj se kur të arrijmë të krijojmë opinion se shqiptarëve të Maqedonisë realisht u duhet një parti e fuqishme opozitare e cila në mënyrë të fuqishme do ta ngritë agjendën e të drejtave kolektive, atëherë do ta kemi më lehtë. Këtu gjithkush gjithkënd e përgjon dhe s’dihet se kush kë e përgjon, nuk është një gjë e re, gjëra të tilla kanë ndodhur që nga viti 1993 dhe sigurisht ata që gëzoheshin prej fatkeqësisë në komshi tash e kanë fatkeqësinë në shtëpi. Do të ishte e palejueshme që të lejojmë LSDM-në të sillet si viktimë, LSDM-ja është xhelati i djeshëm. Këta njerëz të cilët janë të ndjekur, ish shefi i shërbimit sekret është nënshkruesi i dosjeve të mia personale në vitin 2002 dhe 2006, ku ka ndjekje, përgjime të mija dhe të djalit tim 12 vjeçar, por unë nuk kam telashe me to. Kërkoj falje për shprehjen, mua më shkaktojnë gërdi, neveri të madhe disa shqiptarë të ndershëm si në kohën e Rahman Morinës, që sot mundohen e bërtasin për ta mbrojtur LSDM-në se ajo na qenka viktimë. Ndjekjet që i kemi pasur edhe i ndjeri Arbën Xhaferi edhe unë prej vitin 1993, rrumbullakohen në dosje me 10.000 faqe dhe këta shqiptarë të ndershëm asnjëherë nuk e kanë hapur gojën, për shkak se kanë qenë pjesë e asaj qeverisje që i kanë ndjekë liderët e opozitës. Nuk besoj se do të jetë kredibil ky gjyq që bëhet, nuk diskutohet, unë fola edhe me Ambasadorin e Unionit Evropian. Ideja ime është që të ngrinim një gjyq special me vëzhgim dhe asistencë të plotë ndërkombëtare, i cili gjyq do të merret me të gjitha këto çështje prej vitit 1992. Unë i kam të gjitha dokumentacionet zyrtare ku njerëz, ministra, kryeministra, shef i shërbimit sekret është nënshkruar duke shkelur kushtetutën e një shteti “demokratik” dhe është bërë ndjekje, më pastaj këtu përgjojnë nga brenda, nga jashtë, të gjithë dhe unë këtë e kam pasur në dijeni që në moshë të re, si mbrojtje në vete. Nuk do të del gjë prej kësaj situate, nuk do të jetë situatë kredibile, për shkak se shërbimet sekrete dinë edhe të largojnë një fjalë dhe të vendosin një fjali tjetër dhe ti ndryshojnë, por është një element tjetër që thotë se është degjeneruar demokracia dhe shteti ligjor dhe më e keqe është se ka mungesë totale të kredibilitetit në institucionet vendimmarrëse. Këto janë parashenja të një sëmundje e madhe dhe kjo sëmundje është mungesa e perspektivës dhe bllokimi i procesit integrues.

RTV 21: Z.Thaçi sigurisht njeriu nuk e ndjen mirë veten në qoftë se e din se është i vëzhguar, i ndjekur, i përcjellur vazhdimisht dhe nuk është një ndjejnë e mirë?

Menduh Thaçi: Padyshim, ne që merremi me këtë punë, flas për veten, nuk më shkakton kurrfarë përshtypje, por sigurisht kur fillojnë të survijohen pjesëtarë të familjes dhe fëmijët kjo shkakton neveri të madhe, poshtërim shumë të madh. Besoj se me këtë rast do të jenë shumë të kujdesshëm ata të cilët do të përgjojnë, megjithatë përsëritja e këtyre rasteve bëhet deri sa njerëzit e tillë nuk shkojnë para drejtësisë. Në momentin kur njerëzit e tillë që bëjnë përgjime të tilla jolegale dhe joligjore shkojnë para drejtësisë, atëherë mund të kemi shpresa se ky proces ndalet dhe më nuk përsëritet.

RTV 21: Si e shikoni qëndrimin e mediave, flitet për një ndërhyrje të madhe të shtetit në mediat, në lirinë e shtypit?

Menduh Thaçi: Jo vetëm shtetit, më mirë ta quajmë të maqedonasve, normalisht unë nuk jam i zgjedhur për ta mbrojtur lirinë e mediumeve maqedonase, por të shqiptarëve. Tek shqiptarët është ende më fatale situata, sepse një pjesë të mediave e kontrollon partia e shqiptarëve që është në pushtet, ndërsa pjesën tjetër e kontrollon partia opozitare maqedonase që është LSDM-ja, duke filluar prej një televizioni e disa portaleve të ndryshme, që flet për një terr të madh informativ.  Megjithatë, mediat e Kosovës, po shfrytëzoj rastin ti falënderoj hapur dhe publikisht, gjithashtu edhe mediat e Shqipërisë, arrijnë me shumë vendosmëri të bartin zërin tonë opozitar dhe mendimin tonë ndryshe, sepse përndryshe do të krijoheshte një opinion se ne nuk jemi aspak aktiv, por unë nuk kam se ku të flas, një pjesë të mediave shqiptare e kontrollon BDI-ja, pjesën tjetër e kontrollon LSDM-ja dhe ngel se ne nuk jemi funksional, se ne nuk punojmë, e kështu me radhë. Elementi i mediave është po ashtu element plus që flet për mungesën e demokracisë, mungesën e drejtësisë në shtetin ligjor dhe mungesën e perspektivës.

RTV 21: Si thoni prej krejt kësaj çka mund të ndodhë me Maqedoninë?

Menduh Thaçi: Rin në vend, se po të shkojë diku do të ishte më mirë, por rin në vend dhe e ka atë formën si uji që nuk lëvizë shum shpejt ndotet dhe infektohet, gjithashtu dita-ditës situatat degjenerohen dhe  prishen. Nervozet dhe shqetësimet e shqiptarëve dita-ditës ritën. Ne jemi shumë të shqetësuar edhe për një fenomen tjetër, që nuk është kombëtar, por është ndërkombëtar, Shqipëria është anëtare e NATO-s, Kosova është po asaj rruge dhe dalë nga dalë ne ndjehemi si fëmijët 6-7 vjeçar që ngelin jashtë oborrit të shtëpisë. Këtu sinqerisht u them ngelë vetëm shpresa e Bashkësisë Ndërkombëtare, jo që ata nuk kanë mundësi, por ata ende nuk e kanë zgjedhur momentin. Nëse Bashkësia Ndërkombëtare detyron qeverinë e Serbisë që të nënshkruajë dokumente me të cilën e pranon kushtetutën dhe ligjet në territorin e Kosovës, do të gjejë mënyra dhe metoda që do ta bindë edhe qeverinë e Maqedonisë që detyrimisht duhet të bëhet kompromisi me Greqinë, për tu debllokuar kjo situatë. Ndërsa ne si PDSH jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë, për tu debllokuar kjo situatë, për shkak se sinqerisht mendoj edhe po të ishin perfekt të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni pa procesin integrues në NATO dhe Unionin Evropian nuk kanë kuptim, këtu është e gjithë çështja kryesore.  

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e BE-së, z.Aivo Orav

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, z.Aivo Orav.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë, realizoi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, z.Aivo Orav.

Në këtë takim u diskutua për rreth zhvillimeve të fundit politike në vend dhe në skenën ndërkombëtare.

Kryetari Thaçi në takim potencoi se zhvillimet e fundit tregojnë se në Maqedoni asgjë nuk funksionon në vijë ligjore dhe të demokracisë së vërtetë. Kryetari Thaçi po ashtu i shpjegoi ambasadorit se liderët e PDSH-së qysh prej viteve 93 kanë qenë të ndjekur, survejuar, të përgjuar dhe se asnjë individ për këto përgjime nuk ka dalë para drejtësisë.

Kryetari Thaçi gjithashtu potencoi se ngritja e një gjyqi special me vëzhgim dhe asistim të plotë ndërkombëtarë ku do të përfshiheshin të gjitha rastet e këtilla që nga viti 93, do të ishte ndoshta e vetmja shpresë që rastet e këtilla mos të përsëriten. 

Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin. PDSH gjatë këtij procesi tejet delikat do të vazhdoj me politikën e saj konstruktive dhe të përgjegjshme dhe se nuk do të bëhet pre e aventurave të mundshme, që do ta dëmtonin demokracinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se duhet të rikthehet dialogu i mirëfilltë politik mes forcave kryesore politike, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike dhe institucionale.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 11.02.2015

 

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Gazmend Aliu

Sot në rend dite janë ndryshimet Kushtetuese të cilat ndryshime nuk aprovohen me një konsensus të gjerë etnik dhe politik, paraqesin në vete edhe një tendencë majorizimi dhe anashkalim të problemeve reale me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Maqedoni.

Të ndryshosh pjesët që kanë të bëjnë me martesat e homoseksualeve, bankën, zonat ndërkombëtare financiare, e të mos preken pjesët që kanë të bëjnë me avancimin kualitativ të drejtave të shqiptareve, është një hipokrizi e llojit të vet.

Z.Ahmeti - Kryetari i BDI-së në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2013  kërkonte president konsensual, kërkonte çka nuk kërkonte, vetëm për ta bërë mashtrimin e radhës dhe tani kur e ka mundësinë për ta bërë  ai hekë dorë ashtu si ka hequr dorë prej shume të drejtave që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Ju kujtohet Alia ç’farë thoshte, citojmë: "Vetëm maqedonasi duhet të jetë Kryeministër, President, Kryetar Parlamenti, funksione me përgjegjësi morale, politike në vend? Pse shqiptarët nuk janë bartës të këtij sovraniteti? Pse shqiptaret nuk janë përgjegjës për këtë shtet? Ne duam të demonstrojmë fuqinë tonë, që ky vend është edhe i yni.", për të vazhduar pastaj me deklaratat nga BDI-së citojmë: "Zgjedhjet e 13 prillit do të jenë zgjedhjet e fundit të drejtpërdrejta presidenciale në Maqedoni. Menjëherë pas zgjedhjeve, BDI-ja edhe formalisht do të nxiste ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit në Kuvend". Pyetje publike: Ku mbeti presidenti konsensual?!

Përveç kësaj për shqiptarët me prioritet janë edhe këto që BDI nuk i përmendë: Ndarjen proporcionale të buxhetit ku shqiptaret duhet te marrin hisen që ju takon, Zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe, Presidenti konsensual, Ligji për Qeverisje ku vendimmarrja duhet të rregullohet me konsensus të plotë etj. Këto ndryshime janë kërkesa reale të shqiptarëve, për këto ndryshime ka nevojë Kushtetuta. Çdo gjë tjetër është joserioze dhe tallje me shqiptaret.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 20.01.2015

 

PDSH: BDI i kthen në helm votat e shqiptarëve!‏

Fjalimi i deputetes së PDSH-së, znj.Merale Ferati në Kuvend

Instituti Pyetja e Deputetëve është shumë i rëndesishëm ku deputetët parashtrojnë pyetje qeverisë dhe qeveria është e obliguar të jep llogari për punën e vetë.

Praktika e deritanishme në këtë kuvend tregon se ky kuvend që moti ka humbur kuptimin, vlerën dhe peshën e ketij instituti të rëndësishëm demokratik. Si dëshmi për këtë që e them është mungesa kronike e zv.Kryeministrit Musa Xhaferi, kuadër i BDI-së, i cili asnjëherë nuk ka marrë pjesë në seancat e kuvendit kur parashtrohen pyetjet e deputetëve.

Përkundër këtij injorimi, përkundër kësaj papërgjegjësie megjithatë ne do ti ngrejmë shqetesimet tona që i tejkalojnë interesat politike dhe janë njerezore, humane pasi që drejt për së drejti e rezikon jetën e shqiptarëve.

Veç shifet një dorëzim total sa i përket proceseve eurointegruese, zhvillimit ekonomik, çështjeve të hapura etnike, mirëqenies sociale, që me një fjalë i mbyllen perspektivat.

Sot jam këtu në këtët foltore që të ngris një shqetësim tjetër që çmoj se   për nga përmasat e dëmit është më i rezikshmi deri më tani.

Për disa kalkulime koruptive dhe kriminale lejohet të cënohet edhe segmenti më i shenjtë shëndeti. BDI lejon helmimin masiv të një popullate të tërë nga ana e JUGOHROMIT që ditë e natë i helmon banorët e Tetovës dhe Pollogun në përgjithësi.

Se sa shqetësuese dhe sa alarmante e tragjike është situata në Pollog,  tregojnë të dhënat e marrura nga  matjet e shkallës së ndotjes që e shkakton Jugohromi së bashku me statistikat të cilët tregojnë rritjen e numrit të sëmundjeve të ndryshme vdekjeprurëse. 

Sipas të dhënave zyrtare shkalla e ndotjes së ajrit në Tetovë është prej 150 – 200 herë më e lartë nga norma e lejuar. Kapaciteti momental i Jugohrmoit në ditë prodhon afërsisht 3 ton pluhur. Çdo qytetar për dy orë qëndrim në lëvizje thith pluhur diku përafërsisht deri në 10mg, që përmban materje toksike si dhe grimca bm10, që janë kancerogjene dhe shumë toksike, prej nivelit të lejuar prej 50 mikrogram në metër kub në Tetovë është prej 500 – 1000 mikrogram në metër kub, këtu mos i harojmë edhe gazrat të tjera të dëmshme si diokidi i sulfurit, oksidet e azotit, grimcat e suspenduara me dimenzione deri 10 mikro meter, monooksidi i karbonit etj. Këtë shqetësim e shpreh edhe raporti i bankës botërore, ku thuhet se përqëndrimet e grimcave të dëmshme në ajër shkelin rëndë stanndardet për cilësinë e ajrit dhe kjo duhet të jetë një nga shqetësimet më serioze të shtetit, duke theksuar se grimcat bm10 seriozisht e tejkalojnë standartin vjetor të Bashkimit Evropjanë.

Këtu nga këto parametra është shumë e besueshme se edhe nga institucionet  shumë relevante botërore, Tetova rangohet në vendin e dytë botëror si qytet më i ndotur në botë.

Hallall ju qoft juve të BDI-së, hallall ju qoftë! Aritët që ta helmoni qytetin më të madh shqiptar. Arritët të helmoni votuesit tuaj. Ju merrni 9-10 % deputetë në atë rajon dhe për këtë si shpërblim vjen helmi për shqiptaët nga ana e BDI-së. Ky është suksesi juaj, kjo është e arritura juaj, i helmoni votuesit tuaj dhe të tjerët, i helmoni ata që ju besuan, ku me votën e tyre i keni sot këto poste.

Më lejoni që të ndaj me opinionin se çka në fakt është PM10, apo particulate matter, sipas instituteve më prestigjioze botërore. Grimca PM 10 janë grimca fluturuese të cilët përmbajnë materije kancerogjene dhe toksike. Në fakt janë pjesëza të lëndëve të forta djegëse të blozës, të pluhurit të cilët në bazë të pesheës së tyre bien në tokë dhe të njëjtat shpërndahen  deri më 1000 km nga vendi ku emitohen dhe kanë afinitet të grumbullojnë bakterje. Lehtë penetrojnë në organet e frymëmarrjes, në qarkullimin e gjakut dhe në të gjitha organet. Në bazë të hulumtimeve të fundit të Organizatës Botërore Shëndetësore ajri i ndotur rangohet si rezik faktor më i rëndësishëm për morbiditetin dhe mortalitetin. Si pasojë e presencës së PM 10 në ajër nga hulumtimet e kësaj fushe janë radhitur këto pasoja: paraqitja e sëmundjeve opstruktive pulmonale, insultë cerebro-vaskulare, infarkte të miokardit, si dhe më e keqja shkakton karcinom të mushkërive dhe karcinome të tjera.

Nga kjo që e thamë nuk është e rastësishme se statistikat nga viti 2010-1014 nga 1500 të sëmurë me sëmundje të ndryshme të kancerit numri është rritur mbi 3000 raste në TETOVË, duke mos i llogaritur rastet e pa zbuluara, si dhe evidentohen rritje enorme të sëmundjeve të sistemit respirator me mbi 1000 raste në spitalin e Tetovës.

Me një theks të veçantë duhet cekur se ajri i ndotur ka ndikim shkatërues tek shtatzënat. Abortet spontane  janë  në rritje rapide për të cilën edhe kamë thënë se nevoitet një analizë hulumtuese dhe transparencë nga ana e institucioneve kompetente për ndikimin e ajrit tek abortet.

Siç e shihni zotëri dhe zonja të BDI-së, ministri nuk është këtu, kjo është politika e juaj, nuk mjafton helmimi politik i juaj e tani filluat ti helmoni edhe fizikisht. E pyes ministrin e BDI-së se si ndihet në këtë situatë? - Si ndiheni ju të BDI-së në këtë situatë? A ndjeheni komot kur e dini se jeni përgjegjës për këtë gjendje të mjerrueshme të shqiptarëve? A ndjeheni komot dhe përgjegjës për sëmundjet e fëmijëve? A ndjeheni  komot kur ju të BDI-së jeni përgjegjës për të sëmurët nga kanceri të kësaj gjenerate dhe të gjaneratave të ardhëshme që do të vijnë pas?

 

 

 

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e BE-së, z.Aivo Orav

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z.Aivo Orav.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë, realizoi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z.Aivo Orav.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, procesin integrues,  marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe tema të tjera me karakter politik.

Kryetari Thaçi në takim potencoi se çështja e cila të gjithëve na shqetëson është mungesa e perspektivës euroatlantike, që është një fenomen brengosës, duke theksuar se faji për bllokimin e procesit integrues është te Qeveria e Maqedonisë. Kryetari më tej theksoi se dështimet në proceset integruese të vendit janë frustuese për qytetarët dhe në këtë drejtim të gjithë jemi të zhgënjyer. 

Në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike Kryetari Thaçi theksoi se PDSH ka ngritur vazhdimisht shqetësimet në këtë drejtim dhe se politika e PDSH-së mundohet të paraqet një preventivë dhe kjo preventivë është Platforma e Partisë Demokratike Shqiptare.  

Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin. PDSH gjatë këtij procesi tejet delikat do të vazhdoj të jetë konstruktive dhe nuk do të bëhet pengesë në asnjë moment, nëse qeveria i qaset me seriozitet premtimeve të veta.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se duhet të rikthehet dialogu i mirëfilltë politik mes forcave kryesore politike, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë për të ardhmen e vendit, por se nga Qeveria e Maqedonisë varet nëse do t’i zbatojë reformat drejt rrugës së integrimeve euroatlantike. 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 16.01.2015

 

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Bekim Fazliu

Propozim-Ligji për Avokatin e Popullit i propozuar nga Ministri i BDI-së ka për qellim që Avokatin e Popullit ta shndërrojë edhe formalisht në një institucion që është në kontroll të plotë të Qeverisë, duke e zhveshur tërësisht nga  kompetencat formale që i ka të përcaktuara me Kushtetutë, siç është ajo e mbrojtjes së përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Që skena tragjikomike e BDI-VMRO, të përfundojë ngjashëm si në TV novelat përkujdesen deputetët e BDI-së që me amendamentet e tyre ndaj ministrit të tyre bëjnë shume zhurmë për asgjë.

Edhe pse Kushtetuta dhe ligjet në Maqedoni lënë ende shumë për të dëshiruar, në veçanti për ne shqiptarët, roli i Avokatit të Popullit , është të mbrojë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, kur ato cenohen nga organet shtetërore.

Prandaj PDSH me ane të amendamenteve propozon që avokatit të popullit ti jepet pavarësi e plotë e funksionimit, pavarësi politike dhe financiare. 

Sugjerimet , masat dhe veprimet që ndërmerr Avokati i Popullit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, të jenë Obligative për institucionet shtetërore, e jo si deri më tani që kanë qenë fakultative. Ata që shkelin të drejtat e qytetarëve në veçanti shqiptarëve dhe ata që nuk respektojnë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të dënohen me burg prej 15-20 vjet. Propozojmë ngritjen e një sektori të veçantë që do të drejtohej nga një prej zëvendësve të tij.  

Gjithashtu, sipas shembullit të Suedisë dhe Francës,propozojmë  që Avokati i Popullit të ushtrojë kontroll mbi veprimtarinë e gjykatave. Dihet botërisht se këtu në Maqedoni  për faj të kësaj qeverie, drejtësia përkthehet padrejtësi. Dhe në një vend ku  drejtësia është kthyer në padrejtësi nuk ka sundim të ligjit, por ka shkelje të ligjit, shkelje të të drejtave të shqiptarëve. Këtë e shohim përditë, këtë e ndjejnë qytetarët në kurriz të tyre përditë.

Gjykatat janë shndërruar në vrasëse të drejtësisë dhe më nuk respektohet as parimi i pafajësisë deri sa nuk shpallesh fajtor. Këtu dënimin ta jep qeveria, e gjykata vetëm e shtyp atë në letër. 

Propozimi ynë shërben vetëm si një pikënisje për të dalë nga kjo katrahurë.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 27.01.2015

 

Skandal: BDI stimulon shpërnguljen e Shqiptarëve

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Gazmend Aliu:

“Qeveria VMRO-BDI në vazhdën e politikës anti-shqiptare sot paraqet një rezolutë për migracion.

Ky dokument përveç se është sipërfaqësor ai në thelb stimulon largimin e mëtutjeshëm të shqiptarëve nga trojet e veta etnike. Për shqiptarët shifrat janë alarmante, ku mbas disa të dhënave numri arrin mbi 300 mijë shqiptarë që kanë emigruar.

Faktorët që ndikojnë në shpërnguljen e shqiptarëve janë:

• Mos integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, si pasoj e politikës së mbrapshtë të kësaj Qeverie,

• Diskriminimi i egër në baza etnike,

• Papunësia enorme në vendbanimet shqiptare,

• Mungesa e infrastrukturës elementare në vendbanimet shqiptare, 

• Vetëm 1% investime kapitale në hapësirat shqiptare, 

• Shkatërrimi i arsimit shqip dhe tendenca për maqedonizimin e saj.

Gjithë këto dhe faktorë tjerë ndikojnë që migrimi i shqiptarëve jo që nuk do të ndalet, por do të stimulohet edhe më shumë, dhe se ky dokument nuk paraqet gjë tjetër përveç se një vazhdimësi dhe modifikim i dokumenteve dhe strategjive famëkeqe, që historikisht janë hartuar për shpërnguljen e Shqiptarëve nga trojet e veta etnike siç  janë: projektet të akademisë serbe, çubriloviqit, rankoviqit etj, dhe tash e kemi strategjinë e dyshes: Gruevski-Ahmeti”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 15.01.2015

 

RDSH-Kumanovë, sërish fituese e turneut memorial në basketboll “Arbën Xhaferi 2015”

Për nderë të ish Kryetarit të ndjerë të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbën Xhaferi Rinia Demokratike Shqiptare (RDSH), forumi rinor i PDSH-së organizojë Turneun memorial në basketboll “Arbën Xhaferi 2015”, i cili u mbajtë të shtunën në sallën e Shkollës së mesme të mjekësis në Tetovë.

Në këtë aktivitet sportiv kanë marrë pjesë degët e RDSH-së nga e gjithë Maqedonia, ndërsa fituese e turneut është dega e RDSH-së në Kumanovë.

Turneun e hapi kryetari i RDSH-së në nivel qëndror, z. Muhamet Rustemi me një fjali rasti.

“Ne si rini vendosëm të nderojmë jetën e të madhit Arbën Xheferi me nje organizim sportiv, pasi që të gjithë e dimë se ai ishte një sport-dashës i madh. Ky eveniment është gjëja më e vogël që mund ta bëjmë ne për një figur të ndritur të politik bërjes, një filozofi dhe një lideri të madh. Ne si RDSH krenohemi me atë që po vazhdojmë ëndrën e Arbën Xhaferit. Gjithmon do të japim maksimumin tonë që ta jetësojmë ëndrën e tij”, ka theksuar Muhamet Rustemi.

Vendi i dytë në këtë turne i takojë RDSH- Tetovë, ndërsa vendi i tretë RDSH-Strugë.

Të pranishëm në këtë aktivitet përkujtimoro-sportiv ishin strukturat drejtuese të PDSH-së të udhëhequra nga kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

 

 

 

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin amerikan z.Pol Volers

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin amerikan në vend, z. Pol Volers

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi ka nisur takimet me komunitetin ndërkombëtar për këtë vit të ri me ç’rast sot në selinë e partisë priti në takim pune Ambasadorin amerikan në vend, z. Pol Volers. 

Në qendër të bisedës ishte situata aktuale politike, procesit integrues,  marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe tema të tjera me karakter politik. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për prioritetin kryesor që e kemi siç është integrimi në strukturat euro-atlantike, me çka do të sigurohet një perspektivë më e mirë për vendin dhe rajonin. Në këtë drejtim vlerësuan se rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik në mes të forcave kryesore është me rëndësi të veçantë, veçanërisht për vendet aspirantë në BE dhe NATO, që do të ndikonte në adresimin e drejtë të temave të hapura në vend. 

Në lidhje me marrëdhëniet dhe tensionet ndëretnike Kryetari Thaçi theksoi se PDSH ka ngritur vazhdimisht shqetësimet në këtë drejtim dhe se politika e PDSH-së mundohet të paraqet një preventivë dhe kjo preventivë është Platforma e Partisë Demokratike Shqiptare.  Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se nevojitet një përkujdesje e veçantë për menaxhimin e marrëdhënieve ndëretnike, që paraqesin shtyllën e stabilitetit në vend.

Ambasadori Volers vlerësoi lartë rolin konstruktiv dhe qasjen demokratike të PDSH-së dhe apeloi për unifikim të të gjitha faktorëve drejt rrugës së integrimeve euroatlantike.

Kryetari Thaçi gjatë bisedës theksoi se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë për një dialog të mirëfilltë politik dhe se do të jetë pjesë e një procesi demokratik në vend. 

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim me Ambasadën Amerikane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 09.01.2015

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi përkujton ditëlindjen e Arbër Xhaferit‏

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi sot para dite ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të ish Kryetarit të ndjerë Arbën Xhaferi, me rastin e ditëlindjes së tij më 24 Janar 1948, duke përkujtuar kështu veprën e Arbën Xhaferi në 67 vjetorin e lindjes së tij. 

Gjithashtu Rinia Demokratike Shqiptare sot në sallën sportive të Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë, organizon Turneun në basketboll “Arbën Xhaferi” që tradicionalisht mbahet për çdo vit, duke përkujtuar kështu figurën dhe veprimtarinë e ish Kryetarit të ndjerë, Arbën Xhaferi.

 

 Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 24.01.2015

 

Press konference e deputetit te PDSH-se, z.Bekim Fazliu:

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike Shqiptare ka hartuar dhe dorzuar në procedurë 32 amandamente për pakon e ligjeve të arsimit, ligje që propozohen nga shumica parlamentare VMRO-BDI.

Me këto amandamente kërkojmë të vëmë në pah dëmin që po i bëhet arsimit prej atij fillor e deri te ai superior.

Arsimi nuk është mundim, është vlerë, është dije,është kulturë. Problemet në arsim zgjidhen vetëm me autonomi të plotë të universiteteve dhe me një shtet ligjor, e jo me suprimim të autonomisë dhe me politizim e aq më tepër jo me kontroll qeveritar. Duhet krijuar sistem kredibil akademik, e jo sistem të seleksionimit politik.

Me zgjidhjen që ofrohet nga ana e qeverisë që në rastin konkret fatkeqsisht përfaqsohet nga një ministër shqiptar, dëmin më të madh do ta pësoj pikërisht arsimi në gjuhën shqipe.

Vlersojmë se me anë të këtyre ligjeve i jepet goditja përfundimtare e arsimit në gjuhën shqipe që është strategji e kahmotshme antishqiptare.

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, znj.Mimi Kodheli

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë realizoi takim me Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, znj.Mimi Kodheli dhe delegacionin shqiptar.

Në takim është biseduar për çështje aktuale politike, për rëndësinë e integrimeve euro-atlantike të vendit dhe rajonit, për shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe tema të tjera politike.

Kryetari i PDSH-së në takim theksoi karakterin strategjik të marrëdhënieve me Shqipërinë në përputhje me aspiratat e shqiptarëve për integrimet euro-atlantike, mbase edhe vizioni i përbashkët i shqiptarëve është integrimi i plotë në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke i shërbyer kështu mbarëvajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se integrimet euro-atlantike të vendit dhe rajonit janë me interes të veçantë për shqiptarët.

Kryetari Thaçi informoi Ministren për situatën e shqiptarëve në Maqedoni, duke potencuar mungesën e perspektivës dhe të investimeve në rajonet të banuara nga shqiptarët. Kryetari Thaçi gjithashtu theksoi se Partia Demokratike Shqiptare është tërësisht e pakënaqur me mos- implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe nga mënyra institucionale e varfërimit të shqiptarëve nga ana e kësaj qeverie.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 23.01.2015

Konferenca vjetore e Kryetarit te PDSH-se, z.Menduh Thaçi‏

Në vitin e ardhshëm pres përkeqësim të madh të situatës në Maqedoni sidomos për shqiptarët, thellim të mëtejshëm të krizës ekonomike për shqiptarët për shkak se qeveritarët shqiptarë nuk arrijnë që të mbrojnë veten e le më të bëjnë investime për shqiptarët. Çështjen e dytë që e pres është përkeqësimi i mëtejshëm i raporteve ndëretnike sepse kështu kanë dëshirë ta dëgjojnë edhe bashkësia ndërkombëtare, po përkeqësimi i mëtejshëm i aspektit të drejtave politike dhe njerëzore të shqiptarëve.Çështja e tretë poashtu përkeqësim apo përforcim të bllokadës drejt integrimit në NATO dhe në Unionin Evropian, normalisjt në të gjithë këtë situatë të pashpresë egziston një shpresë e vogël se situata mund të përmisohet, e kjo shpresë e vogël e ka emrin bashkësia ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Unioni Evropian. Edhe pse nuk vërej asnjë shenjë se ata do të ndërhyjnë në Maqedoni për të përmirsuar situatën për shkak se po bëj një krahasim po ta marim Shqipërinë do të pajtohemi të gjithë se bashkesia ndërkombëtare ndërhyri dhe krizën politike e zgjodhi, e ktheu opozitën në parlament.

Për partinë demokratike shqiptare ky vit ishte një ndër vitet më të rënda dhe më të vështira, falë juve dhe aktivistëve të fuqishëm që i kemi çdokund ku i kemi shqiptarët ne jo që mbijetuam por u përforcuam, pres në vitin e ardhshëm kjo parti të forcohet shumë të bëhet partia më e madhe e shqiptarëve, jo pres por jam i sigurtë dhe ju premtoj se do të di ta drejtoj këtë parti të fortë drejt realizimit të qëllimeve të shqiptarëve të Maqedonisë. Edhe një herë shëndet se fjalën tjetër nuk mund ta them se do të isha dyftyrsh, hipokrit.

 

 

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Zv.Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, z.Hashim Thaçi

Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi priti në takim Zv.Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, z.Hashim Thaçi

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë realizoi takim me Zv.Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së  Kosovës, z.Hashim Thaçi. Në takim është biseduar për çështje aktuale politike, për rëndësinë e integrimeve euro-atlantike të vendit dhe rajonit, për shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe tema të tjera politike.

Pas takimit, Kryetari i PDSH-së,  z.Menduh Thaçi dhe Zv.Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, z.Hashim Thaçi dhanë një prononcim për shtyp:

Menduh Thaçi: “E takova Zëvendës Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, z.Hashim Thaçi, miku i jonë i shqiptarëve të Maqedonisë, i vjetër, biseduam për shumë çështje në mënyrë të hapur, pranova sugjerimet e Ministrit të Jashtëm në të njëjtën kohë që format e bashkëpunimit në mes dy forcave kryesore politike shqiptare duhet të rriten, përshpejtohen dhe të shtrëngohen më tepër. E informova për situatën e pashpresë momentalisht në Maqedoni, për bllokimin e procesit integrues, në anën tjetër për një diskriminim ekonomik të programuar që bën Qeveria e Maqedonisë  ndaj shqiptarëve. Po ashtu i premtova se do të vazhdojmë politikisht të veprojmë, në asnjë moment nuk do të bëhemi pjesë e aventurave të paqarta politike të grupimeve të paqarta”. 

Hashim Thaci: “Edhe për mua është një kënaqësi e veçantë të takohem gjithmonë me Kryetarin Menduh Thaçi. Ne diskutuam për format e bashkëpunimit ndërinstitucional por edhe partiak, që kemi edhe një traditë të bashkëpunimit të kahershëm. Diskutuam me Kryetarin Thaçi për zhvillimin në Kosovë, Maqedoni për thellimin dhe afirmimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat institucionale, ndërpartiake dhe shoqërore. Tani Kosova ka shënuar progres dhe njohje nga 108 shtete. Ky progres ndërlidhet edhe me mbështetjen e fuqishme edhe të lidershipit të shqiptarëve në Maqedoni, Z. Thaci, Z.Ametit dhe lidershipit të tjerë. Natyrisht, gjithmonë ka qenë përkushtim i Kosovës interesimi legjitim i institucioneve kosovare për gjendjen dhe afirmimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni. Unë inkurajoj dy subjektet më të mëdha që të zhvillojnë dialogun e tyre të brendshëm. Çelësi i afirmimit të plotë të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni është te një dialog dhe marrëveshje mes dy forcave që do mund të ishin forca bashkërisht, mund të ishin forca më  e fuqishme politike në Maqedoni, sepse vetëm me integrimin e plotë dhe afirmimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, mund të bëhet Maqedonia Evropiane. Unë sot takova edhe student edhe njerëz nga bota akademike dhe shoqëria civile dhe pyesnin për qëndrimin antishqiptar të institucioneve të Shkupit në raport me shqiptarët . Unë nuk do dëshiroja të thoja që është një qëndrim antishqiptar dhe të konkludoj se çdokush që  mban qëndrim kundër shqiptarëve në Maqedoni është qëndrim anti- Evropian, anti - NATO dhe anti vlerave dhe besimit euro-atlantik. Sido që të jetë mua më mban shpresa dhe besimi se lidershipi në Maqedoni dhe partitë politike shqiptare, konkretisht Z.Thaci dhe Z.Ahmeti me urtësinë e tyre, me mençurinë e tyre, me largpamësinë e tyre, me vendosmërinë e tyre do të gjejnë gjuhën e përbashkët që të arrijnë mirëkuptimin, që është i domosdoshëm, që edhe e kërkojnë edhe qytetarët dhe natyrisht e përfaqësojnë në parlament me një shumicë meritore, me një shumicë të fuqishme, me një shumicë që determinojnë proceset e ardhshme euro-atlantike dhe të Maqedonisë, natyrisht edhe të sjellin projekte investuese në hapësirat ku jetojnë shqiptarët, që të ndodhë jo vetëm në kuptimin e interesimit sa i përket simboleve kombëtare, tani më ajo kohë ka kaluar. Tash është koha e zhvillimit ekonomik, e krijimit të vendeve të reja të punës, e rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve dhe integrimin të Maqedonisë në NATO dhe strukturat tjera të Bashkimit Evropian. Ne mbështesim fuqishëm Marrëveshjen e Ohrit, implementimin e plotë të kësaj marrëveshje, mbështesim që Maqedonia të lëviz më shpejtë drejt anëtarësimit në NATO, që është jo vetëm në interesin e Maqedonisë, por edhe të gjithë rajonit dhe në këtë drejtim mendoj që PDSH-ja dhe Z. Thaçi i ka dhënë një mbështetje të fuqishme këtij procesi prandaj desha edhe të falënderoj për bashkëpunimin Z. Thaçin, falënderoj për kontributin e Tij dhe të Partisë dhe në këtë rast pasi që është dhe konferenca e parë, në mungesë të Kryetarit historik të PDSH-së dhe liderit të shqiptarëve të Maqedonisë  Z. Xhaferi, të shpreh edhe njëherë mirënjohjen dhe respektin më të lartë për rolin dhe kontributin e tij historik, për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe me idetë dhe vizionet e tij për shqiptarët në rajon dhe për gjithë rajonin euro-atlantik”.

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 22.01.2015

Rinia Demokratike Shqiptare mbajti konferencë vjetore të 11-të me radhë‏

Në konferencën madhështore e cila u organizua në Pallatin e Kulturës në qytetin e Strugës, Rinia Demokratike Shqiptare mbajti Konferencën vjetore, të 11-të me radhë. Në prani të 495 delegatëve të rinisë, Kryesisë Qendrore të PDSH-së dhe më shumë se dy mijë të rinjve të pranishëm në Pallat, vijuan punimet e Konferencës Vjetore, me ç’rast u rifreskuan strukturat drejtuese dhe u zgjodh kryetari i Rinisë Demokratike Shqiptare.

Konferencën e hapi Kryetari i RDSH-së së Strugës, z.Meriton Vinca, i cili theksoi domosdoshmërinë e ndryshimit të madh që duhet të ndodh në funksion të ndarjes njëherë e përgjithmonë nga politika që rrezikon të ardhmen e Rinisë dhe kombit. 

Pas punimeve të zhvilluara, 495 delegatët e pranishëm në Konferencë për kryetar të RDSH-së e ri-zgjodhën z.Muhamet Rustemi. Në vazhdim të Konferencës, u zgjodhën edhe kryesia e ngushtë, kryesia qendrore dhe kuvendi qendror i RDSH-së.   

Në fjalimin e tij përpara të pranishmëve, Kryetari i rizgjedhur, z.Muhamet Rustemi u falënderuar për besimin e dhënë, duke përcjellë vizionin e tij për drejtimin e RDSH-së dhe duke theksuar shqetësimet e bashkëmoshatarëve të tij dhe problemet me të cilat ballafaqohet sot i riu shqiptar në Maqedoni. Ai më tej theksoi se ka ardhur koha për ndryshimin e madh dhe këtë mision më së miri do ta kryej rina shqiptare duke e kritikuar fortë politikën e përkuljes që po e bënë partia tjetër shqiptare.”Ne jemi shumë afër shpartallosjes së kësaj qeverisje pa moral dhe pa vision. Tani në plotë kuptimin e fjalës i them atyre se shqiptarët e kanë kuptuar politikën e tyre të përkuljes dhe tashmë rina shqiptare e ka kuptuar se është një kohë tjetër”.

Rininë Demokratike Shqiptare e nderoi me prezencën e tij edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, i cili në fjalimin e tij deklaroi:

“Edhe një herë u vërtetua sot në Strugë se të gjitha mashtrimet siç janë integrimet, vëllazërim-bashkimet, komunitetet, që tha dikush se ne jemi komunitet, nuk pinë ujë. Ne jemi pjesë e kombit shqiptar dhe këtu jetojnë afërsisht 1 milion shqiptarë, të cilët vazhdojnë të kenë kërkesa kolektive. Ne duam hisen tonë, ky shtet nuk do të jetë funksional dhe nuk ka ardhmëri as me politikën e Ali Ahmetit, e as me politikën e Gruevskit. Ky shtet ardhmërinë do të ketë atëherë kur definitivisht duhet të pranohet kërkesa, platforma dhe programi i Partisë Demokratike Shqiptare. Nuk mundet një popull me 1 milion të trajtohet si një pakicë ekstreme, nuk mundet një populli me 1 milion mos ti ofrohet as 1% i buxhetit të shtetit, nuk mundet një popull 1 milionësh ta trajtojnë maqedonasit me shtypje, përkulje dhe nënçmim. I patë figurat para 2-3 ditëve që kishin dalë të manifestojnë në “Aleksandar Palace” me kokat poshtë të gjithë, e kanë të qartë se kanë dështuar, por pamë bashkërisht edhe mashtrimin e rri, tha ai këtu do të ndodhë Ukraina! Po, por kush është Janukovici? Kush është ai që erdhi dhe grabiti me dhunë pushtetin? Kush është ai i cili në politikën e vetë ka me qindra vare dhe sot del dhe na thotë se stema është marrëveshje mes tij dhe partnerit të koalicionit. Mund të bëni më mijëra marrëveshje, por ato nuk do të funksionojnë, ato marrëveshje nuk i pranon Partia Demokratike Shqiptare. Marrëveshjen që ne e ofrojmë është marrëveshja e paqes, stabilitetit, harmonisë në Maqedoni dhe integrimit sa më të shpejtë në strukturat euroatlantike. Ne jemi sot gati që të futemi në një betejë të vërtetë për ta rifituar legjitimitetin e popullit shqiptar, megjithatë mos të mendojnë se jemi të marrë, të gjithë ato vota që u morën me dhunë, më kërcënim, të gjitha ato rezultate që u nxorën me trembje dhe fiksim, 0 për PDSH-në dhe 900 për BDI-në e kanë këtë efekt dhe e kanë këtë politikë. Unë sot në emër tuaj do tu drejtohem hapur popullit tonë, do tu themi se vota është çështje hyjnore, nuk është çështje letre, të gjithë ata që kanë votuar për BDI-në dhe për z.Ali Ahmeti janë bërë pishman, por kjo vëllezër dhe motra nuk është boll, duhet të gjithë të bashkohemi, të angazhoheni ti bashkoheni kësaj platforme dhe definitivisht ta realizojmë qëllimin tonë. U bënë gati 23-24 vite që na mashtruan me emra dhe thirrma të ndryshme partie PPD, PRD, MRD, IRD, BDI, fatkeqësisht nuk e kuptojnë se të gjithë punojnë për ta eliminuar PDSH-në. Gabim! Të gjithë punojnë për ta eliminuar çështjen kombëtare, të gjithë punojnë për ta eliminuar çështjen shqiptare prej këtu. Apeli i vërtetë i joni nga kjo konferencë është se vetëm kjo është rruga e drejtë”. 

Faleminderit rinisë, faleminderit Strugës, suksese!

 

 

 

Kryetari i PDSH-së në takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi takoi sot në Shkup Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta.

Pas takimit, Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi në prononcimin e tij për shtyp deklaroi:

“Jo vetëm kënaqësi por është edhe nder për mua sot si udhëheqës i opozitës që takova Kryetarin e parlamentit të Shqipërisë, z.Ilir Meta. Ashtu siç tha Kryetari biseduam për shumë çështje dhe unë e sigurova që PDSH-ja asnjëherë nuk do të jetë problemi, por do të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit. Do të vazhdojmë me një politikë të fortë opozitare, por pa dyshim konstruktive. I thash shqetësimet e mija  për Maqedoninë që është në një proces të bllokimit total të dy çështjeve fondamentale që garantojnë mbijetesën e Maqedonisë, integrimi drejt unionit evropian dhe NATO-s dhe çështje e raporteve ndëretnike, apo realizimit të drejtave kolektive të shqiptarëve. Nuk kam ndonjë shpresë se situata do të mundë të përmirësohet shpejt, por e sigurova kryetarin e parlamentit se PDSH-ja asnjëherë nuk do të bëhet pjesë e aventurave të pakujdesshme, qofshin politike, qofshin të tjera, për shkak se jemi shumë të vetëdijshëm për barrën dhe peshën që e kemi si parti opozitare, për të garantuar një qetësi dhe një stabilitet. Megjithatë bashkërisht ramë dakord që të vazhdojmë komunikimin mes nesh. Shqipëria jep një kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin e Maqedonisë dhe mbështetjen që jep Maqedonisë drejtë procesit integrues. Ramë dakord që të shihemi shumë shpejtë, por në Tiranë sigurisht”. 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 21.01.2015

 

 

 

 

Pritje madhështore e Kryetarit të PDSH-së në Dollogozhdë

Të shtunën në mbrëmë në shenjë respekt të liderit të PDSH-së, z.Menduh Thaci, në Dollogozhdë u shtrua një darkë solemne. Në një pritje mjaftë madhështore e të ngrohtë Kryetari i PDSH-së u prit me daulle dhe iu shtrua tapeti i kuq.

Ky akt ishte ideuar nga rinia e fshatit si një simbol i mikpritjes dollogozhdare. Kryetari Thaçi, me këtë rast pasi i falënderoi për mikpritjen, potencoi: “atyre që na e kanë zili dhe inat u them se ky është organizimi juaj dhe dëshira juaj, nuk e kam bë unë këtë, dhe ju falënderoj të gjithëve që angazhoheni në këtë aktivitet dhe ju garantoj se shumë shpejt vjen koha jonë, koha e PDSH-së”.

Në këtë darkë ishin të ftuar edhe aktivistë tjerë të rrethit të Strugës. 

Kryetari i PDSH-së në takim me Ambasadorin e Suedisë, z. Matt Staffansson

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj në vend sot Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, qëndroi në Ambasadën e Suedisë në Shkup me ç’rast realizoi takim me Ambasadorin e Suedisë për rajonin, z.Mat Staffansson.

Në qendër të bisedës ishte situata aktuale politike, procesi integrues, si dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Në këtë takim Kryetari Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike në vend dhe ngecjen e procesion integrues, duke kritikuar politikën virtuale të qeverisë, me të cilën Partia Demokratike Shqiptare nuk pajtohet.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, dhe se në këtë drejtim rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik është me rëndësi të veçantë.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 21.01.2015

Kryetari i PDSH-së në takim me qytetarët e Ladorishtit dhe Koroshishtit‏

Kryetari i PDSH-së të shtunën në mbrëmje qëndroi në Ladorisht dhe Koroshisht të Strugës, në një bashkëbisedim me banorët e kësaj ane.

Kryetari Thaçi fillimisht qëndroi në fshatin Ladorisht dhe më pas në Koroshisht të Strugës, ku mbajti një takim qytetarët që kishin dalë për një bashkëbisedim me Kryetarin.

Gjatë këtij takimi në Ladorisht, Kryetari Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash deklaroi:

“Stema, që doli një ministër shqiptar dhe tha se është stemë shqiptare, është duke i vënë kapak ideologjisë së çmendur të maqedonasve për ta ngritur Maqedoninë si shtet të tyre etnik në shekullin 21. Po ku qëndron problem jonë? Arma me të cilin maqedonasit e përdorin kundër nesh fatkeqësisht edhe para faktorit ndërkombëtar është BDI dhe disa bishta të tjerë, që japin fakte dhe argumente se situate e shqiptarëve është e mirë. Disa bishta të tyre në mes nesh paraqesin një fenomen shumë të rrezikshëm që herë pas here e quajnë veten parti të vogla opozitare. Disa të cilët tentojnë të formojnë parti të reja kur janë me ne shqiptarët thonë jemi shqiptar, ndërsa kur dalin në publik, në program nuk përmendin asnjë fjalë shqiptare. Ka dy elemente të cilat do të duhet ti sqaroj. Elementi i parë është që njeriu prej të cilit kam mësuar politikën zoti Arbër Xhaferri nuk ka të bëj asgjë me dhunë dhe e dyta moshën e kam më të tillë dhe nuk jam më i ri siç u dukem atyre, nuk bëj asi gjërash. Unë po u them edhe një herë hapur, për hir të interesit të përgjithshëm i kaloj të gjitha, sepse po të kisha qen person privat secilit do t’ia kishe treguar vendin. Po sulmojnë atje ku mund ta zhdukin më lehtë këtë parti. Ky i fundit ja nisi diku më poshtë, por këto gjëra përdoren për ta mbuluar fenomenin e keq të tradhtisë”.

Kryetari Thaçi në Ladorisht në fund të takimit një numri të simpatizantëve të PDSH-së u shpërndau libreza anëtarësie, me ç’rast ata u bënë anëtarë të plotë të PDSH-së.

Pas këtij takimi lideri i PDSH-së qëndrojë edhe në fshatin Koroshishtë ku do të realizojë një takim të zgjeruar me banorët e këtij fshati të Strugës.

 

PDSH: Shqiptarët e Tetovës dhe Gostivarit në “Dhoma Gazi”‏

Politika e gabuar e kësaj qeverie VMRO-BDI reflektohet edhe në segmentin më të ndejshëm siç është shëndetësia. Varfëria, mospërkujdesja, neglizhenca gjithë këto janë faktor që në mënyrë direkte apo indirekte ndikojnë në shëndetin e qytetarëve e veçmas te shqiptarët.

Janë shqetësuese rastet dhe shifrat alarmante të sëmurëve nga sëmundjet e ndryshme përfshirë këtu edhe rritjen e numrit të aborteve, jo vetëm ne Tetovë por edhe në vendbanimet tjera ku jetojnë shqiptarët, për të cilën mungon një analize e hollësishme dhe transparencë për faktorët që ndikojnë në paraqitjen e këtyre rasteve.

Si pasojë e kësaj politike të mbrapshtë, gjendja e spitaleve në vendbanimet shqiptare, në veçanti gjendja e spitalit "Klinik të Tetovës" i cili përveç emrit s’ka asgjë të përbashkët me klinikat e mirëfillta.

Gjendja bëhet ende më dramatike në Tetovë, duke pasur parasysh ndotjen e ajrit nga ana e “Jugohromit”. Nga statistikat zyrtare ndotja e ajrit është alarmante ku tejkalohet kufiri i lejuar disa dhjetëra herë.

Për interesa të ndryshme politike, mbase edhe korruptive tolerohet helmimi i banorëve të Tetovës  dhe të pollogut në tërësi. Ndotja e ajrit  me përmasa të tilla shqetësuese shkakton rritjen e dukshme të numrit të sëmurëve nga sëmundjet e traktit respirator, kancerogjene, kardio-vaskulare e kështu me radhë.

Edhe një herë bëjmë thirrje që urgjentisht të merren masa për ndërprerjen e këtij helmimi masiv të shqiptareve në Tetovë dhe rrethinë, që asocojnë në  dhomat e gazit.

Është i dhimbshëm fakti që përgjegjësi direkt për helmimet, është ministri i BDI-së i cili  jo që s’ndërmerr asgjë, por përkundrazi me heshtjen e tij  miraton të njëjtën, gjë që tregon paaftësinë dhe nënshtrimin e tij të plotë, ku si pasojë e këtij vasaliteti helmohen jo vetëm gjeneratat e tashme, por edhe gjeneratat e ardhshme me pasoja të paparashikueshme.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 21.01.2015

 

Kryetari i PDSH-së në takim me banorët e lagjes Serovë të Çairit‏

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi të enjten në mbrëmje qëndroi në lagjen Serovë të Çairit ku realizoi takime me qytetarët dhe aktivistët e PDSH-së, që kishin dalë për një bashkëbisedim me Kryetarin.

Gjatë këtij takimi Kryetari Thaçi në fjalimin e tij theksoi:

“E dini atë ditë me 27 prill jam plotësisht i vetëdijshëm se ju kanë thënë se u dogjëm, tash ju tu thoni se e keni djeg veten, se duket ashiqare se e kanë djeg vete. Çështja e stemës që u propozua nga një ministër shqiptar vetëm është aj kulmi i injorancës, i bashkëpunimit të BDI-së me partitë maqedonase, përfundimisht për ta bërë Maqedoninë shtet etnik të maqedonasve dhe për ti suprimuar shqiptarët. Kemi shumë vështirësi si PDSH, kemi shumë telashe edhe unë edhe ju, por telashet kryesore që e kemi duhet me i thanë popullit tonë drejtë për drejtë, gabim keni votuar me 27 prill, keni votuar gabimisht dhe e ardhmja përpara na shtyn që ta orientojmë votën jo kundër BDI-së, por kundër armës së maqedonasve, sepse arma me të cilën na luftojnë maqedonasit është BDI-ja, për shkak se edhe në opinionin e brendshëm edhe me bashkësinë ndërkombëtare ata thonë, këta e kanë legjitimitetin, i kanë marrë votat dhe kanë krijuar një distancë të madhe të forcës politike dhe ne e llogarisim si përfaqësues real të tuajin. Çështja e tretë, shpesh, sigurisht më shpesh se unë, ballafaqoheni në teren me pyetje se sa punon PDSH-ja, sa vepron, sa është aktive, duhet me u thënë se PDSH-ja zor të madh kishte duke qenë aktive, por ju e zvogëluat, e dobësuat me 27 prill dhe krijuat një raport katastrofal në parlament, 20 me 7. Çështja e katërt besoni se problem kryesor i PDSH-së dhe i shqiptarëve nuk është BDI-ja, por këto që kanë hy në mes BDI-së dhe PDSH-së, që thonë se formojnë parti politike, nuk dua ti përmendi emrat, por kur ti analizosh në fund të gjithë dalin avokatët e BDI-së dhe avokatët e politikës maqedonase. Ne kemi edhe dijetar edhe analist të cilët unë i respektoj, por nuk mund të pajtohemi me vlerësimin e tyre, ky është momentalisht armiku kryesor i çështjes kombëtare, vlerësimi se realizimi i qëllimeve tona varet prej mirësisë së partive maqedonase, është vlerësim tërësisht i gabuar! Vlerësimi se zgjidhjet e problemeve të shqiptarëve ndodhin me procesin e integrimit është tërësisht i gabuar. Normalisht se në kuadër të kësaj politike do të ketë edhe pasoja ende më të rënda, negative dhe ne jemi këtu për tu thënë disa njerëzve që çuditen me stemat, me Car Dushanin dhe nesër do të çuditen kur ministri shqiptar, shumë shpejt, do ta propozojë ligjin, maqedonishten prej klasës së parë dhe duhet tu themi se kur votohet aty jepet forca e vullnetit politik, që ata të marrin vendime në emër tonë. 

Po ju rikthej temës së vjetër, që është edhe sot e re, se nuk guxon Maqedonia të ngrihet si shtet etnik i maqedonasve, ne nuk kemi zgjidhë asnjë problem, 90% e shqiptarëve që jemi më në moshë e njohim perfekt maqedonishten dhe serbishten, por asgjë nuk ka zgjidhë kjo dhe vazhdojnë të na i shkelin të drejtat tona. Krejt ky konfuzion brenda që krijohet ka një qëllim, parandalimi me çdo kusht që PDSH-ja ta ketë mandatin që të flet në emër të interesave shqiptare. Krejt kjo luftë special e ka këtë qëllim, nuk e ka qëllimin te PDSH-ja, por e ka qëllimin që të mos vijë çështja kombëtare në rend dite, ashtu siç duhet. A kemi ne mundësi që këtë situatë ta përmirësojmë? Me vështirësi dhe me shumë mund kemi mundësi, ne duhet tash padyshim të flasim me ata njerëz të cilët me lehtësi e japin votën tu themi se ja dëmet e asaj vote, le të flasim hapur edhe me bashkësinë ndërkombëtare që tha Bekimi pardje se këto gjëra ndodhin me amin-in tuaj, ju kur pajtoheni. Ne kemi shpresa se kjo situatë në të ardhmen do të shkojë përpara dhe kjo është kryesorja, se është tua nxi kohën Gruevski, secilit, edhe atyre që kanë votuar. Tash faktet dhe argumentet bëhen ashiqare, raporti i progresit të komisionit evropian i rekomandoni Maqedonisë negociatë, por çështjet nuk lëvizin përpara. 

Sa dëshirë e madhe për tu paraqitë këtu se opozita shqiptare duhet të jetë me një vinë me opozitën maqedonase me LSDM-në, sa analistë, disa e quajnë veten edhe intelektual i vlerësojnë këto gjëra se varen nga miqësia e partive maqedonase. A mund të më tregojë dikush prej atyre ku dallohen partitë maqedonase: 1. Për çështjen e integrimit të vendit dhe 2. Për raportin me shqiptarët, njëjtë. 

Sigurisht që ne kemi vështirësi një “pseudo-intelektual” si ministri i drejtësisë që merret me histori, që flet për simbolet dhe të gjithëve na nënçmon dhe thotë ky është flamur shqiptar, ky është luani shqiptar dhe ai sillet kështu për shkak se ai edhe shefi i tij Ali Ahmeti kanë harru se si kanë ardhur në atë karke, le të kthehen pak le ti pyesin ata prindër që e kanë zemrën e djegur prej 2001-shit, që i kanë bijtë në vare dhe një pjesë tjetër që i kanë në burgje. 

Kanë harru për shkak se lehtësisht e manipulojnë vullnetin e shqiptarëve dhe tha njëri se a është kjo një program i BDI-së dhe i qeverisë që sa më shumë me i varfërua shqiptarët dhe pastaj me ble votën, po por kjo ka fund dhe eksplodon siç thonë pleqtë maces kur ia mbyll të gjitha dritaret dhe derën dhe s’ka ku shkon më por ne nuk jemi për këtë variant ne vazhdojmë ta kultivojmë variantin politik. 

Fjalët e mija i rrotullojnë mbrapsht, rregullisht merren me këtë që sa më shumë ta dëmtojnë PDSH-në, paskam thënë unë se me 1 deputet do të hymë në qeveri. Po, por jo kështu, kam thënë me 1 deputet hy në qeveri, por nuk është problem i hyrjes në qeveri, problem është kur të hysh në qeveri ti realizosh premtimet, ta realizosh platformën, se hyni Ilir Meta në Shqipëri me 4 deputetë, por e ka Shqipërinë, i ka të zgjidhura problemet etnike, po ja këta me 20 tash a zgjidhën ndonjë problem? 

Cili është dallimi mes kësaj politike që ushtrojnë ata dhe dallimi i politikës se PDSH-së - integrim, vëllazërim bashkim? Ka ra kjo ide, idea e PDSH-së është opozitë etnike. Më lejoni pak ta banalizoj në aspektin financiar që të jetë më e lehtë, dallim është këtu se PDSH-ja pjesëmarrjen në qeveri e kushtëzon me 1 miliard e 200 milion euro në vjet për shqiptarët, për interesin shqiptar, për kulturë, për infrastrukturën, ndërsa këta e kushtëzojnë me një vend pune, me 130-140 euro dhe ai vendi i punës më pastaj 2000 administrator i mban nëpër shpija dhe ne shqiptarët themi super, ai nuk shkon në punë e merr rrogën. Nesër kur do të duam të hymë në unionin evropian, që të gjithë kemi dëshirë të hymë në unionin evropian, atje ka kushte, standard. Për të ardhur në postet drejtuese shkruan se sa vite duhet të kesh përvojë, p.sh në polici për tu bërë komandant policie duhet 5 vite të kesh komandua sektorë, e dinë ata që punojnë në polici, për të qenë krye shef 12 vite, por këto që rinë nëpër shtëpia nuk shkojnë në zyrë që të përsosen profesionalisht, kur do të bëhen udhëheqës”.

 

 

 

 

HomeInfo qendra
Zo2 Framework Settings

Select one of sample color schemes

Google Font

Menu Font
Body Font
Heading Font

Body

Background Color
Text Color
Link Color
Background Image

Top Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Header Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainmenu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Slider Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainframe Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Menu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image
Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image