Welcome to sextoysbuzz, xxxpornfilm the Home of Videos Porn. Our site is dedicated to all you porno lovers out there. We know you want tits and ass. We know your need for porn, and adsunfilm is the shrine for your sexual salvation. No matter what strokes you are searching for, adultwebid will satisfy the carnal sex instincts of your reptile brain. Since this adultdvdadultdvds is in all of us and you found your way here, it is too late to pretend that you are not a wanker, such as ninety-nine percent of people are, in fact. We do not have to tell you that scientific research in our porngp Labs proved that watching porn increases your fertility and a regular wank keeps you fit and healthy. Nor do we have to remind you that practice makes perfect, and porn can show you many ways of giving and receiving sexual pleasure. So just feel yourself at home and start browsing our constantly updating vast archive of sex graphic materials, or create a profile, save and share your favorite sex flicks and get in contact with other porno video lovers. We are constantly improving our site and want to provide you with the best free porn experience you can think of. maturesexmilfs is yours - your Home of videos sex.  Nga vendi
Web Faqja zyrtare e PDSH-se
Has shqiptar

Nga vendi

Megaintervistë e Kryetarit të PDSH-së, z. Menduh Thaçi për gazetën “LAJM”‏

Do të kthehemi në Kuvend, s’do të shërbejmë si alibi për zgjedhje të parakohshme.

PDSH-ja nuk do të lejojë që bojkoti i saj ndaj punës së Kuvendit të shfrytëzohet si pretekst për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe në rast se ndodh një tentim i tillë ne do të kthehemi në Kuvend. Kështu thotë në intervistën e tij ekskluzive për “Lajm” kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, duke sqaruar se partia e tij nuk është kundër zgjedhjeve, por nuk dëshiron të shërbejë si alibi për manipulime të pushtetit. Ai flet gjkerë e gjatë edhe për kërkesat për ndryshime brenda PDSH-së, për kongresin e ardhshëm të partisë si dhe për situatën paszgjedhore në Maqedoni. Në këtë intervistë ai flet edhe për zhvillimet në PDSH- para kongresit të ardhshëm të partisë, për ngecjen e procesit euroatlantik të Maqedonisë, për zhvillimet mbarëshqiptare në Ballkan.

ISEN SALIU

FEJZI HAJDARI

Lajm: Zotëri Thaçi, intervistën po e fillojmë me zhvillimet e fundit në partinë tuaj, Si i komentoni iniciativat për reforma, ku kërkohet edhe dorëheqja juaj si dhe propozimin që të jeni kryetar nderi?

Thaçi: Nga situata të cilën e shoh prej brenda, mendoj se nuk ndodh diçka e tillë. Janë disa individë të cilët për arsye personale dhe disa Qendra mediatike, të cilat gjithmonë i mbështesin veprimet anti-PDSH. Pra bëhet fjalë për disa portale të cilat funksionojnë me sistemin, 50 euro apo 100 euro, të cilët përpiqen të krijojnë imazh se dikush po bën aktivitet. Në fakt, nuk po ndodh asgjë, por është një tentim i Zijadinit, për ta shpërlarë veten, për shkak se dëshiron të mbulojë shkakun e i vërtetë për konfliktin mes PDSH-së dhe Zijadinit. Normalisht, ne e kemi mbështetur kur u zgjodh për kryetar komune, por shumë shpejtë kuptuam nga aktivistë se Zijadini u implikua drejtpërdrejt në nepotizëm, reket dhe çështje korruptive. Shumë para zgjedhjeve, kam biseduar personalisht me të, se nëse nuk heq dorë prej këtyre gjërave, do të ballafaqohet me reagimin tim të ashpër, sepse unë edhe në bazë statutare edhe morale, jam i detyruar që njerëzit e tillë t’i largojë. Fillimisht, dukej se konflikti është për çështje kadrovike lidhur me bartësin e listës në Njësinë zgjedhore numër 5, mirëpo, unë isha i informuar se ka të bëjë me çështje tjera... Lajm: Cilat janë çështjet tjera? Thaçi: Ai dëshiron të ketë mbulesë politike për veprimet e tija kriminale, korruptive dhe nepotiste, duke ngritur argumente politike se ai kinse ai flet për një çështje të reformave të brendshme. Qytetarët e Strugës shumë bukur i dinë këto gjëra. Duhet ta kemi të qartë, se nëse duhet të bëhen reforma të brendshme, Zijadini duhet të jetë i pari që duhet të reformohet, sepse ka mbi dhjetë vite që ka ushtruar poste drejtuese, ekzekutive, legjislative në kuadër të PDSH-së dhe ka arritur të mira materiale me qindra mijëra dhe nuk bën pjesë në grupin e të rinjve që do ta reformojnë partinë. Çështja e reformave, kritikave, ndryshime të brendshme..., është tërësisht legjitime, për çfarëdo lloj partie që është demokratike. Mirëpo, unë, e lus opinionin të më kuptojë se kjo nuk ka asgjë të përbashkët me dezertimin që bëri Zijadini, pikërisht në momentin kur PDSH ishte në front. Kjo, mund të krahasohet me një ushtri e cila futet në luftim, kurse një njësit thotë ne po shkojmë në pushim në det! Kjo është tradhti ordinare. Këto lëvizjet tjera, që po i bën Zijadini se kinse dikush ju paska bashkëngjitë, aq sa janë qesharake, janë edhe të turpshme. Vetëm për ta qetësuar anëtarësinë e PDSH-së dhe njerëzit që e duan këtë parti... Ju them se bëhet fjalë vetëm për një aktivitet mashtrues dhe gënjeshtar. Këto kinse këshillat nismëtare që formohen në Kumanovë, Gostivar e Tetovë, njerëzit e partisë dhe aktivistët kryesorë i njohin këta individë, por anëtarësia e gjerë nuk i njeh. Ai i Kumanovës është BDI, ka qenë me Bardhyl Mahmutin në BDSH, e kështu me radhë. Për këta të Tetovës, nuk ka diskutim: Ruzhdi Matoshi ka qenë DR, Agrim Ramadani ka qenë DR, këta katër-pesë njerëz që janë aty, kanë qenë në parti tjera dhe nuk kanë të bëjnë aspak me PDSH-në. Njësoj është edhe në Gostivar, sepse Besim Dogani ka qenë në DR, Samet Rrahmani ka qenë me Rufi Osmanin, kurse kjo lojë apo shaka e turpshme kulminon me kërkesën e një këshilltari të RDK-së në Strugë, i cili kërkon reforma në PDSH. Këta nuk janë anëtarë të PDSH-së dhe kjo është njësoj sikur të mblidhemi ne nja 200-300 veta të PDSH-së dhe të kërkojmë kongres të BDI-së, që ta largojmë Ali Ahmetin. Këta njerëz nuk kanë të bëjnë me PDSH-në, mirëpo ne e çojmë punën tonë ashtu siç duhet. Kemi hyrë në fazën përgatitore të kongresit, kemi themeluar Këshillin për përgatitje të Kongresit dhe besoj se shumë shpejtë do të jemi në gjendje të mbajmë kongresin. Spektakle të tilla, se vëllai i Arben Xhaferit qenka me Zijadinin, janë qesharake. Krejt Tetova e di se vëllai i Arben Xhaferi është BDI, e jo PDSH dhe se bashkëshortja e tij e ka djalë daje kryetarin e BDI-së. Këto janë tentime për depërtime të brendshme. Normalisht, edhe unë punoj dhe me plot përgjegjësi i them opinionit se nëse e shihni një njeri të PDSH-së që ka hyrë te Zijadini, ai aty ka shkuar me detyrë që të kuptojë se çka po ndodh aty brenda. Këtë e them me plotë përgjegjësi. Nuk shoh kurrfarë problemi, por normalisht është për keqardhje kur shohim se si disa kuadro, që siç thonë në Shqipëri, kur e shohin lekun harrojnë gjithçka, madje edhe babë e nënë. Mënyra e këtillë e reformës, nuk pranohet në asnjë kod moral të shoqërisë. Nuk mundesh ti të kërkosh të zëvendësosh babanë, duke e sharë atë. Lajm: Deri ku ka shkuar puna mes Thaçit dhe Selës. A ka hapësirë për pajtim? Thaçi: Mua nuk më shkakton asnjë përshtypje, por flas vetëm për t’u sqaruar para opinionit, sepse nuk ja vlen as të flitet për Zijadin Selën. Me një njeri i cili keqpërdori një vullnet aq të madh timin, dhe përfundoi në korrupsion dhe reket të ulët, nuk ka vend për tejkalim të kësaj situate. Megjithatë, ka shumë njerëz dashamirë të cilët mendojnë se nga kjo pozitë që kam, duhet të tregoj shumë zemërgjerësi dhe t’i falë disa njerëz, por unë realisht nuk shoh asnjë shenjë të pendesës reale të Zijadin Selës. Përkundrazi, vazhdohet me manipulime që nuk kanë të bëjnë me të vërtetën, si nxjerrja e sloganeve: “PDSH-ja që fiton”. Unë them me plot bindje se ajo nuk është PDSH-ja që fiton, por PDSH-ja që tradhton. PDSH-ja e Zijadin Selës, e Ruzhdi Matoshit, e Besim Doganit, e Samet Rrahmanit..., me fakte të forta tregon që është, PDSH-ja që tradhton. Ia kuptoj sikletin, i duhet mbulesë politike për ato të bëra dhe të pabëra në pushtet lokal, por sigurisht se shumë shpejtë do të paguajë çmimin e këtij akrobacioni psikopat, sepse do të vijnë zgjedhjet dhe do të shohim a do të fitojë. Lloj-lloj etiketash vijnë nga ana e tij në llogari të PDSH-së, për gjoja gabime, e që s’kanë të bëjnë fare me të vërtetën....

Lajm: Zgjedhjet presidenciale nuk ishin gabim?

Thaçi: Jo, aspak. Unë dola në zgjedhje presidenciale me kandidat, por si duket nuk u kuptua mirë mesazhi dhe dhuna e ushtruar, nga ana e BDI-së e cila nuk lejoi që shqiptarët të dalin në votime. Strategjikisht, qëllimi im ka qenë i drejtë. Doja ta kishim një kandidat presidencial me 200-300 mijë vota shqiptare dhe të shkonim para maqedonasve me legjitimitet të fortë dhe t’i kushtëzonim. Ai thotë keni votuar Ivanovin, pse i kam marrë unë dy fletëvotime. Po nëse merr pjesë në një proces zgjedhor, dhe në raundin e dytë e bojkoton votimin, kjo tregon se ti je idhnak, që nuk ke çështje parimore. Ishte e padrejtë që ne të thërrasim për bojkot, sepse do të bëheshim pre e propagandës së BDI-së, se duke bojkotuar zgjedhjet presidenciale, do të zgjedhim problemet. Në fakt, kjo ishte një tallje me realitetin, sepse presidenti nuk ka forcë pushtetare për të zgjidhë problemet, por atë e posedon qeveria. Unë e kam thënë në fushatë, se nëse jemi të sinqertë për zgjidhje të problemeve tona, hajde të merremi vesh t’i bojkotojmë zgjedhjet parlamentare. Të caktojmë disa kushte dhe të ulemi përballë maqedonasve, t’ju themi se nëse nuk përmbushen ato kushte, ne nuk shkojmë në zgjedhje. Megjithatë, realiteti është ndryshe. Qytetarët e Strugës e dinë shumë mirë se Zijadin Sela, pushtetin e mbanë me ndihmën e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, sepse ai nuk e ka shumicën në Këshill. Por, prapë them se këto gjëra i flas vetëm të t’u sqaruar para opinionit, e jo se pse më krijon ndonjë përshtypje. Këtë çështje do ta përmbyllë me këtë fjali: Ka shumë njerëz që janë të brengosur, ka shumë pyetje të drejtpërdrejta që vijnë nga dashamirë, e jo nga kundërshtarë të shqiptarëve, të cilët më pyesin se pse tradhti ndodhin vetëm në PDSH. Unë kur përgjigjem, përgjigjet e mia fillimisht duken shumë të forta, por ato janë të sinqerta. Nuk ndodh tradhtia në BDI, sepse në BDI, tradhtia është ulur këmbëkryq në udhëheqësinë e partisë. Kjo nuk është diçka e re që ndodh në PDSH. Nëse numërojmë se sa parti janë formuar prej PDSH-së që nga viti 93, me siguri numri do të arrijë në 10, e Hysni Shaqirit, e Alajdin Demirit, e Imer Selmanit, e Rufi Osmanit, e Bardhyl Mahmutit, dhe shumë të tjera. Pse kanë dështuar ata? Sepse, është më i mirë apo më i fortë Menduh Thaçi? Jo. Por, për shkak se unë me mund jam përpjekur ta mbajë rrugën e drejtë.

Lajm: Nuk duhet të harrojmë se PDSH-ja ka dalë nga një subjekt tjetër politik, kurse ju keni qenë udhëheqës i iniciativës brenda PPD-së, e cila përfundoi me formimin e PPDSh-së, e më vonë u bë PDSH. Pse mendoni se ju keni pasur atëherë të drejtë, kurse Zijadin Sela tani, nuk ka të drejtë?

Thaçi: Për një arsye shumë parimore: Unë kam qenë 29 vjeçar, kam qenë në PPD, kam qenë një aktivist shumë i fuqishëm, dhe përmes procedurës demokratike jam zgjedhur kryetar i Degës më të madhe të PPD-së, asaj të Tetovës, kurse asnjëherë nuk kam pasur post në institucione. Nuk kam qenë as drejtor i inspektoratit, që të marr rrogë prej 1.000 eurove në muaj, nuk më kanë shëtitur me veturë, e as nuk kam qenë deputet ose kryetar komune. Nëse njerëz të tillë kërkojnë reforma në PDSH, kjo do të ishte tërësisht legale dhe unë do të isha i detyruar të filloj të bisedoj me ata njerëz. Bile-bile, jam i gatshëm të pranoj edhe fraksione brenda PDSH-së. Mirëpo, fraksionet nuk formohen për çështje teknike dhe korruptive, por për çështje ideore, se a pajtoheni me një platforme apo jo?. Për të shkuar shumë larg dhe për të përdorë argumente të padrejta, Zijadini thirrej te platforma e Arben Xhaferit. Dolën argumentet dhe njerëzit që kanë punuar në hartimin e platformës së re të PDSH-së, kur unë kam qenë kryetar i partisë. Shprehimisht, unë kam bë 1 për qind të punës, por dua të shfrytëzoj rastin që publikisht këshilltarët e mi, që në vitin 2009 kanë punuar në këtë platformë, sepse opinioni ndoshta ka harruar punën që ata bënë në vitin 2009. njëri prej tyre është Nijazi Muhamedi. Ai nuk është në PDSH, ndoshta është kundërshtar i PDSH-së, por nuk mund t’ia mohoj punën që ka bërë. I ndjeri Isen Ramadani, ish anëtarë i Lidhjes Komuniste, por është fakt se ai ka dhënë kontribut. Ishte profesoresha Valbona Toska, profesori Ismail Bardhi nga fakulteti teologjik... të gjithë ata kanë dhënë kontributin e tyre.

Lajm: Kur do të jetësohet në praktikë kjo platformë e cila ende është vetëm në letër? Thaçi: Atëherë kur ne do të fitojmë legjitimitetin e shumicës së shqiptarëve. E di se është punë e rëndë, por ndryshimi i situatës me vota është forma më e padhembshme. Kemi shumë obstruksione dhe vështirësi, por ne rrotullohemi te 70 mijëshi i votave, ndonjëherë 68 mijë, ndonjëherë 75 mijë. Mirëpo, besoni se kjo platformë është aq e drejtë dhe e realtë, prandaj ka aq shumë kundërshtarë të fortë, sidomos maqedonas në pushtet dhe opozitë, të cilët e dinë se po të fitojë kjo platformë legjitimitetin, siç thonë kosovarët, s’ka qare pa u bë!. Në anën tjetër, edhe bashkësia ndërkombëtare është shumë skeptike ndaj kësaj platforme, sepse edhe ata e dinë se kur të fitojë legjitimitetin kjo platformë, patjetër duhet të zgjidhen problemet e shqiptarëve. Nga ana tjetër, ata preferojnë paqe, gjë që preferoj edhe unë, preferojnë stabilitet, që preferoj edhe unë, por unë dalloj pak: paqja dhe stabiliteti pa drejtësi, nuk funksionon dhe herëdo kur kalon në jo stabilitet.

MT: Do të insistoj të kem kundërkandidat në kongres

Lajm: A do të kandidoheni për kryetar në kongresin e ardhshëm dhe a do të të keni kundërkandidat?

Thaçi: Pyetje pak e koklavitur për mua… Dua të jem i sinqertë, nuk dua të dal diplomat para opinionit, dhe të them se sikur të mos më kandidojmë, s’do të kandidohem. Kam një siklet tjetër. Kjo parti është formuar me shumë mund, me shumë djersë e gjak, është ruajt dhe kam frikë se armiqtë e kësaj partie, mund ta likuidojnë shumë shpejt, sepse ka platformë tërësisht kombëtare. Njerëzit që kanë mbështetë këtë parti janë shpirtënisht të lidhur me këtë parti. Kurrgjë s’më bënë përshtypje, asgjë nga aspekti i beneficioneve. Por nuk dua këta njerëz t’i sjelli në një zhgënjim të madh dhe të sillem si një mistrec që i braktisë, nuk do t’i braktisi. Dhe, po të mos jem kryetar partie, unë këtu jam, ky është organizmi që është krijuar nga unë, prandaj asnjëherë nuk do të largohem. Do të insistojë shumë, edhe pse kompetencat i ka Këshilli për organizimin e Kongresit, që t’i bindi që së paku të kem një kundërkandidat. Dhe, këshilli bashkërisht me mua, të jetë garanci se nuk do të ketë shkelje të normave. PDSH-ja është e vitit ‘21, ‘33, ‘45, ‘68, ’81…, vazhdimësi e një ideje që une po mundohem me nder ta mbrojë. Nëse çmimi i Zijadinit është 100 mijë euro, merreni me mend sa është çmimi i tij. Po nuk i qasem kësaj mënyre të logjikimit. Reforma duhet të jetë e shëndoshë, e jo në stilin siç thoshte Shqipëria me një kohë: “Hiq Bakallin, sill çakallin”. Reforma duhet të jetë e brendshme dhe e shëndoshë. Shumë djem, shumë vajza, kemi brenda PDSH-së që mund ta çojnë përpara. Duhet të pranojmë që pika jonë shkon ndesh me qasjen e ndërkombëtareve për Maqedoninë. Qasja

e ndërkombëtarëve është paqe dhe stabilitet, ndërsa ne kërkojmë drejtësi. Këtu ka një manipulim të madh historik, ata (BDI) erdhën për të na çliruar, ndërkaq ne vazhdojmë dita-ditës të ndihemi më keq se zezakët e Afrikës Jugore. Nuk mund t’na bind neve të PDSH-së, pasi xhepi, ekonomia jonë, familjare e kombëtare, është më e dobët se para 12 vjetëve.

MT: Nuk i fus shqiptarët në betejë, pa qenë të përgatitur

Lajm: Kur u paraqit në skenë si subjekt i veçantë, simbol i PDSH-së ishte rebelizmi dhe protestat. Sot po ndodhin padrejtësi të shumta ndaj shqiptarëve, vrasje, helmime, rrahje dhe dënime të përjetshme, kurse PDSH si subjekt më i madh opozitar shqiptar, nuk ka organizuar asnjë protestë. Cili është shkaku?

Thaçi: Ne në vitin 2001 u anatemuam si parti. Ata që thoshin se ishin çlirimtarë, erdhën me pushkë, na rrëzuan nga pushteti, dhe për të mos ta përdorë të njëjtën metodë, e për të bërë luftë civile, ne e pranuam. Më pas iu nënshtruam disa proceseve zgjedhore tërësisht të padrejta. Dikush thotë na jep argumente. Në një shtet, kur 12 vjet radhazi humbë me rezultat:18 mijë vota BDI, 300 vota PDSH, 13 mijë vota BDI, me 400 vota PDSH, aty nuk merr erë demokracia. Ata, kur duan të jenë cinik, thonë na jep argumentet?! I sheh argumentet te Stalini edhe Enver Hoxha! Në botën e përparuar, gjëja më e keqe nuk është terrorizmi, por trembja… Në fakt, kur ti e tremb njeriun, atij ia merr lirinë. Ka 12 vjet që ata po flasin me këtë gjuhë, por kjo gjuhë nuk po kapet, dikujt i konvenon kjo gjendje. Aty bëjnë pjesë edhe një pjesë e drejtuesve të këtushëm, të Brukselit, e Uashingtoni, të cilët nuk shtyjnë një hap më përpara. Po ta kishin bërë këtë hap, nuk do të ishim më në këtë gjendje. A mund ne të shkojmë një hap më tutje? Po, natyrisht që mundemi. Me këtë përvojë, nuk kalkuloj me gjëra të rrezikshme, nuk bëjë shaka. Rasti ‘Monstra’, tregoi se të tjerët bëjnë shaka, këto frizura, që dolën në rreshtin e parë, e shkatërruan protestën. Pse unë isha i kujdesshëm, për të mos e keqpërdorë politikisht? Nuk doja t’ju jepja argumente të tjerëve, gojëligëve që nesër të më akuzonin se dua ta kapitalizoj protestën për të ardhur në pushtet. Kur e godet njeriun 100 herë në një vend të njëjtë, ai më humb ndjeshmërinë. Ne 100 herë kemi thënë se të drejtat e shqiptarëve janë sakatosur dhë shkatërruar, ndarja e buxhetit është e patolerueshme…. Dhe tani vijmë në një situatë paradoksale kur duhet ët pyesim: Vërtetë shqiptarët kanë votuar BDI-në, se e respektojnë Car Dushanin? A vërtetë shqiptarët kanë votuar për BDI-në që kjo ti burgosë shqiptarët çdo ditë, t’i dënojë kur t’ju teket? A vërtetë gjithë profesorët e pedagogët janë më BDI-në!? Nëse përgjigja ëhstë po, situatat do të vazhdojë kështu, sepse këto telashe u vijnë shqiptarëve prej atyre që i kanë votuar. Vërtet mendon ministri i Arsimit, se mund t’na tallë me numrin e nxënësve shqiptarë. Numri i nxënësve shqiptarë është zvogëluar në mënyrë drastike. Shkoni në Sllupcan, Poroj, Veleshtë, e gjetiu. Pyetni se sa nxënës i kanë pasur në vitin 1990 dhe sa i kanë tash. 12 vite rresht ju themi se ky rezultat është i papranueshëm dhe se shqiptarët e Maqedonisë nuk votojnë të lirë. Për këtë është fajtorë edhe OSBE-ja. Çdoherë ju themi rezultati në malësi të Kërçovës, është i pa pranueshëm, në malësinë e Tetovës, të Likovës. Kjo ndodhë për shkak se nuk ka gatishmëri për të hap problemin kryesor, e ky është se jemi i vetmi popull në Evropë, me këtë nivel të ulët të të drejtave. Një ambasador më tha z. Thaçi ju funksiononi: “kjo e imja, kjo e jotja”!.Unë e pyeta: Si punon Gruevski: “kjo e imja, edhe kjo e imja”, të gjitha të atij. Ai për zhvillimin e mediave shqiptare jep 1%, për kulturën shqiptare 1% e jep ... këto janë padrejtësi të

skajshëm. Normalisht të tretët, që po e bëjnë këtë lojë, janë ata prej të cilëve jam në zor të madh, këto 10 vite. Kush janë këta: Bardhyl Mahmuti, Imer Selmani, Hysni Shaqiri, Rufi Osmana, duke e ditë se nuk fitojnë asgjë, vetëm me dalje në zgjedhje të sponsorizuara nga BDI dhe qarqe qeveritare, pamundësojnë fitoren e PDSH-së. Dikush thotë: A aq i fortë është Zijadin Sela?! Me plotë përgjegjësi ju them, Ziadin Sela e ka dëmtuar PDSH-në, më pak për 4 deputet më shumë për 6, Rufiu më pak për 2 më shumë për 3 deputetë… Unë më plotë vetëdije kam pranu këtë betejë të pa drejtë, jodinjitoze, vazhdojë me këmbëngulë. Imer Selmani sot është BDI, Rufiu, ... Ziadin Sela BDI. Nuk ka sqarim tjetër. E pranojë, nuk dal në rrugë, nuk bëjë demonstrim. Nuk jam lider që e fut popullin e vetë në betejë të armatosur, pa qenë i përgatitur ai popull. E kam përjetuar njëherë më të ndjerin kryetar, kur për punën e Kalasë në Tetovë, miqtë tanë na thanë: “Ju do të bëni, çfarë t’ju themi ne! Në rregull! Pse po i nxjerri tash këto gjëra? Sepse burimi është atje, sepse Ali Ahmeti me rastin e Kalasë, ka pranuar Marrëveshjen e Frovikut, gjeneralit Amerikan dhe marrëveshja ishte, leni armët ikni nga të doni, dhe mbyllet këtë muhabet. Të ngritesh në piedestalet e pushtetit nga qindra ushtarë të vrarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe civilë, dhe sot ata t’i ekzekutosh në mënyrë më mafioze i bën vetëm ai tjetri. Kam bërë plotë gabime, por me kësi gjëra, nuk merrem.

Lajm: Pse u takuat para zgjedhjeve me drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, duke e pas parasysh se ai ka reputacion negativ te shqiptarët. A mendoni se kjo u dëmtoi në zgjedhje?

Thaçi: Si pikë e parë Mijallkovi është bashkëpunëtor i Ahmetit. Çështja tjetër është se unë jam lider partie. Jam takuar 4 herë me Gruevskin, 2 herë ka qenë Martin Protugeri, 2 herë ka qenë Mijallkovi, si anëtarë i kryesisë VMRO-s, kurse me mua ka qenë Ernad Fejzullahu. Por jam takuar 4 herë edhe me Ali Ahmetin dhe me mua ka qenë Miat Sadiku. Mirëpo, këtu është problemi se LSDM-ja duke dashur ta shkatërrojë PDSH-në, mbante shpresë tek BDI-së, kurse BDI-ja ishte nën hipotekë të VMRO-së. Dikush do të thotë pse u takuat me të dy? Sepse , doja të kuptoja se kush po gënjen, dhe nga takimet mora vesh se po gënjente Ali Ahmeti. Po ashtu unë doja të kuptoja, se kur do të ishin zgjedhjet. Sa i përket rezultatit, si kryetar i partisë duhet t’i mbajë të gjitha përgjegjësitë, edhe kur ke rezultat të keq, edhe të mirë. Nëse gjeni ndonjë lider partie në Ballkan, që e ngritë partinë dyfish në vota, për 3-4 vjet, ma thoni. Kontributin më të madh për mos triumfura PDSH-ja e kanë njerëzit e ligë. Imer Selmani ditën e fundit shkoi në BDI, Zijadin Sela dha zor si kurrë më parë, me shkatërru PDSH-në, ndërsa Rufi Osmani hyri në garë edhe pse e dinte se nuk do të fitojë më shumë se një deputet. Të gjitha këto ishin vota të opozitës.

Lajm: Ku mbeti premtimi se me një deputet do të jeni në Qeveri?

Thaçi: Është edhe një kritikë tjetër që më adresojnë mua, në mënyrë të padrejtë, se kinse njëherë doja të hyja në qeveri, ndërsa tani jo. Nuk ka lider që hynë në zgjedhje dhe nuk don të hyjë në qeveri. Më kanë nxjerr prej konteksti, unë kam thënë ne do të hyjmë në qeveri, po nuk është puna kryesore me hy në qeveri. Puna është se ne duhet të sigurojmë vullnetin politik të shqiptarëve, që ta zbatojmë platformën tonë. Kjo modë u bë qesharake, hajde prej mali, drejt e në qeveri. OK, ja sot BDI-ja është në qeveri. Po, ama çështja shqiptare nuk po zgjidhet, ndërsa ne vazhdojmë të jetojmë ! S’kam punë unë me Gruevskin, unë kam punë me këta që ia japin votat Ahmetit. Shikoni, disa ia japin votat Ahmetit, dhe pastaj thonë Gruevski i keq. Sinqerisht kjo nuk ka kurrfarë logjike! Vetë kundërshtarët e mi dhe të PDSH-së, kanë thënë: “hallall, me një mikrofon 50 euro, arriti 70 mijë votues”. 1 milion bilborde BDI-ja, 13 PDSH është shumë e dukshme, ku merren ato pare ku cohen. Sulmet ndaj neve kanë qenë të mëdha, luftë. Unë arsyetoj veten, arsyetoj partinë dhe shqiptarët, çështjen shqiptare. Kur flisja gjatë vitit 2002, më thoshin ky flet sepse e humbi pushtetin, por ja që sot u vërtetua ajo që kasha thënë atëherë. Nga 2001 nuk ka levizë asgjë. Unë vë bast publik me dorëheqje, me një pyetje për Ali Ahmetin: A ka drejtues shqiptarë më shumë sot në Tetovë, apo në 2001?.

MT: Incidenti në Kuvend

Lajm: Para dy javëve ndodhi një incident në Kuvend, pas të cilit ju lëshuat Kuvendin që tani funksionon pa opozitë. A mund të presim të ktheheni më shpejt, apo do të vazhdoni bojkotin?

Thaçi: Orhanin e njoh, para 30 vjetësh, njerëzit tash e njohin si deputet, une e di prej ku ka dalë, si ka rrugëtuar… Ai ishte i detyruar, sepse fyerjet e tilla nuk mundi t’i durojë. Shprehë keqardhje që erdhi deri te ky akt. Ne vendosëm me dal prej parlamentit, që të mos nxehet më tepër situatë. Qasja BDI-së, ishte se ata mund të na rrahin dhe të nxjerrin çallëm, pastaj se ata janë më shumë se na mundin fizikisht…, por dikush ua shkeli bishtin. VMRO-ja edhe ajo i ka pasojat e rënda, bëri apel për pajtim. Tani, pretekstin për zgjedhje të parakohshme, duan të na i hedhin neve.

Nuk dua të jem alibi për zgjedhje të parakohshme. Por, tash them publikisht se ne nuk jemi për zgjedhje, por vendimin përfundimtar do ta sjellim me qetësi pas Kongresit. Na kanë fituar padrejtësisht, i kanë ble votat, mirë. Tash le t’i plotësojnë premtimet. Ahmeti tha nëse nuk hyjnë në NATO, do të ketë zgjedhje në shtator!! Tash del dhe thotë “punë e madhe”, unë jam në qeveri. E shihni ku qëndron hipokrizia e Ahmetit. Unë nuk bëjë pjesë te ata shqiptarë naivë që mendojnë se LSDM është më e mirë se VMRO-DPMNE. Ku e kanë burimin të padrejtat tona !? LSDM-ja mua babanë ma bëri UDB, pra ma rrotulloi në varrë. Ajo e nxori atë, se unë kinse fitojë nga “Interprometi”. “Interprometi” është shoqatë aksionare, një pjesë të aksioneve e ka vëllai im, i cili aksionet i ka blerë nga personat fizikë, pra nuk i ka blerë nga shteti, ndërsa një pjesë tjetër të aksioneve i kanë do shqiptar tjerë që kanë punuar 20-30 vjet në Zvicër dhe shoqata aksionare nuk funksionon siç thotë LSDM-ja dhe BDI-ja, por shoqata funksionin si të gjitha shoqatat tjera duke respektuar dispoziat ligjore që i është nënshtruar kontrolleve të rregullta të Drejtorisë së të ardhurave publike dhe institucioneve tjera. Definitivisht unë nuk kam kurfarë interesi nga “Interprometi”.

Lajm: A mund të reflektojë ky incident edhe jashtë Kuvendit, a keni biseduar me kryetarin e BDI-së Ahmeti lidhur me këtë?

Thaçi: Jo, nuk kam biseduar, por kam kontribuar që të mos shkojnë punët më larg. Ne nuk kemi ne probleme personale. Në të njëjtën kohë, i bëjë apel të gjithëve që ta kuptojnë si betejë politike dhe asnjë moment si betejë personale. Të dy i njohë, edhe Orhanin edhe atë Rexhaili. Ky i fundit s’ka pas guximin ta shikojë në sy Orhanin. Rexhaili është pjesë e një skenari të BDI-së. Unë kur kuptova se ka ndodhë incidenti, që në atë moment e kisha të qartë situatën. Ky ishte kurth politik, për t’na likuidar prej aty (në Parlament), që ata të mbeten vetëm si të vetmit shqiptarë. Ashtu përgatiten të bëjnë edhe me pedagogët, për të cilët përgatisin mundësi ligjore për t’i zëvendësuar pedagogët që bënë grevë. Diktaturë, koment tjetër s’ka! Kjo, as në Kinë nuk ndodhë.

Lajm: Si i komentoni zhvillimet aktuale në hapësirën shqiptare në Ballkan, në Shqipëri në Kosovë. A mundemi ende të themi se ky shekull do të jetë i shqiptarëve?

Thaçi: Shqipëria anëtare e NATO-s, Kosova është në rrugë të mirë, shqiptarët e Maqedonisë e bënë rezultatin zero. Si popull jemi euforik!. Por kur Ali Ahmeti, na thotë se gjuha shqipe përdoret është zyrtare, në momentin ku ajo zyzrtarisht nuk përdoret pothuajse askund, interesant ne nuk shfaqim atë euforizmin, përkundrazi në momente edhe duartrokasim. Kjo sinqerisht më habit dhe brengos. Mendoj se kemi edhe shumë për të bërë.

Me Ramush Haradinajn, jam aleat i drejtpërdrejt. Pres që shumë shpejt gërçi politik të zgjidhet në Kosovë. Sepse, ka shumë punë, çështja e rëndësishme është dialogu. Serbisë i konvenon që kjo të vonohet. Në Shqipëri, kam aleat Ilir Metën. Unë respektojë kryeministrin dhe liderin e opozitës. Fatmirësisht, Shqipëria e mori statusin e kandidatit për në BE, dhe kjo do ta shtensionoj konfliktin politik, e pastaj edhe tjera gjëra do të përmirësohen.

MT: Mosanëtarësimi në NATO sjell pasoja negative

Lajm: Cilat do të jenë sipas jush pasojat nga procesi i ngecur euroatlantik i Maqedonisë?

Thaçi: Nuk duket asnjë shpresë se diçka do të ndryshon. Maqedonët thonë se grekët janë fajtorë, shqiptarët merren me lojërat e Ahmetit “hajt nesër…”. Maqedoninë e pret situatë krize, në të gjitha aspektet. Kur s’ke siguri, kurse siguri s’mund të kesh pa u bërë pjesë e NATO-së, gjë që ë lëshuan rastin të na fusin aty. Natyrisht, se kur s’ke siguri, s’ka edhe investime nga jashtë, gjë që do të bënte hapjen e vendeve të reja të punës.

Lajm: Si i komentoni paralajmërimet për formim të subjekteve të reja politike?

Thaçi: Mirë, legjitime demokratike s’kam të drejt të ju them, mos u organizonu politikisht. Por, emrat që i përmenda më herët, vetëm pengojnë opozitën e vertëtë. Problemi është se këta luajnë lojën e jeniçerëve, dhe duhet të jemi të kujdesshëm.

Lajm: Si e komentoni lirinë e mediave në Maqedoni, e cila ka rënë në rangun më të ulët që prej pavarësimit të saj?

Thaçi: Lirinë e mediave është në gjendje tejet të vështirë. Ju përgëzoj për guximin që keni marrë, për të më intervistuar, mendoj si lider opozite. Mediat tjera mua s’më marrin, se kanë telashe njerëzit. Unë jo se kam qenë engjull, edhe unë i kam gabimet e mia. Gjithë kur bien në opozitë, e shohin një media që ka qenë kundër tyre, tani s’është. Të gjithë si media apo opinionistë, që kanë qenë kur PDSH ishte në pushtet i kuptojë, por tash kur PDSH-ja është në opozitë dhe prapë neve na sulmojnë, sinqerisht nuk i kuptojë. I lus mediat shqiptare, të kultivojnë mendimin opozitar shqiptarë, dhe jo të vihen në shërbim të LSDM-së. Ka media, nuk dua të merrem me emra, por që qartazi janë vënë në anën e opozitës maqedone dhe qartazi në anën e pozitës shqiptare.

Nëse nuk garantojmë me ligj lirinë e mediave, do të kemi telashe. Disa prej mediave që kot më kanë akuzuar pa kurrfarë baze argumenti, i kam paditur. Nuk është në rregull që 90 për qind e mediave, pamëshirshëm ta godasin opozitën.

Shqiptarët e Maqedonisë do të përfitojnë nga Ramushi kryeministër.

Lajm: A do të ketë ndonjë ndryshim pozitiv për shqiptarët e Maqedonisë nëse kryeministër në Kosovë zgjidhet miku juaj, Ramush Haradinaj?

Thaçi: Besoj se do të ketë shumë ndryshime për të mirë. Për shkak se unë jam i drejtpërdrejt, edhe Haradinajt kur të bëhet kryeministër, do t’ia tregojë hallet dhe telashet e shqiptarëve të Maqedonisë. Pozicioni i tij në aspektin kombëtarë është i legjitimuar, sidomos rasti kur dy herë u paraqit në Hagë, me faqebardhësi për kombin e luftërat… Thjeshtë jam optimist.

Lajm: Një kohë ishit mjaft i afërt edhe me Hashim Thaçin. Çka ndodhi më pas?

Thaçi: Na ka bashkuar sikleti i përbashkët kombëtarë. Ka qenë koha e luftës në Kosovë, ne atëherë fatmirësisht ishim në qeverisje dhe atëherë dhamë kontributin tonë. Pastaj ndodhën keqkuptime, por sidoqoftë, ai ka respektin e PDSH-së si institucion.

ISIS-i është i dëmshëm, shqiptarët të mos identifikohen me ata

Lajm: Një dukuri shqetësuese është edhe shkuarja e të rinjve shqiptarë për të luftuar në vende të huaja me motive religjioze. Si e komentoni këtë dukuri?

Thaçi: Shqiptarët kurrë nuk do të kenë telashe të brendshme. Duhet të jemi të kujdesshëm si thotë populli: “Të mos bëhemi ma katolik, se papa”. Nëse dikush i ka bërë dëm më të madh Islamit, më së shumti është ISIS-i. Ne nuk guxojmë të identifikohemi me ata. Mendojë se do të tejkalohet kjo situatë. Dëshira e madhe e shërbimeve sllave, është për t’i etiketuar shqiptarët, dhe për t’ia prishë imazhin shqiptarëve.

 

 

 

BDI voton kundër investimeve në viset shqiptare!

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Bekim Fazliu:

Sot koalicioni qeveritar VMRO-BDI miraton edhe një rebalanc të buxhetit me çka edhe një herë legalizojnë vjedhjen e hises shqiptare në buxhetin e shtetit.

Neve si grup parlamentar i PDSH-së e vetmja opozitë shqiptare me një skenar paraprakisht të përgatitur nga Ali Ahmeti e BDI, nga pozicioni i partisë në pushtet na u pamundësua që në parlament dhe para opinionit të paraqesim problemet elementare infrastrukturore dhe problemet tjera shoqërore në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët. 

Me paret e taksapaguesve shqiptar vazhdojnë të ndërtohen projekte ekskluzive maqedonase si: Skopje 2014, Makedonsko Selo, në kulturën maqedonase, infrastrukturë dhe projekte luksoze në vendbanimet e pastra maqedonase, e shqiptaret në lloç e baltë, me spitale të rrënuara e pa shkolla, pa rrugë, pa ujë për pije, pa investime në kulturën e sportin shqiptar, me një fjalë deri sa është në pushtet BDI në 11 buxhete dhe 11 rebalanca vidhen paret e shqiptarëve dhe investohen të maqedonasit. 

Ky është çmimi që paguajnë shqiptarët për servilizmin e BDI-së ndaj VMRO-DPMNE-së. Këta të BDI-së nuk kanë probleme se shqiptarët jetojnë keq e ma keq, sepse të zhytur në korrupsion, hajni e krim të organizuar bëjnë jetë luksoze. 236 amendamente që i parashtruam ne ishin për investime për shqiptarët, por të gjitha u hodhën poshtë nga BDI. 

Te jesh kundër investimeve në vendbanimet shqiptare e në anën tjetër të krekosesh se ke vullnetin e shqiptareve është një pafytyrësi klasike politike. I kanë vota klienteliste, sepse BDI në qeveri nga dita më ditë ua vështirëson jetën shqiptarëve. PDSH nuk do të mund ta heshtni, as sot, po as nesër!

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 04.09.2014

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Polonisë, z.Jacek Multanovski

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve intensive me përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend realizoi takim me ambasadorin e Polonisë në vend, z.Jacek Multanovski i shoqëruar nga znj.Marta Pzhenioslo, përgjegjëse për çështjet politike, ekonomike dhe konsullore pranë Ambasadës së Republikës së Polonisë në Shkup.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, incidentin në Parlament, zhbllokimin e procesit integrues të vendit, marrëdhëniet ndëretnike dhe tema të tjera me interes të dyanshëm.

Fillimisht Kryetari Thaçi uroi Ambasadorin për zgjedhjen e Kryeministrit Polak  z.Donald Tusk, për President të ri të Këshillit Evropian, që pasqyron gjendjen e Polonisë në Evropë, si një model i suksesit ekonomik. 

Kryetari Thaçi informoi Ambasadorin për presionet mbi opozitën shqiptare për ta heshtur atë dhe për të miratuar vendime në dëm të popullatës shqiptare.

Ndër të tjerat në takim Kryetari Thaçi nënvizoi rëndësinë e rrugës drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian si dhe rëndësinë e gjetjes së zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë. Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për shkak se integrimi i vendit në strukturat euro-atlantike  siguron stabilitet, paqe, siguri, marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryetari i PDSH-së, z.Thaçi në ditët në vijim do të vazhdojë takimet dhe konsultat me përfaqësuesit diplomatik të akredituar në vend.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 03.09.2014

Rinia Demokratike Shqiptare në Strugë mbajti kuvend zgjedhor

Të Premten me 29.08.2014 dega e RDSH-së në Strugë mbajti kuvend zgjedhor ku për kryetar të ri u zgjodh Meriton Vinca. Punimet e kuvendit i ndoqi edhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, struktura partiake si dhe mysafir të tjerë.

Pas procedurave të zakonshme, pjesëmarrësit votuan kandidaturën e Vincës për kryetar, i cili më pas bëri publike edhe listën me emrat e kryesisë së re të RDSH-së në Strugë dhe mes tjerash në fjalimin e tij tha: “Ne do ta ri-ngremë fuqishëm PDSH-në tonë, do ta ndjekim rrugën, qëndrueshmërinë dhe guximin e liderit tonë z.Menduh Thaçi, për liri dhe shqiptari”.

Punimet e këtij kuvendi i përcolli edhe Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi i cili në fjalimin e tij pasi uroi për organizimin në Strugë, komentoi zhvillimet e fundit politike në Maqedoni. Kryetari i PDSH-së, z.Thaçi kërkoi dhe sugjeroi që të gjithë shqiptarët ta ndjekin rrugën e drejtë dhe kombëtare që ofron PDSH:

“Meritonit i dëshiroj shumë shëndet dhe një udhëzim shumë të vogël nga ana ime. Kur i kam hy kësaj pune përafërsisht kam qenë sa Meritoni, jemi njerëz dhe kemi lëshime dhe gabime, por pse kam mbet gjallë politikisht dhe moralisht deri tash është vetëm rruga e drejtë, të tjerat janë të përkohshme, qoftë pushteti, qoftë dhuna e kërcënimi, janë shumë të përkohshme. Më kujtohet para 10 viteve ishim në një hapje solemne të një lokali të një miku tonë, ishte shumë respekt për mua si udhëheqës i PDSH-së dhe më pyetën gazetarët: Si ndjehesh kur të respektojnë kështu njerëzit? Thashë kur jam në pushtet ndjehem shumë keq, e kur jam në opozitë nuk ka gjë më të mirë. Respektoj njerëzit për shkak se të duan, jo për shkak se kanë frikë prej teje. E shoh një nervozë te ju, tek të rinjtë dhe u apeloj që fjalorin ta bartni pa nervozë, armiqësi e kështu me radhë, mos u mërzitni aspak, këta që ju i quajtët armiq vetëm duan që të prishin shtëpi dhe të ndërtojnë kasolle. Shtëpia është PDSH-ja, shtëpi e vërtetë politike me platformë të drejtë, e cila vazhdon të mbijetojë 20 vjet dhe kjo shtëpi është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe kjo shtëpi mbron interesat vetëm të shqiptarëve.

Kolegu jonë Orhan Ibrahimi është njeri shumë i pjekun moralisht, politikisht dhe kombëtarisht, dhe reagimi i tij i ashpër atë ditë ishte duke mbrojt interesat e shqiptarëve, duke mbrojt dinjitetin e shqiptarëve dhe duke mbrojt ardhmërinë e shqiptarëve. Atë ditë në parlament bisedohej për masakrimin financiar që na e bëjnë maqedonasit neve, sjellja e buxhetit, paret që i marrin prej xhepave tonë, prej tatimeve, e që i përdorin për të na luftuar neve. Orhani tha ju jeni hajna, këto janë paret tona, nuk ka Maqedonia fabrikë që shtyp pare dhe i përdorë, i merr prej tatimeve, i merr prej vëllezërve dhe motrave tona që punojnë jashtë. Reagimi i Orhanit ishte ndaj atyre të cilët pa fytyrë dalin dhe thonë se ky buxhet është i mirë dhe mua sinqerisht, besoj edhe juve, na pengon shumë.

Rruga të cilën e aplikojmë bashkërisht edhe me reagimin e Orhanit është rruga më e mirë dhe më e sigurt, por sigurisht edhe më e vështira, sigurisht edhe më e rënda. Aty ku është vështirë dhe rëndë të jeni të sigurt se ne fund është hallall, aty ku është lehtë dhe shpejtë, ajo është harram. Po, vlerësoj se ne kemi vështirësi të plotë dhe të madhe që të arrijmë ti fitojmë zgjedhjet, por kur ti fitojmë ne zgjedhjet do bëhet Shqipëria, dhe atë e dinë të gjithë dhe gjithë luftojnë që të mos vijë deri te kjo. Të gjithë flasin me një fjalor se opozita shqiptare duhet të bashkohet. Cila është opozita shqiptare ? Cilët janë ato burra dhe gra, djem e vajza që rinë në front, pa ndërprerë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve? Vetëm njerëzit e PDSH-së.

Pse ne kemi ardhmëri, pse gjenerata jonë mundohet maksimalisht të sigurojë një perspektivë për rininë tonë? Për shkak se jemi të sigurt se ju asnjëherë nuk do të identifikoheni me vlera të maqedonasve, gjithmonë do të identifikoheni me vlerat e shqiptarëve dhe beteja, lufta jonë politike është për tu ju mundësuar juve që të identifikoheni me super vlera të shqiptarëve. Super vlera e shqiptarit vjen prej Shqipërisë, Kosovës, qoftë arti, letërsia, muzika, qoftë gjuha shqipe, e kështu me radhë.

Ne jemi ata të cilët e nxorëm platformën se si duhet të dilet prej kësaj situate, nëse neve na fyejnë për këto qëndrime dhe na shajnë në mënyrë më të ulët që s’ka të bëjë me karakterin njerëzor edhe unë edhe Orhani të gjithë duheshe të reagojmë ashtu. Karakteri jonë nuk i banë këto fyerje, nuk i banë këto sharje dhe karakteri jonë nuk lejon që shërbëtorët e maqedonasve të na tregojnë trimëri. Ç’është ky budallallëk me i friku deputetët e opozitës dhe me i sha. Ne u themi asnjë cent nuk keni investuar në komunën e Strugës prej qeverisë, asnjë kanalizim nuk keni bërë, asnjë ujësjellës nuk keni sjellë, asnjë donacion nuk keni dhënë për kulturën shqiptare, për artin, letërsinë. Asnjë student dhe nxënës shqiptar nuk merr mjete prej shtetit që të shkollohet. Një komb që nuk arin të sigurojë perspektivë për rininë e vet, ai komb nuk ekziston.

Ç’është ky angazhim kaq i madh i PDSH-së, i juve, i këtyre të rinjve të rejave, njerëzve më të vjetër, qe ta përkrahin PDSH-në dhe Menduh Thacin në Strugë. Ç’është ky angazhim kaq i madh i Menduh Thaçit, mos vallë bëhet kundër dikujt? Absolutisht jo, assesi jo, por u falënderoj që jeni angazhuar kaq shumë, ky angazhim është për të treguar se një komb që nuk ka opozitë ai komb vdes. Fajtorët që deshën ta paraqesin Strugën se Struga nuk ka opozitë dhe s’ka deputetë opozitar, duhet tu themi ne jemi opozitarë të Strugës dhe të gjithë deputetët e PDSH-së janë opozitarë të Strugës. Është shumë e rëndësishme bashkërisht ta kultivojmë ta ruajmë dhe ta mbrojmë opozitën. Unë siguroj absolutisht nuk kam kurrfarë dileme se kjo është rruga e fitores, kjo është rruga e drejtësisë, kjo është rruga e demokracisë dhe lirisë, as që e diskuton dikush mendimin ndryshe. Vlerësimet e ndryshme brenda PDSH-së bile edhe kritikën brenda PDSH-së, gjëra në kuadër të këtij koncepti duhet ti ndajmë. Mendimi brenda PDSH-së është i lirë plotësisht, por nuk duhet të përzihet demokracia e brendshme në PDSH me tradhtinë e ashpër që ju bë PDSH-së në zgjedhjet e kaluara, këto janë dy çështje të kundërta dhe s’kanë asgjë të përbashkët me lirinë dhe demokracinë dhe me procesin që zhvillohet brenda Partisë Demokratike Shqiptare.

Padyshim ky manifestim do të jetë një mësim shumë i mirë për të gjithë ata të cilët hamenden, për të gjithë ata të cilët mendojnë se duke siguruar një interes personal e mbrojnë interesin e përgjithshëm. Rruga ka trajektore të kundërt, vetëm duke siguruar interesin e përgjithshëm ne e sigurojmë plotësisht të gjithë së bashku edhe interesin personal! “.

Pas përfundimit të Kuvendit, Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi në prononcim para gazetarëve lidhur me mundësinë e braktisjes ose jo të Parlamentit, pas përleshjes fizike, deklaroi:

“Na duhen edhe pak konsultime brenda organeve dhe strukturave të Partisë dhe konsultimet me faktorin ndërkombëtar, por nuk jemi larg braktisjes”.

I pyetur për mundësinë e tejkalimit të gjendjes së krijuar në Strugë dhe harmonizimit të qëndrimeve me pjesën e ashtuquajtur të rebeluar të anëtarësisë së PDSH-së, z.Thaçi deklaroi:

“Ne aspak nuk i llogarisim si alternativë, as më pak e as më shumë por drejtuesit e atij grupi i quajmë vetëm si tradhtar ordiner, bënë një tradhti shumë të rëndë PDSH-së, pamundësuan që perspektiva e shqiptarëve që para tremuajsh të ishte zgjidhur”.

I pyetur për mundësinë e pajtimi pas përleshjes fizike në parlament dhe ofrimin e dorës së pajtimit nga BDI, Kryetari i PDSH-së, z.Thaçi deklaroi:

“Ne nuk i besojmë partisë në pushtet BDI dhe vlerësojmë se nuk ka kushte për veprime institucionale të opozitës në Parlament. Problemi është se ata duan të interpretojnë se kemi probleme personale, por ne kemi një problem politik. Atë që ata e iniciojnë sot ka për qëllim të përmirësojë imazhin e tyre. Organizatorët kryesorë të incidentit janë BDI dhe mendoj se shumë seriozisht duhet të marrin këtë çështje”.

 

 

 

Kryesia qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare mbajti mbledhje

Kryesia qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare mbajti mbledhje në përbërje të zgjeruar ku morën pjesë edhe kryetarët e degëve.

Pas mbledhjes së Kryesisë qendrore kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi për mediat deklaroi:

" Un jam plotësisht i sigurt se ky është një skenar i përgatitur mirë nga Ali Ahmeti dhe nga BDI-ja për shkak se mënyra, fjalori, ofendimet dhe sharjet që bënin deputetët e BDI-së ndaj deputetëve tonë nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën dhe traditën shqiptare. Kur dikush ashtu të fyen dhe të shan, nuk ka njeri që nuk reagon në aspekt njerëzor siç reaguan deputetët tonë, nuk kishin kurrfarë rrugëdalje tjetër. Tentimi dhe qëllimi është me mbyll gojën e opozitës shqiptare, me frikëso opozitën shqiptare, po ne jemi shumë afër që me ja plotësuar atë dëshirë, jemi afër vendimit për mos marrë më pjesë asnjëherë në punimet e atij parlamenti. Por nuk ngutemi me këtë vendim, për shkak se mua më duhen disa konsultime të brendshme strukturore partiake dhe konsultime me bashkësinë ndërkombëtare. Nuk shoh më hapësirë, përgjegjësia është e qeverisë dhe e kryetarit të parlamentit, që nuk siguron kushte normale për të funksionuar opozita”.

Në lidhje me organizimin e Kongresit të PDSH-së, Kryetari i këshillit për organizimin e Kongresit, z.Orhan Ibraimi për mediat deklaroi:

“Ky do të jetë kongres i rregullt konform dispozitave që përcakton statusi i partisë. Ky këshill numëron 17 anëtarë, ka risi për shkak se organizimin do ta bëjmë edhe në baze të ndarjes të njësive zgjedhore. Për njësinë nr 1 kemi caktuar si koordinator z.Azem Sadiku, për njësinë nr 2, z.Halil Kurtishi, për njësinë nr 5, z.Zija Jonuzin, ndërsa për njësinë nr 6 z.Imer Aliu. Si anëtarë tjerë të këshillit për organizimin e kongresit janë Miat Sadiku, Ernad Fejzullahu, Melare Ferati, Muhamed Rustemi, Sadie Ilazi, Gazmend Aliu, Durim Luma, Idriz Orana, Sevgani Ibraimi, Teuta Ismaili dhe sekretar i këshillit organizativ Bekim Fazliu. Këshilli organizativ do të koordinojë dhe përcjellë punën e aktiviteteve të brendshme partiake. Në këto aktivitete do të përfshihet e tërë anëtarësia e partisë, me të drejtë për të dhënë dhe propozuar ide të reja si dhe mundësia drejtpërdrejtë për të u kandiduar dhe për të zgjedhur organet partiake nga nëndega e deri te organet qendrore. Procesi do të jetë i hapur, demokratik dhe me transparencë të plotë për opinionin. Ky kongres konfirmon se shpresë për shqiptarët ka, vetën na duhet mbështetje, angazhim dhe këmbëngulje në realizimin e objektivave tona”.

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 28.08.2014

 

 

 

Konferencë për shtyp e koordinatori të grupit parlamentar të PDSH-së z.Imer Aliu

Rasti i sotshëm është krim i organizuar dhe orkestruar nga Ali Ahmeti për të dhunuar opozitën shqiptare. Vrasjet dhe dhunimi i shqiptareve këto 13 vitet e fundit tashmë bartet edhe në kuvend me tendencë për eliminimin e opozitës shqiptare.

Ali Ahmeti dhe njerëzit e tij, këta dhunues të shqiptarëve janë shndërruar në jeniçer të politikës antishqiptare siç janë rastet e fundit me ndryshimet kushtetuese dhe buxhetin antishqiptarë.

Kërkojmë urgjentisht të fillojë procedura për ndjekje penale të këtyre dhunuesve dhe krimineleve Talat Xhaferi, Rexhail Ismaili, Mervan Xhemaili, Musa Ibraimi, Artan Grubi dhe të tjerët. Në ndërkohë ne do të marrim masa adekuate për tu mbrojtur nga këta dhunues dhe kriminel. Duke i pasur parasysh këto rrethana ne nuk do të marrim pjesë në punën e mëtutjeshme të Parlamentit.

Gjithashtu informojmë se edhe për kundër dhunës dhe terrorit që ushtrohet, ne do të vazhdojmë me këmbëngulje ti mbrojmë interesat e shqiptarëve.

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 26.08.2014

 

 

Fjalim i deputetit të PDSH-së, z.Bekim Fazliu për Rebalancin e Buxhetit 2014

Çdo familje, i planifikon shpenzimet në bazë të shumës së parave që ka në dispozicion. Me fjalë më të thjeshta, një familje e llogarit koston e jetesës sipas të ardhurave që ka dhe të cilat mund t’i shpenzojë për t’u ushqyer, për t’u veshur, për të paguar qiranë etj. Në të njëjtën mënyrë, edhe qeveria duhet ti planifikon shpenzimet e saj në varësi të buxhetit që harton. Ajo duhet te programon sesa nga të ardhurat e saj do të shpenzohen për nevoja të ndryshme të  shtetit si për shembull, për pagat e punonjësve të administratës, për pensionet, për spitalet, për arsimin, për hapjen e vendeve te reja te punës, për uljen e varfërisë etj. Po ku i gjen qeveria të ardhurat për të mbuluar këto shpenzime? Ashtu si shpenzimet e një familjeje mbulohen kryesisht nga pagat e familjarëve,  edhe qeveria ka ”burimin“ e vet të parave. Të ardhurat e qeverisë sigurohen nga taksat dhe tatimet mbi aktivitetet e qytetareve apo të bizneseve private.

E fillova diskutimin tim me këtë mësim të thjeshtë biznesi për t’ju përkujtuar  se kur flasim për buxhetin, apo për rebalancin e tij, duhet të keni parasysh një gjë të vetme. Ne flasim për dokumentin më të rëndësishëm që  reflekton politikën e zhvillimit ekonomik dhe social të qytetarëve dhe që kryesisht realizohet me paratë e po këtyre qytetarëve. Kjo do të duhej të ishte pikënisja e çdo diskutimi mbi rebalancin e buxhetit, sa qytetarët i japin shtetit dhe sa marrin prej tij. 

Por sot ne do të fillojmë të flasim për diçka krejt tjetër. Në momentin që  me këtë përbërje që na qeveris, ne themi se flasim për buxhet, apo për rebalanc të tij, qytetarët duhet ta kuptojnë se në të vërtetë ne po flasim për hajni të qeveritarëve, për vjedhje të xhepave të qytetarëve, për politikat e gabuara të qeverisë, për imagjinata të gabuara dhe të sëmura, për servilizëm të paparë, dhe për diskriminim, eksploatim dhe varfërim të qytetarëve shqiptarë, që nga ana tjetër janë mbushës të arkës së shtetit, e që shumë pak marrin prej kësaj arke. 

Kjo është e vërteta e rebalancit të buxhetit këtu te ne.  Por këta të qeverisë, janë bërë mjeshtri,  kanë  përpiluar në letër një  gjuhë të re e cila gënjeshtrën e bën të duket si e vërtetë. Përdorin fjalë bukurtingëlluese, shpeshherë fjalë të pakuptimta,  për të përshkruar ndryshe politikat monstruoze të  tyre. Dhe kur e ke ndihmën e servilëve, siç e ka VMRO-ja ndihmën e  BDI-së, gënjeshtra bëhet shumë thjesht. 

Servili ju ndihmon që  politikat e krijuara për të  varfëruar dhe  eksploatuar shqiptarët, të të duken të logjikshme madje të arsyeshme. Shpeshherë nga servilët dëgjojmë frazat: reforma, konsolidim, implementim, integrim, konkurrencë, zhvillim e kështu me radhë. Të gjitha këto janë gënjeshtra, mashtrime dhe larg së vërtetës, sepse retorika aspak nuk përputhet me realitetin. 

Nën këto fraza të servilëve dhe hajnave, fshihet  rritja e varfërisë, e papunësisë, rriten çmimet për koston e jetesës, rritet mjerimi. Pra, prapa kësaj politike, fshihet një agjendë monstruoze që ka për qëllim të varfërojë, të eksploatojë e të shtypë, të grabisë, të përfitojë e të ndëshkojë qytetarët,  e në veçanti shqiptarët. 

Fatkeqësia dhe paradoksi më i madh i shqiptarëve është që në qeveri kemi një kope  servilësh, siç është BDI-ja. Retorika e tyre është e ngjashme me atë të  djallit-shejtanit mashtrues. Ne zhytemi për ditë e me thellë “në gropë”,  a këta na thonë, gabim e keni, ne po ju çojmë në  Evropë.

Janë 10 vite në pushtet. Janë po të njëjtit persona në kolltukë. Për 10 vite kanë miratuar 10 buxhete dhe po aq rebalancë. 20 here kanë vjedhur qytetarët. Po këta të BDI-së dinë janë ekspertë, dinë të vjedhin mirë.

Mbi 10 miliardë euro i kanë grabitur nga shqiptarët. Asnjëherë nuk e kanë parë të udhës të ndajnë mjete nga Buxheti i shtetit për ndonjë projekt për të mirën e shqiptarëve. Shqiptaret shtyjnë ditët në  lot, mundim, skamje dhe vuajtje. Këto janë investimet e BDI-së për shqiptarët. Këto “investime” të BDI-së , i ke edhe në këtë Rebalanc të Buxhetit:

Nga 2.8 miliardë euro sa planifikon të shpenzojë Qeveria me këtë rebalanc për vitin 2014, për shqiptarët nuk shpenzohet as një për qind. Vazhdojnë shpenzimet për Shkupin 2014, pas Car Dushanit , Kryqit në Lagjen Aerodrom, Ndërtimin e ish shtëpisë së oficerëve serbë në vend të Burmali Xhamisë,  edhe me rebalancin e buxhetit,  Qeveria do të vazhdojë të shpenzojë mbi 72 milionë euro për ndërtesa administrative. Do të vazhdojë të ndërtohet rruga për në Manastirin Treskavec dhe Zerze.  Me rebalanc për këto rrugë kemi rritje të shpenzimeve. “Makedonsko Sello”,  projekti disavjeçar i ministrave të Ekonomisë që vijnë nga BDI , do të vazhdojë të ndërtohet. Mund të shkurtohen të hollat për të gjitha projektet shqiptare, por ky projekt nuk guxon të preket, për të nuk ka ulje të mjeteve, mbesin njësoj  62 milionë denarë . 

Pastaj kemi ndërtimin e sallës së koncerteve në filarmoninë Maqedonase, për të cilën  me rebalanc janë ndare 1 milion euro e kështu me radhë.

A për shqiptarët?  Buxheti nuk guxon të shkurtohet për “Makedonsko sellon” por për shqiptaret, ndryshe qëndron puna.  

Për shqiptarët  ndodh e njëjta gjë çdo vit. Kur miratohet buxheti, bëhen disa projekte në letër, caktohen disa shuma që gjoja garantojnë se projekti do të realizohet, dhe pastaj vjen rebalanci dhe këto projekte zhduken. Jua tregoj edhe  me shembuj se cilave projekte do t’ju shkurtohen mjetet: Teatrit shqiptar në Shkup me rebalanc i merren 30 milionë denarë, - Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë i merren 50 milionë denarë,  - Për Ujësjellësin e Tetovës, Zajasit dhe Likovës i merren 3 milionë denare, - Sekretariatit për Implementimin e MO-së, programit K5 për punësime, i shkurtohen 21 milionë denarë , po ashtu shkurtohet buxheti në shumë projekte të tjera.

Këto janë vetëm disa shembuj që tregojnë diskriminimin e paparë që ju bëhet shqiptarëve për sa i përket ndarjes së buxhetit.  Ky diskriminim bëhet  ekskluzivisht me ndihmën e BDI-së, që për interesat grupore dhe personale të tyre,  shesin mundin dhe djersën e shqiptarëve. Ne kemi përgatitur mbi 200 amendamente për rebalancin e buxhetit , amendamente që do të tregojnë edhe më saktë dhe me fakte diskriminimin e shqiptareve në aspektin ekonomik, në kulturë, në arsim e  kështu me radhë.

 

 

 

 

Qendrimi i PDSh-se lidhur me rebalancin e buxhetit!‏

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Gazmend Aliu:

Rebalanci i Buxhetit për vitin 2014 që propozohet nga ana e qeverisë VMRO-BDI, edhe një herë për të satën herë, vërtetoi konstatimet e PDSH-së për diskriminimin e skajshëm që ju bëhet shqiptarëve gjatë ndarjes së buxhetit, krejt kjo si pasojë e servilizmit të BDI-së në qeveri. Korrupsioni dhe hajnia e funksionareve të BDI-së ka sjelle një situatë ku vendbanimet shqiptare janë lënë jashtë çdo përkujdesje institucionale dhe si pasojë kemi një situatë tepër të rëndë ekonomike dhe varfërim të madh, mungesë totale të investimeve, kurse për hapje e vendeve të punës as që mund të flitet, pasi që strategjia e kësaj qeverie për investime vetëm në vendbanimet maqedonase është fakt dhe politike zyrtare. 

Lere që nuk parashihen mjete për asnjë projekt për shqiptarët, por ndodh e kundërta, merën mjetet e parapara për ato pak projekte për vendbanimet shqiptare dhe barten në vende tjera.

Projektit për ndërtim të Teatrit të Tetovës i merren të hollat, 50 milion denarë dhe barten në projekte që nuk kanë të bëjnë me shqiptarët, e njëjta ndodh edhe me mjetet e parapara për Teatrin shqiptarë në Shkup, ku i merën plot 30 milion denarë. Sekretariatit për implementim të M.O  i merën 21 milion denarë që do të shërbenin për punësim të shqiptarëve. Qendrës klinike i merën 10 milion denarë. 

Grupi Parlamentare i PDSH-se ka hartuar gjithsejtë 236 amendamente me anë të të cilave do të kërkohen mjete financiare për projekte në vendbanimet shqiptare që kanë të bëjnë me kërkesa elementare si ujësjellës, rruge, kanalizime, shkolla, ambulantë dhe projekte tjera infrastrukturore. Këto amendamente konstatojnë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen shqiptarët si pasojë e politikës antishqiptare të BDI-së!

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 25.08.2014

 

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi së bashku me Këshillin Drejtues bëri homazhe te varri i Arbën Xhaferit

Sot në orët e paraditës, Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi së bashku me Këshillin Drejtues bëri homazhe te varri i Arbën Xhaferit me rastin e dy vjetorit të vdekjes së tij.  

Me këtë rast kryetari i PDSH-së tha se është ndjenjë shumë e mirë dhe shumë e ngrohtë ku njeriu përkujton dikë që e ka pasur pjesë të jetës, pjesë të punës dhe i cili vlen shumë edhe për të ardhmen. Përkujtimi për Arbën Xhaferin për mua është i tillë pasi që edhe unë kam pasur shumë ndikim në jetën e tij. Detyrën e vet Arbën Xhaferi e ka kryer, ndërsa në të tjerët kemi edhe shumë punë, mirëpo popujt tjerë e kanë kërkuar rrugën e lirisë me shekuj, me vite dhe me decenie siç është rasti i Mojsiut apo hazreti Musës  ku 40 vjet janë humbur për ta gjet atë, por Arbën Xhaferi  na ka treguar neve rrugën e lirisë dhe ne nuk kemi nevojë që të zbulojmë rrugë të tjera, do të ketë lodhje dhe mundime, por unë jam i sigurt se në kuadër të kësaj rruge shumë shpejtë do ta arrimë lirin edhe ne si komb.     

Për ti mbuluar aferat korruptive, Zijadin Sela aktivizon bandat!

Konferencë për shtyp e zëdhënësit të PDSH-së, z.Luan Tresi:

Sot para opinionit denoncojmë një incident të rëndë që mundeshe të përfundoje me pasoja tragjike.

Zijadin Sela ,duke keqpërdorur skajshmërishtë pozitën si kryetar i komunës së Strugës është zhytur thellë në afera korruptive dhe krim të organizuar. Për ti mbuluar gjurmët e krimit ,Zijadin Sela nxit bashkëpunëtorët e tij, të cilët struganët i njohin si persona me një të kaluar problematike si dhunues, hajdutë,  përdorues dhe shpërndarës të lëndëve narkotike. 

Një ndër këta lakej përndryshe i njohur në Strugë si narko-diler dhe përdorues i drogave të forta, aktualisht drejtor në ndërmarrjen publike Ujësjellës dhe Kanalizime të Strugës, Verim Kaba, të enjten (31.07.2014) rreth orës 12:14min në qytetin e Strugës duke e kërcënuar me armë kryetarin e degës së PDSH-së në Strugë, z.Blerton Pollozhani i drejtohet me fjalët: “Mos guxo të flasësh publikisht për aferat korruptive të kryetarit tim (pra Zijadin Selës) se përndryshe do të të likuidojë ty dhe familjen tënde”.

Zijadin Selën e ka kapluar tmerri ,duke e ditur se do të japë llogari për plaçkitjen që ua bën qytetarëve dhe keqpërdorimin e fondeve publike nga pozita e kryetarit të komunës, nuk zgjedh mjete që të mbulojë këta gjurmë të krimit.

Porosisim publikisht Zijadin Selën dhe tajfën e tij, se asnjë aktivistë të PDSH-së e veçmas kryetarin e degës së PDSH-së në Strugë nuk do të mundë ta frikësoni e aq më tepër t’ia mbyllni gojën. 

Ftojmë anëtarët dhe simpatizantët e PDSH-së ,e sidomos ata në Strugë, ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të kriminelit Sela dhe hienave të tij.

Rasti është paraqitur pranë organeve kompetente, por deri në këto momente nuk është ndërmarrë asgjë. Nga ky vend i ftoj publikisht organet kompetente, urgjentisht të ndërhynë që këta kriminelë të marrin dënimin e merituar për të bëmat e tyre. Gjithashtu informojmë se me këtë rast janë të informuar edhe përfaqësitë diplomatike të OSBE-së, SHBA-së dhe BE-së në vend.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 01.08.2014

 

TELEGRAM URIMI

Sakrifica dhe devotshmëria që karakterizojnë këtë Festë, na bëjnë të fortë për të mos devijuar nga rruga e drejtë dhe besimi, duke vazhduar me angazhimet e mëtejshme si dhe me kultivimin e vlerave tona fetare dhe kombëtare. Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe vullnet të mirë!      

Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, u'a uroj gjithë besimtarëve mysliman Festën e Fitër Bajramit me shumë shëndet dhe mbarësi.   

Qofshi të gëzuar gjithmonë!   

 

Me respekt,  

Menduh Thaçi  

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare

Intervista e Kryetarit të PDSH-së z.Menduh Thaçi për "Agon Channel"

“Një gueril siç është partia shqiptare e cila është në pushtet, ka 13 vjet që manipulon votat, herë me dhunë, herë me blerje, herë me shtypje. Si rezultat i kësaj, zgjedhjet e fundit ata arritën një epërsi të madhe ndaj nesh si opozitë. Ne vazhduam të japim vlerësimet tona për të cilat u bënë të shurdhër të gjithë, madje edhe bashkësia ndërkombëtare, se kemi zona ku vazhdojmë të humbim me rezultate skandaloze 800 me 2, 400 me 1 votë dhe mendoj se ky është një akumulim shumë i madh i pakënaqësisë mbi një decenie dhe tash situata dita-ditës do të përkeqësohet, do të bëhet më e rëndë. Ne kemi platformën tonë e cila thotë se pa arritur shqiptarët e Maqedonisë që vendimmarrjen ta kenë të përbashkët, apo ta ndajnë me maqedonasit, gjitha të tjerat janë të kota, është si ajo Kalaja e Rozafës, ndërtohet dhe më pastaj rrënohet brenda natës”. 

 

 

 

 

Deklaratë e Partisë Demokratike Shqiptare

Në lidhje me përshkallëzimin e protestave të javës së kaluar dhe paralajmërimet në rrjetet sociale për mbajtjen e protestave ditën e premte, më 11 Korrik 2014, në Shkup, 

Partia Demokratike Shqiptare lëshon këtë deklaratë:

Me konsideratë ndaj apeleve të unifikuara të komunitetit ndërkombëtarë në vend, Partia Demokratike Shqiptare, fuqimisht fton të gjithë qytetarët të janë të qetë dhe të përmbahen nga veprime të dhunshme.

Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe t'i shfaqin pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore por jo edhe të përfshihen në veprime destruktive apo të dhunshme.

Partia Demokratike Shqiptare  fton institucionet kompetente të merren me këtë rast gjyqësor duke respektuar tërësisht standardet ndërkombëtare.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 10.07.2014

 

Qëndrimi i PDSH-së lidhur me zgjedhjen e zëvendës ministrave të qeverisë VMRO-BDI

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Bekim Fazliu:

“Sot kishim rastin të shohim zgjedhjen e zëvendës ministrave të kësaj Qeverie, në kuadër të kësaj edhe zëvendës ministrat e BDI-së, pa harruar këtu edhe zëvendësin e MPB-së Zemri Qamili. Kjo i ngjan më së miri asaj thënies fshati digjet … (në vend të kësaj tre pika, shtoni BDI) krihet. Përveç përmbushjes së interesave grupore dhe klanore, BDI vazhdon që 10 vite ti interesoj vetëm akomodimi nëpër kolltukë qeveritare e çdo gjë tjetër nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e preokupimit të tyre, e aq më pak hallet dhe  kërkesat e shqiptareve”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 10.07.2014

 

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi në takim me Ambasadorët Volers dhe Orav

Lideri i PDSH-së z.Menduh Thaçi realizoi takime ndaras me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Pol Uolers dhe Aivo Orav.

Pas realizimit të takimeve Kryetari i PDSH-së për përfaqësuesit e mediave deklaroi:

“Ishte një takim i rëndësishëm me ambasadorin amerikan, po paraprakisht pata edhe takim me ambasadorin e Unionit Evropian. U bisedua për aktualitetin politik, çështjen e protestave  si dhe për problemet e tjera afatgjate. Qëndrimi i PDSH-së është se qeveria, sidomos BDI-ja, është përgjegjësja e drejtpërdrejtë për shkaktimin e  kësaj situate. Një politikë hipokrite e premtimeve të pambuluara  me vite të tëra ka sjellë një zhgënjim shumë të madh  te shqiptarët dhe ky rast  është vetëm një pikë uji në gotën e cila derdhet. Normalisht se njerëzit duhet  të protestojnë dhe kanë të drejtë të protestojnë, por unë i kisha lutur në emër të partisë që e drejtojë që protestat të jenë të qeta. Protestat e dhunshme shkojnë në llogari të armiqve të shqiptarëve, të dashakëqijve të shqiptarëve. Ndërsa shteti në anën tjetër duhet të jep transparencë, duhet të jep fakte, qoftë edhe vendimi gjyqësorë i cili deri sot nuk është i qartë dhe nuk përmban fakte, duhet të zbardhet. Të shohim a ekzistojnë ato fakte apo jo. Ky proces si duket është jo kredibil, jo i besueshëm dhe tërësisht duhet të kthehet aty ku ka filluar”.  

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 08.07.2014

 

 

 

 

Telegram Urimi

Në muajin e shenjtë të Ramazanit uroj solidarizim dhe mbështetje të sinqertë ndaj atyre që më së shumti kanë nevojë, mëshirim ndaj njëri-tjetrit dhe shpresë që sakrifica dhe devotshmëria jonë të pranohet!

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare uroj që ky muaj i shenjtë t’ju sjellë paqe, mirëqenie dhe harmoni në shpirtin dhe familjet tuaja.

Qoftë i bekuar muaji i shenjtë i Ramazanit.

 

 

Tetovë, 27 Qershor 2014                                                                                                                 Kryetari i PDSH-së

                                                                                                                      ________________

                                                                                                                         Menduh Thaçi

 

Kryetari i PDSH-së priti në takim delegacionin e Parlamentit të Britanisë së Madhe

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë në Tetovë priti në takim delegacionin e Grupi Parlamentar të Parlamentit të Britanisë së Madhe.

Read more...

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë, z.Petrit Bushati

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, në selinë e partisë në Tetovë priti në takim Ambasadorin e ri të Shqipërisë në vend, z.Petrit Bushati.

Read more...

Telegram Urimi

Drejtuar: Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z.Edi Rama

I nderuari z.Kryeministër,

Lajmi për vendimin e ministrave të jashtëm, të vendeve anëtare të BE, që Republika e Shqipërisë të merr statusin e vendit kandidat për në BE, padyshim është një lajm mjaft i gëzueshëm jo vetëm për Republikën e Shqipërisë dhe për qeverinë që Ju drejtoni, por, edhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë ata.

Ky vendim i ministrave të jashtëm të BE që Shqipëria të merr statusin e vendit kandidat për në BE,vjen si rezultat i vendosmërisë që me reforma dhe angazhimin e qeverisë shqiptare që Ju drejtoni, Republika e Shqipërisë t’i përmbushë kriteret që duhen, duke përshpejtuar në këtë mënyrë realizimin e ëndrrës së shqiptarëve që Republika e Shqipërisë të bëhet anëtare e BE-së.

Z.Kryeministër

Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, përveç përgëzimeve për këtë fitore të madhe shprehi bindjen time të thellë se Ju dhe qeveria që Ju drejtoni do të vazhdoni edhe më me këmbëngulje në këtë rrugëtim në përmbushjen e të gjitha kritereve që Republika e Shqipërisë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

 

Tetovë,                                                                Partia Demokratike Shqiptare

24 Qershor 2014                                                       Kryetar Menduh Thaçi

Qëndrimet e PDSH-së lidhur me qeverinë e re

Sot në rend dite është zgjedhja e Qeverisë të koalicionit VMRO-BDI. Kjo qeveri nuk është e re, por është vazhdim i qeverise e cila 6 vite është në pushtet. Nuk është qeveri e re, as nga përbërja, e as nga programi, aq më pak nga pritshmëria për ndryshimin e gjendjes. Është vazhdim i politikave të vjetra, politika të dështuara, politika të cilat nuk kanë dhënë rezultate, politika të regresit, politika pa-perspektive, politika të diskriminimit në aspektin etnik, si dhe politika bllokuese të proceseve të integrimeve euro-atlantike.

Kjo përbërje e Qeverisë që na propozohet, nuk paraqet risi, por përkundrazi një vazhdimësi e kotësisë se funksionimit të deritanishëm të koalicionit qeverisës, ku pasojat e kësaj mënyre të qeverisjes i pësojnë qytetarët e veçmas shqiptarët në këtë shtet.

Kur jemi te shqiptarët, partneri qeveritar BDI i cili ka qenë dhe tash do të jetë përsëri pjesë e qeverisjes, thirret në një legjitimitet të ashtu quajtur politik, duke pasur parasysh "numrin e votave". Votat e "marra" nuk mund të thuhet se janë vullneti politik i shqiptareve, por ato vota janë klienteliste të marra në forma si: kërcënime, shantazhe, blerje, reket edhe ashtu biznesit të vogël shqiptar, keqpërdorim i instrumenteve shtetërore, të ashtu quajtura organizata joqeveritare skajshmërisht të instrumentalizuara, strukturat e mbetura të LSDM-së brenda shqiptarëve, të ashtuquajtura opozitare tellall të BDI-së, Rufi Osmani, Imer Selmani, Hysni Shaqiri me partitë e tyre dhe të tjerë, votat e romëve, boshnjakëve, torbeshëve, terrori informativ, pjesa më e madhe e mediumeve të kapura nga krimi dhe të censuruara , mercenarë të ndryshëm nën petkun e analistëve politik, pa harruar këtu edhe rolin e krerëve të Bashkësisë Fetare Islame.

Sa për ilustrim ja disa vendvotime:

KOMUNA E KËRÇOVËS

0814 Zajas PDSH-2 BDI-355

0815 Zajas PDSH-2 BDI-294

0816 Zajas PDSH-1 BDI-413

0816/1 Zajas PDSH-6 BDI-349

0817 Strogomisht i E PDSH-5 BDI-218

0817/1 Strogomisht i E PDSH-6 BDI-164

0818 Strogomisht i P PDSH-8 BDI-233

0819 Zajas PDSH-1 BDI-383

 

Gjithësejtë: PDSH-31

BDI- 2.409

 

KOMUNA E KËRÇOVËS

Sërbicë

PDSH-12 BDI-592

 

KOMUNA E KËRÇOVËS

0728 Kërçovë

PDSH-25, BDI-253

 

KOMUNA E KËRÇOVËS

0734 Kërçovë

PDSH-10, BDI-213

 

KOMUNA E KËRÇOVËS

0734 Kërçovë

PDSH-10, BDI-213

 

KOMUNA E KËRÇOVËS

0765 Kërçovë

PDSH-0, BDI-77

 

KOMUNA E KËRÇOVËS

0813 Kërçovë

PDSH-0, BDI-119

 

KOMUNA E ÇAIRIT

2879-Çair

PDSH-54, BDI-334

 

KOMUNA E SARAJIT

2438-Gllumove

PDSH-73, BDI-469

 

KOMUNA E SARAJIT

2455-Svillare

PDSH-34, BDI-323

 

KOMUNA E ÇUÇER SANDEVES

2467

2468 Bllace

PDSH-33, BDI-447

 

KOMUNA E ÇUÇER SANDEVES

2473 Tanushë

PDSH-33, BDI-447

 

KOMUNA E BUTELIT

2953

2954 Luboten

PDSH-102, BDI-1046

 

KOMUNA E GOSTIVARIT

0412 Gostivar

PDSH-40, BDI-228

 

KOMUNA E GOSTIVARIT

0503 Koritë

PDSH-7, BDI-110

 

KOMUNA E DIBRËS

0543-Diber

PDSH-47, BDI-265

 

KOMUNA E TETOVËS

1999-Xhermë

PDSH-57, BDI-407

 

KOMUNA E TETOVËS

1995-Vicë

PDSH-71, BDI-319

 

KOMUNA E ZHELINËS

2093-Rogle

PDSH-53, BDI-233

 

KOMUNA E STRUGËS

Dollogozhdë

PDSH-141, BDI-687

 

KOMUNA E STRUGËS

Veleshtë

PDSH-84, BDI-826

 

Tu e pas parasysh këto shifra alarmante që krahasohen me Koren e Veriut përveç që duhet të merren seriozisht institucionet e brendshme, padyshim që edhe faktori ndërkombëtar nuk mund të kalojë aq sy-mbyllur mbi këto manipulime.

Pse themi se nuk është vullnet politik i shqiptareve?

E si mund të themi se është vullnet politik i shqiptareve, ku BDI thotë se edhe në këtë mandat nuk do të zyrtarizohet gjuha shqipe. Sqarim: Gjuha shqipe jo tani, por 12 vite BDI në pushtet, asnjë përpjekje minimale nuk e keni bërë për zyrtarizimin e saj.

- Shqiptarëve në kampanjën zgjedhore ju keni thënë: "Idealet e BDI-së janë idealet e rilindësve tanë". Mos zyrtarizimi i gjuhës shqipe qenka ideal i rilindësve!

- Përmendoret e ndryshme në sheshin e Shkupit, përfshirë këtu edhe përmendoren e Car Dushanit. Nëse qenka kështu vullneti politik i shqiptarëve, atëherë përmendore të tilla duhet të presim të ndërtohen edhe në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, e kështu me radhë! Ky nuk është vullnet politik i shqiptarëve.

- Rrahjet e përditshme të fëmijëve dhe familjeve shqiptare nëpër rrugët e Shkupit dhe gjithandej dhe mos marrja e përgjegjësisë penale e autoreve të këtyre rrahjeve, si dhe rastet e montuara politike. Ky na qenka vullnet politik i shqiptareve! Jo nuk është vullnet politik i shqiptarëve.

- Insistimi i ndërtimit të projektit të Fushës së Lukovës, me çka parashihet devijimi i lumit Radika që është në programin qeveritar. Edhe ky na qenka vullnet politik i shqiptarëve! Assesi nuk mund të jetë vullnet i tyre.

- Diskriminimi i skajshëm ekonomik, duke i marrë paratë e shqiptareve, me miliarda euro dhe ato investohen në pjesët ku jetojnë maqedonasit! A ky na qenka vullnet politik i shqiptareve!

- Lënia pas dore e zonës ekonomike të Tetovës, vetëm pse është në pjesën ku banojnë shqiptarët, është vullnet politik i shqiptareve! Jo, nuk është.

- Mos-ndarja e mjeteve buxhetore në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët për infrastrukturë, rrugë, ujësjellës, kanalizime, ku si pasojë e kësaj shqiptarët jetojnë në baltë. Shqiptarët e Kumanovës, Shkupit, Tetovës, Gostivarit nuk kanë ujë për pije. Ilustrimi më tipik për të parë se sa investohet në infrastrukturë janë mjetet të ndara prej 1 milion euro për ujësjellësin e Kërcoves, Tetovës dhe Likovës, ndërsa këndej vetëm për projektin makedonsko sello deri tani janë harxhuar 6 milion euro, e për sivjet janë paraparë edhe 1 milion euro. Ky na qenka vullnet politik i shqiptarëve. Jo, jo ky nuk mund të jetë vullnet politik i shqiptarëve.

- Mos subvencionimi i bujqve dhe blegtorëve shqiptarë si dhe mos investimi në infrastrukturën bujqësore nëpër vendbanimet shqiptare, që sjell shkatërrimin e bizneseve të vogla familjare dhe varfërimin e tyre, ky na qenka vullnet politik i shqiptareve! Assesi nuk mund të jetë vullnet politik i shqiptarëve.

- Mos-investimi dhe shkatërrimi i shëndetësisë nëpër vendbanimet shqiptare e sidomos "klinikën" e Tetovës, në fakt kjo qendër shërben vetëm si qendër transitore për në Klinikën Universitare në Shkup. Na thoni se ky është vullnet politik i shqiptareve! Nuk është ky vullnet politik i shqiptarëve.

- Mos përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në institucione vitale si: Ministria e Financave, Drejtoria e të Hyrave Publike, Doganat, njësitë speciale në Mbrojtje dhe Polici, akademia e shkencave dhe arteve, Banka Popullore e Maqedonisë dhe në 495 institucione tjera, ku në bazë të avokatit të popullit përfaqësimi është zero ose simbolik! Ky është vullnet i shqiptarëve. Nuk mund të jetë vullnet i shqiptarëve.

- 6 vjet mos-përfaqësimi adekuat dhe degradues, e nënçmues i shqiptarëve nëpër ambasadat dhe përfaqësitë konsullate. Ju mendoni se Llazar Elenovski është vullnet politik i shqiptarëve!

- Premtimet ndër vite se do ti marrin disa nga 13 funksionet kyçe më të rëndësishme të shtetit si: Kryetarin e Shtetin, Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe funksione tjera, a i morët? - Dhe ky qenka vullnet politik i shqiptarëve! Jo, jo assesi ky nuk është vullnet politik i shqiptarëve.

- Degradimi i skajshëm i arsimit shqip në gjitha nivelet fillor, të mesëm dhe universitar. Shembull: raporti i financimit të shkollimit universitar është 6 me 1 në favor të universiteteve dhe studenteve maqedonas. Tekstet me përmbajtje ofenduese ndaj historisë, gjenezës dhe kulturës shqiptare vazhdojnë të përdoren si njësi mësimore për nxënësit tanë. Gjuha maqedonase prej klasës së parë, Enciklopedia e famshme antishqiptare që vazhdon të jetë në përdorim! Ky na qenka vullnet politik i shqiptarëve.

- Kultura shqiptare, më së shumti e ka pësuar nga politikat diskriminuese e qeverisë së re të vjetër. Buxheti për kulturën shqiptare nuk kalon 2% nga totali i buxhetit të Ministrisë së Kulturës. Projekte të ndryshme që financohen nga Ministria e Kulturës janë ekskluzivisht një etnike. Mungesa e infrastrukturës nëpër vendbanimet shqiptare si teatro, biblioteka, qendra për kulturë e kështu me radhë as që mund të flitet. Festivale të ndryshme, aktivitete dhe manifestime të ndryshme kulturore që financohen nga Ministria e Kulturës janë ekskluzivisht një etnike. Mos investimi në jetën kulturore shqiptare, ky na paska qenë vullnet politik i shqiptarëve! Apo ndërtimi i shtëpisë së oficerëve serb në vend të Burmali Xhamisë , mos vallë edhe ky na qenka vullnet i shqiptarëve! Jo Jo, Jo, kjo nuk mund dhe nuk është vullnet politike i shqiptarëve.

- Bllokimi me vite i proceseve integruese në NATO dhe BE, që realisht pak fare ose aspak nuk është bërë përpjekje që ky proces të debllokohet. Ky na qenka vullnet politik i shqiptareve, mos-kyçja në BE dhe në NATO! Mashtrimi vazhdon. Sipas jush brenda 6 muajve, Maqedonia do të anëtarësohet në NATO. Ja ku i keni 6 muaj. Prej sot numërojmë. Ju thoni se hoqëm dorë nga zyrtarizimi i gjuhës shqipe për ta anëtarësuar Maqedoninë në NATO. Hajde-hajde, gjuha shqipe na qenka pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO! NATO edhe BE janë organizata që kultivojnë vlerat, barazinë dhe respektimin e diverziteteve. Sa për NATO-n dhe BE-në zyrtarizimi i gjuhës shqipe do të kontribuonte në përmbushjen e standardeve për kyçje sa më të shpejtë në NATO dhe BE.

Pasi NATO dhe BE nuk qenkan alternativë, kush na qenkan alternativat sipas jush Moska, Beogradi apo izolimi total! A është ky vullnet i shqiptareve. Jo, jo nuk është.

- Kjo politikë diskriminuese, e pa-perspektive, mos-investime nëpër vendbanimet shqiptare, mos-hapje e vendeve të punës për shqiptarët është pasojë e një politikë klienteliste të BDI-së me një servilizëm, vasalitet dhe nënshtrim të plotë ndaj VMRO-DPMNE-së, pa asnjë kërkesë, sjell shpërnguljen masive të shqiptarëve. Në bazë të organizatave relevante ndërkombëtare deri më tani mbi 387 mijë shqiptarë janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre. Shpërngulje e shqiptarëve nga trojet e tyre. Ky na qenka vullnet politik i tyre! Në asnjë mënyrë, assesi nuk mund të jetë vullnet i shqiptarëve.

Ne do të jemi opozitë konstruktive dhe nuk do të bëhemi pengesë në asnjë moment, nëse qeveria i qaset me seriozitet premtimeve të veta që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE, si dhe kuptohet avancimin e të drejtave të shqiptarëve drejt një barazie të plotë me Maqedonasit.

Duke i pasur parasysh të gjitha këto që i përmendëm, vlerësojmë se BDI që thirret në emër të shqiptarëve, gjithçka tjetër përfaqëson, por jo legjitimitetin real të shqiptarëve. Shqiptarët në këto hapësira kanë kërkesa të mirëfillta politike që nënkupton barazi e plotë e shqiptarëve me maqedonasit dhe ata janë të interesuar jetësisht që sa ma shpejtë të kyçen në NATO dhe BE. E këto kërkesa ju të BDI-së nuk i keni. 

Duke u nisur nga kjo grupi parlamentar i PDSH-së do të votojë kundër kësaj qeverie.

 

 

 

Kryetari i PDSH-së takon Komisaren e lartë të OSBE-së, Astrid Thors‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi takoi sot Komisaren e Lartë të OSBE-së për komunitete, znj.Astrid Thors.

Read more...

Kryetari i PDSH-së priti në takim Zëvendës Shefin e Misionit në Ambasadën e SHBA në vend, z.Barton J. Putney‏

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi priti në takim Zëvendës Shefin e Misionit në Ambasadën e SHBA në vend, z.Barton J. Putney

Read more...

Kryetari i PDSH-së në takim me Drejtorin e Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian z.Kristian Danielson‏

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi në takim me Drejtorin e Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian z.Kristian Danielson.

Read more...

Kryetari i PDSH-së priti në takim delegacionin e lartë të MPJ të Suedisë

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi priti në takim delegacionin e lartë të MPJ të Suedisë.

Read more...

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e OSBE-së z.Ralf Breth

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në vend, z.Ralf Breth

Read more...

Kryetari i PDSH-së priti në takim përfaqësuesit e DSHM-së

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti përfaqësuesit e Diasporës Shqiptare të Maqedonisë.

Read more...

BDI edhe me 6 muaj mashtrime dhe rrena

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Imer Aliu:

Read more...

Konkluzat e Kuvendit qendror të PDSH-së 2014

Kuvendi qendror i PDSH-së shqyrtoi dhe miratoi raportin e shtabit qendror lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2014 dhe solli këto konkluza:

Read more...

Konferencnë për shtyp e deputetit të PDSH-së, z.Bekim Fazliu

Sot deputeti i PDSH-së, z.Bekim Fazliu mbajti konferencë për shtyp:

Read more...

PËRGJIGJE PREJ SHQIPTARVË NDAJ LETRËS SË PSEUDOAKADEMIKËVE

Shqiptarë mbani frymën! Na folën nëpërmjet një letre akademikë, intelektual  e analistë madje siç thuajnë  vetë, na qenkan shqiptar(?!)

Read more...

Si BDI ashtu edhe Alsat-M në panik‏

Sot anëtari i kryesisë qendrore, z.Orhan Ibrahimi mbajti konferencë për shtyp:

Read more...

Kryetari i PDSH-së merr pjesë në ceremoninë organizuar nga Presidenti i R. Shqipërisë‏

Në ceremoninë solemne të zhvilluar dje në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi atdhetarin e shquar Hasan Prishtina (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Read more...

BDI në panik‏

Sot anëtari i kryesisë qendrore, z. Bekim Fazliu mbajti konferencë për shtyp:

Read more...

Zo2 Framework Settings

Select one of sample color schemes

Google Font

Menu Font
Body Font
Heading Font

Body

Background Color
Text Color
Link Color
Background Image

Top Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Header Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainmenu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Slider Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainframe Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Menu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image
Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image